Gusht 07, 2016 09:57 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Regjimi sionist edhe gjatë javës së kaluar ka vazhduar krimet kundër popullit palestinez. Qytetarët palestinezë i kanë akuzuar ushtarët e regjimit sionist se janë duke kryer akte raciste kundër popullit palestinez dhe i kanë dënuar ashpër këto veprime. Ata kanë theksuar se shoqëria izraelite është duke pësuar degradim të lartë shoqëror. Mediat izraelite javën e kaluar kanë njoftuar në lidhje me përdhunimin seksual të 16 ushtareve dhe 1 oficereje nga ana e një gjenerali ushtarak izraelit, që ka shkaktuar tërmet brenda ushtrisë izraelite. Ky termet brenda ushtrisë izraelite ndodhi pasi gjenerali Ofek Bukharis është akuzuar për përdhunim dhe abuzim seksual të 16 ushtareve izraelite. Gjeneral Bukharis të premten, një ditë pas publikimit të akuzave ndaj tij në lidhje me abuzimin seksual, ka keqtrajtuar dhe abuzuar dy oficere që ishin nën komandën e tij. Uebsajti "Valela" ka njoftuar se këto dy oficere të ushtrisë izraelite në kohën kur gjeneral Bukharis ishte komandant i tyre, kanë vepruar sipas urdhrave të tij. E përditshmja hebrenje Haaretz ka thënë se ky gjeneral i lartë i ushtrisë izraelite ka kryer krime të përdhunimit, imoralitetit dhe abuzimeve seksuale. Kjo gazetë ka shtuar se gjenerali Bukharis ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht me 16 oficere që kanë shërbyer nën komandën e tij.

 

Javën e kaluar, Regjimi Al Khalifa ka paralajmëruar se do ta gjykojë Shejkh Isa Ghasem, liderin e myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Gjykata Penale e Bahrejnit ka njoftuar se do ta zhvillojë seancën e parë për gjykimin e Shejkh Isa Ghasem, klerikut të njohur shiit të Bahrejnit. Pas caktimit të datës për gjykimin e këtij kleriku të njohur fetar, qytetarët e Bahrejnit janë mbledhur në rajonin Daraza për të protestuar kundër regjimit Al Khalifa. Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit në vazhdim të arrestimit të aktivistëve politikë dhe fetarë në këtë vend, kohë më parë ka arrestuar klerikun shiit Shejkh Isa Ghasem me akuza të pavërteta për nxitjen e popullit kundër pushtetit të regjimit Al Khalifa dhe i ka hequr atij nënshtetësinë bahrejnase. Nga ana tjetër, grupet opozitare të Bahrejnit me qëndrim jashtë këtij vendi,  me anë të një mesazhi u kanë bërë thirrje të gjitha qarqeve, organizatave dhe personaliteteve politike dhe fetare të botës islame që ta ndihmojnë popullin e shtypur të Bahrejnit dhe të premten me 29 korrik e kanë shpallur "Ditë Botërore për Solidaritet me popullin e Bahrejnit". Vlen të theksohet se Bahrejni që nga viti 2011 është shndërrua në një arenë e protestave qytetare, por regjimi Al Khalifa me bashkëpunim të Arabisë Saudite vazhdimisht ka shtypur këto protesta qytetare. Ndërkaq, Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër me anë të një deklarate ka bërë të ditur se largimi i tre aktivistëve për të drejtat e njeriut në Bahrejn nga ky vend me datë 8 korrik dhe marrja në pyetje e tyre duke i akuzuar me akuza të pavërteta, tregon politikën e regjimi Khal Khalifa që synon ndërprerjen e marrëdhënieve të aktivistëve për të drejtat e njeriut me qarqet ndërkombëtare. Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër ka shtuar se janë regjistruar të paktën 24 raste të ndalimit të udhëtimeve të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të anëtarëve të shoqërisë civile në dy muajit e kaluar në Bahrejn. Qendra e të drejtave të njeriut "Gjiri" në Londër me këtë rast ka kritikuar vazhdimin e politikave shtypëse të regjimi Al Khalifa kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ka kërkuar nga autoritetet e regjimi Al Khalifa që të respektojnë bazat e lirisë së shprehjes në kuadër të ligjeve të hartuara të këtij vendi, të garantojnë qarkullimin e lirë të aktivistëve politikë dhe të aktivistë për të drejtat e njeriut, të lejojnë kontaktet telefonike të të burgosurve me familjet e tyre dhe të lirojnë pa kusht të gjithë të burgosurit.

 

Javënn e kaluar, ministri i jashtëm i Irakut ka kritikuar Arabinë Saudite për ndërhyrje në punët e brendshme. Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Irakut për këtë rast thuhet: Ibrahim Xhafari ministër i jashtëm i Irakut në kuadër të konferencës ndërkombëtare në mbështetje të Irakut në luftën kundër ISIS në Uashington, është takuar me Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite të cilin e ka kritikuar për shkak të ndërhyrjeve të Arabisë Saudite në punët e brendshme të Irakut. Në këtë takim shefi i diplomacisë irakiane tha se Iraku nuk i ka pranuar dhe nuk i pranon të tilla ndërhyrje por njëkohësisht thekson në forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje sipas respektit reciprok dhe ruajtjes së tërësisë territoriale. Më herët shumë klerikë fetarë dhe kryetarë partish në Irak kanë kritikuar dhe dënuar  ndërhyrjet e Thamer Subhan ambasadorit saudit në Bagdad në punët e brendshme të Irakut dhe kanë kërkuar dëbimin e tij. Ndërkaq, kryeministri i Irakut z. Hejdar Ebadi, ka ftuar partitë politike të Irakut që të japin kontributin e tyre në luftën kundër terrorizmit. Hejdar Ebadi, gjatë në takimi të mbajtur në selinë e ministrisë së arsimit dhe edukimit në Bagdad tha: Populli Irakian ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtat e tij dhe qeveria duhet të mbështesë këto të drejta, mirëpo në luftën kundër ISIS duhet të jemi të bashkuar. Ndërsa nga zhvillimet më të fundit në Irak, forcat ajrore të Irakut kanë sulmuar lindjen e qytetit Ramadi qendër e provincës Anbar në perëndim të Irakut, ku kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Ministria irakiane e mbrojtjes njoftoi se Hashem Nasif Xhasem Hiali, zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit kreut të ISIS, është vrarë në një operacion të forcave irakiane në rajonin Abu Saida në veri të provincës Diale. Në këtë operacion janë vrarë edhe disa shoqërues të tij. Shpërthimi i dy bombave në rajonin Talul Baxh në jug të qytetit Mosul, ka marrë jetën e 7 personave. Ministria irakiane e emigracionit, njoftoi se pas çlirimit të rajoneve Sharkat dhe Giare të provincës Selahudin, 815 familje janë kthyer në shtëpitë e tyre. Edhe funksionarë të provincës Qerbela u kanë kërkuar familjarëve të larguar për shkak të sulmeve terroriste, që të kthehen në shtëpitë e tyre.

 

Javën e kaluar, ushtria siriane njoftoi avancimet e saj në veri të qytetit Alepo dhe marrjen nën kontroll të qendrave të lëshimit të raketave që përdoreshin nga terroristët. Ushtria siriane ditën e hënë ka vazhduar avancimet e saj në rajonin Banizeit në veri të qytetit Alepo, duke kontrolluar për herë të parë qendrat e lëshimit të raketave dhe predhave. Përleshje të shumta ka pasur në rrugën Castello në veri të Alepos dhe në zonën malorë Mari të cilat tashmë janë çliruar nga ushtria siriane. Çlirimi i rajonit malor Mari ka rëndësi strategjike për ushtrinë siriane e cila ka mundur të vë nën kontroll edhe fabrikën e zonës Khaledie që është një prej infrastrukturave më të mëdha industriale të qytetit Alepo. Shumica e makinerive të kësaj fabrike janë grabitur dhe janë dërguar në Turqi. Nga ana tjetër, Në sulmet ajrore të avionëve rusë ndaj pozicioneve të grupeve terroriste në provincën Homs në Siri, u janë shkaktuar dëme të mëdha terroristëve.  Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se avionët bombardues rusë të vendosur në Siri, kanë kryer disa operacione në afërsi të qytetit historik Tadmor (Palmira) si dhe në qytete tjera të provincës Homs, duke shkatërruar dy qendra komanduese të varura nga grupi terrorist ISIS. Në disa pamje filmike të cilat i ka transmetuar Ministria ruse e mbrojtjes, shihet se si avionët luftarakë rusë bombardojnë disa caqe në afërsi të qytetit Tadmor, duke ju shkaktuar dëme të shumta terroristëve. Po ashtu kanali televiziv Al Alam në një raport të tij ka njoftuar për progresin e ushtrisë siriane në rajonin Al Fare në Gudetn lindore. Në këtë raport po ashtu thuhet se forcat ajrore siriane kanë bombarduar disa pozicione të terroristëve në rajonin Al Fare, duke lënë të vrarë një numër të tyre. Në operacionet në Guten lindore marrin pjesë edhe forcat e Hezbullahut. Ndërkaq, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë shpresoi në rifillimin e bisedimeve të paqes në Gjenevë. Jessy Xhahnie, zëdhënëse e Stefan Di Mistura ka thënë se i dërguari i posaçëm i OKB shpreson që javën e ardhshëm së bashku me disa funksionarë të Amerikës dhe Rusisë në Gjenevë të mbahet një takim lidhur me rifillimin e bisedimeve të paqes mes palëve të futura në konflikt në Siri. Ajo nuk dha shpjegime mbi temat e bisedimeve dhe pjesëmarrësit në këtë takim por tha se OKB shpreson në një fazë e cila do të ndihmojë negociatat e brendshme në Siri. Më herët edhe Maria Zakharova zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë njoftoi për një takim mes përfaqësuesve të Amerikës, Rusisë dhe OKB në Gjenevë kushtuar krizës në Siri.

 

 

Tags