Gusht 18, 2016 12:30 CET

Tematika e tregimeve popullore është e vjetër dhe klasike, do të thotë i përket kohërave shumë të largëta dhe shoqërive të vjetra dhe të harruara. Ajo reflekton kulturën e shtresave të gjera të popullit do të thotë e përfshinë folklorin, traditën, zakonet dhe bindjet e njerëzve të asaj kohe.

Këta faktorë nga aspekti i studimeve letrare, historike, sociologjike, antropologjike dhe mitologjike, kanë rëndësi shumë të madhe.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.
Spikeri...
Në edicionet e kaluara kemi folur në lidhje me karakteristikat e tregimeve popullore dhe kemi shqyrtuar disa karakteristika të tyre si rolin e transmetuesit, veprimet e jashtëzakonshme, rolin e fatit dhe caktimit, si dhe përsëritjen e mërzitshme të gabimeve teknike. Një tjetër karakteristikë e tregimeve popullore është edhe intensiteti i çështjeve. Në librat e tregimeve popullore si “Romuze Hamze” dhe “Eskendername” në të cilat sasia e tregimit është e madhe, skena shumë të rëndësishme paraqiten vetëm në disa rreshta. Në këto tregime nganjëherë në dy rreshta 50 burra trima dhe të njohur të Islamit dalin në fushëbetejë ose thyet një magji, vritet një magjistar dhe çlirohet një mbretëri e gjerë. Në disa raste, gjendja është e tillë saqë materiali i librit paraqitet në formë ditari ose duke përmendur vetëm temat kryesore. Studiuesit e tregimeve popullore besojnë se shkrimtari i tekstit dëshironte të jap shpjegime të mjaftueshme në lidhje me ato tema, mirëpo nuk kishte sferë të mjaftueshme.
Spikeri...
“Pambarimi” është një tjetër karakteristikë e tregimeve popullore. Në libra të tilla dhe sidomos në librat që shkruheshin për transmetime, pambarimi dhe pafundësia e tregimit, konsiderohet karakteristikë kryesore. Në realitet ky pambarim i tregimit është një prej nevojave të tregimit popullor, për arsye se mënyra e shkrimit të këtyre tregimeve është e tillë që shumë lehtë mund të zgjatet. Secili prej heronjve ka fëmijë dhe secili prej tyre mund të dalë në fushëbetejë me të njëjtat skena të cilat ishin krijuara për baballarët dhe gjyshërit e tyre. Ky cikël gjithashtu mund të vazhdojë aq sa të dëshirojë shkrimtari ose transmetuesi i tregimit.
Spikeri...
Karakteristika e fundit e tregimeve popullore është vjetërsia e këtyre tregimeve. Tematika e tregimeve popullore është e vjetër dhe klasike, do të thotë se i përket kohërave shumë të largëta dhe shoqërive të vjetra dhe të harruara. Ajo reflekton kulturën e shtresave të gjera të popullit do të thotë e përfshinë folklorin, traditën, zakonet dhe bindjet e njerëzve të asaj kohe e cila nganjëherë shoqërohet edhe me gabime historike. Megjithëkëtë tregimet nga aspekti i studimeve letrare, historike, sociologjike, antropologjike dhe mitologjike, kanë rëndësi shumë të madhe.
Spikeri...
Miq të dashur tani sëbashku po dëgjojmë tregimin e javës. Në këtë tregim janë përdorur veprimet e jashtëzakonshme dhe kafshët mirënjohëse që janë karakteristika të tregimeve popullore.
Është transmetuar se dikur në histori kishte qenë një mullixhi i cili bluante grurin e njerëzve dhe të ardhurat e tij i siguronte nga mielli i bluar dhe atë sasi të miellit e vendoste në një qoshe të mullirit. Mirëpo çdo ditë në mëngjes kur shkonte në mulli, vërente se mielli nuk ishte aty. Mullixhiu një ditë tha me vete: “Dera e mullirit është e mbyllur dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër që dikush të hyjë në mulli, prandaj kush po e merr miellin tim?” Mullixhiu për këtë arsye vendosi që të qëndrojë një natë në mulli dhe të bëjë roje për të kuptuar se çfarë po ndodhte me miellin e tij. U bë nata dhe mullixhiu e pa që nëpërmjet kanalit të ujit që shkonte në mulli, hyri një dhelpër dhe drejtpërdrejtë shkoi te mielli që e ndalte mullixhiu për ujem dhe filloi të hajë. Hëngri aq shumë derisa u ngop, pastaj dhelpra e mblodhi pjesën tjetër të miellit dhe e mori me vete. Mullixhiu pasi shikoi këtë ngjarje tha me vete: “U gjet hajduti i mullirit!” Të nesërmen natën mullixhiu përsëri qëndroi në mulli dhe në të njëjtën kohë erdhi dhelpra. Mullixhiu mbylli kanalin e ujit dhe u nisë drejt dhelprës dhe tha: “Oj dinake! Tani ka ardhur koha që ta rrjepi lëkurën dhe ta shesë në shkëmbim të dëmit më ke shkaktuar mua”. Dhelpra filloi të lutet pranë tij dhe tha: “O mullixhi! Po supozojmë se ma rrjepe lëkurën time dhe e shite atë, por sa do të fiton tij nga ajo? Më liro mua dhe do ta kupton se dobia ime për ty, do të jetë më e madhe se sa ajo që fiton nga lëkura. Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë ma rrjep lëkurën mua”. Mullixhiu pranoi këtë propozim dhe e liroi dhelprën dhe ajo iku. Kaluan disa ditë dhe gjatë kësaj kohe dhelpra mblodhi çdo lloj rrobe të leckosur, këpuca të vjetra dhe shalë të vjetruar dhe të gjitha i solli në një qoshe të mullirit. Mullixhiu kur i pa këto mbeturina, ju drejtua dhelprës duke i thënë: “Çfarë janë këto mbeturina që ke hedhur këtu?” Dhelpra iu përgjigj: “Ti të mos kesh punë me këto gjëra!” Dhelpra vazhdoi këtë veprim edhe për 4-5 ditë të tjera. Pas disa ditëve një tregtar erdhi në qytet për tregti. Dhelpra erdhi pranë mullixhiut dhe i tha: “Merri këta katër thasë me miell dhe dërgoji ato tek ai tregtar dhe thuaj atij: “Unë kamë një zonjë dhelpër e cila të ka dërguar ty këtë miell dhe dëshiron që t’i sjellë asaj shall, rroba, kapuç dhe jelek prej kadife”. Mullixhiu duke mallkuar dhelprën, mori miellin dhe e çoi pranë tregtarit dhe i dha atij porosinë e dhelprës. Tregtari mori miellin dhe pranoi ta kryejë porosinë e dhelprës. Pas disa ditëve tregtari solli të gjitha ato gjëra që kishte kërkuar dhelpra. Dhelpra veshi jelekun e kadifes, vendosi shallin në qafë dhe kapuçin mbi kokë dhe u nis rrugës drejt pallatit të mbretit. Pranë portës së mbretit tërhoqi zinxhirin e veçantë. Ky zinxhir nuk ishte një zile e zakonshëm, sepse asaj zile i binte vetëm ai që shkonte për të kërkuar dorën e vajzës së mbretit. Funksionarët e mbretit shkuan pranë mbretit dhe thanë: “Lartmadhëri qofsh me shëndet! Një dhelpër e veshur me një jelek kadife, kapuç dhe shall, ka ardhur për të kërkuar dorën e vajzës tuaj”. Mbreti tha: “Shkoni dhe silleni dhelprën këtu!” Funksionarët shkuan dhe e sollën dhelprën pranë mbretit. Mbreti e pyeti atë: “Oj dhelpër! Çfarë kërkon?” Dhelpra u përgjigj: “Qoftë me shëndet lartmadhëria juaj! Unë kamë një zotëri i cili kërkon dorën e vajzës tuaj dhe mua më ka dërguar me këtë detyrë”. Mbreti tha: “Mirë, por unë ende nuk e kamë parë zotërinë tënde”. Dhelpra tha: “Unë po shkoj dhe po e sjell zotërinë tim”. Tani dëgjoni se çfarë bëri dhelpra. Ajo i kishte vënë emrin mullixhiut “Tuzlli Bejg”. Dhelpra shkoi pranë mullixhiut dhe i tha: “O Tuzlli Bejg! Çohu  mblidhi këto gjëra të vjetra dhe lecka-lecka dhe do të shkojmë pranë mbretit”. Mullixhiu tha: “Çfarë është ky Tuzlli Bejgu tani? Unë ku jam, froni mbretit ku ndodhet! Ashtu siç të njoh unë ty, ti ke bërë planin që të ma heqin kokën”. Dhelpra tha: “Mos fol shumë, por ec e nisu!” Shkurtimisht mullixhiu i cili tani e kishte marrë emrin Tuzlli Bejg, sëbashku me dhelprën dhe me ato gjërat e vjetra të cilat i kishte mbledhur dhelpra, u nis drejt pallatit të mbretit. Gjatë rrugës ndodhej një lum i madh. Kur dhelpra dhe mullixhiu arritën pranë lumit, dhelpra ato gjërat e vjetra i hodhi në ujë dhe pastaj e hodhi në lum edhe Tuzlli Bejgun. Mullixhiu i zhytur në lum, kërkonte ndihmë dhe thirri më zë të lartë duke i thënë dhelprës se me në fund e realizove planin tënd. Dhelpra erdhi dhe shpëtoi mullixhiun nga lumi dhe pastaj duke i rënë kokës dhe duke rënkuar e vajtuar, vrapoi në drejtim të pallatit të mbretit. Mbreti pyeti: “Çfarë ka ndadhur?” Dhelpra u përgjigj: “Çfarë deshe të ndodhi, unë kamë nisur në rrugë një karvan të madh me dhurata për juve dhe njërës prej mushkave i rrëshqiti këmba dhe ra në lum dhe pastaj të gjitha kafshët e karvanit njëra pas tjetrës ranë në lum. Zotëria im që ishte hipur mbi at, u hodh në ujë për të shpëtuar dhuratat. Me shumë vështirësi arrita ta shpëtojë zotërinë tim, mirëpo e gjithë pasuria dhe dhuratat që kishim përgatitur për ju i mori lumi”. Mbreti tha: “Unë jam mbret, ndërsa zotëria yt ka nisur një karvan për të më sjell dhurata mua?! Tani jepni dhelprës një palë rroba të mi që t’ia japë zotërisë së vet dhe pastaj ta sjell atë këtu!” Nga ana tjetër, mbreti dërgoi një grup të njerëzve për të hetuar çështjen se a po e thotë të vërtetën dhelpra apo jo. Ata shkuan dhe i gjetën gjërat që kishte hedhur në lum dhelpra dhe thanë se me siguri dhuratat e tjera i ka marrë lumi, prandaj u kthyen dhe informuan mbretin. Dhelpra gjithashtu shkoi pranë mullixhiut dhe ia veshi atij rrobat e mbretit dhe i tha: “O Tuzlli Bejg! Kur të futesh në oborrin mbretëror, përshëndet me zë të lartë dhe pastaj shko e ulu afër mbretit! Mos shiko andej dhe këndej, sepse të tjerët thonë se nuk ke parë pallat mbretëror deri më tani. Më në fund dhelpra dhe mullinxhiu i cili tani e kisht emrin Tuzlli Bejg, u nisën drejt pallatit të mbretit.