Shtator 24, 2016 09:56 CET

Vitet e mbrojtjes së lavdishme janë kujtesë e ngjarjeve të dhimbshme dhe të ëmbla. Ato janë vite të unitetit dhe përballjes me armikun agresor.

Në ato vite të gjithë shtresat e shoqërisë të çdo moshe dhe mendimi dolën në shesh me një mendim të përbashkët që lufta e të gjithëve. Ata të gjithë ishin të mendimit se duhej të qëndronin të bashkuar dhe si një trung i vetëm të përballen me armikun. Për këtë ushtria, forcat popullore dhe garda revolucionare të gjithë u radhitën kundër armikut për ta dëbuar agresorin nga toka iraniane. Në këtë emision do të flasim për periudhën e mbrojtjes së lavdishme gjatë luftës Iran-Irak.

Më 21 shtator regjimi i Sadamit nisi një luftë nga ajri dhe toka kundër Iranit. Ushtria agresore e regjimit të Sadamit në shtator të vitit 1980, kujtonte se mund të merrte Teheranin brenda 1 jave dhe për këtë nisi agresionin me 12 divizione, 15 njësite të artilerisë së rëndë, 4500 tanke dhe autoblinda, 360 avionë luftarakë, 400 helikopterë dhe lloje të ndryshme pajisjesh ushtarake. Mirëpo përse dhe si nisi kjo luftë, cilat ishin qëllimet dhe objektivat e saj, çfarë ndihmash i janë dhënë Sadamit në këtë luftë, sot ajo periudhë në çfarë mënyrë duhet analizohet dhe cilat janë kërcënimet e saj?

Armiqësia dhe komplotet e Amerikës kundër Iranit nisën që në vigjilje të revolucionit islamik dhe u zgjeruan me kalimin e kohës. Fuqitë hegjemoniste me gjithë kontradiktat dhe rivalitetin e tyre, ndoqën një strategji të përbashkët. Në bazë të kësaj strategjie, revolucionit islamik i Iranit konsiderohet rrezik pasi ky revolucion mohon dhe kundërshton hegjemonizmin dhe imperializmin botëror. Për këtë arsye të gjithë u kthyen në armiq të revolucionit islamik të Iranit dhe ata u bashkuan për të thurur komplote me qëllim rrëzimin e revolucionit. Fuqitë hegjemoniste me një akord të panënshkruar dhe me qëllim rrëzimin e revolucionit islamik nisën një luftë duke mbështetur regjimin e Sadamit kundër Iranit.

Sadami si pretekst për nisjen e luftës kundër Iranit nxori disa pretendime për vijën kufitare mirëpo e vërteta është se fuqitë botërore i kishin premtuar Sadamit se me eliminimin e Iranit nga skena, ai do të kthehej në fuqi rajonale. Ambiciet e Sadamit për pushet, e forcoi akoma më shumë idenë e tij për të sulmuar Iranin. Këto ambicie dhe drita jeshile e Amerikës, e inkurajuan Sadamin që të nisë luftën e imponuar kundër Iranit. Në këtë mënyrë fuqitë e mëdha nisën një fushatë rajonale dhe ndërkombëtare në mbështetje të Sadamit.

Në këtë mes edhe pse marrëdhëniet diplomatike mes Irakut dhe Amerikës u ndërprenë në vitin 1967, mirëpo zyra për mbrojtjen e interesave të Amerikës në Bagdad menjëherë u aktivizua për të inkurajuar dhe mbështetur regjimin e Sadamit në nisjen e luftës. Gazeta amerikane Neë York Times, 5 muaj përpara nisjes së agresionit të Irakut kundër Iranit në vitin 1980, zbuloi planet e njëpasnjëshme të Amerikës në këtë fushë dhe shkroi: Disa janë të mendimit se lufta me një fend të fuqishëm si Iraku, mund ta detyrojë Iranin që të heqë dorë nga politikat e tij. Berzhinski, ish këshilltar i sigurisë në Amerikë i cili me nisjen e luftës, vizitoi disa herë dhe në formë sekrete Irakun, më 7 qershor të vitit 1980 pas takimit me Sadam Huseinin në një intervistë televizive tha: Ne nuk shohim ndonjë kontradiktë të theksuar mes Irakut dhe Amerikës. Ne jemi të mendimit se Iraku ka marrë vendim që të ruajë pavarësinë dhe shpreson në sigurinë e Gjirit Persik. Nuk mendojmë që marrëdhëniet mes Irakut dhe Amerikës të dobësohen. Në një pjesë të shkrimeve të tij Berzhinski ka folur mbi revolucionin islamik të Iranit dhe ndikimit e tij në Amerikë dhe ka thënë: Pozita strategjike e Iranit ka aq shumë rëndësi për perëndimit saqë Amerika në çdo lloj forme dhe ndoshta edhe duke përdorur forcën ushtarake nuk duhet të lejojë që Irani t’i ikë nga dora. Xhejms Bill, profesor i shkencave politike në rektori i kolegjit William Meri të universitetit Virxhinia në Amerikë, thotë se shkaku i nisjes së luftës kundër Iranit është përpjekja për mbizotëruar dhe marrë kontrollin e rajonit të gjirit Persik. Këtë teori e ka parashtruar më herët edhe Ricard Nikson ish presidenti amerikan lidhur me luftën Iran-Irak. Nikson ka thënë se strategjia e Amerikës në vitet 70 ishte bllokimi i Irakut radikal duke u mbështetur tek Irani, mirëpo pas viteve 80 kjo strategji u kthye në bllokimin e revolucionit islamik duke u mbështetur tek Iraku. Për këtë u projektua dhe nisi lufta e Irakut kundër Iranit.

Përmbledhja e këtyre pikëpamjeve tregon se Sadami me anë të karakteristikave të tij personale dhe duke pasur parasysh çështjet gjeopolitike të Irakut, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga rrëzimi i Shahut u mundua të krijojë një supremaci në rajonin e Lindjes së Mesme. Në këtë mënyrë Sadami nisi një konkurrencë armatimi në rajon dhe sot kjo gjendje po përsëritet nga Arabia Saudite kundrejt Iranit. Përpara fitores së revolucionit islamik balanca e armatimeve në rajon ishte në favor të Iranit të cilin Amerika e përdorte si xhandar dhe mbrojtës të interesave të saj në rajon, gjë e cila nuk pranohej nga vende si Iraku dhe Arabia Saudite. Mirëpo pas fitores së revolucionit dhe me nisjen e luftës së Irakut kundër Iranit, Amerika synonte që Irakun ta kthente në xhandar të rajonit duke rrëzuar sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Parashikimet e luftës së imponuar për regjimin e Sadamit dhe armiqtë e Iranit ishin premtuese. Sipas këtyre parashikimeve asnjë prej fuqive botërore nuk do të mbështeste Iranin, mirëpo në fund parashikimet e tyre nuk u realizon. Në përgjithësi mund të thuhet se lufta e Irakut kundër Iranit, nisi për shkak të disa faktorëve si rivaliteti dhe mbyllja e disa plagëve të vjetra që ekzistonin mes Iranit dhe Irakut përpara fitores së revolucionit. Antoni Kerdasmen, drejtor i institutit për studimet strategjike në Amerikë dhe ekspert i çështjeve ushtarake në Pentagon ka thënë; Lufta e Iranit dhe Irakut nisi për shkak të disa faktorëve politikë, kulturorë dhe ushtarakë si mosmarrëveshjet historike mes dy kulturave dhe dy popujve dhe për shkak të personaliteteve dhe këndvështrimeve të liderëve të të dy vendeve, si dhe për shkak të mosmarrëveshjeve gjeografike si kontrolli i ujërave dhe kontrolli i sistemeve të rëndësishme përgjatë kufirit mes dy vendeve. Kerdasmen përveç mosmarrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, ka folur edhe për pikëpamjet e Iranit dhe Irakut rreth njëri-tjetrit dhe thotë: Irakianët kujtonin se për të kontrolluar dhe sunduar rajonin e Gjirit Persik dhe për tu dhënë fund tensioneve të asaj kohe me Iranin, duhej të përdoronin forcën ushtarake.

Regjimi i Sadamit ndoshta kishte krijuar një imagjinatë të gabuar se me nisjen e revolucionit islamik, ishin krijuar kushtet e përshtatshme për të nxitur etnitë arabe në Iran me qëllim që vendi të përballej me konflikte ndëretnike  sidomos në rajonin Baluçistan dhe Kurdistan dhe kjo situatë do të përfundonte me rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit. Mirëpo kjo pikëpamje nuk përputhej aq shumë me karakterin e Sadamit. Letra të cilën Sadami i shkroi Irani pas 8 vite luftë dhe pas zbatimit të rezolutës 598 si dhe përpara fillimit të luftës kundër Kuvajtit, vërteton faktin se Sadami kërkonte të realizonte qëllime të tjera. Sadami në një letër dërguar Hashemi Rafsanxhani ish president i Iranit, u zotua se do të respektojë të gjitha marrëveshjet e mëparshme me Iranin. Në letrën e pestë dhe të fundit të Sadamit për funksionarët e Republikës Islamike të Iranit, letër që u dërgua më 14 gusht të vitit 1990, ai pa folur aspak mbi krimet gjatë luftës së imponuar kundër Iranit, ai pranoi të gjitha kushtet e Iranit për vendosjen e paqes si akordi i vitit 1975 të Algjerisë, tërheqja e trupave irakiane nga territoret e pushtuara në Iran dhe lirimi i të gjithë pengjeve iraniane. Kjo letër tregoi se lufta e imponuar dështoi me gjithë mbështetjen logjistike, financiare dhe politike të fuqive botërore dhe aleancave rajonale kundër Iranit. Përkundër përllogaritjeve që kishin bërë hartuesit e kësaj lufte, lufta përfundoi duke fuqizuar akoma më shumë kombin iranian dhe duke e bërë këtë komb akoma më rezistent. Mirëpo me përfundimin e luftës së imponuar, politika e Amerikës kundër Iranit ndryshoi dhe ajo u përqendrua në përballjen e drejtpërdrejtë dhe bllokimin e Iranit nga disa anë. Kjo përballje e Amerikës nuk ishte diçka e papritur pasi Republika Islamike e Iranit e dalë nga revolucioni islamik, ka bërë të ditur për të gjithë botën imazhin e vërtetë të Amerikës dhe sistemit hegjemonist. Periudha e mbrojtjes së lavdishme në Iran, nuk rikujton vetëm vlerat spirituale dhe sakrificën e kombit iranian, por është një eksperiencë e vlefshme për brezat sot dhe ato të së ardhmes. Për këtë periudha e mbrojtjes së lavdishme duhet analizuar në disa aspekte.