Tetor 01, 2016 10:00 CET

Amerika në përballje me revolucionin islamik të Iranit, ka ruajtur strategjinë e saj të luftës së me metoda të ndryshme. Ajo me gjithë veprimtarinë e negociatave me Iranin në çështjen bërthamore, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga politikat armiqësore dhe të kërcënimeve kundër Iranit.

Një prej objektivave të perëndimit në luftën e imponuar të Irakut kundër Iranit, ishte rrëzimi i Republikës Islamike të Iranit. Ky objektiv ndiqet edhe sot dhe është një prej qëllimeve strategjike të perëndimit. Amerika përpiqet të dobësojë Iranin në sektorë të tjerë si sektori i mbrojtjes. Analizimi i shkaqeve të nisjes së luftës kundër Iranit tregon se një prej qëllimeve të kësaj lufte 8-vjecare, ishte zbatimi i planit për rrëzimin e shtetit në Republikën Islamike të Iranit dhe ndryshimi i balancës së fuqisë në rajon. Ky projekt dështoi dhe komploti i luftës nuk solli rezultat. Mirëpo përfundimi i luftës nuk nënkuptojë fundin e kërcënimeve kundër Iranit. Edhe pse kanë kaluar tre dekada, kërcënimet, sabotimet dhe komplotet kundër Iranit jo vetëm që nuk përfunduan por u ndoqën në forma të ndryshme si iranofobia dhe lufta e butë. Përpjekjet për të dobësuar Iranin, përbëjnë objektivin kryesor të politikave rajonale të Amerikës. Në këtë mënyrë Amerika përpiqet ta paraqesë kapacitetin raketor të Iranit si një faktor kërcënues. Përpara kësaj si pretekst për ta treguar Iranin si vend kërcënues është përdorur çështja bërthamore e Iranit. Kjo çështje më në fund u mbyll me anë të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1. Irani me veprimet e tij për krijimin e besimit, dëshmoi se kurrë nuk ka synuar dhe nuk synon që pasurimin e uraniumit ta përdorë për qëllime jo paqësore.

Irani, në zonat përreth tij përballe me kërcënime të shumta të cilat zakonisht bëhen nga forca jo rajonale dhe që u janë imponuar vendeve të rajonit. Këto kërcënime janë të shumëllojshme. Zgjerimi i radikalizmit në rajon që ka karakter pushtues si ai në Irak dhe në Siri, dërgimi i ushtrisë amerikane dhe të NATO-s në rajon me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, shitja e armëve të sofistikuara si raketat dhe avionët modernë luftarakë të Amerikës dhe Evropës për vendet arabe të Gjirit Persik, janë disa elementë kryesorë që tregojnë kërcënimet ushtarake përreth Iranit. Luftërat e imponuara në vendet e rajonit si Siria, Iraku, Jemeni dhe dërgimi i miliarda dollarë armatime për vendet e rajonit, nuk ka qëllim tjetër veçse nxitjen e luftërave dhe ndarjen e rajonit. Kjo është në kohën kur kërcënimet ushtarake të Izraelit si një regjim pushtues i rajonit, janë shtuar akoma më shumë me vendimin e fundit të kongresit për pajisjen e këtij regjimi me armë të sofistikuara dhe avionë të avancuar të tipit F-35 dhe me nëndetëse atomike që Gjermania i ka dërguar Izraelit. Krijimi i bazave detare, tokësore dhe ushtarake në vendet e rajonit dhe përreth kufijve të Iranit, shitja e armëve të sofistikuara për fqinjët arabë të rajonit në gjirin Persik për ta përballur Iranin me sfida në fushën e sigurisë, janë disa nga programet e politikave të jashtme të Amerikës për Lindjen e Mesme. Amerika në dy dekadat e kaluara ka dërguar forca të shumta ushtarake në rajon. Pentagoni pas vitit 2001 zgjeroi bazat e tij ushtarake detare dhe tokësore në rajon dhe sidomos në Gjirin Persik duke e kthyer rajonin në bastionin e krizave dhe depozitimit të armatimeve. Strategjia kryesore e Amerikës dhe e NATO-s pas ngjarjes së 11 shtatorit ishte dislokimi i sistemeve raketore me përdorime të ndryshme dhe shitja e miliarda dollarë armë dhe avionë luftarakë për vendet arabe të rajonit të gjirit Persik si dhe krijimi i krizave dhe tensioneve në rajon. Rezultati i kësaj veprimtarie ishte pushtimi i Afganistanit dhe i Irakut, shfaqja e ISIS, lufta në Libi dhe për pasojë shkatërrimi i të gjithë Lindjes së Mesme dhe zonave përreth tij.

Këto kërcënime janë llojit të luftës reale dhe ruajtja e gatishmërisë në rast nevojë është diçka e domosdoshme për tu mbrojtur nga këto kërcënime. Republika Islamike e Iranit  duke pasur parasysh këto kërcënime në kuadër të doktrinës së saj mbrojtëse dhe programeve të saj ushtarake, ka ndërmarrë masa për tu përballur me të tilla kërcënimeve. Të kesh kapacitet ushtarak dhe potencial preventues, në realitet është një prej nevojave të domosdoshme për çdo vend. Në këtë mënyrë Republika Islamike e Iranit si një vend që kapacitetin e tij ushtarak e përdor për të garantuar sigurinë, paqen dhe për tu mbrojtur nga agresorët, këtë fuqi e ka shtuar duke shfrytëzuar eksperiencën nga lufta e imponuar dhe duke u mbështetur tek potencialet vendase. Kapaciteti ushtarak i Iranit për tu përballur me armikun në një luftë reale, konsiston në fuqinë ushtarake tokësore, detare dhe ajrore. Forcat ushtarake të Iranit kanë lloje të ndryshme raketash tokë-tokë të cilat arrijnë të godasin objektivin deri në 2500 km. Forcat ajrore gjithashtu kanë kapacitetin e nevojshëm për të mbrojtur vendin dhe hapësirën ajrore të Iranit.

Sot Republika Islamike e Iranit duke poseduar teknologji të sofistikuar në prodhimin e raketave që përdoren në sipërfaqe, raketat balistike dhe prodhimin e dronëve, renditet ndër vendet e pakta në botë që posedojnë këtë teknologji. Ekspertë të industrisë së mbrojtjes së Iranit, kanë arritur të përfitojnë atë nivel të teknologjisë ushtarake dhe industrisë mbrojtëse saqë shumë produkte të tyre jo vetëm që plotësojnë nevojat e vendit por i eksportojnë edhe jashtë. Për momentin Irani, për nga shkenca hapësinore dhe aeronautike renditet ndër 10 vendet e para në botë. Irani në prodhimin e avionëve zbulues kundër radarëve, renditet ndër vendet e para në botë dhe aktualisht është futur në rangun e vendeve eksportuese të pajisjeve ushtarake. Në fushën e teknologjisë ushtarake detare Irani gjithashtu ka kapacitet të lartë ushtarak i pajisur me anije dhe mjete të ndryshme lundrimi me përdorim ushtarak. Në ekspozitën e progreseve ushtarake të Iranit, e cila kohët e fundit është vizituar edhe nga lideri suprem, janë paraqitur sukseset më të fundit të Iranit në fushën e sistemeve raketore, radarëve, sistemeve ushtarake detare, optikë, në prodhimin e autoblindave, dronëve dhe qendrave të komunikacionit. Sistemi raketor me rreze të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë veprimi, si dhe pajisjet e prodhuara nga ekspertët e ministrisë së mbrojtjes, ishin disa nga produktet të cilat u prezantuan në ekspozitë. Mirëpo në këtë ekspozitë janë publikuar edhe sistemi i kontrollit të luftës elektronike, progreset satelitore dhe pajisjet e sofistikuara të luftës elektronike.

Këto progrese janë pjesë e përpjekjeve të Iranit në fushën e mbrojtjes duke respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Duhet theksuar se Irani në përgjigje të agresorëve dhe në mbrojtje nga kërcënimet, nuk neglizhon aspak. Këto nevoja të domosdoshme mbrojtëse, janë vënë re gjatë luftës së imponuar dhe duke pasur parasysh kërcënimet rajonale dhe përreth rajonit të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi kërcënojnë Iranin. Republika Islamike e Iranit duke u mbështetur tek doktrina e mbrojtjes, njëkohësisht fton vendet e tjera të rajonit për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe në përballje me komplotet dhe kërcënimet. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në sesionin e AP të OKB pasi ka parashtruar pikëpamjet e Iranit në fushën mbrojtëse tha se Republika Islamike e Iranit si një fuqi rajonale vepron në formë të përgjegjshme sa i përket çështjes së sigurisë së rajonit dhe të botës dhe njëkohësisht është e gatshme që të bashkëpunojë më të gjitha palët përgjegjës në këtë fushë.