Tetor 23, 2016 11:08 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.

Në edicionin e kaluar thamë se tregimet popullore kanë lloje të ndryshme dhe në vazhdim shqyrtuam përrallën për fëmijë ose vjershat argëtuese për fëmijë, si një prej llojeve të letërsisë popullore. Në këtë kuadër thamë se përralla ose vjersha argëtuese për fëmijë është një tregim i shkurt me tematika të bukura dhe argëtuese që nganjëherë në formë të poezisë dhe nganjëherë në formë proze të rimuar, lexohet për fëmijë dhe për moshat adoleshente. Personazhet e përrallave dhe vjershave argëtuese për fëmijë në të shumtën e rasteve janë kafshët, simbolet e natyrës dhe në disa raste njerëzit.  Thamë gjithashtu se sipas studiuesve të tregimeve popullore, fëmijët duke dëgjuar përrallat ose vjershat argëtuese, krijojnë marrëdhënie më të mira me natyrën që i rrethon dhe qysh në fillim njihen më shumë me tokën mëmë, me traditat dhe zakonet e saj. Përrallat dhe vjershat argëtuese për fëmijë kryesisht kanë strukturë të rimuar dhe shumica e tyre janë të përziera me lojëra.

"Davidam o davidam" (Vrapova e vrapova) është titulli i një prej vjershave argëtuese më të vjetra iraniane për fëmijë e cila ka një historik të gjatë në historinë e kulturës së këtij vendi. Kjo vjershë argëtuese është transmetimi i dhënie-marrjes, nga njëra dorë merr dhe nga tjetra jep ose fal. Në këtë dhënie-marrje, shumë figura të ndryshme të punës dhe jetës prezantohen për fëmijët e moshës së vogël. Edhe pse disa pjesë të kësaj vjershe nuk janë në harmoni me karakteristikat e jetës së sotme, mirëpo në përgjithësi kjo vjershe argëtuese akoma është tërheqëse dhe e bukur. "Vrapova e vrapova" ka transmetime ose versione të ndryshme dhe mund të thuhet se në çdo rajon të Iranit ekzistojnë transmetime të veçantë të kësaj vjershe. Në këtë edicion ne kemi zgjedhur transmetimin teheranas të kësaj vjershe. Një prej karakteristikave themelore të vjershave argëtuese është krijimi i një atmosfere dramatike  e cila u lejon fëmijëve që të vendosen në një veprim reciprok me pjesët e vjershës. Fëmija duke u vendosur në atmosferën e saj, edhe vet bëhet pjesë e botës së vjershës argëtuese. Vjersha argëtuese për fëmijë "Vrapova e vrapova" është krijuar në bazë të veprimit reciprok dhënie-marrje dhe fëmija vet hyjnë në këtë veprim.

Vrapova e vrapova

Arrita te një bjeshkë

Aty i pash dy zonja

Njëra më dha bukë

Njëra më dha ujë

Bukën e hëngra vet

Ujin ia dhashë fushës

Fusha më dha mua barë

Barin ia dhashë dhisë

Dhia më dha qumësht

Qumështin ia dhashë shitësit

Shitësi më dha rrush

Rrushin ia dhashë klerikut

Kleriku më dha lutje të shkruar

Lutjen e shkruar e lidha në krah

Zoti më dha mua shëndet

Në këtë vjershë argëtuese, fëmija hyjnë në tregim dhe me kryerjen e një varg veprimesh në përshtatshmëri me ngjarjen e tregimit, merr pjesë në formimin e përrallës dhe në këtë mënyrë shndërrohet në një element aktiv. Ai në këtë vjershë argëtuese nuk është vetëm recitues i saj, por është njëri prej elementëve kryesor të saj. Çështje me rëndësi në vjershat argëtuese për fëmijë është zinxhiri i tregimit në këtë lloj të vjershave argëtuese i cili ndjek një ngjarje nga fillimi deri në kryerjen e saj. Çdo pjesë e vjershës argëtuese, është vazhdim logjikë i pjesës paraprake të saj dhe fëmija në kërkim të pjesës tjetër, e ndjek vjershën dhe arrin të kuptojë lidhjen logjike dhe lidhjen shkak-pasojë mes pjesëve të përrallës, ndërsa edhe vet e shoqëron atë.

Shfrytëzimi i sendeve, mjeteve dhe gjallesave të njohura dhe të afërta me ambientin e jetës së fëmijës, e ndihmon fëmijën që ta besojë dhe ta kuptojë më mirë vjershën. Prandaj, në vjershat argëtuese për fëmijë që kanë mbetur nga e kaluara dhe janë të njohura, vërejmë praninë e kafshëve shtëpiake dhe të profesioneve të zakonshme në kohët e vjetra. Në vjershën argëtuese "Vrapova e vrapova", fëmija vrapon dhe arrin tek dhia. Dhia është një kafshë shtëpiake dhe atij i jep qumësht.

Argëtimi dhe gëzimi i fëmijëve është një prej elementëve të domosdoshëm të një vjershe argëtuese për fëmijë. Vjershat argëtuese janë plotë me gjallëri, përpjekje, punë, veprim, lojë dhe zellshmëri. Në vjershat argëtuese për fëmijë, gjithashtu ndiqen edhe qëllimet edukative në mënyrë indirekte. Në këtë mënyrë mund të sigurohet se fëmija pas dëgjimit të vjershës argëtuese, mëson çdo gjë që është për tu mësuar brenda tregimit të vjershës. Ajo që është e rëndësishme në vjershat argëtuese për fëmijë është krijimi i një atmosfere të hareshme dhe e një shfaqje për të lozur dhe për tu argëtuar. Për këtë arsye në shumicën e vjershave argëtuese për fëmijë, për të krijuar një tërheqje më të madhe, edhe kafshët mund të luajnë rolet njerëzore dhe fëmija në mënyrë indirekte njihet me rolet dhe aktivitetet shoqërore.

Në fund rreth vjershave argëtuese për fëmijë mund të thuhet kjo se në vjershat argëtuese për fëmijë fjalitë përsëritën disa herë dhe kjo është maturia artistike e gjenive dhe njerëzve të ditur të shekujve të kaluar që kanë treguar në çështjen e edukimit të fëmijës. Kjo është për arsye se fëmija kënaqet me përsëritjen dhe imitimin dhe ka dëshirë që ta përsërisë ose ta imitojë atë çfarë e shikon ose e dëgjon dhe në asnjë mënyrë nuk lodhet ose mërzitën nga kjo përsëritje.

Miq të nderuar tani po e dëgjojmë sëbashku tregimin e kësaj jave në të cilin bëhet fjalë për ruajtjen e pasurisë dhe kapitalit duke përdorur forcën. Tre djelmosha janë personazhet e këtij tregimi, mirëpo personazhi kryesor është djali i tretë.

Në kohërat e kaluara një njeri kishte një dhi. Një ditë i tha djalit të tij më të vogël, merre këtë dhi dhe çoje me kullotë. Djaloshi e mori dhinë dhe e çoi në shkretëtirë dhe e kulloti atë deri në mbrëmje. Në mbrëmje babai e pyeti dhinë: "Sot a u ngope mirë?" Dhia gënjeu dhe i tha: "Po ku gjendet barë në shkretëtirë që të kullosë. Djali yt mua më ngujoi në mes të shkretëtirës dhe vet shkojë për të lozur". Babai u zemërua dhe e rrahu djalin. Djali ishte i pafajshëm dhe për këtë arsye u zemërua dhe në mesnatë iku nga shtëpia. Të nesërmen në agim, babai dhinë ia dha djalit të mesëm që ta çojë me kullotë. Edhe djali i mesëm deri në mbrëmje e kulloti mirë dhinë, mirëpo në mbrëmje u përsërit i njëjti tregim, prandaj edhe djali i mesëm iku nga shtëpia. Djalit të madh gjithashtu i ndodhi e njëjta gjë, prandaj edhe ai me hidhërim iku nga shtëpia. Në mëngjesin e ditës së nesërme, babai vet e çoi dhinë për të kullotur. Në mbrëmje, babai përsëri e pyeti dhinë se a ishte ngopur mirë gjatë ditës apo jo. Dhia u përgjigj: "Zoti i faltë djemtë e tu. Aty ku më ke çuar mua ti, nuk kishte asgjë për të ngrënë". Burri e kuptoi se dhia ishte gënjeshtare dhe ai pa arsye i ka rrahur djemtë. Prandaj e lidhi dhinë për bishtin e një mushke grindavece dhe pastaj mushkën e liroi në shkretëtirë.

Tani dëgjojeni ngjarjen e djemve. Djali i vogël shkoi pranë një bariu dhe filloi të punoi tek ai. Djali i mesëm u bë nxënës i një punuesi të bakrit dhe djali i madh u bë nxënës i një gurgdhendësi. Pas disa viteve, djali i madh u përmallua për familjen e tij dhe i tha gurgdhendësit se dëshiron të shkojë në qytetin e tij. Gurgdhendësi i dha atij një mulli dore dhe i tha: "Çdo gjë që dëshiron të ha, sille me dorë këtë mulli dhe ajo të dalë nga ky mulli". Djali i madh e mori mullirin e dorës dhe u nis në rrugë. Në mes të rrugës arriti pranë një mulliri. Aty pranë u ulë dhe vendosi të ha bukë, prandaj e solli me dorë mullirin që ia kishte dhënë gurgdhendësi. Nga mulliri doli një pjatë me oriz, mish pule dhe me fruta. Mullixhiu që kishte parë mrekullinë e mullirit të dorës, u zotua se sido që të jetë, do t'i vjedhë djalit mullirin e dorës. Në mesnatë mullixhiu i vodhi djalit mullirin magjik dhe në vend të tij i la një mulli tjetër të dorës. Djali i madh në mëngjes u zgjua dhe vazhdoi rrugën drejt qytetit të tij. Kur erdhi në shtëpi, i tha babait të tij: "Kërko dorën e filan vajzës sepse ky mulli siguron çdo gjë që na nevojitet neve". I kërkuan dorën e vajzës dhe në mbrëmjen e dasmës në kohën e darkës, djali i madh sado që solli mullirin e dorës nuk doli kurrfarë ushqimi nga ai. Dasma u prish. Djali i mesëm gjithashtu deshi të kthehej në shtëpi. Mësuesi i tij që ishte punues i bakrit, i dha atij një tenxhere dhe i tha: "Çfarëdo lloj ushqimi që dëshiron, bëre nijet (qëllim) dhe lëvize lugën në këtë tenxhere dhe ushqimi do të jetë gati". Djali i mesëm u nis në rrugë dhe arriti tek ai mulli tek i cili ishte ndalur edhe vëllai i tij. Djali i mesëm i cili ishte shumë i uritur, e futi lugën në tenxhere dhe u përgatit çdo gjë që kishte bërë nijet. Mullixhiu hileqar i cili përsëri kishte parë çdo gjë, natën ia ndërroi edhe tenxheren e djalit të mesëm me një tenxhere të zakonshme. Djali i mesëm gjithashtu pasi erdhi në shtëpi, kërkoi që të martohet dhe përsëri ndodhi e njëjta ngjarje çfarë i kishte ndodhur djalit të madh në natën e dasmës. Mirëpo djali i vogël, kur u përshëndet me bariun, mori për kujtim një shkop të trashë që përdorej për rrahje. Djali më i vogël kur u nda, e pyeti bariun për karakteristikat dhe dobinë e shkopit. Bariu i tha: "Çdo herë kur të kesh konflikt me ndonjë njeri, thuaj këtij shkopi: "Kërceni jashtë!", menjëherë 100 persona me shkopinj në dorë dalin nga koka e këtij shkopi dhe nëse thuash: "Kërceni brenda!", ata kthehen në vendin e tyre. Djali u nis në rrugë dhe eci e eci derisa arriti tek ai mulliri tek i cili ishin ndaluar edhe dy vëllezërit e tjerë. Aty e shikoi mullixhiun i cili nga tenxherja dhe mulliri i dorës nxjerr pula të pjekura dhe oriz dhe ua shet ato njerëzve. Djali e pyeti mullixhiun: "Nga po i merr të gjitha këto?". Mullixhiu u përgjigj: "Nuk të duhet ty kjo punë". Djali i tha shkopit: "Kërce jashtë!" dhe menjëherë 100 burra me shkopinj në dorë e sulmuan mullixhiun. Më në fund mullixhiu u detyrua ta tregojë të vërtetën. Djali nga ajo çfarë tregoi mullixhiu e kuptoi se mulliri i dorës dhe tenxherja kishin qenë të vëllezërve të tij. Prandaj i mori ato dhe u nisë në rrugë derisa arriti në qytetin e tij. Me kthimin e vëllait të tretë, jeta e tyre u përmirësua. Ata u martuan dhe vazhduan jetën të lumtur.