Uniteti në botën islame
Në këtë emision do të flasim mbi veprimet më të rëndësishme të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) drejt krijimit dhe forcimit të unitetit mes vendeve islame.
Të nderuar dëgjues në emisionin e kaluar folëm në lidhje me rrethanat dhe qëllimet e themelimit të OKI, si një nga simbolet e unitetit dhe integrimit në botën islame. Thamë se një nga zhvillimet që e përshpejtoi procesin e themelimit të OKI, ishte djegia e xhamisë Al Aksa nga sionistët në vitin 1969. Kjo vepër që u krye nga një çifut ekstremist shkaktoi irritimin e myslimanëve në të gjithë botën. Arabia saudite dhe Maroku në atë kohë ishin nga vendet që bënë përpjekje të mëdha për organizimin e takimit që çoi në themelimin e OKI gjatë konferencës që u zhvillua në shtator 1969 në Rabat të Markut. Në këtë konferencë ku morën pjesë liderët e 20 shteteve islame, u diskutuan tre tema kryesore: Djegia e xhamisë Al Aksa, pushtimi i territoreve arabe nga Izraeli dhe gjendja në Bejtul Mukades. Në emisionin e sotëm do të trajtojmë disa nga veprimet më të rëndësishme të OKI për krijimin e unitetit dhe të integrimit mes vendeve myslimane.
Ka kaluar rreth gjysmë shekulli nga koha e themelimit të OKI. Përsa i përket përpjekjeve të kësaj organizate për realizimin e objektivave për të cilat u themelua, jetën e kësaj organizate mund ta ndajmë në katër faza: Në fazën e parë, janë dhjetë vitet e para pas themelimit të kësaj organizate. Tipari kryesor i kësaj faze është përqendrimi i saj në çështjen e aspiratave të Palestinës. Faza e dytë e jetës së OKI është një fazë kohore më e vogël se dy dekada, ndërsa faza e tretë arrin deri në Konferencën e Teheranit dhe karakteristika kryesore e kësaj faze është rilindja e prirjeve të vendeve anëtare drejt dezintegrimit. Faza e tretë e jetës së OKI fillon nga Konferenca e Teheranit në vitin 1997 e deri tek revoltat publike të myslimanëve në shumë vende arabe në vitet 2011 dhe 2012. Në këtë periudhë shtohet shumë integrimi në mesin e vendeve myslimane. Faza e katërt përfshin një periudhë kohore kur shumë vende totalitare reaguan ndaj valës së zgjimit islamik dhe në radhët e botës islame shtohen shumë përçarjet dhe mosmarrëveshjet. Deklarata finale e Konferencës së fundit të OKI në Stamboll dëshmoi për kulmin e këtyre mosmarrëveshjeve.
Në fazën e parë, e cila zgjati rreth një dekadë, u zhvilluar dy konferenca të krerëve të vendeve islame, të cilat përputheshin me objektivat e përmendura në Kartën e OKI. Në takimin e parë, u bënë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botën islame, mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve myslimane si dhe u shpreh iritimi ndaj djegies së xhamisë Al Aksa. Liderët e 25 vendeve që morën pjesë në këtë konferencë, kërkuan rikthimin e Bejtul Mukadesit në statutin e para qershorit 1967.
Në këtë konferencë vendet anëtare të OKI kërkuan nga vendet e tjera të botës e në veçanti nga Franca, Anglia, SHBA dhe ish Bashkimi Sovjetik që të mos harrojnë lidhjen e fuqishme të myslimanëve me qytetin e Bejtul Mukadesit dhe vendosmërinë e shteteve islame për çlirimin e këtij qyteti. Ata theksuan se pushtimi i territoreve arabe nga Izraeli që nga qershori i vitit 1967, është bërë shkak për rritjen e shqetësimeve të qeverive dhe të popujve islame dhe kërkuan largimin e menjëhershëm të forcave pushtuese izraelite nga këto territore. Gjithashtu krerët e vendeve islame që morën pjesë në këtë konferencë shprehën përkrahjen e plotë për popullin palestinez dhe për luftën e tij të drejt për çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze.
Konferenca e dytë e krerëve të vendeve islame u zhvillua në qytetin Lahor të Pakistanit dhe në këtë konferencë u morën vendime të rëndësishme politike dhe ekonomike. Në aspektin politik, OKI shprehu përkrahjen për përpjekjet legjitime të Egjiptit, Jordanisë, Sirisë dhe Palestinës për rimarrjen e territoreve të okupuara nga Izraeli dhe të gjitha vendeve anëtare ju kërkua të bëjnë përpjekje të gjithanshme për të detyruar Izraelin të tërhiqet pa asnjë kusht nga të gjitha territoret e pushtuara. Në veçanti ju kërkua vendeve anëtare që kishin marrëdhënie me Izraelin, të ndërpresin këto marrëdhënie dhe të përkrahin procesin e unitetit islamik. Në aspektin ekonomik pjesëmarrësit në këtë konferencë miratuan një rezolutë për formimin e një komiteti që kishte si përgjegjësi thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve islame.
Në këtë konferencë u vendos për krijimin e një fondi të quajtur Fondi i unitetit islamik, me qëllim forcimin e solidaritetit dhe për respektimin e vlerave dhe kulturës islame, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve islame. Gjithashtu u ra dakord që vendet anëtare të OKI të ndihmojnë këtë fond sipas mundësive të tyre financiare. Në përgjithësi mund të thuhet se në këtë periudhë u formua identiteti primar i OKI me bosht kryesor çështjen palestineze dhe u krijuan premisat e para të unitetit të botës islame, megjithëse disa faktorë nuk lejuan që ky unitet dhe solidaritet të krijohet në praktikë. Një nga këta faktor ishte mungesa e angazhimit të vendeve anëtare të OKI për zbatimin e vendimeve të kësaj organizate. Vendet islame nuk zbatuan vendimin e OKI për ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin dhe në këtë kuadër, Egjipti në mënyrë të njëanshme u pajtua me Izraelin dhe kjo u bë shkak që Egjipti të përjashtohet nga OKI.
Faza e dytë e jetës së OKI përfshinë periudhën kohore nga konferenca e tretë deri në konferencën e Teheranit në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe për shkak të mosmarrëveshjeve të vendeve anëtare lindi një lloj përçarje në mesin e OKI dhe u dobësuan bazat e unitetit dhe integrimit. Mund të thuhet se gjatë kësaj periudhe u shtuan mosmarrëveshjet mes vendeve islame dhe në disa raste, mes tyre u zhvilluan edhe konflikte të armatosura. Përveç mosmarrëveshjeve politike dhe ushtarake, në këtë periudhë lindi dhe një lloj konfrontimi mendor dhe fetar mes rrymave të ndryshme në brendësi të botës islame dhe OKI jo vetëm që nuk mundi t’i ndalë këto mosmarrëveshje, por në disa raste u bë shkak për zgjerimin e tyre. Agresioni ushtarak i Irakut kundër Iranit në shtator 1980, u bë shkak për një luftë të përgjakshme tetë vjeçare që shkaktoi shkatërrime të shumta në dy vendet islame dhe ky konflikt, dëmtoi rëndë objektivat dhe aspiratat e OKI.
Fillimisht, ndryshe nga principet e pranuara nga vendet anëtare të OKI, mosmarrëveshjet mes Iranit dhe Irakut në lidhje me lumin Arvand, nuk u zgjidhën me mjete paqësore dhe Iraku sulmoi ushtarakisht një vend tjetër të OKI dhe kjo konferencë nuk mundi të ndërmjetësojë për zgjidhjen e konfliktit. OKI u ndikua nga disa vende të fuqishme dhe mbajti qëndrime që praktikisht thelluan mosmarrëveshjet dhe inkurajuan luftën. Në konferencën e tretë të krerëve të OKI që u zhvillua në Xheda të Arabisë Saudite, lufta Iran-Irak ishte një nga temat që u diskutua dhe OKI miratoi një rezolutë ku kërkohej dhënia fund e luftës, në një kohë që Iraku kishte shkelur hapur parimet e kësaj organizate. Kjo rezolutë kërkonte vetëm vendosjen e armëpushimit dhe nuk kërkonte nga Iraku të tërhiqej nga territoret e pushtuara dhe një qëndrim i tillë ishte një përkrahje e hapur për Irakun. Ky qëndrim i OKI vazhdoi derisa Irani pranoi rezolutën 598 të KS të OKB. Megjithatë, arsyeja e mosmarrëveshjeve dhe e luftës së përgjakshme mes dy vendeve jo vetëm që nuk u eliminua, por u zgjerua edhe më shumë.
Gjithashtu në një kohë që çështja palestineze ishte një nga elementët kryesor të solidaritetit dhe unitetit në botën islame dhe kjo çështje përbënte një potencial të madh për realizimin e unitetit të gjithanshëm mes shteteve islame, në fazën e tretë të jetës së OKI kjo çështje u zbeh ndjeshëm, aq sa në takimin e katër të krerëve të OKI në Dakar, Egjipti u rikthye në mesin e vendeve anëtare të OKI. Në këtë konferencë u përkrah plani i paqes në LM dhe u theksua mbi zbatimin e këtij plani. Në këtë konferencë krerët e vendeve islame kërkuan që të zbatohet plani arab për zgjidhjen e çështjes palestineze, një plan që ishte propozuar nga mbreti Faad i Arabisë Saudite dhe që njihte zyrtarisht të drejtën e të gjitha shteteve të rajonit për të ekzistuar në kufijtë e tyre. Me fjalë të tjera, ky plan i mbretit saudit njihte të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet sovran në territoret e pushtuara palestineze. Duke protestuar ndaj këtij plani dhe ndaj qëndrimit të njëanshme të OKI në lidhje me luftën Iran-Irak, RII nuk mori pjesë në këtë konferencë. Çështja e paqes me Izraelin në kuadër të planit të propozuar nga mbreti Faad si dhe shtimi i presioneve ndaj RII në takimin e ardhshëm në Kuvajt, zbehu edhe më shumë faktorët unifikues të botës islame.
Një tjetër faktor për krijimin e përçarjeve në botën islame dhe në OKI ishte agresioni i Irakut kundër Kuvajtit. Ky agresion që u krye pa përfundimit të luftës Iran-Irak, tregoi qartë vuajtjet dhe padrejtësitë që ishin bërë ndaj Iranit dhe se OKI në zgjidhjen e problemit nuk ka respektuar principin e drejtësisë dhe të paanësisë. Në këtë kohë, për shkak të frikës së vendeve arabe të OKI nga ekspansionizmi i Irakut, OKI në takimin e gjashtë të zhvilluar në Dakar të Senegalit, dënoi agresionin ushtarak të Irakut kundër Kuvajtit. Mund të thuhet se gjatë kësaj periudhe u shfaqën realitetet e fshehta në marrëdhëniet mes shteteve islame dhe kjo kërcënoi seriozisht identitetin e OKI, duke krijuar rreziqe të reja për këtë organizatë. Mosmarrëveshjet ishin aq të thella saqë OKI u distancua nga objektivat dhe aspiratat e saj dhe u thelluan diferencat mes vendeve anëtare të kësaj organizate.