Shkurt 16, 2016 07:51 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Ekzekutimi i Shejkh Nemer, kleriku i njohur i Arabisë Saudite, nga regjimi Al Saud është përballur me reagime të gjera në nivel rajonal dhe global. Ministria e Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite javën e kaluar deklaroi se ka zbatuar dënimin me vdekje për këtë klerik fetar me akuzë të veprimtarisë terroriste. Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite gjithashtu ka thënë se së bashku me atë ka ekzekutuar edhe 46 persona të tjerë. Disa orë pas publikimit të lajmit për ekzekutimin e Shejkh Nemer, shumë organizata, personalitete dhe grupe të ndryshme nga rajone të ndryshme të botës kanë dënuar këtë veprim kriminel të Arabisë Saudite dhe kanë deklaruar se vazhdimi i politikave shtypëse të regjimit Al Saud është shkak për shtimin e protestave kundër regjimit dhe në fund do të rezultojë me dobësimin e mbretërisë Al Saud. Kryeministri irakian Hejdar Ebadi në reagim ndaj ekzekutimit të Shejkh Nemer, ka deklaruar se ky veprim do të ketë pasoja negative për sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme. Mbyllja e gojës së opozitarëve dhe likuidimi i tyre me pretekste të pavërteta, bëhet shkak vetëm për shkatërrime më të mëdha,- shtoi ndër të tjera z. Ebadi. Shefja e diplomacisë evropiane znj. Federika Mogherini gjithashtu me anë të një deklarate, ka deklaruar se ekzekutimi i Shejkh Nemer Bagher Al-Nemer ka krijuar shqetësime serioze në lidhje me lirinë e shprehjes dhe respektimin e të drejtave politike dhe qytetare në Arabinë Saudite. Mogherini theksoi se ky veprim bëhet shkak për ndezjen e tensioneve potenciale në rajonin e Lindjes së Mesme, sidomos në Arabinë Saudite. Edhe Filip Loter, drejtor i Organizatës Amninsty International për rajonin e Lindjes së Mesme, ka deklaruar se autoritetet e Arabisë Saudite pretendojnë se kanë kryer këto ekzekutime për të ruajtur sigurinë, mirëpo ekzekutimi i Shejkh Nemer dëshmon se regjimi Al Saud me pretekst të luftës kundër terrorizmit po eliminon opozitarët politikë nëpërmjet ekzekutimeve të tilla. Loter ka shtuar se procesi gjyqësor kundër Shejkh Nemer ishte plotësisht i padrejtë dhe qëllimi i rasteve të shumta të dënimeve me vdekje kundër aktivistëve politikë dhe fetarë në Arabinë Saudite është heshtja e kritikave ndaj regjimit, sidomos mes myslimanëve shiitë. Ndërkohë ministritë e punëve të jashtme të Gjermanisë, Anglisë dhe Amerikës me anë të deklaratave të veçanta, kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me ekzekutimin e Shejkh Nemer dhe kanë kërkuar nga Arabia Saudite të respektojë të drejtat e njeriut dhe të lejojë protestat paqësore të opozitarëve. Edhe në Republikën Islamike të Iranit shumë funksionarë dhe personalitete politike dhe autoritete fetare me anë të deklaratave të veçanta, kanë dënuar ekzekutimin e këtij kleriku të njohur shiit të Arabisë Saudite dhe kanë theksuar se regjimi Al Saud me këto veprime nuk mund të fsheh dështimet e tij në rajonin e Lindjes së Mesme. Në kuadër të këtyre reagimeve janë organizuar tubime protestuese në rajone të ndryshme të Iranit, Arabisë Saudite, Irakut, Pakistanit, Libanit, Bahrejnit, Anglisë, si dhe në shumë qytete të vendeve evropiane gjatë të cilave protestuesit kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Saud dhe kanë kërkuar nga BN që të drejtojë vëmendjen drejt krimeve të regjimit Al Saud kundër popullit të këtij vendi. 

Javën e kaluar, Ministria e jashtme e Palestinës ka kritikuar regjimin sionist për shkak të zgjerimit të kolonive sioniste në territoret palestineze. Kjo ministri me një deklaratë ku thuhet se zgjerimi i kolonive sioniste në rajonet palestineze bëhet shkak për zgjerimin e radikalizmit dhe shtimin e veprimeve terroriste të sionistëve. Ministria e jashtme e Palestinës, dënoi ashpër urdhrin e Moshe Jalon ministrit të luftës së regjimit sionist për të bashkëngjitur territoret e rajonit Bejt Berake të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan me koloninë sionistë Gush Atsiun dhe këtë vendim e quajtur përpjekje për të zgjeruar kolonitë sioniste. Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Palestinës, thuhet se urdhri i Moshe Jalan për të bashkëngjitur territoret palestineze me kolonitë sionistë, është përpjekje e re e kabinetit të regjimit sionist për të zgjeruar kolonitë sioniste dhe për të dëmtuar procesin e krijimit të Palestinës së pavarur. Ndërkaq, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të palestinezëve protestues në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Protestuesit palestinezë javën e kaluar u mblodhën për përcjellë trupat e 4 martirëve palestinezë në Bejt Ajnun në lindje të qytetit Khalil dhe pasi kanë hedhur slogane kundër regjimit sionist janë sulmuar nga forcat sioniste. Sulmi ndaj protestuesve palestinezë është kryer në kryqëzimin mes Bejt Ajnun dhe për pasojë me dhjetëra palestinezë janë plagosur. Në kuadër të këtyre protestave një i ri palestinez është arrestuar në qytetin Khalil. Prej tetorit 2015 shumë zona të Palestinës kanë organizuar protesta kundër politikave agresive të regjimit sionist dhe kundër komplotit për ndryshimin e identitetit të Bejtul Mukadesit dhe ndarjes së xhamisë Al Aksa. Që nga nisja e intifadës palestineze e deri tani 150 palestinezë janë martirizuar dhe më mijëra të tjerë janë plagosur dhe arrestuar. 

Javën e kaluar, ushtria siriane ka çliruar disa qyteza në rrethinat e Latakias dhe Damaskut nga prania e terroristëve dhe ka zmbrapsur disa sulme të terroristëve në Dejrulzur. Ushtria dhe forcat popullore siriane kanë çliruar nga terroristët qytezat Bejt Fars dhe Al Saraf dhe fushat Ald Gadgan në periferitë veriore të Latakias (veriperëndim të Sirisë) dhe rajonet Daria në periferi të Damaskut (kryeqytetit të Sirisë). Ushtria siriane po ashtu ka çliruar disa qyteza në rrethinat e Latakias dhe Damaskut nga prania e terroristëve dhe ka zmbrapsur disa sulme të terroristëve në Dejrulzur. Po ashtu grupet terroriste kanë sulmuar shkollat në rrethinën veriore të Alepos (veriperëndim të Sirisë), duke plagosur disa nxënës. Sukseset e disa muajve të fundit të ushtrisë siriane në luftën kundër grupeve terroriste, janë bërë shkak që terroristët të intensifikojnë sulmet kundër shkollave dhe spitaleve. Qindra mijëra terroristë nga popuj të ndryshëm të botës me mbështetjen e disa vendeve perëndimore-arabe në gati 5 vitet e fundit kanë krijuar situatë të paqëndrueshëm në Siri. Ndëkorhë, ministri i jashtëm sirian deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të marrë pjesë në takimin e Gjenevës. Valid Al Moalem, ministri i jashtëm i Sirisë gjatë takimit të zhvilluar sot në Damask me z. Stefan Di Mstura, përfaqësuesi special i OKB për Sirinë, theksoi rëndësinë e rezolutës së KS të OKB për luftën kundër terrorizmit dhe shtoi se suksesi i përpjekjeve për zgjidhjen politike të krizës siriane kushtëzohet me ndaljen e ndihmave të vendeve që përkrahin terrorizmin. Al Moalem tha se Siria do të vazhdojë përkrahjen për përpjekjet e OKB për zgjidhjen politike të krizës siriane dhe qeveria e Damaskut është e gatshme të marrë pjesë në takimin e Gjenevës. 

Javën e kaluar, Shoqata ndërkombëtare e lirisë së besimit dënoi marrjen në pyetje të Mejsam Al Selman, kryetar i Qendrës së feve në Bahrejn dhe një nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe këtë veprim e konsideroi si shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo shoqatë duke përkrahur deklaratën e Qendrës së të drejtave të njeriut në Bahrejn që dënon politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut, kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bahrejn dhe dhënien fund të shtypjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në këtë vend. Javën e kaluar, prokurori i përgjithshëm i Bahrejnit mori në hetuesi sheikh Mejsam Al Selman dhe disa aktivistë të të drejtave të njeriut. Ai akuzohet për fjalimin e mbajtur në përvjetorin e arrestimit të sheikh Ali Selman, sekretar i përgjithshëm i bashkësisë islame Al Vefagh në Bahrejn. Edhe organizata Amnesty International ka dënuar ashpër burgosjen e opozitarëve politikë dhe pjesëmarrësve në protestat anti-qeveritare në Bahrejn. Kjo organizatë i kërkoi regjimit Al Khalifa të lirojë mjekun bahrejnas Said Al Semahixhi, i cili u arrestua gjatë protestave kundër ekzekutimit të sheikh Al Namr, klerikut të shquar shiit të Arabisë Saudite. Forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa që nga fillimi i valës së protestave qytetare kundër ekzekutimit të sheikh Al Namr nga regjimi Al Saud, deri më tani kanë arrestuar 35 aktivistë politikë në këtë vend. Që nga 2 Janari kur regjimi Al Saud ekzekutoi barbarisht klerikun e shquar shiit, bahrejnasit janë ngritur në protesta për të dënuar vrasjen e sheik Namr Bagher Al Namr, klerikut të njohur të Arabisë Saudite. Ndërkohë, ministri i brendshëm i Bahrejnit ka paralajmëruar popullin bahrejnas lidhur me pasojat e organizimit të protestave në kundërshtim ndaj vrasjes së sheik Al Namr. Kjo ministri u është drejtuar bahrejnasve me një deklaratë ku prej tyre kërkon që të mos organizojnë asnjë lloj proteste për të dënuar vrasjen e sheik Al Namr. Në deklaratën e lëshuar prej ministrisë së brendshme të Bahrejnit thuhet: Çdo protestë që bëhet ndaj vendimit të gjykatës së vendit mik Arabisë Saudite, do të ndiqet penalisht. Më herët qeveria e Bahrejnit kishte dalë me një deklaratë ku shprehte mbështetjen për veprimin e Arabisë Saudite në ekzekutimin me vdekje të sheik Al Namr. Nga ana tjetër, në vazhdën e politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër opozitarëve bahrejnas Parlamenti i Bahrejnit ka miratuar një ligj të ri me pretekst të luftës kundër terrorizmit për të shtypur më shumë opozitarët demokratë në këtë vend. Parlamenti i Bahrejnit ku shumica e deputetëve janë të emëruar nga mbreti i këtij vendi, ka miratuar një plan për shtimin e dënimit të asaj veprimtarie që ai e quan terrorizëm. Kjo është në kohën kur shumica e organizatave të shoqërisë civile dhe ato për mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë Bahrejnit, ligjin e ri për luftë kundër terrorizmit e kanë cilësuar si mjet për shtimin e politikës shtypëse kundër grupeve opozitare. Vlen të theksohet se Bahrejni që nga 14 shkurti i vitit 2011 po përballet me protesta qytetare kundër regjimit diktator Al Khalifa. 

 

Tags