Shkurt 20, 2016 06:01 CET
  • Grupi terrorist Monafekin: Themelimi i organizatës dhe hartimi i ideologjisë

Në vitin 1965, tre ish-anëtarë të Frontit Kombëtar të Dytë të Iranit dhe të Lëvizjes për Liri, vendosen ta krijojnë një organizatë të armatosur për të luftuar kundër regjimit diktator të mbretit të Iranit Muhamed Reza Pahlavi.

Muhamed Hanifnezhad (26 vjet) inxhinier i bujqësisë, Said Mohsen (26 vjet) inxhinier i ndërtimtarisë, dhe Abdurreza Nikbin Rudsari (23 vjet) student i padiplomuar i degës së matematikës, themeluan bërthamën kryesore të Organizatës Moxhahedine Khalk. Një vit më vonë këtij grupi iu bashkua edhe Ali Asghar Badie Zadgan (25 vjet) inxhinier i kimisë. Këta persona pavarësisht faktit se ishin njerëz fetarë të cilët ishin shumë të ndjeshëm ndaj besimit dhe sjelljes së tyre fetare, por nga aspekti politik ata ishin të edukuar dhe nën ndikim të plotë të Frontit Kombëtar dhe Lëvizjes për Liri në Iran. Mahdi Bazargan, kryeministër i qeverisë së përkohshme pas fitore të Revolucionit Islamik në Iran, besonte se pjesëtarët e grupit Moxhahedine Khalk janë “bijë të Lëvizjes për Liri” që bazat e para ideologjike dhe edukative të saj janë marrë nga veprat e tij dhe nga Lëvizja për Liri e Iranit. Produkti i parë i programit studimor të këtij grupi ishte hartimi i një libri të titulluar “Njohja”. Materializmi dialektik dhe materializmi historik; ishin temat dhe çështjet kryesore që trajtonte libri në fjalë. Ky libër ishte shkruar nga autori Husein Ruhani. Në fushën e arsimit politik si fusha më e rëndësishme e veprimtarisë së këtij grupi, ishin shkruar librat e tillë si “Çka është lufta” nga autori Aabdurreza Nikbin i cili në këtë libër ishte munduar të krahasonte mësimet marksiste me konceptet fetare islame; si dhe libri i titulluar “Përkryerja” i autorit Ali Mejhandust dhe libri tjetër i titulluar “Rruga e profetëve” i autorit Hanifnezhad. Të gjitha këto vepra ishin shkruar në të njëjtin stil dhe trajtonin tematika marksiste të cilat i kishin përzier me disa koncepte fetare.     

 

 

Tags