Shkurt 20, 2016 06:04 CET
  • Grupi terrorist Monafekin:  Deklarimi i ndryshimit të ideologjisë

Në ora 1:30 në mesnatë të datës 5 maj 1973, ka ndodhur një ngjarje përcaktuese në organizatën Muxhahedine Khalk.

Taki Shahram, një anëtar i burgosur i kësaj organizate, sëbashku me Husein Izeti Kamrei, anëtarë i burgosur i grupit marksist “Ylli i Kuq”, si dhe Amir Husein Ahmedian Çashmi, oficer i policisë që punonte në burg i cili kishte rënë nën ndikimin e Taki Shahram, u arratisën nga burgu i quajtur “Sari”. Taki Shahram ishte arrestuar në vitin 1971 dhe ishte dënuar me 10 vjet burg. Taki Shahram vinte nga një familje relativisht e pasur dhe jo fetare. Gjatë studimeve universitare ishte njohur me Alireza Zomordian dhe Muhamed Hajati ku ra nën ndikim të tyre dhe filloi të anojë drejt fesë dhe luftës anti-regjim. Ai para se të anëtarësohet në Organizatën Monafekin, kishte lidhej me grupet guerile të organizatës “Fadaij Khalk”-(Sakrifica e Popullit). Taki Shahram në burg ishte njohur edhe me personalitete të organizatave tjera anti-regjim si me Afshani, anëtar i grupit Sakrifica e Popullit, Ali Reza Shokuhi, lider i grupit marksist “Ylli i Kuq”, dhe me Husein Izeti, anëtar i këtij grupi. Ai në shoqërim me këta persona, i zgjeroi njohurit e tij rreth lëvizjes marksiste. Disa anëtar të vjetër të Organizatës Monafekin mendonin se ndoshta shërbimi sekret i Iranit SAVAK m ndonjë qëllim të caktuar në burg kishte krijuar mundësitë që Husein Izeti dhe Taki Shahram të jenë më tepër bashkë. Taki Sharam në burg filloi t’i kontrollojë të gjitha çështjet dhe identifikoi disa aktivistë të tjerë si arriti në pozitën më të lartë organizative të kësaj organizate. Në kohën kur Taki Shahram u arratis nga burgu, Organizata Monafekin ishte bërë objekt i goditjeve dhe sulmeve të gjera të shërbimit sekret të Iranit (SAVAK), ndërsa udhëheqja e organizatës kryesisht ishte mbi supe të Reza Rezai. Pas kësaj ngjarje, në mesnatë të datës 15 qershor 1973, Reza Rezai në e kryetarit të një dege të Organizatës Monafekin i cili quhej Mahdi Takvai, u arrestua nga agjent e shërbimit sekret iranian SAVAK. Agjentët e SAVAK në realitet kishin shkuar atje për ta arrestuar Mahdi Takvai dhe nuk ishin të informuar se aty gjendej edhe Reza Rezai, lideri i kësaj organizate. Reza Rezai arriti të arratiset nga ajo shtëpi dhe u fsheh nën një automobil në rrugicën tjetër përballë shtëpisë. Por duke menduar se kishte rënë në kurthin e agjenteve të SAVAK, e vrau vetëm me pistoletë. Pas Reza Rezai, Organizata Monafekin kishte tre degë, atë politike, ushtarake dhe punëtore, që secila prej tyre drejtoheshin sipas radhës nga Taki Shahram, Bahram Aram dhe Maxhid Sharif Vakefi. Taki Shahram me ndihmën e Bahram Aram dhe të disa personaliteteve të tjera të kësaj organizate, bëri përpjekje që të fut nën kontrollin e tij të gjitha strukturat e kësaj organizate si dhe të marrë një iniciativë serioze për shpëtimin e kësaj organizata nga ndarje në dy ideologji të ndryshme. Në këtë drejtim, pas pastrimit fizik të Sharif Vakefi dhe Samedije Lebaf, këshilli qendror i organizatës i cili edhe zyrtarisht ishte bërë marksist, filloi përpjekjet e tij për ndryshim ideologjik të të gjithë anëtarëve dhe strukturave tjera të organizatës. Në këtë mënyrë udhëheqja kryesore e Organizatës Monafekin u fut në duart e vetëm një personi do të thotë të Taki Shahram, ndërsa anëtarët e tjerë të këshillit qendror dhe kuadrot e tjera të Organizatë Monafekin, kryesisht u bënë vetëm vegël në duart e tij. Misioni më i rëndësishëm të cilin e konsideroi për vet Taki Shahram, ishte ky që marksizmi të dominonte në të gjitha strukturat e kësaj organizate. Ai në fillim bëri për vete Naser Xhovheri, një prej anëtarëve të rëndësishëm të kësaj organizate, dhe më pas me ndihmën e tij filloi të zbatojë programin e tij për ndryshimin e ideologjisë së kësaj organizata nga ajo e kryqëzimit ideologjik në ideologjinë marksiste.  

 

 

Tags