Shkurt 21, 2016 11:13 CET
  • Shushtar
    Shushtar

Ujëvarat në Shushtar ( Sika-të), ndodhet në qytetin Shushtar pjesë e provincës Khozestan të Iranit.

 Kompleksi i ujëvarave Shushtar është i përbërë nga ura, mulli me ujë, ujëvara, kanale dhe tunele të mëdhenj të cilët janë të lidhur me njëri tjetrin. Ky kompleks ka nisur të ndërtohet gjatë dinastisë Sasanite. Aktualisht ai konsiderohet një prej kryeveprave teknike dhe inxhinierike në botë. Kjo kryevepër është e pashoq si në Iran ashtu edhe në botë dhe për çdo vit turistë të shumtë nga e gjitha bota vijnë për të vizituar kompleksin e ujëvarave në Shushtar. 

 

 

 

 

Në librin e kujtimeve të Jane Dieulafoy, një prej arkeologeve më të njohur në Francë, ajo këtë kompleks e konsideron një prej kryeveprave industriale pas revolucionit industrial. Ibn Batuta turist i njohur arab në shkrimet e tij thotë: Në kohën kur arabët pushtuan Iranin, ujëvarat Shushtar janë konsideruar ndër 7 mrekullitë e botës.

Shkrim mbi kompleksin Shushtar i shkruar nga Alame Sejed Abdullah Xhazaeri

 

 

 

 

Në periudhën e Ardeshir Babakan ( themeluesit të dinastisë Sasanite në vitin 224), solli ujin nga lindja dhe jugu i Shushtarit për tu përdorur për bujqësi. Ai përdori lumin Gerger dhe një degë të lumit Korun për të vënë në funksion mullinjtë me ujë në Shushtar. Sipër kësaj është ndërtuar ura Gerger e cila jo vetëm që parandalonte vërshimin e ujit të tepërt por ka lidhur edhe qytetin Shushtar me pjesën lindore.

 

 

 

 

Në periudhën kur është ndërtuar kompleksi kanë ekzistuar 40 mulli me ujë të cilët ishin vendosur në pjesën veriore, lindore dhe perëndimore. Mullinjtë përdoreshin për bluarjen e grurit dhe prodhimin e miellit. Me kalimin e kohës për shkak të dukurive natyrore si tërmetet dhe përmbytjet shumica e mullinjve janë shkatërruar. Aktualisht ky kompleks është rindërtuar dhe meremetuar mulliri Reza Gulab që mbrohet nga institutit i trashëgimisë kulturore të Iranit.

 

 

 

 

Kompleksi i madh i mullinjve, ujëvarave, kanaleve dhe tuneleve tashmë është kthyer në një pikë turistike, dëfrimi dhe qetësie. Gjatë dinastive të ndryshme në Iran, kompleksi ka pësuar ndryshime dhe në dinastinë Gaxharite dhe të pushtetit të Muhtashamit, në të është ndërtuar një digë 8-këndësh nëpërmjet së cilës uji drejtohej tek kanalet dhe pastaj derdhej në lum. Puna e kompleksit është e atillë që nëpërmjet digës së lumit Gorgar, rrjedha e ujit drejtohet për në 3 tunele.

 

 

 

 

Këto tre tunele ujin e sjellin në kompleks dhe pastaj uji ndahet në disa pjesë për të plotësuar ujin e nevojshëm për mullinjtë dhe për të mbushur ujëvarat. I gjithë kompleksi është ndërtuar me gurë. Një prej karakteristikave të kompleksit Shushtar është ngjashmëria e arkitekturës së tij me arkitekturën e qytetit.

 

 

 

 

Ky kompleks përveçse është përdorur për qëllime industriale në periudha të ndryshme thatësire është përdorur për të plotësuar nevojat e qytetit me ujë.

 

 

 

 

Karakteristikë tjetër e veçantë e kompleksit është uji që del nga mullinjtë dhe derdhet në formën e një ujëvarë dhe shatërvani artificial. Kompleksi Shushtar në vitin 2009 është regjistruar në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s.  

 

 

 

 

Tags