Shkurt 24, 2016 09:50 CET
  • Givo
    Givo

Uji i ngrohtë Givo ndodhet 5 km larg qytetit Givo që ndodhet në rrugën nga Ardebilit për në Khalkhal.

Kjo është një pikë turistike në të cilën kalon lumi Givoçai i rrethuar nga pllaja dhe lëndina.

 

 

Uji i ngrohtë ndodhet në lartësinë 1720 metra mbi nivelin e detit dhe prurja e ujit është 2 litra në sekondë me një temperaturë 52 gradë.Uji i ngrohtë përdoret për kurimin e lëkurës dhe tendinëve, por përveç kësaj është tepër kurativ për të sëmurët e sistemit nervor, metabolik, të lëkurës dhe të tretjes. 

 

Rajoni Khalkhal është i ndarë në dy zona që quhen Khalkhal dhe Kotuhar. Këto dy qyteza në total kanë 5 burime uji mineral të ngrohtë dhe 2 prej tyre quhen uji i ngrohtë Givo dhe dushi prej guri i qytetit Givo.

 

 

3 burimet e tjera kanë marrë emrin uji i ngrohtë Garmkhane, uji i ngrohtë Khoshname dhe uji i ngrohtë Til. 

 

 

 

 

Uji i ngrohtë që ndodhet në këtë zonë për çdo vit tërheq turistë të shumtë nga qytete të larta dhe të afërta dhe shumë turistë të huaj. 

 

 

 

 

Vendi ku ndodhet uji i ngrohtë quhet Isti Su. Përveç vetive kurative, uji i ngrohtë Givo ka një pejzash shumë të bukur natyror dhe për këtë arsye shumë turistë nga i gjithë Irani dhe vende të huaja shkojnë për të shfrytëzuar si natyrën ashtu edhe ujin e ngrohtë.  

 

 

 

 

 

 

Tags