Prill 28, 2017 17:44 CET
  • Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Një prej kërcënimeve më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht bota islame, është takfirizmi dhe grupet takfiriste.

Kjo lëvizje e cila të vërtetën e përkufizon vetëm në idetë dhe veprimet e veta, bindjet dhe veprimet e tjera i konsideron idhujtari dhe lejon vrasjen e ndjekësve të bindjeve të tilla. Programi i ri "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste", ka për qëllim të bëjë një kritikë ndaj bazave ideologjike dhe bindjeve të lëvizjeve takfiriste nga pikëpamja e ajeteve kur'anore dhe mësimeve islame.

Një prej kërcënimeve më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht bota islame, është çështja e takfirizmit dhe e grupeve takfiriste. Kjo lëvizje e cila të vërtetën e përkufizon vetëm në të menduarin dhe në veprimin e vetë, bindjet dhe veprimet e të tjerëve i quan idhujtari dhe e lejon vrasjen e ndjekësve të atyre bindjeve. Ngjarjet e dhimbshme në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afrikë po ndodhin me zgjerimin e veprimeve të grupeve takfiriste dhe terroriste. Disa vende të Lindjes së Mesme me mbështetjen e shteteve perëndimore, kanë shfrytëzuar këto grupe takfiriste për ndryshimin e gjeografisë së rajonit në favor të ambicieve hegjemoniste pa marrë parasysh dëmtimin e popujve myslimanë duke shfrytëzuar edhe fanatizmin verbal të lëvizjeve takfiriste. Këto janë lëvizje të cilat në emër të Islamit nuk kanë hezituar të kryejnë çfarëdo lloj krimesh dhe çdo kush që nuk pranonte bindjet e gabuara dhe të devijuara të këtyre lëvizjeve, atyre i hiqej koka. Lëvizjet takfiriste në sferën virtuale janë gjithashtu shumë aktive dhe kanë patur sukses që me motive të ndryshme, të tërheqin shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës. Kjo propagandë është zhvilluar deri në atë masë saqë grupet takfiriste dhe terroriste në Siri dhe në Irak dhe në disa vende të Afrikës Veriore përbëhen nga kombësi të ndryshme. Për shembull, pjesëtarët e grupeve takfiriste terroriste në Siri është deklaruar se janë nga 80 vende të botës. Grupet takfiriste nga njëra anë mundohen që të krijojnë frikë dhe tmerr duke kryer krimet më të tmerrshme dhe të vendosin hegjemoninë e vetë në rajonet që kanë pushtuar. Këto grupe, nga ana tjetër, me rrjetin medial që posedojnë dhe me mbështetjen e gjerë financiare të vehabistëve që sundojnë në Arabinë Saudite, bëjnë përpjekje që në të gjitha mënyrat të përhapin urrejtjen mes ndjekësve të shkollave të ndryshme islame, sidomos mes myslimanëve shiitë dhe sunitë. Veprimet e grupeve takfiriste dhe terroriste me mbështetjen e gjithanshme të vehabistëve, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe serioze për shoqërinë e myslimanëve në botë dhe fenë islame. Me dhjetëra mijëra myslimanë dhe jo myslimanë janë vrarë, plagosur dhe kanë mbetur pastrehë në qendrat e krizave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore ose gjatë sulmeve terroriste në rajone të ndryshme të botës. Si pasojë e veprimeve të grupeve takfiriste dhe terroriste deri më tani janë shkatërruar infrastrukturat e Sirisë dhe Irakut që posedojnë civilizim të madh.

Më e rëndësishme se  çdo gjë tjetër, si pasojë e veprimeve të grupeve takfiriste dhe terroriste, është shkatërruar imazhi i mëshirës dhe drejtësisë së fesë së pastër islame. Takfiristët me perceptimet e tyre të gabuara dhe të devijuara nga mësimet islame, kanë paraqitur një imazh ekstremist dhe përhapës të dhunës nga feja e pastër, humane dhe e mëshirshme e Islamit. Qeveritë dhe mediat perëndimore gjithashtu me vetëdije për të arsyetuar politikat e tyre ndërhyrëse në vendet myslimane, duke reflektuar sjelljet dhe veprimet e egra të grupeve takfiriste dhe terroriste i lidhin me fenë islame e cila thirr për mëshirë, humanizëm dhe bashkëjetesë paqësore mes të gjithë njerëzve pavarësisht se cilës fe dhe shkollë fetare i përkasin ata.

Një prej përgjegjësive të mëdha të mediave që besojnë në islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., profetit të nderuar të islamit, është kjo që ta bëjnë të qartë natyrën e grupeve takfiriste dhe të vetëdijesojnë opinionin publik rreth bindjeve të gabuara dhe të devijuara të tyre në lidhje me islamin. Veprimet dhe sjelljet barbare, të egra dhe çnjerëzore të takfiristëve ndaj personave të cilët kundërshtojnë bindjet e grupeve takfiriste, nuk kanë kurrfarë lidhje me Islamin. Prandaj në këtë program disa edicionesh synojmë të shqyrtojmë idetë dhe mendimet e grupeve takfiriste dhe lidhjen e tyre me islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Në mënyrë  historike, lëvizja takfiriste ka tre faza. Vala e parë e lëvizjes takfiriste shumë rrallë lëshonte dekrete fetare takfiriste, do të thotë për të shpallur jobesimtar një person ose një grup, mirëpo gjatë viteve të fundit dhe pas paraqitjes së grupeve si Al Kaida dhe ISIS do të thotë në kohën kur filloi edhe faza e dytë e lëvizjes takfiriste, zhvillimi i lëvizjes takfiriste mori një hovë të madh dhe me dyshimin më të vogël në lidhje me personat, këto grupe lëshonin dekretin "fetar" takfirist për vrasjen e tyre duke i shpallur ata jo besimtarë. Në fazën e tretë të lëvizjes takfiriste që gjithashtu ISIS konsiderohet simboli kryesor i saj, së pari myslimanët shiitë, sunitë jo takfirist dhe në fund edhe perëndimi, konsiderohet armik. Kjo lëvizje para se të rezistojë përballë mosbesimit dhe arrogancës botërore, lufton kundër vetë myslimanëve dhe punon për ta shkatërruar imazhin e islamit. Shërbimi që kanë bërë lëvizjet takfiriste për armiqtë e islamit dhe në veçanti për sionistët në shkatërrimin e imazhit të islamit, konsiderohet shumë i madhe për arsye se qeveritë perëndimore dhe sionistët armiq të islamit, kurrë nuk kanë mundur t'i japin një goditje të tillë islamit! Bazat ideologjike të të gjitha lëvizjeve takfiriste janë të përbashkëta dhe rrënjët ideologjike të tyre ndodhen në vehabizmin që sundon në Arabinë Saudite. Duke marrë parasysh faktin se në rrethanat aktuale, rreziku më i madh për shoqërinë islame është grupi takfirist-terrorist ISIS, në këtë program disa edicionesh më tepër do të flasim rreth bindjeve të këtij grupi dhe dallimet e këtij grupi me grupet e tjera takfiriste dhe terroriste. Grupi terrorist takfirist ISIS me ndjekje ekstreme të transmetimit tradicional, selefizmit dhe me fanatizëm ekstrem në sferën teorike, ka paraqitur interpretim të veçantë dhe absolutë rreth bindjeve dhe dispozitave islame, i cili është në kundërshtim serioz me parimet themelore të islamit të bazuara mbi ajetet kur'anore dhe jetën dhe veprën e Hazretit të Muhamedit s.a.v.s.. Diskutimin rreth grupeve takfiriste do ta fillojmë me shpjegimin e termit "takfirizëm". Termi takfirizëm është marrë nga folja arabe kefere e cila në kuptimin gjuhësor do të thotë "me mbuluar" dhe "me fshehur diçka". Personat të cilët pa kurrfarë arsyeje dhe argumenti fetar dhe racional, i shpallin njerëzit e tjerë jobesimtarë ose heretikë, quhen "TAKFIRIST". Nga aspekti historik, historiku i lëvizjeve takfiriste daton që nga shekulli i parë i islamit.

Një prej shembujve të takfiristëve në shekullin e parë të islamit, konsiderohet grupi Khavarixh i cili gjatë sundimit të shkurtë të Imam Aliut (a.s.) si khalif i Shtetit Islam, u ngrit në luftë kundër udhëheqjes myslimane. Gjatë luftës së Sifinit që u zhvillua mes ushtrisë së Imam Aliut (a.s.) si khalif i Shtetit Islam dhe ushtrisë së Muavijes, u paraqit për herë të parë çështja e gjykimit ose çështja se kush mund të gjykojë dhe të lëshojë dekret fetar! Gjatë atij procesi, një person u caktua nga pala e Imam Aliut (a.s.) dhe një person u caktua nga pala e Muavijes si përfaqësues për të gjykuar dhe për të zgjidhur konfliktin mes të dy ushtrive. Atëherë ishte vendosur që gjykimi i këtyre përfaqësuesve të jetë i bazuar mbi gjykimin e Kur'anit. Mirëpo si pasojë e intrigës dhe mashtrimit të Amr ibën As, përfaqësuesi i ushtrisë së Muavijes, gjykimi u devijua nga rruga e tij kryesore dhe mbeti pa rezultat. Pas asaj ngjarje, të njëjtët persona të cilët kishin ushtruar presion mbi Imam Aliun (a.s.) që të pranojë gjykimin pas negociatave të përfaqësuesve të të dy palëve, pasi e panë se rezultati ishte i dëmshëm për të gjitha palët, i thanë Imam Aliut (a.s.): "Ne kemi gabuar dhe pendohemi pranë Zotit, prandaj edhe ti duhet të deklarosh pendimin për shkak se ke pranuar gjykimin e krijesës dhe ke bërë mëkat!" Imam Aliu (a.s.) u përgjigj: "Unë nuk isha i pajtimit që të zhvillohen këto negociata dhe të bëhet gjykimi rreth kësaj çështje, por ju keni insistuar dhe më keni detyruar mua që ta pranojë këtë plan. Në realitet gjykimi në parim nuk konsiderohet mëkat, por këta dy gjykatës kanë ndjekur rrugën e gabuar dhe kanë gjykuar përkundër Librit të Zotit (Kur'anit të shenjtë)". Grupi Khavarixh duke insistuar në pretendimet e veta. E konsideroi mëkat pranimin e gjykimit të përfaqësuesve dhe deklaroi: "Çdo kush që e pranon atë, është mëkatar sepse gjykimi i vërtetë i përket Zotit dhe nëse sundimin do t'ia lëmë robërve të Zotit, jemi bërë jobesimtarë dhe kemi dalë nga feja". Ky grup ushtroi presion mbi Imam Aliun (a.s.) që ai të pendohet. Mirëpo Imam Aliu (a.s.) nuk u dorëzua përpara kërkesave të tyre të paarsyeshme. Si rezultat, ky grup e shpalli jobesimtar Imam Aliun (a.s.) dhe u largua nga bej'ati ose besëlidhja që kishte bërë me atë dhe kështu u njoh me emrin "Khavarixh" që do të thotë "të dalurit". Në këtë mënyrë, grupi Khavarixh u bë themelues i parë i TAKFIRIZMIT në umetin islam. Ata besojnë se çdo kush që kryen mëkat të madh, është jo besimtar. Ky grup në disa raste e shpallte heretik edhe umetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.!

Tags