Prill 28, 2017 20:52 CET

Një prej detyrave të rëndësishme të dijetarëve të të gjitha shkollave islame dhe mediave që besojnë në mësimet e islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., është ta bëjnë të qartë për opinionin publik natyrën e vërtetë të bindjeve çnjerëzore të lëvizjeve takfiriste duke vërtetuar se idetë dhe veprimet e dhunshme të tyre nuk kanë lidhje me mësimet e islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e dytë të programit "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste". Në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me paraqitjen e lëvizjeve takfiriste dhe rreth kërcënimit që përbëjnë këto lëvizje për botën myslimane. Shtetet perëndimore gjithashtu në mënyrë të vetëdijshme duke u mbështetur në sjelljet e dhunshme dhe kriminale të këtyre lëvizjeve, islamin që është një fe e cila thirr në besimin në një Zot, në zbatimin e drejtësisë dhe në paqe, po e prezantojnë si përhapës të ekstremizmit dhe të dhunës. Një prej detyrave të rëndësishme të dijetarëve të të gjitha shkollave islame dhe mediave që besojnë në mësimet e islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., është ta bëjnë të qartë për opinionin publik natyrën e vërtetë të bindjeve çnjerëzore të lëvizjeve takfiriste duke vërtetuar se idetë dhe veprimet e dhunshme të tyre nuk kanë lidhje me mësimet e islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Pavarësisht faktit se islami në mënyrë të prerë thekson forcimin e shoqërisë islame dhe nevojën për unitet dhe mospërçarje mes grupeve myslimane, "fenomeni i takfirizmit" me një historik aq sa është vetë historia islame, gjithmonë është paraqitur si një kërcënim për këputjen e lidhjeve të shoqërisë islame. Grupet takfiriste, duke u mbështetur në ajetet kur'anore dhe në transmetimet islame dhe duke pretenduar se ndjekin islamin e vërtetë dhe burimor, e vënë në pikëpyetje besimin dhe bindjet fetare të myslimanëve të tjerë dhe me anë të dekreteve takfiriste, i shpallin myslimanët jobesimtarë dhe urdhërojnë vrasjen e tyre! Prandaj, shqyrtimi i modeleve dhe çështjes së takfirizmit dhe shpjegimi i bazave teorike dhe njohja e këtij të menduari, tregon se ata ndjekin vetëm sipërfaqësoren dhe transmetimin ekstrem në komentimin e ajeteve dhe të haditheve. Kjo çështje ka shkaktuar formimin, funksionimin dhe qëndrimet ekstremiste dhe fanatike të këtyre grupeve dhe në krye të tyre ISIS, në përballje me grupet e tjera myslimane. Shpjegimi në mënyrë krahasimtare të ajeteve kur'anore, haditheve dhe jetës dhe veprës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të pikëpamjeve të mendimtarëve fetarë sunitë me pikëpamjet e ISIS, tregohet në mënyrë të qartë rruga e devijimit dhe shtrembërimeve të lëvizjeve takfirsite.

Theksimi dhe përqendrimi i grupeve takfiriste në tekstin e Kur'anit, në jetën dhe veprën e Profetit të nderuar të islamit s.a.v.s. dhe në selefistët e vërtetë, që konsiderohen baza dhe burime të njohjes dhe nxjerrjes së dispozitave islame, e bënë edhe më të qartë domosdoshmërinë për të analizuar llojin e vështrimit të devijuar, qasjen dhe mënyrën e keqpërdorimit të këtyre burimeve nga të menduarit takfirist. Kjo është për arsye se ISIS me ndihmën e propagandës mediale të perëndimit dhe të disa regjimeve autoritare dhe despotike arabe, mbështetjen në ajete, transmetime dhe në jetën dhe veprën e Profetit s.a.v.s., e konsideron bazë për veprimet e egra dhe të ngurta të tyre. Prandaj duke shpjeguar dhe bërë të qartë domethënien e ajeteve të Kur'anit dhe transmetimeve profetike, në realitet shfaqen kontradiktat e këtij të menduari me islamin e vërtetë të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Vehabizmi ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin dhe përhapjen e lëvizjeve takfiriste gjatë dekadave të fundit. E kaluara e vehabizmit në Arabinë Saudite daton që nga dy shekuj më parë dhe teoricieni kryesor i tij është Muhamed bin Abdulvehab. Ai ndiqte veprat e Ibën Tejmijes dhe të Ibën Kijem Xheozi dhe të përhapësve të tjerë të ideve ekstremiste selefiste, por më së shumti ishte përqendruar në mendimet e Ibën Tejmijes. Ai me pretendimin për ringjalljen e teohidit dhe selefizmit, ka përhapur bindjet takfiriste të Ibën Tejmijes. Muhamed bin Abdulvehab idetë e tij të devijuara i ka themeluar mbi bazën e perceptimit të tij të veçantë rreth teohidit, por natyrisht jo në atë teohid të cilin e ka predikuar Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe Kur'ani i shenjtë. Ai në bazë të bindjeve të tij, të gjithë myslimanët në përgjithësi i akuzonte për idhujtari dhe mosbesim dhe i shpallte ata jobesimtarë duke urdhëruar derdhjen e gjakut të tyre dhe plaçkitjen e pasurisë së tyre. Muhamed bin Abdulvehab thoshte: "Ata të cilët kërkojnë ndërmjetësimin e engjëjve dhe të profetëve që nëpërmjet tyre të afrohen pranë Zotit, lejohet derdhja e gjakut të tyre dhe ata duhet të vriten". Të gjitha lëvizjet takfrisite kanë një kapitull të përbashkët dhe ai është ky që ato e konsiderojnë vetën në rrugën e vërtetë dhe ndjekës së islamit të vërtetë, ndërsa të gjitha grupet dhe shkollat e tjera të cilat nuk pajtohen me mendimet e tyre, i konsiderojnë të humbura dhe jobesimtare. Lëvizja takfiriste me perceptimet e devijuara rreth islamit, konsiderohet mjeti dhe rasti më i mirë për armiqtë e islamit që ta shfrytëzojnë atë për krijimin e përçarjeve dhe tensioneve mes myslimanëve ndjekës të shkollave të ndryshme islame. Anglia dhe Amerika duke shfrytëzuar vehabistët që sundojnë në Arabinë Saudite dhe dollarët naftor të regjimit Al Saud, kanë bërë përpjekje që ta shfrytëzojnë sa më shumë lëvizjen takfiriste për të krijuar përçarje mes ndjekësve të shkollave të ndryshme islame. Kjo është një lëvizje mendimet e të cilës mund të krahasohen me mendimet e kishës së shekujve të mesjetës. Al Kaida dhe Taliban në Afganistan dhe pastaj ISIS në Irak dhe Siri, janë formuar në kuadër të politikave të Anglisë dhe Amerikës me rolin realizues të regjimit Al Saud të Arabinë Saudite.

Gjatë sulmit të Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet 1980-ta, një numër i madh i selefistëve ekstremistë shkuan drejt Afganistanit për të luftuar kundër ish-Bashkimit Sovjetik. Gjatë këtij procesi u formua organizata terroriste Al Kaida e drejtuar nga Osama bin Laden dhe u përhap shumë shpejtë. Al Kaida ka mendime dhe baza të selefizmit ekstremist vehabist, ndërsa forcat e saj nga aspekti ideologjik janë ndjekëse të Ibën Tiejmije dhe të Muhamed bin Abdulvahab Kjo organizatë duke paraqitur një perceptim të devijuar rreth xhihadit, ka kryer veprime të dhunshme dhe terroriste në vende të ndryshme. Shumica e pjesëtarëve të Al Kaidas janë nga vendet arabe të Lindjes së Mesme. Grupi Taliban është formuar në vitin 1994, në kulmin e luftës së brendshme në Afganistan. Ky grup i cili nga aspekti i bazave ideologjike është në harmoni me organizatën terroriste Al Kaida, me një perceptim sipërfaqësor dhe të ngushtë rreth islamit, mblodhi forca  dhe një numër të madh të pjesëtarëve në Afganistan. Grupi Taliban duke shfrytëzuar ndihmat financiare të Arabisë Saudite dhe të disa vendeve të tjera të rajonit, shumë shpejtë avancoi në Afganistan. Grupi Taliban pushtoi shumë provinca të Afganistanit njërën pas tjetrës deri kur e mori nën kontroll të gjithë territorin e Afganistanit dhe në vitin 1995 e formua shteti Taliban në Afganistan. Grupi Taliban në rajone të ndryshme të Afganistanit si në Mazarisharif dhe Bamian, kreu krime të tmerrshme. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Amerika sulmoi ushtarakisht Afganistanin dhe rrëzoi pushtetin e grupit Taliban në këtë vend. Megjithëkëtë, grupi Taliban akoma ka në kontroll një pjesë të gjerë të territorit të Afganistanit. ISIS ishte lëvizja e tretë e madhe që pas Al Kaidas dhe grupit Taliban, është formuar si rezultat i politikave dhe veprimeve të Amerikës në Irak. Pas sulmit të Amerikës në Irak në vitin 2003, ky vend u pushtua ushtarakisht dhe u fut në një destabilizim dhe kaos të madh. Në një atmosferë të tillë, grupet takfiriste duke shfrytëzuar situatën kaotike të Irakut, zgjeruan veprimtarinë dhe sulmet e tyre guerile duke krijuar vazhdimisht trazira. Lëvizja takfiriste në Irak në fillim u formua në bazë të veprimeve të Abu Mus'ab Zarkavi dhe grupit të tij. Abu Mus'ab Zarkavi së pari e themeloi grupin "Xhema'at Al-Teohid". Në dhjetor të vitit 2004, Osama bin Laden emëroi Abu Mus'ab Zarkavin përfaqësues të Al Kaidas në Irak. Ata në Irak, duke kryer sulme terroriste, vrasje dhe shpërthime në rrugë, në tregje dhe në ambiente publike, kanë vrarë një numër të madh të qytetarëve irakianë, sidomos të myslimanëve shiitë të këtij vendi. Abu Mus'ab Zarkavi ishte i njohur si njeri i pamëshirshëm dhe i dhunshëm. Viktimat e krimeve të tij ishin aq të shumta saqë Imen Al-Dhavahiri, numri dy i Al Kaidas në Irak në atë kohë, kishte kritikuar Zarkavin për të gjithë këto vrasje. Me vrasjen e Abu Mus'ab Zarkavit në vitin 2006, kuvendi i këshillit të muxhahidinëve me anë të një deklarate, shpalli formimin e të ashtuquajturit "Shteti Islamik i Irakut" me lider Abu Omar Al-Baghdadi. Temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm.

Tags