Shkurt 27, 2016 09:47 CET
  • Tabriz
    Tabriz

Oborri dhe pallati El Goli ndodhet 7 km në juglindje të qytetit Tabriz pjesë e provincës Azerbajxhani lindor i Iranit. El Goli nënkupton fjalën " pishina e Shahut'. Në gjuhën turk Gol nënkupton fjalën pishinë. Ky oborr ka nisur të ndërtohet në kohën e mbretit Ag Gavionalo dhe më pas është zgjeruar në dinastinë Safavite.

Princi Kahreman Mirza, djali i tetë i mbretit Sulltan Abas Mirza, në kohën kur ka udhëhequr qytetin Tabriz nisi të meremetojë oborrin dhe në mesin e tij ndërtoi një pallat të bukur me 3 kate. Nga mesi i bregut lindor të pishinës është ndërtuar rruga me shkallë të gjera që të çon për tek pallati. Mirëpo me vdekjen e principit puna për zbukurimin e pallatit u Ligës Arabe pas dorë edhe që nga ajo kohë ka mbetur vetëm pishina e mbretit e cila është përdorur për ujitjen dhe vaditjen e tokave të qytetit.

 

 

 

 

 

Në një prej thënieve të Etemad Sultanie, thuhet se për mbushjen e kësaj pishine duhej 6 muaj kohë dhe madhështia e saj ishte e barabartë sa vendi që duhej për të ndërtuar dy mullinj me ujë. Rruga kryesore përfundon në mesin e ujit dhe në pallatin El Gol, pallat që ndodhet në mesin e ujit dhe duket sikur të jetë ishull. Pallati El Goli që ndryshe njihet me emrin pallati Shah Goli, sot përdoret si sallë pritjeje.

 

 

Ndërtesa është ndërtuar në formë 8-këndëshe. Bashkia e qytetit Tabriz ka prishur ndërtesën e mëparshme dhe në vitin 1967 ndërtoi një ndërtesë me dy kate, rezistente ndaj ujit.

Pishina për shkak të meremetimit dhe rrethimit është zvogëluar disi. Fundi i pishinës është direkt toka dhe uji mbahet në formë natyrale dhe pa përdorur asnjë material shtesë. Thellësia e pishinës në këndin lindor është tre metra ndërsa në pikën më të thellë arrin deri në 9 metra.

 

 

 

 

Burimi i ujit që derdhet në pishinë, merret nga malet përreth. Në oborr gjenden edhe 5 shatërvanë dhe përrenj që përreth tyre janë rrethuar me pemë. Të gjitha kodrat jugore të pishinës janë zbukuruar me lule dhe bar duke krijuar një vend të përshtatshëm pushimi për vizitorët në stinën e vetës. Nëse vizitoni qytetin Tabriz, mos harroni të shkoni dhe vizitoni oborrin El Goli i cili në vitin 2009 është regjistruar në listën e trashëgimive kombëtare të Iranit.

 

Tags