Qershor 25, 2017 09:35 CET
  • Tregimet dhe legjendat iraniane

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.

Në edicionin e kaluar në kuadër të llojeve të letërsisë popullore, kemi shpjeguar karakteristikat e tregimeve fabula që tregohen nga gjuha e kafshëve dhe thamë se ky lloj i tregimeve popullore në mesin e moshave dhe shtresave të ndryshme të njerëzve, ka shumë simpatizues. Gjithashtu thamë se këto tregime janë transmetuar nga letërsia gojore dhe popullore tek shkrimtarët dhe poetët dhe në kulturat dhe në gjuhët e ndryshme kanë transmetime të ngjashme të cilat kanë mesazh botëror.

Llojet e tregimeve në të cilat marrin pjesë kafshët, mund të ndahen në disa grupe. Në grupin e parë janë vetëm kafshët që flasin dhe zhvillojnë dialogun dhe në këto tregime nuk ekziston kurrfarë lëvizje ose veprimi që mund të pasohet nga ndonjë ngjarje. Në disa tregime të këtij lloji të fabulave, dialogu përfundon pa arritur kurrfarë konkludimi moral dhe edukativ. Në këtë grup të tregimeve, subjekti dhe tema e dialogut të kafshëve, ka rëndësi më të madhe. Në të vërtetë shkrimtarët dhe poetët, në këtë grup të tregimeve kanë shfrytëzuar personazhet e kafshëve për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet e tyre. Ata gjatë zhvillimit të dialogut mes kafshëve, paraqet edhe idetë dhe kritikat e tij. Libri "Mantiku Al-Tajr" i Atar Nishaburit, konsiderohet një prej veprave më të rëndësishëm të këtij grupi. Në grupin tjetër të fabulave që i kanë mbijetuar kohës deri tek ne, dialogu i zhvilluar mes personazheve përfundon me një konkludim moral dhe praktik. Transmetuesi i këtij grupi të tregimeve, nga këto tregime kishte një perceptim moral dhe edukativ.

Një grup tjetër i këtyre tregimeve përbëhet nga tregimet në të cilat personazhet kafshë përveçse kryejnë një veprim që krijon ngjarje, duke shkelur ose respektuar një rregull të caktuar më parë, marrin rezultatin dhe shpërblimin e veprimit të tyre. Transmetuesi duke rrëfyer jetën e kafshëve, i mëson publikut rrugën dhe mënyrën e drejtë se si duhet të sillet. Në këto tregime më shumë flitet për mënyrën e sjelljeve ndaj të tjerëve, sidomos ndaj armiqve. Zhvillimi i një jete racionale dhe paralajmërimet e ndryshme në lidhje marrëdhëniet me të tjerët, sidomos me armiqtë dhe të huajt, është temë që dominon shumicën e tregimeve të këtij lloji. Çështje me rëndës në këto tregime është kjo që virtytet e larta dhe virtytet e ulëta morale janë temë kryesore deri në atë masë saqë ato janë reflektuar edhe në sjelljet shoqërore. Për shembull, kur lakmia shkakton probleme dhe mashtrime për njeriun, ajo është e qortuar dhe në kohën kur gënjeshtra dhe paraqitja hipokrite, shkakton skandale për njeriun, ajo është e papëlqyer dhe e gjykuar. Mirëpo nëse gënjeshtra bëhet shkak që njeriu të shpëtojë nga vdekja, ajo është e pranueshme dhe gënjeshtari nuk qortohet. Në tregime vërehet në shumë raste se heroi me gënjeshtra dhe paraqitjen hipokrite dhe jorealiste, arrin të shpëtojë nga rreziqet.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani po dëgjojmë tregimin e radhës "Grabitqari dhe Dhelpra".  

Është transmetuar nga e kaluara se një grabitqar dhe një dhelpër ishin bërë miq. Një ditë dhelpra e cila ishte shumë dinake dhe mashtruese që gjithmonë krijonte probleme për të tjerët, i tha grabitqarit: "O miku im, ti gjithmonë fluturon në qiell dhe nuk shikon asgjë përveç reve, eja e ulu mbi shpinën time që ta tregoj ty pyllin dhe bukurinë e tij. Tani është stina e pranverës dhe pemët janë të gjelbëruara dhe lulet kanë lulëzuar". Grabitqari pranoi dhe hipi mbi shpinën e dhelprës dhe ajo me shpejtësi filloi të vrapojë në pyll nëpër pemë të dendura. Dhelpra zgjodhi rrugën ku pemët ishin shumë të dendura dhe për këtë arsye grabitqari vazhdimisht goditej nga pemët dhe degët e tyre. Puplat e tij shkuleshin njëra pas tjetrës nëpër degët e pemëve, mirëpo dhelpra nuk ndalej nga vrapimi dhe vazhdonte të vrapojë në pyll.  Së pari grabitqarit i ranë puplat e krahëve. Pastaj i ranë edhe puplat e gjoksit derisa trupi i tij mbeti i zhveshur i tëri pa pupla. Dhelpra filloi të qeshi pasi e pa grabitqarin që kishte mbetur pa pupla dhe filloi të tallej me atë! Grabitqari që kishte mbetur me krahët pa pupla, as nuk mund të fluturonte dhe as nuk mund të gjahtonte. Dhelpra nganjëherë pjesën e mbetur të ushqimit të saj, i jepte atij dhe nganjëherë e harronte fare grabitqarin dhe ai mbetej pa ushqim me ditë të tëra e me javë dhe detyrohej të kërkonte strofujt e zogjve për të gjetur ushqim duke ngrënë zogjtë e vegjël të tyre. Grabitqari kishte mbetur në këtë gjendje derisa mbi trupin e tij dolën pupla të reja dhe përsëri fitoi forcën e mëparshme. Ai përsëri mund të fluturonte dhe me aftësitë e mëparshme të gjahtonte. Kaluan disa ditë dhe një ditë grabitqari i tha mikut të tij dhelprës: "O miku im, a ke menduar ndonjëherë ta shikosh tokën nga qielli? Nga lartë toka mund të shikohet shumë më bukur se sa nga këtu poshtë! Nëse dëshiron, unë jam i gatshëm të dërgojë ty në qiell?" Dhelpra pranoi që të fluturojë me grabitqarin dhe të shkojë në qiell. Grabitqari e mori dhelprën me kthetrat e tij dhe fluturoi në qiell. Më pas grabitqari e pyeti dhelprën: "Oj dhelpër e dashur, si po e shikon tokën nga qielli?" Dhelpra tha: "Është shumë e madhe". Grabitqari fluturoi dhe u ngrit edhe më lartë në qiell dhe përsëri e pyeti dhelprën: "Oj dhelpër e dashur, si po e sheh tokën nga këtu?" Dhelpra tha: "Tani tokën po e shoh në masë të një qyteti!" Grabitqari fluturoi dhe shkoi përsëri më lartë dhe për herë të tretë e pyeti dhelprën: "O miku im, tani si po e shikon tokën?" Dhelpra tha: "Tokën po e shikoj sa një shalqi". Grabitqari i tha asaj: "Shumë mirë është, tani shko poshtë o hero!" Grabitqari i hapi kthetrat dhe e lëshoi dhelprën që të bije nga ajo lartësi në tokë. Dhelpra ra dhe nga presioni i ajrit, ju shkulën qimet nga trupi. Grabitqari tha: "Kjo është në vend të puplave të mia". Dhelpra kur ishte duke rënë nga qielli në tokë, kërkoi ndihëm nga Zoti dhe tha: "O Zot, më hedh mua mbi një lëkur ose një trup të butë!". Zoti i pranoi lutjen asaj. Në tokë, një bujk ishte ulur për të ngrënë mëngjes. Ai kishte vendosur pranë rrobat e lëkurës dhe kishte shtruar sofrën me bukë e djathë. Bujku kur e kuptoi se diçka është duke rënë nga qielli, la sofrën me mëngjes dhe rrobat e lëkurës dhe nga frika iku me vrap. Dhelpra ra mbi rrobat e buta të lëkurës që kishte lënë bujku. Ajo shpëtoi nga vdekja dhe gjeti një mëngjes të shijshëm! Dhelpra ngrëni mëngjesin, veshi rrobat e lëkurës dhe shkoi. Gjatë rrugës e takoi luanin. Luani e pyeti: "Nga e more këtë lëkurë? Dhelpra tha: "A nuk e dinë se unë qepi rroba lëkure?" Luani u çudit dhe kërkoi nga ajo që t'i qepë një palë rroba lëkure sikur të saj. Dhelpra tha: "Më sill pesë drenusha të egra dhe prit një javë. Pas një jave rrobat e tua prej lëkure do të jenë gati". Luani i solli asaj pesë drenusha dhe dhelpra së bashku me gruan dhe fëmijët e tij i hëngri ato. Pas një jave, luani e takoi përsëri dhelprën dhe e pyeti atë: "Ku janë rrobat e mia prej lëkure?" Dhelpra tha: "Kam nevojë edhe për dy dhi të vogla për të rregulluar rripin dhe mangët". Luani i përgatiti edhe dy dhi dhe dhelpra së bashku me gruan dhe fëmijët, i hëngri menjëherë ato. Një ditë dhelpra me papritur pa para vete luanin. Luani u tërbua dhe e pyeti atë: "Ku janë rrobat e mia prej lëkure? Më mbaroj durimi, më jep rrobat mua ose do të ha ty!" Dhelpra i tha luanit: "O mbreti i kafshëve! Rrobat janë në shtëpi, eja me mua që t'i jap ato". Dhelpra dhe luani u afruan pranë strofullit të dhelprës. Papritur dhelpra iku dhe u fut në strofull, por luani arriti të kapë bishtin e saj. Dhelprës iu shkul bishti dhe ajo pa bisht u zvarrit brenda në strofull. Luani i tha asaj: "Ku do që të shkosh, unë do të kapi ty sepse të njoh nga bishti i këputur!". Ditën tjetër dhelpra përsëri doli nga strofulli dhe i pa shokët e vet të cilët i dërgoi në një kopsht me rrush. Dhelprat u ngritën lartë mbi hardhitë e rrushit dhe kur u hutuan duke hëngër rrush, dhelpra ua lidhi bishtin atyre për hardhitë dhe shkoi e informoi të zotin e kopshtit. Pronari i kopshtit erdhi në kopsht me një shkop! Dhelprat u frikësuan dhe deshën të ikin, por atyre ju këputën bishtat! Ishte mesdita kur luani papritur i doli përpara dhelprës në rrugë dhe e kapi atë dhe i tha: "Më në fund të kapa ty o bishtkëputur!" Dhelpra buzëqeshi dhe thirri dhelprat e tjera. Dhelprat erdhën. Luani kur i pa të gjitha dhelprat me bisht të këputur, u çudit dhe e kuptoi se ishte mashtruar shumë keq. Dhelpra dinake kishte arritur që duke shfrytëzuar mendjelehtësinë e luanit, për një kohë të gjatë të ha ushqim të mirë së bashku me familjen e vet, pa bërë kurrfarë mundi. Luani i tha dhelprës: "O i pafytyrë, betohem në Zotin se askush nuk është më mashtrues se tij!". Luani pastaj mori mësim që të jetë më i zgjuar dhe të mos mashtrohet nga individë mashtrues si dhelpra.