Korrik 02, 2017 10:10 CET

Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.

Në disa edicione të kaluara shkurtimisht kemi folur rreth kategorive të tregimeve rreth kafshëve ose fabulave. Tani në disa edicione të ardhshme do të flasim rreth karakteristikave të fabulave në tekstet e letërsisë persiane. Studiuesit e tregimeve i studiojnë fabulat nga disa aspekte si: struktura, personazhet dhe veprimet e tyre, ngjarjet, temat dhe përmbajtjet e këtyre tregimeve. Një prej çështjeve që duhet ta marrim parasysh në strukturën e veçantë të këtij lloji të tregimit, është stili i shkrimtarëve dhe poetëve, si dhe qëllimi dhe motivi i tyre në krijimin e tregimeve të tilla. Në disa përmbledhje tregimesh të gjuhës persiane, dominojnë tregimet me kafshët ose fabulat, ndërsa tregimet të cilat kanë personazhe njerëz janë më pak në krahasim me fabulat. Për shembull, vepra "Kelile va Demne" ose vepra "Marzban Name", shumica e tregimeve të tyre janë fabula. Në veprat e tjera të letërsisë persiane tregimet e kafshëve transmetohen nga gjuha e heronjve në kuadër të tregimeve sekondare ose kanë aspekt figurativ dhe përdorën për të vërtetuar fjalët e folësit.  

Shumica e fabulave janë transmetuar në veprat prozë, mirëpo kjo nuk do të thotë se në poezi këto tregime nuk kishin përdorim. Në poezitë e poetëve të mëdhenj të letërsisë persiane si Senai, Mevlana, Nezami dhe Sa'adi, gjithashtu, janë transmetuar shumë tregime nëpërmjet gjuhës së kafshëve. Poetët kanë përdorur këto tregime për të paraqitur konceptet dhe bazat morale dhe gnostike të tyre.

Gjuha dhe toni i përdorur në fabula që janë transmetuar në veprat prozë, është një gjuhë letrare dhe artistike (artificiale). Këto tregime janë transmetuar me një gjuhë letrare dhe të komplikuar dhe pikërisht ky lloj i gjuhës zyrtare, letrare dhe serioz ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm që këto tregime të duken si reale. Për shembull, në rast se tregimi të jetë përkatës me një veprim njerëzor, nëse në vend të emrit të kafshës do të vendosim emrin e njeriut, nuk krijohet kurrfarë ndryshim në tregim. Kjo çështje sidomos në raste kur në vend të kafshës është përdorur emër i veçantë ose epitet, ka shembuj më shumë. Si për shembull, në librin Kelile va Demne është një tregim me titullin "Elefantët dhe Lepujt". Mbreti i elefantëve në kohën e thatësirës jep urdhër që elefantët të shkojnë dhe të kërkojnë një vend me ujë të mjaftueshëm dhe pastaj ata nisen në vendin e lepujve. Lepujt përballen me vështirësi dhe probleme të mëdha dhe fillojnë të konsultohen dhe ky është një veprim njerëzor. Ngjarje e këtij konsultimi dhe vazhdimi i ngjarjeve të tjera, është plotësisht serioz dhe në përputhje me botën njerëzore është rrëfyer me një ton dhe gjuhë plotësisht reale.  

Në fabula nuk ekzistojnë shenja që tregojnë se ato janë satirike. Krijuesit e këtij lloji të tregimeve letrare, punën e vetë e konsideronin shumë serioze dhe me vlerë. Kjo vlerë e punës së tyre ishte edhe në përmbajtje edhe në tematika, por edhe në gjuhë dhe stil të shkrimit të tregimit. Këta shkrimtarë dhe poetë nëpërmjet këtyre tregimeve, publikonin fjalët e tyre filozofike dhe mësimdhënëse. Duke marrë parasysh faktin se baza kryesore e tregimeve ka burim popullor dhe folklorik, pritet që edhe stili i shprehjes dhe gjuha e tyre të jetë në nivel të të kuptuarit të shtresave të gjera të popullit duke përfshirë edhe fëmijët. Ndërkohë që nuk është kështu në tekste! Proza e vështirë e këtyre veprave është bërë shkak që nga teksti kryesor më shumë të përfitojnë ekspertët e fushës përkatëse dhe shtresat e shkolluara. Për këtë arsye për të përfituar të gjitha shtresat e popullit nga këto vepra, tregimet e këtyre veprave janë rishkruar dhe janë përgatitur me prozën moderne për moshat e ndryshme.

Çështje tjetër në lidhje me gjuhën dhe tonin e tregimeve është kjo që toni dhe gjuha nuk ka dallim shumë të madh në kohën e transmetimit nga gjuha e njeriut dhe nga gjuha e kafshëve. Arsye e kësaj është kjo që në të gjitha rastet është i pranishëm vet shkrimtari dhe gjuha në realitet është gjuha e tij. Në të gjitha këto fabula, tregimi transmetohet nga gjuha e një folësi i cili ose ritregon fatin e tij të kaluar ose rrëfen fatin e një personi tjetër. Ekziston një numër i vogël i tregimeve të cilat që nga fillimi, ngjarje rrëfehet nga personazhet dhe me praninë e tyre.

Miq të dashur temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm.

Tani së bashku po dëgjojmë tregimin e "Elefantët dhe Lepujt" i cili është transmetuar në Kelile va Dimne dhe në Masnavinë e Mevlanas.

Kanë treguar se në kohërat e lashta, në një vend të largët, pranë një burimi me plotë ujë, jetonin disa elefantë në kushte shumë të mira. Mirëpo një vit nuk ra shi dhe uji i burimit pakësohej për çdo ditë e më tepër derisa një ditë u tha tërësisht. Elefantët filluan të mendojnë për një rrugëzgjidhje. Me urdhrin e mbretit të elefantëve, disa elefantë u nisen drejt vendeve të tjera për të kërkuar ujë. Ata gjetën një burim me plotë ujë. Të gjitha shkuan në atë vend. Në atë vend ishte një burim me ujë të freskët dhe të pastër dhe pranë tij jetonin disa lepuj. Elefantët të cilët ishin të uritur shumë, me të shikuar ujin pa marrë parasysh lepujt, vrapuan drejt burimit dhe si pasojë disa lepuj të vegjël u vranë nën këmbët e fuqishme të elefantëve. Lepujt ikën me vrap. Elefantët për çdo ditë shkonin pranë atij burimi për të pirë ujë. Lepujt ishin shumë të shqetësuar për ardhjen e elefantëve në atë vend. Për arsye se ata më nuk mundeshin në mënyrë të qetë të shkonin pranë burimit dhe të pinin ujë. Çdo herë kur shkonin pranë burimit, pranë tij shikonin disa elefantë dhe lepujt frikoheshin të afrohen pranë burimit. Përveç kësaj, elefantët e turbullonin dhe e ndotnin ujin e burimit.

Lepujt u ulën dhe filluan të mendonin dhe biseduan mes vete për të gjetur një rrugëzgjidhje për këtë problem. Në mesin e lepujve ndodhej edhe një lepur plak dhe i mençur i cili njihej mes lepujve për zgjuarsi dhe maturi. Ai tha: "Unë kamë gjetur një zgjidhje. Së shpejti do të bëjë diçka që elefantët më të mos afrohen pranë burimit!" Lepujt me çudi, e pyetën: "Si do ta bësh këtë? Çfarë pune mund të kryen tij lepur i dobët? A mund të luftosh tij me ata elefantë të fuqishëm dhe t'i dëbosh ata nga burimi?"

Lepuri plak tha: "Unë kam një plan. Së shpejti do të informoheni rreth planit tim. Unë sonte do të shkoj mbi bjeshkë dhe do të bisedojë me elefantët. Shpresojë që plani im të jetë efikas dhe elefantët të besojnë fjalët e mia dhe të largohen nga burimi!".  

Ajo natë, ishte nata e hënës së plotë katërmbëdhjetëshe dhe hëna shkëlqente e plotë në qiell. Lepuri i zgjuar shkoi mbi bjeshkë dhe me zë të lartë thirri elefantët. Elefantët e dëgjuan zërin e lepurit dhe u ndalën ta dëgjojnë se çfarë po thotë. Lepuri thirri përsëri me zë të lartë: "O ju elefantë, dëgjoni dhe dijeni se unë jam dërguar nga hëna dhe si përfaqësues i saj po flas me ju. Hëna jonë po thotë se ju keni ardhur pranë burimit të ujit i cili është i saj. Me qëndrimin tuaj pranë këtij burimi, brenda disa dite uji i këtij burimi do të përfundojë. Hëna po kërkon nga ju sa më shpejtë të largoheni nga ky burim. Hëna është zemëruar shumë me ju!".

Kryetari i elefantëve tha: "Hëna është zemëruar? A është e mundur kjo? Mua nuk më besohet." Lepuri tha: "Shumë mirë. Nëse nuk të besohet, eja dhe shikoje vet nga afër!". Elefanti që ishte bërë kureshtar, u nis së bashku me lepurin. Ai dëshironte ta shikonte zemërimin e hënës. Arritën pranë burimit. Fytyra e hënës ishte reflektuar në ujë. Lepuri i tha elefantit: "Tani nëse ke guxim, fute hundën tënde në ujë për ta shikuar se si zemërohet hëna nga tij!".

Elefanti u afrua pranë burimit dhe e futi hundën në ujë. Kur hunda e elefantit u zhyt në ujë, uji krijoi valë dhe fytyra e hënës filloi të lëkundet e të duket e shtrembëruar. Elefanti mendoi se hëna u zemërua dhe nga zemërimi i madh, po lëkund trupin. Pastaj i tha lepurit: "Ti po thua të vërtetën. Më mirë është që para se të bëhet shumë vonë, të largohemi nga këtu. Shpresoj që të gjejmë një vend pa probleme për vetën tonë. Unë po shkoj t'u them elefantëve që të nisemi menjëherë sonte nga këtu".

I gjori elefant, nuk e dinte se hunda e tij kishte krijuar valë në ujë dhe vetëm fytyra e hënës e reflektuar në ujë ishte lëkundur. Ai nuk e dinte se kishte futur këmbët në ujë dhe kishte turbulluar ujin dhe për këtë arsye ishte errësuar fytyra e hënës e reflektuar në ujë. Elefanti u kthye pranë shokëve të tij dhe u tha atyre: "Shokë, fjalët e lepurit ishin të vërteta. Më mirë është që qysh sonte të largohemi nga këtu dhe të kërkojmë një burim tjetër të ujit".