Korrik 02, 2017 09:22 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth bazave ideologjike të selefistëve takfiristë dhe kontradiktat e tyre me Kur'anin dhe sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Takfiristët

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste". Në edicionet e kaluara kemi folur rreth mënyrës së formimit të grupeve takfiriste dhe terroriste sidomos grupit terrorist ISIS. Varësia e këtyre grupeve nga vehabizmi dhe funksioni dhe roli i shteteve perëndimore, sidomos i Amerikës dhe Anglisë në formimin dhe forcimin e këtyre grupeve takfiriste dhe terroriste, është një prej karakteristikave të këtyre grupeve sipas pohimeve të qeveritarëve dhe mendimtarëve perëndimorë. Në këtë edicion do të flasim rreth bazave ideologjike të grupeve takfiriste dhe perceptimeve të devijuara dhe kundër mësimeve të Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Një prej kryekapitujve të ideve të selefistëve takfiristë, është përparësia e transmetimit ndaj arsyes.  Përparësia e transmetimit ndaj arsyes është një prej parimeve të rëndësishme të epistemologjisë në vështrimin e transmetimit, i cili rezultoi me paraqitjen e shkollës apologjetike Esha'irije përball shkollës racionaliste Mu'tezile në botën islame. Grupi Khavarixh është grupi i parë që ndiqte transmetimin në mënyrë absolute në botën islame dhe motoja "Hasbuna kitabull-llah" përbënte boshtin e veprimeve dhe metodës së tyre. Gati dy shekuj pas grupit Khavarixh, Ahmed bin Hanbel, një prej dijetarëve më të rëndësishëm të shkencës së hadithit në shekullin e dytë hixhri kameri, kishte një fanatizëm të madh ndaj aspektit sipërfaqësor të ajeteve të Kur'anit dhe të haditheve të Profetit s.a.v.s..

Ahmed bin Hanbel

Ikja nga arsyeja  dhe prirja ekstreme ndaj transmetimit tek lëvizjet takfiriste në fushën e epistemologjisë, rezultoi me ndjekjen e perceptimit sipërfaqësor dhe ngurtësisë së mendjes duke u përqendruar vetëm në aspektin sipërfaqësor të ajeteve dhe të haditheve. Ngurtësia e mendjes dhe përqendrimi ekstrem vetëm në aspektin sipërfaqësor të Kur'anit dhe hadithit, rezultoi me mospërdorimin e arsyes dhe mendjes në të kuptuarin e mësimeve të shpalljes hyjnore dhe me moskalimin e kuptimeve primitive të ajeteve kur'anore, sidomos në rastin e ajeteve të quajtura "mushabeh". Ata në lidhje me fjalën dhe kuptimin e saj në Kur'an dhe në hadith, në lidhje me atributet e Zotit u futën në gabimin e personifikimit dhe ngjasimit. Saleh bin Feovzan, një prej myftinjve vehabist, në lidhje me këtë thotë: "Ajo me të cilën Zoti e ka përshkruar vetën ose Profeti s.a.v.s. e ka përshkruar Zotin me atë fjalë, pikërisht ai kuptim sipërfaqësor i asaj fjale është i drejtë".

Vajtimi i Saleh Fevozan për Ahmed bin Hanbel

Vehabvistët në lidhje me ajetet kur'nore si

«الرحمان علی العرش استوی»،

e përshkruajnë Zotin të ulur mbi fronin e Tij jashtë botës dhe bindjen se Zoti ekziston në çdo vend, e konsiderojnë shembull të idhujtarisë dhe daljes nga feja.

Në zbulimin e rrënjëve të lëvizjeve që besojnë në përparësinë e fjalës ndaj kuptimit, duhet përmendur grupin Khavarixh. Prijësit e këtij grupi duke u mbështetur në metodën më sipërfaqësore të komentimit dhe interpretimit të Kur'anit dhe duke u mbështetur në ajetin "La Hukm, il-la lil-lah", u bënë shkak për një devijim të madh në botën islame i cili rezultoi me vrasjen e Imam Aliut (a.s.). Mospërkushtimi në thelbin kuptimor të fjalës së Zotit, është një metodë që grupi takfirist ISIS ashtu sikur Khavarixhët, duke ndjekur atë, synon të zbatojë aspektet më sipërfaqësor të dispozitave fetare pa marrë parasysh nevojën e kohës dhe rrethanat politike dhe shoqërore. Grupi takfirist ISIS duke u bazuar mbi baza të teorisë së shkencës së hadithit të Ibn Tejmije, pa marrë parasysh komentimin, rrethanat e shpalljes së ajeteve, konceptet dhe mësimet morale dhe kornizën e interpretimit të tekstit, po prezanton një komentim të dhunshëm të Kur'anit të shenjtë i cili është vetëm në dobi të politikave islamofobiste të perëndimit. Selefistët takfiristë me këtë perceptim sipërfaqësor dhe duke mos marrë parasysh kushtet e interpretimit dhe komentimit të ajeteve kur'anore, duke u mbështetur në Kur'an lëshojnë dekrete për shpalljen jobesimtarë të myslimanëve të tjerë. Ata duke u mbështetur në kuptimin sipërfaqësor të ajetit 17 të sures Nisa, deklarojnë se myslimanët nëse kryejnë edhe një mëkat të vogël dhe nuk pendohen menjëherë, bëhen jobesimtarë për arsye se Zoti ka thënë: "Me të vërtetë Zoti e pranon pendimin e atyre të cilët nga injoranca kryejnë një veprim të papëlqyeshme dhe atëherë kur ta kuptojnë të keqën e atij veprimi, menjëherë pendohen. Prandaj Zoti i fal ata". Takfiristët e ISIS, gjithashtu, duke u mbështetur në ajetin 126 të sures Nahl i cili thotë: "Nëse zbatoni dënim, dënojeni fajtorin ashtu siç jeni dënuar ju!", e dogjën në zjarr për së gjalli pilotin jordanez në mënyrën më të egër.

Djegia e pilotit jordanez nga ISIS

Mohimi dhe refuzimi i çfarëdo lloj të komentimit dhe interpretimit të Kur'anit dhe mjaftimi me aspektin sipërfaqësore të fjalëve të Kur'anit duke mos marrë parasysh brendësinë kuptimore të fjalëve dhe ajeteve kur'anore, është një prej shkaqeve më të rëndësishme të perceptimit sipërfaqësor për kryerjen e veprimeve të egra të grupeve takfiriste si ISIS. Kjo është në kohën kur ajetet kur'anore dhe hadithet profetike vënë në dukje aspektin sipërfaqësor dhe thelbësor të Kur'anit duke vërtetuar dallimin e nivelit të perceptimeve dhe potencialeve kuptimore dhe shpirtërore të personave në perceptimin e brendësisë kuptimore të ajeteve. Për shembull, ajeti 78 i sures Nisa i cili thotë: "Çfarë të bëhet me këtë grup i cili nuk e kupton kuptimin e fjalës!" dhe ajetin 82 të ruses Nisa ku thuhet: "Ata a nuk mendojnë dhe nuk reflektojnë në Kur'an? Nëse Kur'ani do të ishte vepër e njeriut, në të do të kishte plotë disharmoni dhe kontradikta". Edhe në hadithet e transmetuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. është bërë e qartë se Kur'ani i shenjtë ka aspektin sipërfaqësor dhe thelbësor.

Grupet takfiriste si ISIS duke u mbështetur në ajetin 17 të sures Nisa, fjalën "pastaj pendohen së afërmi" e interpretojnë me pendim të menjëhershëm, ndërkohë që perceptimi i një kuptimi të tillë duke marrë parasysh tekstet e tjera fetare, është plotësisht gabim. Sikur që në një hadith të Profetit s.a.v.s. i cili është transmetuar edhe në librin "Sahih Muslim", thuhet: "Secili që pendohet para paraqitjes së shenjave të Kiametit, pendimi i tij pranohet". Prandaj, fjala afër në ajetin e lartpërmendur ka për qëllim pendimin para vdekjes ose para paraqitjes së shenjave të Kiametit.

Figurat e lëvizjes takfiriste

Një prej bazave ideologjike të selefistëve takfiristë, është refuzimi i autoritetit të arsyes në konkludimin e ajeteve dhe të haditheve profetike. Mendja është një prej burimeve kryesore të jurisprudencës dhe nxjerrjes së dispozitave pranë dijetarëve të shkollës shiite 12 imamije dhe shkollës mu'tezile dhe kjo ka për qëllim që njeriu me mendje të mësojë dobitë dhe të këqijat e veprave. Mirëpo duhet thënë se ky term (mendja) që nga e kaluara e deri më tani, nuk ka patur kurrfarë pozite dhe rëndësie pranë selefistëve. Ata besojnë se Kur'ani dhe hadithi përmbajnë të gjitha parimet e fesë dhe nuk ekziston nevoja për mendjen. Sipas një thënie të Ibn Tejmije: "Ky parim, është parim i parimeve të shkencës dhe besimit. Secili që kapet për këtë parim, ai është ehli sunet ve xhema'at dhe në rrugën e vërtetë dhe përparësi ka ndjekja dhe pasimi". Kundërshtimi i madh i Ibn Tejmije me filozofinë dhe logjikën ishte deri në atë masë saqë ai ka shkruar disa libra në këtë fushë. Ai në refuzimin e arsyes dhe racionalizmit, thotë: "Ata që pretendojnë vlerësimin e mendjes, në realitet pretendojnë vlerësimin e një idhulli të cilin e kanë quajtur "mendje". Mendja në mënyrë të vetme kurrë nuk mjafton për udhëzimin e njeriut, përndryshe Zoti nuk kishte dërguar profetë".

Vehabizmi

Një prej kuptimeve më të rëndësishme të mendjes, është dituria dhe shkenca racionale njerëzore e cila nga pikëpamja e grupeve takfiriste është një "intrigë" e cila e bënë njeriun të panevojshëm për Zotin. Grupet takfiriste si ISIS gjithashtu, duke u mbështetur në baza të tilla ideologjike, nuk besojnë në pozitën dhe rolin e arsye si një prej burimeve të njohjes dhe nxjerrjes së dispozitave të Sheriatit. Kjo është në kohën kur Kur'ani i shenjtë e thërret njeriun për të mësuar diturinë, për të menduar dhe për të ndjekur arsyen. Në Kur'anin e shenjtë fjala "dituri" me gjithë fjalët e krijuara prej saj, është përmendur rreth 780 herë dhe fjala "arsye" me fjalët e krijuara prej saj është përmendur 49 herë, fjala "të menduar" është përmendur 18 herë, shprehja "të zotët e mendjes" është përmendur 16 herë. Gjithashtu, në ajetin e parë të shpallur për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. flitet për lexim, laps dhe dituri. Kjo është krenaria e Islamit e cila tregon se kjo fe ka një përkushtim të veçantë ndaj shkencës, kulturës, vetëdijes dhe të menduarit

Tags