Korrik 02, 2017 09:21 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth rolit të shteteve perëndimore në formimin e grupit terrorist ISIS.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste". Në edicionet e kaluara folëm rreth mënyrës se si u formua grupi takfirist dhe terrorist ISIS, si një prej grupeve më të mëdha dhe më të rëndësishme terroriste të lidhur me vehabizmin. Një vështrim mbi formimin e vehabizmit dhe rolin e Anglisë në përhapjen e këtij mendimi, tregon se sekti i vehabizmit që nga koha e themeluesit të tij Muhamed bin Abdulvehab, nuk ka patur mision tjetër, përveç krijimit të tensioneve dhe mosmarrëveshjeve mes medhhebeve islame. Vehabistët me një perceptim të devijuar rreth mësimeve të Islamit i cili bënë thirrje për paqe, besim në një Zot, në zbatimin e drejtësisë dhe në dashuri mes njerëzve, paraqitën një imazh të dhunshëm dhe ekstremist të Islamit në opinionin publik të botës. Pikërisht ky perceptim ekstremist rreth mësimeve të Islamit tërhoqi vëmendjen e Anglisë ndaj vehabizmit dhe u bë shkak që Anglia të ndihmojë fisin Ale Saud për të shtypur fiset dhe medhhebet e tjera islame dhe për të përhapur vehabizmin në territorin e Hixhazit deri në formimin e mbretërisë së Arabisë Saudite.  Fetvat e klerikëve vehabistë kundër myslimanëve të tjerë, luajtën një rol përcaktues në zgjerimin dhe përhapjen e ideve takfiriste në gjeneratën e të rinjve në disa vende islame. Ideja për shpalljen jobesimtarë të myslimanëve është në kundërshtim të plotë me ajetet e Kur'anit të shenjtë dhe me sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., por konsiderohet një parim bazë në mesin e ndjekësve të sektit vehabist. Nga zemra e vehabizmit u krijuan organizata takfiriste dhe terroriste si Al Kaida dhe ISIS. ISIS dhe grupet takfiriste nuk mund të konsiderohet lëvizje të krijuara në bazë të nevojave reale dhe natyrore të botës islame, por ato janë një fenomen i papërshtatshëm dhe jo natyror që u krijua si pasojë e faktorëve dhe ndryshimeve të tjera. Në bazë të dokumenteve dhe dëshmive të besueshme, këto lëvizje siç është sekti i vehabizmit, janë krijuar në koordinim me një pjesë të strategjisë të perëndimit për krijimin e përçarjeve dhe ndarjeve sa më të mëdha në botën islame dhe në fund për të depërtuar thellë në gjeografinë e botës islame. Një prej qëllimeve të kësaj politike, është prishja e rendit ekzistues në Lindjen e Mesme, ndryshimi i kufijve gjeografikë, goditja sa më shumë e frontit të rezistencës dhe dobësimi i botës islame në favor të interesave hegjemoniste të shteteve perëndimore dhe për të mbështetur regjimin sionist.

Vehabizmi

Regjimi sionist përfiton më së shumti nga konfliktet dhe vëllavrasja mes myslimanëve, për arsye se me këtë metodë, shkatërrohet forca dhe kapacitetet e botës islame gjatë konflikteve me njëri-tjetrin. Qëndrimet joarmiqësore të grupeve terroriste ndaj regjimit sionist dhe ndihmat e këtij regjimi ndaj grupeve terroriste në fusha të ndryshme si në kurimin e pjesëtarëve të plagosur, vërtetojnë mbështetjen e këtij regjimi ndaj grupeve takfiriste dhe bashkëpunimin dhe lidhjen në prapaskenë dhe nganjëherë në mënyrë të hapur të tyre me sionistët.

Sionizmi dhe takfirstët

Shumë politikanë dhe mendimtarë të dalluar në perëndim si Noam Chamsky, Hilary Klinton dhe Jo Baiden, kanë pohuar rolin e perëndimit në krijimin dhe forcimin e grupit terrorist ISIS. Dokumentet e zbuluara dhe shumë dëshmi të tjera tregojnë se shtetet perëndimore janë të akuzuarit e shkallës së parë për krijimin e grupit terrorist ISIS dhe në këtë rast mjafton të përmenden pohimet e dy funksionarëve të lartë amerikanë. Në lidhje me rolin e vetë Amerikës, Hilary Klinton, ish-shefja DASH, në librin e kujtimeve të saj të publikuar me titull "Opsionet e vështira", ka pohuar se Amerika qëndron në prapaskenën e krijimit të grupit terrorist ISIS.

Klinton, Arabia Saudite dhe ISIS

Në lidhje me aleatet rajonalë të perëndimit, Jo Baiden, ish-zëvendësi i parë i presidentit të Amerikës, ka deklaruar se aleatet e Uashingtonit në Lindjen e Mesme si Turqia, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë faktorë kryesorë për krijimin dhe zhvillimin e grupit terrorist ISIS. Jo Baiden deklaroi: "Disa aleat tanë në Lindjen e Mesme si Turqia, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë faktorë kryesorë për krijimin dhe zhvillimin e grupit terrorist ISIS". Ai gjithashtu ka pohuar se problem kryesor i Amerikës në Siri janë pikërisht këta aleatë rajonalë të Amerikës, për arsye se nuk kanë zbatuar këshillat e Uashingtonit në mënyrën e armatosjes së grupeve kryengritëse në Siri. Ish-zv/presidentin i Amerikës në një pjesë tjetër të deklaratave të tij, gjithashtu, ka thënë: "Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, personalisht më ka thënë mua se Turqia në lidhje me dërgimin e armatimeve dhe të pajisjeve të tjera për kryengritësit sirianë, e ka tepruar". Noam Çamsky, mendimtar dhe analist i njohur amerikan, thotë: "Doktrinat e ekstremizmit, radikalizmit dhe të selefizmit-vehabizmit, burojnë nga zemra e Arabisë Saudite". Ky mendimtar amerikan shton: "Arabia Saudite këto doktrina i ka përhapur jo vetëm me para, por edhe me ndihmën e klerikëve, shkollave dhe mjeteve të tjera të shumta në të gjithë rajonin". Çamsky në vazhdim thotë se ISIS dhe grupet e tjera terroriste në Siri janë produkt i doktrinave ekstremiste të Arabisë Saudite. Një prej degëve të Al Kaidas, do të thotë Fronti Nusra vepron në Siri dhe nga aspekti i bindjeve nuk ka dallim me ISIS dhe kjo degë në mënyrë të hapur mbështetet nga Arabia Saudite dhe nga vendet e tjera arabe të Gjirit Persik dhe Turqia dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga Amerika dhe ky grup është përgjegjës për një pjesë të terroristëve të huaj".

Noam Chamsky

Ky analist politik dhe mendimtar amerikan thotë se faktori i dytë i krizave në Siri dhe Irak është agresioni ushtarak i Amerikës dhe i Anglisë kundër Irakut dhe shtoi: "Faktori tjetër i krizës në Lindjen e Mesme ishte agresioni ushtarak i Amerikës dhe Anglisë kundër Irakut i cili ka shkaktuar pasoja të tmerrshme në këtë vend duke vrarë me qindra mijëra persona dhe u shkatërrua një pjesë e madhe e këtij vendi dhe përveç të gjitha këtyre, ky agresion ushtarak u bë shkak për krijimin e një lufte sektariste që ishte e paparë deri më tani, ndërsa gjendja e kësaj lufte u përkeqësua edhe më shumë me tortura, terrorizëm dhe me veprime të tjera destruktive". Maikëll Çasudovski, profesor i Universitetit të Otavës në Kanada i cili bashkëpunon si ekspert i çështjeve politike me institutin e hulumtimeve "Global Research", theksoi se ajo të cilën po e shikojmë si veprimtari të grupeve selefiste takfiriste nga Siria dhe Iraku e deri në Afganistan dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, në realitet janë shërbime strategjike të grupeve që veprojnë si degë të Al Kaidas për qeverinë e Amerikës. Ky ekspert perëndimor në një hulumtim në këtë fushë duke paraqitur arsye dhe dëshmi të shumta, thekson: "Grupet selefiste dhe sidomos grupi ISIS në realitet janë krahë dhe grusht i hekurt i Shtëpisë së Bardhë për realizimin e qëllimeve politike të saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe me fjalë më të qarta sot "ISIS është zog i vezës së artë" të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme".

Vehabizmi dhe Amerika

Gazeta "New York Times" në një kryeartikull të saj në lidhje me këtë çështje ka shkruar: "ISIS është pikërisht Arabia Saudite... Vehabizmi është një radikalizëm i çmendur... Vehabizmi është një lloj i devijuar i Islamit i cili ushqen ISIS në aspektin ideologjik. Ky sekt ka lindur me vrasje masive dhe me gjakderdhje dhe ka ligje të dhunshme... Është për tu çuditur se perëndimi e mohon ISIS, mirëpo është aleat i Arabisë Saudite në lojën e shahut në Lindjen e Mesme... ISIS ka një nën dhe ajo është agresioni ushtarak kundër Irakut, ndërsa ka një baba dhe ai është Arabia Saudite dhe idetë e vehabistëve...". Terroristët e ISIS, të Frontit Nusra dhe të grupeve të tjera të vogla e të mëdha, po trajnohen në mënyrë sistematike, po pajisen me armatime dhe po organizohen në kuadër të një procesi të bashkëpunimeve të përbashkëta të agjenteve të organizatave inteligjente  të perëndimit si të Amerikës, Anglisë dhe të Francës me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, me rolin aktiv të Turqisë, Jordanisë dhe Izraelit. Edhe operacionet dhe planet mbështetëse inteligjente të këtyre terroristëve, drejtohen nga një dhomë e përbashkët e këtyre strukturave. Megjithëkëtë, plotësisht është e kuptueshme se roli dhe pozita e vendeve mbështetëse të terrorizmit në procesin e fundit, nuk është e njëjtë dhe nuk qëndron në të njëjtin nivel. Amerika, Anglia dhe Franca po luajnë rolin e projektuesit kryesor, ndërsa Riadi nga njëra anë me përhapjen e vehabizmit dhe të ideve selefiste dhe takfiriste, po ushqen ideologjkikisht grupet terroriste dhe takfiriste kurse nga ana tjetër, me pompimin e parave dhe me mbështetjen politike dhe propaganduese, po mbanë mbi supe rolin e parë në këtë proces të shëmtuar dhe po zvarrit pas vete edhe të tjerët. Në disa raste, vendet e tjera mundohen të largohen nga mbështetja ndaj vehabistëve, mirëpo me presionin politik dhe propagandues të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë, vazhdojnë këtë lojë skandaloze duke u bërë partnerë të krimeve të vehabistëve sauditë. Regjimi Al Saud nën petkun e predikimit të Islamit, po përhap idetë e devijuara të vehabizmit dhe po kryen krime në emër të Islamit dhe në favor të armiqve të Islamit.

ISIS dhe vendet perëndimore

Tags