Gusht 09, 2017 08:40 CET

Në këtë emision do të flasim mbi sulmet ushtarake të Irakut kundër RII në bazë të kontekstit të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar.

Regjimi bathist i Sadamit pas konsultimeve të gjera me zyrtarët amerikane dhe analizimit të informacioneve ushtarake, politike dhe ekonomike të cilat i kishte marrë nga Amerika, më 22 shtator 1980, filloi sulm të gjerë ushtarak nga ajri, deti dhe toka kundër Iranit. Sadami para fillimit të agresionit kundër Iranit, në një ceremoni më 17 shtator 1980, anuloi traktatin algjerian të 197, ku me nënshkrimin e marrëveshjes së Algjerisë, zgjidhi mosmarrëveshjet mes Irakut dhe Iranit. Por pesë vite më vonë, Sadami e shkeli këtë marrëveshje, sepse mendoi se bilanci ushtarak kishte ndryshuar në favor të Irakut.

Ushtria agresore e regjimit të Sadamit në shtator të vitit 1980, kujtonte se mund të merrte Teheranin brenda 1 jave dhe për këtë nisi agresionin me 12 divizione, 15 njësite të artilerisë së rëndë, 4500 tanke dhe autoblinda, 366 avionë luftarakë, 400 helikopterë dhe lloje të ndryshme pajisjesh ushtarake. Lufta e imponuar e Sadamit kundër Iranit, nisi me disa qëllime dhe sipas shumë hulumtuesve, qëllimet e luftës dhe vendet mbështetëse janë dy anët e një monedhe. Dokumentet e publikuar gjatë periudhës së luftës dhe vitet pas saj, dëshmojnë se Amerika dhe shumë vende të tjera evropiane dhe rajonale, kanë qenë administrues të agresionit të Irakut kundër Iranit. Me kalimin e viteve u qartësuan përmasat e luftës dhe roli i atyre personave që ishin partnerë të Sadamit në luftën kundër Iranit.

Në këtë mes, anulimi i traktatit të Algjerisë dhe dominimi i plotë i Irakut mbi lumin Arvand, ka qenë një nga qëllimet kryesore të regjimit irakian në agresionin kundër Iranit. Anulimi i njëanshëm i traktatit të Algjerisë nuk ishte i mundur pa një sulm të përgjithshëm, por qëllimi i Irakut ashtu siç kemi thënë, ka qenë përtej këtyre pretendimeve. Regjimi bathist i Irakut pas agresionit kundër Iranit, me anulimin e traktatit të Algjerisë synoi shtrirjen në ujërat verior të Gjirit Persik. Qasja e vetme e Irakut në ujërat e Gjirit Persik është nëpërmjet lumit Arvand. Regjimi bathist i Irakut kishte menduar se, me agresionin kundër Iranit dhe ndarjen e provincën Khuzestan, do të mund të dominonte Gjirin Persik. Në kohën kur forcat e Irakut kaluan kufirin Shalamçe me qëllim që të pushtonin provincën Khozestan për 3 ditë, këto forca kujtonin se shumë lehtë mund të merrnin qytetin Khorramshahr. Kushtet politike në rajon dhe mungesa e unitetit mes forcave të armatosura të Iranit si kushtet e krijuara nga revolucioni islamik, e bënë të lehtë pushtimin e qytetit Khorramshahr nga forcat irakiane. Për këtë arsye Sadami dërgoi vetëm një divizion ushtarak për pushtimin e qytetit Khorramshahr. Khorramshahri me duar bosh dhe vetëm me një numër të vogël forcash popullore, rezistoi përballë ushtrisë irakiane për 34 ditë me radhë. Pikërisht kjo rezistencë u bë shkak që Khorramshahri të pushtohet jo me anë të një divizioni por me një ushtri të madhe.

Në të gjithë frontin e Khozestanit, u krijua rezistenca popullore përballë ushtrisë irakiane. Ndërkohë, njësitë ushtarake të RII  të vendosura në Khozestan, luajtën një rol të rëndësishëm në parandalimin e progreseve të ushtrisë irakianë, duke u bërë shkak për tërheqjen e kësaj ushtrie. Kjo rezistencës e pengoi rënien e Ahvazit dhe Abadanit. Forcat irakiane përparuan deri në 15 km brenda Ahvazit dhe e rrethuan qytetin Abadan. Në këtë fazë të agresionit irakian kundër territorit të RII, një gjë që është për të theksuar është guximi dhe sakrifica e të rinjve iranianë nga të gjitha pjesët e Iranit në përballje me agresionin irakian. Me publikimin e lajmit për agresionin irakian kundër Iranit, mijëra të rinj iranianë nga i gjithë Irani me pajisje të pakta ushtarake për të mbrojtur atdheun e tyre, erdhën në fushat e betejës, veçanërisht në provincën Khozestan. Ndërkaq, në kohën kur qyteti Khorramshahr u çlirua, shumë analistë çlirimin e këtij qyteti e cilësuan rezultat të qëndresës dhe rezistencës së pashoq të kombit iranian përballë agresorit dhe pohuan se ishte rezistenca e këtij populli e cila nuk lejoi realizimin e planeve të armikut dhe mbështetësve të regjimit Bath të Irakut, si dhe ishte kjo rezistencë që krijoi kushte të reja për fatin e luftës së imponuar. Për këtë arsye, çlirimi i qytetit Khorramshahr u kthye në një epope. Shtylla jonë në boshtin e portit, po përpiqej të përparonte, por për shkak të rezistencës së fuqishme të forcave iraniane, nuk mbeti edhe shumë distancë. Në këtë situatë, komandanti i forcave sulmuese në Khorramshahr, përveç se kërkoi ndihmë nga divizioni 3, pranoi pamundësinë e zbatimit të misionit. Divizioni 3 përveç se premtoi vendosjen e trupave ndihmëse, kërkoi ruajtjen e pozicioneve të tyre dhe kërkoi kombinimin e forcave nga Batalioni i tankeve dhe Batalioni 3 i mekanizmit të tipit 15 dhe Batalioni 1 i tipit 49 për përparimin brenda Khorramshahrit.

Të nderuar dëgjues, në emisionin e radhës do të flasim më shumë në lidhje me rezistencën dhe epopenë e rinisë së Khorramshahrit.

  

 

 

Tags