Tetor 08, 2017 09:51 CET

Në këtë edicion do të bëjmë një vështrim kritikë mbi disa baza të tjera të bindjeve të ISIS.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste 

 

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste". Në edicionin e kaluar folëm për çështjen e periudhës së fundit të kohës së kësaj bote. ISIS e konsideron vetën se është pikërisht ajo lëvizje e cila do ta ndihmojë shpëtimtarin e njerëzimit në periudhën e fundit të kohës së kësaj bote. Ata në induktimin e kësaj bindje, mundohen që vetën ta krahasojnë me personat për të cilët thuhet se janë prej ndihmëtarëve të shpëtimtarit të njerëzimit (Hazretit Mahdi) në periudhën e fundit të kohës së kësaj bote. Revista "Dabiq" është organi zyrtar i ISIS e cila është e mbushur me shenja të periudhës së fundit dhe kjo lëvizje e lidh vetën me atë periudhë. ISIS në gazetën Dabik nr. 2 në faqen e fundit transmeton një hadith nga Profeti s.a.v.s. nga libri "Sahih Al-Muslim" i cili thotë: "Ju luftoni me banorët e Gadishullit Arabik dhe Zoti do ta çlirojë atë, pastaj luftoni me Persinë dhe Zoti do ta çlirojë atë, pastaj luftoni me Romën, do të thotë territoret e Romës, pastaj Zoti t'i çlirojë ato dhe në fund do të luftoni me Dexhalin dhe Zoti gjithashtu do ta pushtojë atë dhe kështu u bë..." ISIS këtë hadith ia dedikon vetvetes! Predikuesit e ISIS duke u mbështetur në hadithe fals dhe të dobëta, nganjëherë edhe pa marrë parasysh anën sipërfaqësore të këtyre hadithëve, mundohen ta lidhin vetën me periudhën e paraqitjes së shpëtimtarit! ISIS me gënjeshtra, e paraqet vetën si një lëvizje e cila është e lidhur me paraqitjen e shtetit të Hazretit Mahdi dhe në këtë mënyrë synon të fitojë më shumë legjitimitet dhe të mashtrojë një numër më të madh të mendjelehtëve. Ata duke u mbështetur në hadithet "Flamujt e Zi" që në periudhën e fundit do të bëjnë besëlidhje me Hazretin Mahdi, mundohen të prezantojnë vetën si shembull konkret të tyre (flamujve të zi). Një prej haditheve të tilla është edhe ky: "Kur të shikoni flamujt e zi të cilët vijnë nga ana e Khorasanit, shkoni drejt tyre, edhe pse ky veprim mund të jetë sikur lëvizja nëpër akull, sepse khalifi i Zoti, Al-Mahdi është në mesin e tyre".

ISIS

 

ISIS në iluzionet e tij rreth periudhës së fundit, Abu Bekr Al-Baghdadiun e konsideron khalif të myslimanëve i cili pas paraqitjes së Mahdiut, do t'ia dorëzojë atij udhëheqjen. Sipas bindjeve të terroristëve të ISIS, xhihadistët e të ashtuquajturit "Shtet Islamik" (ISIS), janë pikërisht ata ndihmëtarë të Mahdiut të cilët luftojnë përkrahë tij kundër jobesimtarëve. Edhe në transmetimet shiite edhe në transmetimet sunite është folur për lëvizjen e flamujve të zi në periudhën e fundit. Natyrisht se në lidhje me këtë se kush janë të zotët e këtyre flamujve të zi dhe lëvizjet e tyre në çfarë kohe do të ndodhin, ekzistojnë mosmarrëveshje në mesin e studiuesve të kësaj fushe. Në transmetimet në lidhje me periudhën e fundit, mund të vërehen disa kryengritje me flamuj të zi që disa prej tyre janë në të vërtetën dhe disa janë në të humburën. Mirëpo flamujt të cilët ecin në rrugën e vërtetë, janë lavdëruar dhe vlerësuar pozitivisht dhe është kërkuar nga njerëzit që t'i ndihmojnë ata. Në librin "Ihkakul-Hak" është transmetuar një hadith nga Imam Aliu (a.s.) në lidhje me flamujt e zi të cilët janë futur në rrugën e humbur. Ky transmetim pasqyron disa prej karakteristikave të tyre dhe i qorton ata. Si për shembull, ata janë të dhunshëm dhe zemërguri, nuk respektojnë kurrfarë zotimi dhe bese, (duket se) thërrasin njerëzit në të vërtetën, mirëpo ata nuk janë në rrugën e drejtë. Emrat e tyre janë në formë epiteti dhe mbiemrat e tyre janë emrat e qyteteve prej nga kanë ardhur (si Al-Bagdadi, Shishani, Al-Britani dhe Al-Anbari). Në këtë transmetim theksohet se kur t'i shikoni ata, ngjituni për toke dhe mos lëvizni, do të thotë se thirrja e tyre është e humbur dhe e gabuar, mos u bashkoni me ata dhe mos i ndihmoni ata. Këtu shtrohet kjo pyetje se grupet takfiriste sidomos ISIS, në çfarë baze mbështetet në transmetimet e flamujve të zi dhe e konsideron vetën shembull konkret të flamujve të zi dhe konfiskon hadithe të tilla në interes të vetin? Ndërkohë që në transmetime të tilla është folur edhe për flamuj të zi që janë në rrugën e humbur. Përveç kësaj, disa prej shenjave të flamujve të zi të rrugës së humbur janë në përputhje me karakteristikat e këtyre grupeve, sidomos me ato të ISIS. Hadithet përkatëse me periudhën e fundit duhet të shqyrtohen nga pikëpamja e ekspertëve dhe nëpërmjet burimeve të vlefshme dhe të sigurta. Këto hadithe nuk mund të komentohen dhe të interpretohen sipas dëshirës dhe interesave të një grupi të caktuar. Kjo metodë e interpretimit të devijuar gjatë gjithë historisë i ka shkaktuar dëme të mëdha Islamit. Shembulli bashkëkohor i grupeve të tilla është ISIS dhe grupet e tjera takfiriste të cilat me perceptime sipërfaqësore dhe të pavlefshme nga ajetet e Kur'anit dhe hadithet profetike, e kanë humbur rrugën tërësisht.

Flamujt e zi

Një prej propozimeve të rëndësishme në mesin e teoricienëve të lëvizjeve selefiste takfiriste, është nevoja për formimin e "Khalifatit në bazë të metodës së Profetit". Në bazë të një hadithi të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili është transmetuar nga Ahmed bin Hanbel, thuhet se pas periudhës së sundimit të mbretit tiran, në periudhën e fundit përsëri do të formohet khalifati në bazë të rrugës dhe metodës së Profetit. Në këtë hadith thuhet: "Mes juve do të jetë profetsia deri në atë kohë kur të dëshirojë Zoti. Pastaj kurdo që të dëshirojë Zoti, do ta heq atë nga mesi juaj. Pastaj Khalifati do të jetë në bazë të metodës së Profetësisë deri në kohën kur të dëshirojë Zoti. Prandaj kurdo që të dëshirojë, Ai e heq atë. Pastaj do të jetë një sundim mbretëror deri në kohën kur të dëshirojë Zori. Prandaj atë do ta heq Zoti në çdo kohë kur të dëshirojë. Pas asaj periudhe, Khalifati do të jetë në bazë të metodës së Profetit". Nga pikëpamja e takfiristëve, shoqëritë e sotshme, në përgjithësi konsiderohen shoqëri të injorancës të cilat duhet të kthehen në periudhën e katër khalifëve të parë dhe të selef-saleh. Sipas atyre, themelimi i khalifatit islamik, është veprimi më i rëndësishëm për të arritur në këto ideale. Abdusalam Faraxh nga Egjipti i cili konsiderohet një prej liderëve të takfiristëve, në librin "Al-Faridatu Al-Ghaiba" në lidhje me nevojën e themelimit të shtetit islamik duke u mbështetur në shpatë, shkruan: "Zbatimi i ligjeve hyjnore mbi tokë, është obligim për të gjithë myslimanët dhe në bazë të kësaj, themelimi i shtetit islamik është obligim për myslimanët. Kjo është për arsye se dispozita e parë nuk mund të bëhet obligim, pa zbatuar obligimin e dytë. Gjithashtu, shteti islamik nuk themelohet ndryshme, përveçse me luftë, prandaj edhe lufta bëhet obligim...". Ashtu siç vërehet nga fjalët e Abdusalam Faraxh, alternativa e takfiristëve për formimin e khalifatit të tyre, në fund të fundit del se është lufta dhe vrasja. Natyrisht ashtu siç tregojnë dëshmitë, qëllimi i tyre është lufta kundër myslimanëve dhe jo kundër të tjerëve. Mirëpo modeli i shtetit të dëshiruar nga lëvizjet takfiriste nga aspekti i strukturës dhe funksionit, ka rrënjë në historinë e të kaluarës dhe në periudhën e kholefae rrashidin. Edhe metoda e tyre për arritje në pushtetin politik, përkundër modeleve qeverisëse të periudhës bashkëkohore, bazohet në rrugët e ashtuquajtura xhihadiste ose përkufizohet në zgjedhjen e brenda disa personave, metodë kjo që tregon haptazi selefizmin dhe se këto lëvizje janë të pandryshueshme.

Abu Bekr Al-Baghdadi

Lëvizjet takfiriste duke marrë parasysh faktin se qeverisjen e katër khalifeve të parë e paraqesin si qeverisjen ideale të tyre, nuk mund të durojnë kurrfarë strukture dhe sistemi politik që dallon nga metoda e tyre. Në bazë të kësaj, nga pikëpamja e takfiristëve, qeveritë ekzistuese në vendet islame nuk kanë legjitimitet fetar. Ata kundërshtojnë në mënyrë të prerë mendimet dhe bindjet ose alternativat të cilat i japin rol njeriut në qeverisje si demokracia, zgjedhjet, ndarja e pushtetit etj., dhe sisteme të tilla i konsiderojnë shembuj të idhujtarisë. Për këtë arsye Abu Mus'ab Suri, një prej liderëve të grupeve takfiriste, i konsideron jobesimtarë të gjithë myslimanët të cilët janë aktivë në sistemin e demokracisë dhe thotë: "Xhihadistët në përgjithësi besojnë se myslimanët demokratë të cilët hyjnë në parlament dhe në ministri e qeveri, ata kanë kryer vepër të idhujtarisë". ISIS me një arsyetim të tillë, ka vrarë 1500 myslimanë sunitë të lidhur me "Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë" duke thënë: "Këta kanë qenë ndihmëtarë të UÇS e cila insiston në vendosjen e demokracisë dhe një veprim i tillë në mendimin e dijetarëve të ISIS, konsiderohet idhujtari sepse ajo bazohet në sekularizëm".

Tags