Shkurt 02, 2018 10:54 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth kontradiktave të qarta të veprimeve kriminale të grupeve takfiriste dhe terroriste me mësimet dhe urdhëresat e Islamit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me disa veprime kriminale të grupeve takfiriste me mësimet e Islamit burimor dhe të sunetit të Profetit Muhamed s.a.v.s. si vrasja, terrori, torturimi dhe masakrimi i myslimanëve dhe i jomyslimanëve të pafajshëm. Profeti i Muhamed s.a.v.s. kurrë nuk ka kryer terror ndaj armiqve dhe nuk ka lejuar një veprim të tillë nga të tjerët. Në këtë mënyrë, terrori dhe vrasja në befasi e njerëzve, është veprim i ndaluar. Profeti Muhamed s.a.v.s. ka ndaluar myslimanët nga çfarëdo lloj torture dhe keqtrajtimi i njerëzve. Profeti Muhamed s.a.v.s. i ka porositur myslimanët edhe për respektimin e të drejtave të kafshëve dhe i ka ndaluar ata që t’i keqtrajtojnë ato. Feja Islame është aq shumë e mëshirshme saqë ka paraparë të drejta dhe detyra edhe në lidhje me sjelljen ndaj kafshëve. Atëherë si është e mundur që një fe kaq paqedashëse dhe humaniste, të jetë arsyetim i veprimeve të dhunshme dhe të krimeve të grupeve takfiriste dhe terroriste. Mësimet, urdhëresat dhe vlerat islame janë të bazuara mbi bazën e mbrojtjes së dinjitetit dhe të drejtave të njeriut. Baza e thirrjes së Islamit gjithashtu është ndërtuar mbi mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave njerëzore. Ajo çfarë është bërë shkak për përhapjen e shpejtë të Islamit jashtë kufijve të Gadishullit Arabik, është trajtimi bujar dhe i mëshirshëm i Profetit Muhamed s.a.v.s. ndaj të tjerëve. Zoti i madhëruar në ajetin 107 të sures Enbija në Kur’anin e shenjtë thotë: “Ne ty nuk të kemi dërguar për tjetër gjë, përveç për mëshirën e krijesave të botës”. Mëshira ka koncept aq të gjerë saqë përfshinë të gjitha krijesat dhe gjallesat e botës në të gjitha periudhat e kohës dhe të gjithë engjëjt hyjnorë. Në kohën kur ka zbritur ky ajet, Profeti Muhamed s.a.v.s. pyeti Xhibrilin: “A të përfshinë kjo mëshirë edhe ty?” Xhibrili tha: “Po, unë kisha frikë se si do të jetë fundi i punës time, mirëpo për shkak tëndin që je mëshirë për të gjitha krijesat e botës, u sigurova për gjendjen time”.

Islami, feja e mëshirës

 

Zoti i madhëruar e ka dërguar Profetin Muhamed s.a.v.s. si mëshirë për të gjitha krijesat e botës. Ashtu sikur që mëshira e Zotit është një atribut i përgjithshëm i Tij dhe përfshinë të gjithë njerëzit si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët, edhe Profeti Muhamed s.a.v.s. është mëshirë për të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat dhe vendet deri në fund të botës jo vetëm për ndjekësit dhe dashamirësitë e tij, por për të gjitha banorët e botës. Kjo është për arsye se feja Islame është shpëtim për të gjithë. Tani një grup e ka shfrytëzuar atë dhe një grup tjetër nuk e ka shfrytëzuar atë, kjo i përket individëve dhe nuk ushtron kurrfarë ndikimi mbi të qenët e universale e mëshirës së Profetit Muhamed s.a.v.s..

M

uhamedi s.a.v.s.: Profeti i mëshirës

Kjo është saktësisht sikur të ndërtohet një spital i pajisur me të gjitha pajisjet për kurimin e të gjitha sëmundjeve dhe me mjekë të aftë dhe dyert e tij të jenë të hapura për të gjithë njerëzit pa dallim, mirëpo disa të sëmurë e shfrytëzojnë këtë mundësi dhe disa jo. A mund të ushtrojë ndikim kjo në faktin se spitali në fjalë është publik dhe për të gjithë? Me fjalë të tjera, të qenët e ekzistencës së Profetit Muhamed s.a.v.s. mëshirë për të gjithë krijesat që jetojnë në botë, ka aspekt të veprimit të vepruesit. Për këtë arsye në pranimin e fesë Islame nuk ekziston kurrfarë detyrimi. Zoti i madhëruar i ka treguar njeriut rrugën e lumturisë dhe përkryerjes dhe nuk ekziston kurrfarë detyrimi në pranimin e fesë. Në ajetin 256 të sures Bekare thuhet: “Në pranimin e fesë nuk ka kurrfarë detyrimi dhe dhune. Me padyshim se rruga e drejtë është e qartë nga rruga e humbur”. Mirëpo strategjia e Islamit për thirrjen e njerëzve për të besuar në fenë monoteiste është plotësisht në kundërshtim me atë që bëjnë terroristët në emër të Islamit. Në ajetin 125 të sures Nahl në Kur’anin e shenjtë në lidhje me këtë thuhet: “Ftoji njerëzit në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe zhvillo debat me ata në mënyrë më të mirë”. Terroristët takfiristë me metodat më të dhunshme si ekzekutimi me vrasje, prerja e kokës dhe me veprime barbare – sipas mendimit të tyre – thërrasin në Islam të vërtetë myslimanët të cilët nuk kanë bindje të njëjtë me ata ose jomyslimanët. Kjo është në kohën kur pikërisht në bazë të këtij ajeti, Islami i thërret njerëzit në besimin në një Zot nëpërmjet rrugës së urtësisë dhe këshillave të mira dhe zhvillon debat me ata në mënyrën më të mirë.

Jeta dhe vepra e Profetit Muhamed s.a.v.s. gjithashtu përmban mësime të shumta për ndjekësit e fesë Islame. Profeti Muhamed s.a.v.s. sillej me bujari dhe mirësi me njerëzit si dhe nuk i jepte rëndësi keqtrajtimeve dhe ofendimeve që i bëheshin atij dhe falte shumë lehtë gabimet e të tjerëve. Ai kurrë nuk mbante urrejtje për asnjë njeri dhe nuk hakmerrej kurrë. Ai preferonte më shumë faljen dhe bujarinë ndaj hakmarrjes. Imam Aliu (a.s.) në një rast ka thënë: “Profeti Muhamed s.a.v.s. ka qenë më bujari dhe më fisniku ndaj të gjithë njerëzve të tjerë. Ai pranonte faljen e çdo njeriu që i kërkonte falje atij. Ai kurrë nuk i përgjigjej të keqes me të keqe. Ai sillej me bujari dhe mirësi edhe ndaj atyre që ushtronin padrejtësi dhe dhunë ndaj tij...” Në luftën e Uhudit edhe pse ishte ushtruar një dhunë e madhe ndaj trupit të xhaxhait të tij Hamzës, ai nuk bëri hakmarrje ndaj këtij veprimi atëherë kur e çliroi Mekën. Ai në atë rast nuk lejoi as ofendimin dhe sharjen e kurejshitëve, por në ditën e çlirimit të Mekës tha: “Sot është dita e mëshirës! Shkoni, të gjithë jeni të lirë. Pas çlirimit të Khajberit, një grup i çifutëve që ishin dorëzuar dhe kishin dërguar ushqim të helmuar për Hazretin Muhamed s.a.v.s., ai përsëri nuk i ndëshkoi ata, por i la të lirë. Ai e liroi edhe atë grua çifute e cila dëshiroi t’i hedhë në gojë helm Profetit s.a.v.s.. Edhe në luftën e Tebukut kur një grup i hipokritëve tentuan të vrasin atë, Profeti s.a.v.s. edhe pse i njihte ata dhe pavarësisht insistimit të disa shokëve të tij, nuk tregoi emrat e tyre dhe i la të lirë.

Dhembshuria dhe mëshira në jetën dhe veprën e Profetit Muhamed s.a.v.s., ishte plotësisht e dukshme dhe Zoti i madhëruar të Dërguarin e tij Tij të nderuar në ajetin 3 të sures Shu’ara e ka përshkruar në këtë mënyrë: “O i Dërguari i ynë, thuajse do ta humbësh shpirtin nga pikëllimi i madh për arsye se ata njerëz nuk besojnë”. Imam Xhaferi Sadik (a.s.) në një rast ka transmetuar nga Profeti Muhamed s.a.v.s. i cili ka thënë: “Zoti më ka urdhëruar mua për tolerancës ndaj njerëzve ashtu siç më ka urdhëruar për kryerjen e obligimeve të fesë”. Në një rast Porfeti s.a.v.s. ka thënë: “Ekzistojnë tre faktorë të cilët nëse nuk ndodhen në personalitetin e një njeriut, atëherë fundi i tij nuk do të jetë i mirë: devotshmëria që e mbron njeriun nga mëkati, sjellja e mirë që me atë trajton me tolerancë të tjerët, durimi dhe urtësia me të cilën mbrohet nga injoranca dhe injoranti”. Cila prej këtyre karakteristikave vërehet në mesin e vehabistëve takfiristë që pretendojnë se janë ndjekës të mësimeve dhe të sunetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.? Gjuha e tyre është shpata, vrasja, torturimi dhe masakrimi i trupave.

Tags