Shkurt 02, 2018 10:55 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth shkatërrimit të objekteve historike dhe fetare nga grupet takfiriste me qëllim të shkatërrimit të identitetit të civilizimit islam.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Në Edicionin e kaluar kemi folur rreth ndalimit të dhunës në Islam dhe asaj çfarë bëjnë grupet takfiriste dhe terroriste në emër të Islamit. Baza e jetës dhe veprës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe e mësimeve të Kur’anit të shenjtë është ndërtuar mbi mëshirën, argumentimin dhe logjikën në thirrjen e njerëzve në Islam dhe në ndjekjen e mësimeve të larta të tij. Mirëpo grupet takfiriste tregojnë sjellje plotësisht në kundërshtim me mësimet e Kur’anit të shenjtë dhe sunetit të Profetit Muhamed s.a.v.s.. Mendimi, gjuha dhe sjellja e grupeve takfiriste, është vetëm takfirizimi dhuna dhe krimi. Ata në bazë të kësaj bindje të gabuar dhe të kundërt me mësimet e Islamit, nuk pranojnë asgjë tjetër përveç bindjes së vet dhe çdo gjë tjetër mundohen ta eliminojnë në çfarëdo mënyre të mundshme. Grupet takfiriste terroriste përveç vrasjes së njerëzve dhe plaçkitjes së pasurive të tyre, me pretekst të luftës kundër idhujtarisë, shkatërrojnë edhe vendet e shenjta islame si varrezat, xhamitë dhe objektet historike ashtu siç kanë bërë në Irak dhe Siri. Ky shkatërrim duket se bëhet me pretekst të zhdukjes së gjurmëve të idhujtarisë, mirëpo në realitet është një veprim për të plaçkitur trashëgiminë kulturore të vendeve myslimane. Pas veprimeve destruktive të ISIS, shumë objekte antike dhe historike të veçanta dhe shumë të rralla në Irak dhe Siri, nëpërmjet ndërmjetësuesve, janë trafikuar në vendet perëndimore dhe janë ekspozuar në muzetë e këtyre vendeve. Kjo tregon se ky grup terrorist duke fshehur vetëm prapa disa motove fetare, ndjek qëllime të caktuara fitimprurëse. Veprimet e grupeve takfiriste në shkatërrimin e objekteve historike dhe fetare kanë pasoja shumë të gjera. Identiteti civilizues është një prej aspekteve më të rëndësishme të konceptit të identitetit që në një vështrim të gjerë dhe të përgjithshëm, të gjithë individët që i përkasin një feje, i lidh ndërmjet vete nëpërmjet historisë dhe identitetit. Grupet takfiriste përveçse kanë krijuar sfida të shumta për botën islame nga aspekti i besimit dhe sigurisë, ato edhe nga aspekti kulturor janë në kontradiktë të plotë me identitetin civilizues të Islamit.

Shkatërrimi i objekteve të civilizimit të vendeve islame nga ISIS

Vendet dhe objektet fetare historike ushtrojnë ndikim të madh në vendosjen e lidhjeve mes të gjithë myslimanëve në aspektin e identitetit dhe në aspektin historik, ato i lidhin të gjithë myslimanët mes vete. Një prej simboleve të identitetit të civilizimit islam, janë objektet islame të cilat grupet takfiriste në bazë të leximit të vrazhdë dhe jo elastik të tyre rreth mësimeve islame, i konsiderojnë simbole të idhujtarisë dhe i shkatërrojnë ato. Të paktën 150 vende-objekte fetare në katër vende Irak, Siri, Tunizi dhe Libi janë përdhosur dhe shkatërruar nga agresioni i selefistëve takfiristë. Këtu përfshihet shkatërrimi i xhamive, varrezave, hapja e varreve të disa personaliteteve historike të shekullit të parë të Islamit, shkatërrimi i varrezave të disa pasardhësve të Ehli Bejtit (a.s.) dhe të disa personaliteteve të shquara shkencore dhe fetare në këto katër vende arabe dhe islame. Në Tunizi dhe Libi shkatërrimi i objekteve fetare ka filluar pas rebelimit të popullit që rezultoi me rrëzimin e regjimeve diktatoriale në këto vende. Mirëpo në Irak shkatërrimi i vendeve-objekteve fetare ka filluar që nga viti 2004, një vit pas rrëzimit të ish-regjimit Ba’th si pasojë e agresionit ushtarak të Amerikës.

Shkatërrimi i vendeve-objekteve fetare nga ISIS

Provincat veriore të Irakut pas pushtimit nga grupi terrorist ISIS në vitin 2014, u përfshinë nga një valë e re dhe e gjerë e shkatërrimit të objekteve islame. Grupi terrorist ISIS për të shkatërruar objektet fetare, formoi një brigadë me emrin “Brigada e Shkatërrimit të Varrezave dhe Tyrbeve”. Kjo brigadë numëronte 300 pjesëtar të cilët pas pushtimit të Mosulit, qendër e provincës Ninva të Irakut, me mjete dhe makina të rënda shkatërruan vendet dhe objektet fetare dhe historike në Irak dhe Siri. Ata në këtë kuadër shkatërruan edhe disa varre të njohur të profetëve të Zotit si varrin e Hazretit Junus a.s. i cili ndodhej 375 km në veri të Bagdadit dhe historia e ndërtimit të tij daton që nga viti 138 hixhri kameri. Terroristët e ISIS duke përdorur 30 tonë lëndë eksplozive, kanë shkatërruar faltoren e njohur “Bal”, faltorja më e madhe 2000 vjeçare në Palmira dhe një prej objekteve më të rëndësishme të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shkatërrimi i Palmiras me historia mijëra vjeçare nga ISIS

Terroristët e ISIS gjithashtu sipas videove të publikuara në sferën virtuale, kanë sulmuar muzeun e qytetit Mosul të Irakut dhe kanë shkatërruar veprat dhe skulpturat antike dhe historike të këtij qyteti. Terroristët e ISIS kanë shkatërruar gjithashtu objektet antike të qytetit historik Namrud i cili njihej si margaritari i civilizimit Asirian, duke përdorur buldozerë dhe lëndë eksplozive. Shkatërrimi i trashëgimisë së civilizimit dhe objekteve fetare, nuk është vetëm shkatërrimi i objekteve historike, por këto shkatërrimi janë bërë për të zhdukur identitetin civilizues dhe historik të myslimanëve.   

Shkatërrimi i muzeut të Mosulit nga ISIS

Ky veprim i grupeve takfiriste është bërë plotësisht në kuadër të qëllimeve të armiqve të Islamit në perëndim për të shkatërruar identitetin civilizues dhe historik të myslimanëve. Një prej faktorëve me ndikim mbi identitetin civilizues i cili bëhet shkak për kujtimin, forcimin dhe bartjen e tij te gjeneratat e tjera, janë vendet dhe objektet historike të cilat janë të lidhura me identitetin civilizues. Duke marrë parasysh faktin se identiteti civilizues është një faktor mbi jashtë kohës dhe vendit i cili në vete përfshinë kombësi dhe kultura të ndryshme, vendet historike kanë potenciale të mëdha për forcimin e këtij identitetit. Përveç kësaj, këto vende janë edhe zanafillë dhe shtrat i shumë ngjarjeve të rëndësishme historike dhe çdo individ kur të vizitojë këto vende e shikon veten në shoqërim të asaj të kaluare historike dhe nga ky aspektin e konsideron veten se i përket një civilizimi të lashtë, burimor dhe dinamik, do të thotë një civilizim të cilin ai tani e shikon veten. Njeriu me këtë rast shikon vende dhe ngjarje të cilat ndërtojnë rrënjët e identitetit fetar të sotshëm të tij ku të gjithë myslimanët e shikojnë vetëm të njëjtë dhe ndjejnë se i përkasin këtij identiteti. Sidomos kur këto vende nganjëherë na kujtojnë modele dhe shëmbëlltyra të mëdha të fesë si Ehli Bejtin (a.s.) të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe shokët më besnikë të tyre, të cilat tregojnë themelet e thella dhe burimore të identitetit fetar në kuadër të civilizimit njerëzor.

Xhamia e Profetit s.a.v.s.

Në këtë drejtim mund të përmenden vendet e shenjta në Arabinë Saudite dhe mbledhja e madhe e myslimanëve në ceremoninë e Haxhit. Prania në vendet historike islame si në tokën e Shpalljes Hyjnore, krijon kushtet për njohjen e vizitorit me rrënjët kulturore të civilizimit Islam. Ai në këtë mënyrë mund të njohë rrënjët historike të formimit të civilizimit të tij. Ai njihet me karakteristikat më të dalluara të civilizimit islam dhe me personalitetet që krijuan këtë civilizim.

Qabja, simboli i unitetit të myslimanëve

Dëshmitë konkrete tregojnë ndikimin e ceremonive fetare në formimin e identitetit. Imam Saxhad (a.s.) në lidhje me këtë çështje i ka thënë një shokut të tij me emrin Shabli: “Kur të falësh dy rekat namaz prapa “Mekam Ibrahim” për hir të Tavafit rreth Qabes, a ke synuar të falësh namazin si Ibrahimi?”. Mund të thuhet se Imam Saxhadi (a.s.) në këtë rast udhëzon Shabliun drejt civilizimit monoteist. Duke kujtuar pozitën e Ibrahimit a.s. dhe nevojën për pëkushtim në vlerat e krijuara nga Ibrahimi a.s., e kaluara civilizuese e Haxhit prezantohet për haxhiun dhe kjo e ndihmon haxhiun për ta njohur identitetin civilizues dhe forcimin e tij. Grupet takfiriste me shkatërrimin e objekteve historike islame, në një farë mënyrë janë ngritur në luftë kundër identitetit civilizues të Islamit. Terroristët takfiristë me këto veprime shkatërrojnë rrethanat historike të lidhjes mes gjeneratave të myslimanëve, rrethanat që janë të përbashkëta mes të gjithë myslimanëve. Shfrytëzimi i objekteve historike për forcimin e identitetit civilizues mund të vërehet edhe në Kur’anin e shenjtë që grupet takfiriste pretendojnë zbatimin e tij. Qabja dhe pozita e Ismailit, janë shembuj të dalluar në këtë drejtim. Është interesant fakti se shumica e këtyre shkatërrimeve të këtyre vendeve të shenjta fetare ka ndodhur pikërisht në Arabinë Saudite ku ndodhet Qabja. Vehabistët takfiristë gjatë 100 viteve të fundit kanë shkatërruar shumicën e objekteve fetare me pretekst të luftës kundër idhujtarisë. Objektet më të rëndësishme që janë shkatërruar, ndodheshin në varrezat Baki’e në Medine. Në këtë varrezë ndodheshin varret e shumë personaliteteve të shquara fetare.

Tags