Shkurt 02, 2018 10:57 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth trajtimit jo njerëzor dhe jo Islam të ISIS ndaj vemrave.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Në edicionin e kaluar folëm rreth skllavërimit të femrave në rajonet e pushtuara nga grupi takfirist dhe terrorist ISIS. Kjo është në kohën kur ky veprim është në kundërshtim të hapur me mësimet e Kur'anit të shenjtë dhe me sunetin e Profetit Muhamed s.a.v.s.. Edhe pse në fillim të shpalljes profet të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në mesin e arabëve ekzistonte sistemi i skllavërisë, mirëpo politika e Profetit Muhamed s.a.v.s. ishte lirimi i skllevërve dhe dhënia fund e sistemit të skllavërisë. Strategjia e Islamit ishte kjo që me ndryshimin e mekanizmave shoqërore dhe ekonomike, të eliminohet gradualisht sistemi i skllavërisë. Në fazën tjetër, pas eliminimit të skllavërisë nga marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike, e shpalli të ndaluar këtë fenomen dhe nuk lejoi kthimin përsëri të tij në shoqëri. Sipas burimeve historike, politikat dhe strategjia e Islamit në luftën kundër skllavërisë dha rezultat. Si rezultat i kësaj politike, fenomeni i skllavërisë u eliminua më shpejtë në mesin e popujve myslimanë në krahasim me popujt e tjerë. Pretendimet e pavërteta të grupeve takfiriste për skllavërimin e femrave në emër të ripërtëritjes së traditës së Islamit, janë në kundërshtim të hapur me Kur'anin e shenjtë dhe me sunetin e Profetit Muhamed s.a.v.s.. Në këtë drejtim po sjellim një shembull të rëndësishëm ndaj pakicave fetare. Në burimet historike thuhet se kur ushtria e pushtetit emevit në Sham në mënyrë të papritur sulmoi një rajon nën qeverisjen e Imam Aliut (a.s.), një ushtar i ushtrisë emevite kishte plaçkitur pasurinë e një gruaja hebreje që jetonte nën territorin e qeverisur nga Imam Aliu (a.s.) duke i rrëmbyer asaj floririn që mbante për zbukurim në trup. Imam Aliu (a.s.) pasi u informuar rreth kësaj ngjarje, u zemërua shumë dhe tha: "Nëse një mysliman do të vdesë nga zemërimi pas këtij skandali çnjerëzor, nuk është për tu qortuar sepse sipas mendimit tim, vdekja e tij është e merituar". Ky është kulmi i pikëpamjes humaniste të prijësve të fesë Islame ndaj njerëzve dhe pakicave fetare të cilat jetojnë nën mbrojtjen e Shtetit Islam. Cili prej veprimeve të dhunshme dhe poshtëruese të grupit takfirist terrorist ISIS ndaj femrave mund të përputhet me sjelljen e prijësve të mëdhenj të fesë Islame?

Islami, fe e mëshirës dhe dashurisë

Lëvizjet vehabiste dhe takfiriste gjithmonë kanë shfrytëzuar femrat në forma të ndryshme si vegël e tyre. Ata femrat i anëtarësonin në grupin e tyre dhe pastaj i përdornin ato për kryerjen e sulmeve terroriste dhe kamikaze. Në lidhje me mënyrën e sjelljeve të grupeve terroriste ndaj femrave, mund të përmendet vendosja e kufizimeve të ashpra, zbatimi i ligjeve të ashpra kundër femrave myslimane dhe jomyslimane në rajonet e pushtuara nga terroristët, privimi i femrave nga të drejtat e tyre shoqërore dhe njerëzore si dhe shfrytëzimi i femrave në forma të ndryshme si skllavërimi seksual, martesa e detyrueshme, xhihadi martesor dhe përdhunimet e egra. Grupet vehabiste dhe takfiriste, vështrimin ndaj femrave e kanë ashtu siç ishte vështrimi ndaj femrave në mesin e arabëve të periudhës së injorancës dhe para shpalljes profet të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Një vështrim mbi dekretet fetare të myftinjve të lëvizjeve takfiriste, tregon thellësinë e madhe devijimit të këtij grupi dhe qasjen injorante të tyre. Ata gjatë dekreteve të ndryshme, femrën e paraqesin me këtë personalitet: "E gjithë qenia e femrës, është e keqja/ femra është djall/ femra është kurthi i djallit/ femra është qen i zi dhe gomar që nëse kalon përpara atij që është duke falur namaz, namazi i tij prishet/ femrat mbani pa rroba, mos u jepni rroba atyre në mënyrë që të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi/për burra nuk ka sy më të dëmshëm se sytë e femrës/ mendja e fëmijëve është më e madhe se e femrave/ kur u krijua femra, djalli u gëzua/ femrat e kanë të ndaluar ngasjen e makinave dhe femrat drejtuese të makinave duhet të vdesin/ burrat mund t'i shkurorëzojnë grat e tyre vetëm me një SMS/ femrat e kanë të ndaluar ta përdorin internetin, përveç nëse një burrë i afërt të ulët pranë saj/femra nuk lejohet të flejë pranë murit për arsye se fjala "mur" është e gjinisë mashkullore/ prania e çdo vajze me babanë e saj në një vend të vetmuar, është e ndaluar". Pikërisht këta myftinj të devijuar nga mësimet Islame pasi terroristët krijuan krizën në Siri, lëshuan dekrete fetare edhe për lejimin e martesës me femra të afërta nga gjaku. Naser Al-Omar, një myfti vehbaist, në lidhje me xhihadin martesor u ka lejuar rebelëve sirianë që në rast të mungesës së femrave me largësi nga gjaku, të martohen edhe me femra të afërta për nga gjaku!

Naser Al-Omar, myftiu vehabist

Xhihadi martesor u bë polemik pasi terroristët takfiristë i vunë zjarrin Sirisë. Disa myfti vehabistë për të tërhequr vajzat myslimane, kanë përdorur fjalën "xhihad" për të plotësuar dëshirat seksuale të terroristëve takfiristë në përdhunimin e femrave. Ata në këtë mënyrë kanë lëshuar dekrete fetare në kundërshtim të hapur me mësimet dhe dispozitat e Islamit. Grupi takfirist ISIS ekzekutojnë duke i hequr kokën çdo femrës e cila kundërshton dëshirat e tyre djallëzore. Me qindra vajza dhe gra myslimane dhe jomyslimane janë vrarë në këtë mënyrë. Përkundër sjelljes dhe pikëpamjeve të padrejta dhe të palogjikshme të vehabistëve takfiristë ndaj femrës, pikëpamja e Islamit ndaj femrës është plotësisht e butë dhe njerëzore. Me shpalljen e fesë Islame, kjo fe ka luftuar kundër të gjitha traditave dhe zakoneve të periudhës së injorancës që ishin të përhapura në lidhje me femrat. Në periudhën kur ishte i përhapur zakoni për varrosjen për së gjalli të vajzave dhe femra jo vetëm që nuk konsideroj njeri, por ajo konsiderohej një qenie e poshtër dhe e pavlerë, Islami e konsideroi femrën të barabartë me mashkullin nga aspekti i qenies dhe të vërtetës njerëzore. Ky është fundi i pikëpamjeve të periudhës së injorancës ndaj femrës. Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë ka folur për pozitën e barabartë të femrës dhe mashkullit dhe në ajetin 1 të sures Nisa ka thënë: "O njerëz, keni frikë Zotin tuaj, Atë i cili iu ka krijuar juve nga një frymë dhe ka krijuar gruan nga lloji i tij (mashkullit) dhe nga ata dy ka bërë shumë burra dhe gra...".

Ky ajet na kujton një çështje të rëndësishme se Zoti i madhëruar ka krijuar femrën dhe mashkullin nga një rrënjë dhe nga ky aspekt asnjëri nuk ka superioritet ndaj tjetrit.

Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka luftuar ashpër idetë injorante rreth femrës. Për këtë arsye, ai e vlerësonte lartë pozitën e vajzës së vet Fatimes (s.a.). Ai e nderonte shumë atë dhe ka thënë: "Babai u bëftë sakrificë për atë!". Kjo sjellje e Profetit Muhamed s.a.v.s. do të thotë thyerje me themel e traditave dhe zakoneve të periudhës së injorancës. Padyshim se Hazreti Fatime (s.a.), si shëmbëlltyrë e femrave të botës, gëzonte një pozitë të lartë dhe të lavdëruar. Buhariu në Sahihun e tij transmeton se Profeti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: "Fatimja është pjesë e trupit tim. Kush e zemëron atë, me të vërtetë më ka zemëruar mua".

Fatimja është pjesë e trupit tim. Kush e zemëron atë, me të vërtetë më ka zemëruar mua

Islami gjithmonë dhe në çdo situatë, e ka vlerësuar lartë pozitën e femrës. Imam Aliu (a.s.) në një rast ka thënë: "Femra është si një lule (e butë dhe e bukur) dhe nuk është si një pehlivan i vrazhdë". Imam Aliu (a.s.) në këtë rast vë në dukje mirësinë dhe butësinë shpirtërore të femrës. Është e natyrshme që femra duhet të trajtohet me butësi dhe mirësi në përputhje me natyrën e saj të butë. Asaj nuk duhet t'i imponohen punë të vështira që janë jashtë fuqisë së saj fizike. Në një shoqëri në të cilën fëmija femër konsiderohej turp dhe vajzat i varrosnin për së gjalli, Profeti Muhamed s.a.v.s. për të luftuar këtë karakteristikë të injorancës, ka thënë: "Vajzat janë fëmijët tuaj më të mirë".  

Vajzat janë fëmijët tuaj më të mirë

Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjithashtu ka ftuar njerëzit që të kenë sjellje të mira ndaj grave dhe ka thënë: "Porositni njëri-tjetrin që të keni sjellje të mira ndaj femrave. Ai në lidhje me ata që ofendojnë femrat ka thënë: "Burra të mirë janë ata të cilët respektojnë femrat ndërsa burra të ligë janë ata të cilët ofendojnë femrat".

Tags