Mars 16, 2016 10:17 CET
  • Tregimet dhe legjendat iraniane

Libri i njohur "Njëmijë e Një Net" është një prej modeleve të vjetra të veprave të tilla që tematika e shumë prej tyre përmban tematikën e tregimeve popullore.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari do të prezantojmë letërsinë folklorike persiane dhe pastaj do t'iu dërgojmë juve në botën e tregimeve iraniane. 

Letërsia popullore ose gojore e cila duhet të konsiderohet një degë e rëndësishme e letërsisë persiane, në realitet është letërsi e shtresave të thjeshta të popullit iranian. Letërsia popullore përbëhet nga veprat e njerëzve të paarsimuar ose me arsim të ulët të cilat kryesisht krijohen në mënyrë gojore dhe nga aspekti i strukturës dhe i përmbajtjes, kanë plotësisht dallim nga letërsia tradicionale e shkruara persiane. Gjuha e thjeshtë, toni popullor idetë e popullit të thjeshtë, konsiderohen prej karakteristikave të kësaj letërsie. Sot letërsia popullore persiane ashtu si letërsia zyrtare e Iranit, është paraqitur në dy lloje, në prozë dhe poezi dhe në të dy këto fusha janë krijuar vepra të rëndësishme. Poezitë popullore që nga kohërat e vjetra kanë qenë të njohura tek populli iranian. Këto poezi të cilat kryesisht ishin në dialektet lokale, quheshin "Fahlavijat". Disa prej këtyre fahlavijatëve recitoheshin nga artistët endacak ose nga rapsodët në vende publike dhe në tregje, prandaj këto vepra në këtë mënyrë edhe janë transmetuar nga një gjeneratë tek tjetra dhe një pjesë e madhe e tyre ende këndohen nga populli. Krijuesit e shumicës së këtyre poezive nuk dihen, por në disa raste emri i krijuesve të tyre është cituar në dy vargjet e fundit. Ky lloj i këngëve popullore është i pastër nga krahasimet, simbolikat dhe nga metaforat e komplikuara dhe në realitet prezanton ndjenjat dhe mendimet e popullit të thjeshtë. Në tekstin e shumë prej këtyre poezive është përdorur një gjuhë dhe fjalë të dialekteve lokale. Tematika e shumë prej këtyre këngëve popullore është temë dashurie dhe kërkimi i bashkimit të të dashuruarit me të dashurin e tij ose vuajtja nga ndarja. Në shumicën e këtyre poezive popullore mund të vërehen gjurmët e jetës së popullit të thjeshtë. Në një pjesë të tyre gjithashtu tregohen ngjarjet historike me gjuhën e popullit të thjeshtë. 

Një pjesë e madhe e letërsisë popullore të Iranit përbëhet nga tregimet e shkurta të cilat i transmetojnë njerëzit për njëri-tjetrin dhe sidomos nënat dhe gjyshet për fëmijët. Në të kaluarën kujdestaret e fëmijëve dhe shërbëtoret mësonin shumë tregime të tilla dhe i transmetonin ato për fëmijët. Autori i këtyre tregimeve nuk dihet dhe ato janë transmetuar në mënyrë gojore nga një gjeneratë tek tjetra. Personat që tregonin tregime në të kaluarën më tepër synonin të kënaqen vet dhe t'i gëzojnë të tjerët dhe për këtë arsye ata edhe i zbukuronin ato në mënyra të ndryshme. Disa prej tregimeve popullore që nga kohërat e vjetra janë krijuar për mbretërit. Libri i njohur "Njëmijë e Një Net" është një prej modeleve të vjetra të veprave të tilla që tematika e shumë prej tyre përmban tematikën e tregimeve popullore. Me përjashtim të veprave "Njëmijë e Një Net", "Samak Ajar" dhe "Eskendername", shumica e tregimeve të shkurta popullore janë mbledhur vetëm në periudhën e fundit dhe janë shkruar në libra. Këto tregime janë të thjeshta dhe të pazbukuruara, mirëpo nganjëherë në këto tregime vërehen shprehje të vjetra. Tregimet e shkurta popullore nga aspekti i temës dhe përmbajtjes mund të ndahen në dy grupe. Një grup i këtyre tregimeve janë vetëm fantastike dhe paraqesin aventurat dhe imagjinime të çuditshme dhe më shumë flasin për magjinë dhe krijesa të tjera të imagjinuara. Një grup tjetër i këtyre tregimeve pak a shumë janë më reale dhe tregojnë ngjarje të zakonshme të jetës së njerëzve, paraqesin dëshirat dhe dhimbjet e tyre dhe shumë prej tyre tregojnë ndikimin e fatit në jetën e njeriut. Heronjtë e këtyre tregimeve të tilla më shumë janë mbretërit dhe princat, pastaj njerëzit e varfër me profesione të ndryshme, asketët dhe dervishët e varfër. Nganjëherë edhe personalitetet historike si Sulltan Mahmud Ghaznevi ose mbreti Abas Safavi janë heronj të këtyre tregimeve të cilët me rroba të njerëzve të varfër dalin në tregje dhe vende publike. Disa prej këtyre tregimeve përmbajnë urtësi dhe këshilla të çmuara në mënyrë që njerëzit me dëgjimin e tyre, të mësojnë rrugën e drejtë të jetës. Disa prej këtyre tregimeve kamë tematikë satirike dhe në realitet duken të jenë humor, siç janë tregimet me heronjtë si Bahlul dhe Mulla Nasradin. Tregimet e shkurta popullore në rajone të ndryshme janë të përziera me dialektet lokale. Të dashur miq njohjen me letërsinë popullore persiane do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani do të prezantojmë një tregim të zgjedhur nga libri "Njëmijë e Një Net".

Ishte një mbret me emrin Sandbad, kishte një skifter (gjeraqinë) të trajnuar për gjueti të cilin e donte shumë saqë kurrë nuk e largonte prej vetes. Me urdhrin e mbretit Sandbad, kishin prodhuar një tas (gotë) prej floriri dhe e mbushnin atë me ujë dhe ia varnin në qafë skifterit në mënyrë që çdo herë kur ai të ketë nevojë, të pijë ujë. Një ditë mbreti Sanbad së bashku me ministrin dhe me shërbëtorët e tij shkoi për gjueti. Ai si çdo herë tjetër, e mori me vete edhe skifterin. Një drenushë ra në kurthin e tyre. Shoqëruesit e mbretit e rrethuan drenushën, por drenusha theu rrethin dhe deshi të arratisej. Mbreti Sanbad bërtiti me zë të lartë: "Mos e lejoni të ikë! Nëse drenusha do të ikë pranë ndonjërit, do të urdhëroj menjëherë vrasjen e tij". Ende pa përfunduar fjalët e mbretit, drenusha mori hov dhe kërceu mbi kokën e mbretit dhe iku. Shërbëtorët e mbretit e shikuan ministrin dhe mbetën të heshtur. Ministri ngadalë i tha në vesh mbretit: "Drenusha iku duke kërcyer mbi kokën e juaj. Tani çfarë të bëjmë?" Mbreti Sandbad e kuptoi qëllimin e vezirit dhe hipi mbi at dhe tha me zë të lartë: "Po shkoj pas drenushës dhe derisa ta zë, nuk kthehem prapë!". Pas këtyre fjalëve, mbreti u nis me vrap pas drenushës. Skifteri i cili qëndronte mbi supet e mbretit, hapi krahët dhe fluturoi me shpejtësi. Arriti afër drenushës dhe me sqepin e tij goditi sytë e drenushës. Drenusha u verbua dhe më nuk mundi të vraponte. Mbreti Sandbad arriti pranë drenushës. E zuri drenushën dhe i preu kokën. Trupin e drenushës e vendosi mbi at dhe pastaj u ulë nën hijen e një peme që të çlodhej. Nga dega e lartë e pemës pika-pika pikonte uji në tokë. Mbrenti Sanbdad ishte etur dhe u gëzua kur shikoi pikat e ujit. Tasin e floririt e zgjidhi nga qafa e skifterit dhe e vendosi aty ku pikonte uji. Tasi i floririt u mbush me ujë. Mbreti e ngriti tasin drejt gojës që të pi ujë. Papritur skifteri me krahun e tij e goditi tasin dhe tasi ra në tokë dhe u derdh uji. Mbreti Sandbad e shikoi skifterin dhe me dashuri tha: “Edhe ti je i etur, apo jo? Por, ke durim pak!”. Pastaj përsëri e mbushi tasin me ujë dhe e mbajti pranë sqepit të skifterit dhe tha: “Së pari pi ti dhe pastaj unë!”. Mirëpo skifteri përsëri me krahun e tij e goditi tasin dhe e derdhi ujin në tokë. Mbreti Sandbad tha me vete: “Me siguri skifteri dëshiron që së pari t’i japë ujë atit!” Atëherë përsëri mbushi tasin me ujë dhe kësaj radhe e vendosi atë pranë atit, mirëpo pa afruar ati i etur buzët pranë tasit me ujë, skifteri përsëri me krahët e tij e goditi tasin dhe derdhi ujin. Me këtë rast mbreti u zemërua. Ai u kthye drejt skifterit dhe bërtiti: “Shpend i mallkuar! As vet nuk pijë ujë as nuk lejon që unë dhe ati im të pimë ujë”. Pastaj i zemëruar nxori shpatën nga kollapi dhe goditi krahët e skifterit. Iu këputën krahët skifterit dhe ai ra në tokë i zhytur në gjak. Skifteri i plagosur me sytë e tij të mbushur me vuajtje dhe pikëllim, e shikoi mbretin Sandbad. Pastaj me kokë tregoi një degë të pemës. Mbreti Sandbad e kuptoi se çfarë dëshiron të tregojë skifteri. Ngrehu kokën lartë dhe shikoi në drejtim të degës së pemës. Atëherë sytë e tij shikuan diçka të çuditshme dhe të pabesueshme. Një gjarpër i madh dhe i tmerrshëm qëndronte i pështjellur në degën e pemës dhe nga goja e tij pikonte helmi pika-pika. Mbreti Sandbad i habitur tërësisht e shikonte gjarprin. Pastaj bërtiti nga pendimi. E mori skifterin e plagosur në dorë dhe i puthi krahët e tij ty zhytur në gjak dhe tha: “Shpendi im i dashur, ti më shpëtove jetën mua ndërsa unë sa keq u solla me ty!”. Pastaj mori skifterin në gjoks, hipi mbi at dhe me vrap u nis drejt pallatit. I lodhur dhe i pikëlluar, mbreti arriti në pallat. Drenushën ia dha kryekuzhinierit dhe vet me skifterin në dorë, u ulë në fronin e tij. Skifteri kalonte çastet e fundit të jetës së tij. Mbreti Sandbad e shikonte skifterin me pikëllim dhe dhimbje dhe i përkëdhelte krahët e tij përgjakur. Më në fund skifteri vdiq në duar të mbretit. Mbeti mbreti Sandbad dhe një jetë pendim.