Mars 16, 2016 10:50 CET
  • Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij

Çështja e grave dhe problemet dhe sfidat e tyre si një pjesë e shoqërisë, kanë tërhequr vëmendjen e mendimtarëve dhe ekspertëve që nga e kaluara deri më tani.

Gjendja e grave, sidomos diskutimet në lidhje me pozitën e femrave në familje, integrimi i femrave në shoqëri, roli i tyre në shoqëritë dhe institucione publike... kanë qenë prej çështjeve të cilat gjithnjë kanë ngritur diskutime dhe polemika dhe në çdo rajon të botës femrat janë trajtuar në mënyra të ndryshme dhe në bazë të kulturave që sundonin në ato rajone. Pikërisht në lidhje me këtë, janë formuar pikëpamje të ndryshme dhe ide të suksesshme si dhe mendime të kundërta dhe nga zemra e këtyre teorive dhe pikëpamjeve janë krijuar edhe shkolla më të organizuar të mendimit. Një prej këtyre shkollave të mendimit është edhe shkolla e feminizmit që pretendon për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Në këtë program disa edicionesh të quajtur "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij" që është përgatitur për ju dëgjues të nderuar, do të shqyrtojmë shkurtimisht themelet teorike dhe pragmatike të feminizmit, historikun e kësaj lëvizje të mendimit, metodat e këtij të menduari, dimensionet dhe këndvështrimet e ndryshme të kësaj shkolle të të menduarit, si dhe do të bëjmë një kritikë ndaj tyre në bazë të mësimeve islame. 

Femrat si një pjesë e madhe e shoqërisë gjatë gjithë historisë, kanë përballuar dhe duruar shumë vuajtje dhe probleme të ndryshme si dhe janë bërë viktimë e dhunës dhe padrejtësisë në masë shumë të madhe. Femrat para gjendjes aktuale që në mënyrë sipërfaqësore duket e ngritur dhe dëshiruar, gjithnjë dhe në çdo vend në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme është konsideruar si një element gjysmënjerëzor, si një element fëmijëror, pa të drejta dhe ose më të drejtat më të pakta, përveç në periudhën e shpalljes së Islamit kur ka gjetur pozitën e saj të vërtetë dhe është konsideruar si njeri i plotë. Për shembull, femrat para shpalljes së Islamit dhe në periudhën e injorancës kishin një pozitë shumë të ulët dhe të pavlerë në shoqërinë e injorancës. Mirëpo, me shpalljen e fesë islame femra gjeti të drejtat, personalitetin, fisnikërinë dhe dinjitetin njerëzor dhe identitetin e saj të vërtetë. Në këtë periudhë, femrat nën hijen e mësimeve dhe theksimeve të Islamit gjetën një pozitë të lartë dhe arritën përkryerje nën dritën e pastërtisë, dashurisë, durimit dhe shumë virtyteve të tjera të larta morale. Është çështje e padiskutueshme se gjetja e identitet të femrës është gjetja e identitetit të shoqërisë dhe vlerësimi i gruas, i virtyteve të përkryera dhe shërbimeve të pakufishme të saj, do të thotë vlerësimi i të gjitha shtresave të shoqërisë. Feja e pastër islame, i ka dhënë gruas një personalitet dhe pozitë të lartë dhe ka luftuar seriozisht me besëtytni të ndryshme dhe bindje të gabuara që janë paraqitur gjatë gjithë historisë ndaj gruas dhe i ka dënuar ashpër ato. Ky qëllim i rëndësishëm është jetësuar në kohën kur disa shkolla të mendimit njerëzor dhe besime të pabaza gjithnjë kanë poshtëruar femrat dhe i kanë konsideruar ato si qenie inferiore në krahasim me meshkujt.

Në anashkalimin e vlerës dhe të pozitës së femrave nuk kanë bërë dallim as edhe disa popuj të civilizuar në krahasim me shoqëritë primitive dhe të pacivilizuara. Për shembull, gjatë historisë së perëndimit femra nuk gëzonte pozitë të mirë dhe vazhdimisht përballej me padrejtësi. Në të menduarin dhe në veprimet e popujve perëndimore ky poshtërim i femrës është bërë në përmasa të mëdha. Ajo çfarë kuptohet nga tekstet dhe burimet historike është kjo që injoranca dhe dhuna gjithnjë kanë qenë dy faktorë kryesor të padrejtësisë ndaj femrave dhe poshtërimit të tyre gjatë historisë së njerëzimit. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamike të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: "Bindja ime është kjo që gjatë historisë në shoqëri të ndryshme është ushtruar padrejtësi e madhe ndaj gruas. Kjo është bërë për shkak të injorancës së njeriut në përgjithësi dhe kjo është e zakonshme që i forti të ushtrojë dhunë ndaj të dobëtit". Feminizmi mund të konsiderohet si reagim i natyrshëm i nxitur nga ngujimi i femrës në botën perëndimore dhe si përpjekje që femra të llogaritet si qenie njerëzore e barabartë me mashkullin. Idetë feministe burojnë nga pikëpamjet e mendimtarëve të shkollave sekulariste, liberale dhe humaniste, ndërsa janë bazuar vetëm në dëshira epsharake dhe në lirinë absolute duke mos marrë parasysh fare dallimet themelore mes femrës dhe mashkullit. Kjo lëvizje ekstremiste gjithashtu ishte krijuar për ta çliruar femrën perëndimore me një lëvizje të pamatur dhe me moto të barazisë së mashkullit dhe femrës, si dhe natyrisht duke anashkaluar dallimet qenësore mes femrës dhe mashkullit, është bërë shkak për ushtrimin e një padrejtësie dhe dhune të re ndaj femrës të quajtur "Padrejtësia e Barazisë". Aktualisht motot me plotë zhurmë të kësaj lëvizje si barazia sipas pohimeve të racionalistëve të perëndimit dhe sipas statistikave zyrtare, janë bërë fatkeqësi për jetën e femrës. Padrejtësia e barazisë është një padrejtësi e re, është vazhdim i padrejtësisë së vjetër, mirëpo në një formë më të ndryshme. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë ka thënë: "Perëndimorët duhet të japin përgjigjeje për gjininë e femrës. Ata kanë bërë tradhti ndaj femrës. Ajo çfarë po bëjnë perëndimorët me femrën nuk është gjë tjetër, përveç një jetë e shfrenuar femërore..." Termi "feminizëm" në gjuhët angleze, franceze dhe gjermane vjen nga rrënja "feminine" që do të thotë "femër" ose "lëvizja e gjinisë femërore" dhe vjen nga fjala latine "femina". Kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Charle Furie, socialist i shekullit 19, me qëllim të mbështetjes së lëvizjes për të drejtat e femrave. Feminizmi në kuptimin terminologjik to të thotë "prirje femërore", "mbështetje ndaj femrës". Këto kuptime në realitet janë vetëm shpjegim i këtij termi, mirëpo shqyrtimi i historikut të këtij termi dhe të termeve të ngjashëm me këtë, dëshmon se ky term nuk mund të përdoret në nivel të përkufizimit të një nocioni dhe në mënyrë të njëjtë për të gjithë personat që e quajnë vetën feminist. Natyrisht se fjala feminizëm më parë kishte përdorim në fushën e mjekësisë dhe përdorej kryesisht për të përshkruar një lloj të sëmundjes seksuale në të cilën meshkujt paraqiten me karakteristika të femrave. Mirëpo më vonë, kjo fjalë gradualisht ka ka humbur kuptimin e saj etimologjik dhe përdoret për emërimin e një lëvizje e cila ka marrë një zhvillim të veçantë gjatë gjysmës së parë të shekullit 19 dhe është paraqitur si një lëvizje e femrave e cila studionte gjininë dhe seksualitetin.

Shkaqet e formimit të feminizmit duhet të analizohen në disa dekada themelore. Thamë se studimi i zhvillimit historik të pozitës së femrës në perëndim dhe në Evropë, tregon se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj gjinisë femrore. Femra në këto shoqëri është llogaritur si një mall për tregti dhe konsiderohej pjesë e pasurisë së meshkujve. Edhe me studimin e vështrimit të mendimtarëve perëndimorë do të kuptojmë se ata nga pikëpamja e tyre e konsideronin femrën si "qeni e dytë", si faktor për mëkatin e mashkullit dhe e emëronin atë me emra që emëronin kafshët. Femrat nuk llogariteshin si qytetare. Femrat nuk gëzonin as të drejtën për të votuar dhe as nuk kishin të drejtë të merrnin pjesë në proceset politike dhe shoqërore. Nga ana tjetër, gjendja e femrës në perëndimin tradicional ishte shumë jashtë normave dhe femrat bëheshin objektiv i dhunës dhe padrejtësisë. Sipas dëshmisë së historisë, në shoqëritë perëndimore është ushtruar diskriminim i madh ndaj pozitës së gruas dhe femrat nuk gëzonin të drejta të barabarta me meshkujt. Për shembull, femrat në Evropë dhe në Amerikë ishin të privuara edhe nga të drejtat më themelore politike dhe shoqërore. Pas renesancës dhe revolucionit industrial, u krijua një ndryshim i rëndësishëm në qasjen dhe ideologjinë perëndimore dhe pas kësaj bazat ideologjike të perëndimit të ri u formuan në bazë të sekularizmit, humanizmit dhe liberalizmit. Natyrisht se të menduarit politik dhe shoqëror modern të perëndimit gjithashtu, në këtë mes kanë luajtur një rol të veçantë. Përveç kësaj, zhvillimet e sistemit kapitalist dhe vala e industrializimit të perëndimit dhe formimi i një klase të quajtur kapitalistët dhe punëdhënësit, ishte një prej faktorëve me ndikim në gjendjen e femrës. Grat perëndimore të cilat deri në atë kohë ishin të privuara nga e drejta për të pasur në pronësi ndonjë gjë ose pasuri dhe llogariteshin pjesë e pronës dhe pasurisë së burrave, me paraqitjen e motove për sovranitetin e privatësisë, ato filluan të anojnë drejt sistemit kapitalist dhe kjo çështje i nxori ato nga shtëpia dhe i drejtoi drejt fabrikave. Natyrisht se kjo u bë shkak që femrat në këtë proces kanë përballuar vështirësi të mëdha për shkak të punës së rëndë në fabrika. Mirëpo në këtë mënyrë sistemi kapitalist arriti të sigurojë një fuqi të madhe punëtore me një çmim të lirë për vete, ndërsa në këtë mes u ndryshua stili i jetës së grave. Në fund të gjithë këto privime nga të drejta themelore dhe të natyrshme u bënë pikëfillim i shumë analizave feministë në lidhje me pozitën e ulët të femrave.

Tags