Mars 16, 2016 11:15 CET
  • Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij

Feministët i konsiderojnë mësimet fetare faktorë për të vërtetuar pushtetin e mashkullit, prandaj për këtë arsye feministët në sferën e vlerave besojnë në vlerat materialiste dhe refuzojnë plotësisht vlerat fetare.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në këtë edicion do të shqyrtojmë disa bindje të feminizmit. Në edicionin e kaluar kemi folur rreth disa bazave ideologjike të feminizmit si anashkalimi i dallimeve natyrore dhe biologjike të femrës dhe mashkullit, si dhe urrejtjen ndaj meshkujve. Në lidhje me këtë thamë se disa feministë që mohojnë dallimet mes gruas dhe burrit, kryesisht gjininë mashkullore e konsiderojnë armik kryesor të femrës dhe insistojnë në luftën kundër gjinisë mashkullore. Kjo pikëpamje rezulton në mospranimin e përgjegjësisë dhe ikjes nga zotimet e femrës dhe mashkullit ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo nga pikëpamja e Islamit, vetëm me pranimin e dallimeve gjenetike dhe duke marrë parasysh udhëzimin hyjnor dhe me krijimin e kushteve për mirëkuptim dhe solidaritet, mund të realizohen interesat e dy gjinive. Në këtë edicion do të shqyrtojmë disa prej bindjeve të feminizmit dhe do t'i kritikojmë ato në bazë të mësimeve islame. 

Një prej bazave të parimeve ideologjike të feminizmit është refuzimi i mësimeve fetare. Feministët i konsiderojnë mësimet fetare faktorë për të vërtetuar pushtetin e mashkullit, prandaj për këtë arsye feministët në sferën e vlerave besojnë në vlerat materialiste dhe refuzojnë plotësisht vlerat fetare. Feministët konsiderojnë se sundimi i vlerave fetare është pengesa më e madhe në rrugën për realizimin e qëllimeve të tyre, për arsye se ata besojnë që fetë hyjnore familjen dhe rolin e femrës si nënë e konsiderojnë shumë të vlefshëm dhe për të respektuar këtë parim, fetë hyjnore e ndalojnë punën e femrës jashtë shtëpisë dhe pjesëmarrjen e barabartë të saj me mashkullin në të gjitha sferat politike, shoqërore, ekonomike dhe të tjera. Fetë hyjnore gjithashtu theksojnë në lindjen e gjeneratave të reja dhe në mbrojtjen e embrionit si një obligim dhe nga aspekti i vlerave fetare mbrojtja e embrionit është e barabartë me mbrojtjen e jetës së një njeriu të shëndosh. Kjo çështjeje bëhet shkak që femrat të anojnë drejt lindjes së fëmijëve dhe të heqin dorë nga aborti i foshnjës. Nga pikëpamja e feminizmit, ruajtja e këtyre vlerave është pengesa më e madhe për liritë seksuale dhe kënaqësitë e femrës, prandaj duhet bërë përpjekje që femra të largohet sa më shumë nga vlerat fetare.

Mirëpo, për fat të keq feministët kanë neglizhuar këtë çështjeje se sa më shumë që të largohen nga feja dhe nga spiritualiteti, do të pësojnë më shumë dëm. Sot, institucioni i familjes në shoqërinë perëndimore është futur në krizë të thellë. Sipas pohimeve të shumë mendimtarëve, një prej faktorëve të kësaj krize është largimi nga vlerat fetare dhe nga spiritualiteti. Patrick J. Buchanan, shkrimtar amerikan, në librin e tij "Vdekja e Perëndimit", në mënyrë të qartë ka deklaruar se perëndimi po shkon drejt dekadencës dhe shkatërrimit. Ai konsideron se individualizmi, ikja nga formimi i familjes, parandalimi i lindjes së fëmijëve, shtimi i abortit, divorcet, konsumimi i lëndëve narkotike, krimet çnjerëzore dhe shfrenimi në marrëdhëniet seksuale etj., janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të moralit dhe spiritualitetit. Për shembull, Patrick J. Buchanan në lidhje me lindjen e fëmijëve thotë: "Me fillimin e rënies dhe shkatërrimit të krishterimit në perëndim, ndodhi edhe një ngjarje tjetër. Njerëzit në perëndim hoqën dorë nga lindja e fëmijëve, për arsye se lidhja mes besimit fetare dhe krijimit të familjeve me shumë anëtarë është e sigurt dhe e pa dyshimtë, prandaj njerëzit sa më shumë që të jenë fetarë, do të shtohet më shumë lindja e fëmijëve".

Feministët në kuadër të teorive edukative materialiste bënin përpjekje të përhapin bazat ideologjike të tyre në shoqëri. Sipas bindjes së feministëve, kryesisht bindja ndaj femrës dhe veprimtarisë së femrave, gjithnjë ka qenë në bazë të një vështrimi poshtërues. Në këtë pikëpamje, nga aspekti i traditës dhe kulturës popullore dhe sistemit patriarkal, femrat konsiderohen qenie të dobëta, pa identitet dhe gjini e dytë. Feministët besojnë se deri në kohën kur të ekzistojë ky vështrim ndaj femrës, masat juridike dhe ligjore nuk do të zgjidhin asnjë problem. Prandaj, feministët para se gjithash kërkojnë ndryshimin e mënyrës së vështrimit të shoqërisë ndaj femrës dhe zhdukjen e diskriminimeve të institucionalizuara në shoqëri. Sipas mendimit të tyre, diskriminimi i institucionalizuar ndaj femrës për shkak se ka aspekt kulturor, shoqëror dhe moral dhe nganjëherë edhe mbështetje ligjore, konsiderohet lloji më i keq i diskriminimit. Natyrisht se askush nuk e mohon faktin se paraqitja e çështjeve përkatëse me të drejtat e femrave nga lëvizja feministe, theksimi në ndryshimin e vështrimit ndaj femrave nga një qenie sekondare dhe gjini e dyte në qytetare juridike dhe të shkallës së parë në perëndim, si dhe përpjekjet për të fituar të drejtat politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, kanë rezultuar me një varg suksese pozitive për femrat, sidomos në shoqëritë perëndimore. Por nuk duhet që me pretekst të mbrojtjes së të drejtave të femrave dhe luftës kundër diskriminimit, të shkatërrohet kuptimi i jetës, të poshtërohen meshkujt në shoqëri dhe të pranohet roli i barabartë në përgjegjësi dhe detyra të ndryshme. Përkundër mendimit të feministëve, vlerat dhe detyrat natyrore dhe normative të pranuara nga femra dhe mashkulli, ndihmojnë forcimin dhe stabilitetin e lidhjes bashkëshortore. Për këtë arsye në familjet në të cilat burrat kanë humbur vlerën dhe kredibilitetin e duhur, ekziston mundësia që burrat të ikin nga përgjegjësia dhe kujdesi ndaj familjes. Vlen të theksohet se çdo institucion nëse ka organizimin dhe administrimin e duhur, mund të realizojë qëllimet e tij në mënyrë më të mirë. Me administrim të mirë parandalohet kaosi dhe humbja e kapitalit të çdo institucioni. Nevoja për administrim në familje konsiderohet pjesë e domosdoshme e administrimit të çdo institucioni dhe anëtarët e familjes duhet ta respektojnë këtë administrim në mënyrë që të kenë sukës në aspektin material dhe moral. Nëse familja nuk do të ketë administrues të aftë dhe gruaja dhe burri të jenë të barabartë në atë, atëherë për zgjidhjen e çfarëdo çështjeje ata duhet të shkojnë në gjykatë. Kjo do të thotë se në këtë rast duhet pranuar kryesia e një personi jashtë institucionit të familjes. Kjo situatë bëhet shkak për ngadalësimin e zgjedhjes së çështjeve të familjes. Parimi racional në caktimin e administruesit është ky që të caktohet një person i aftë për kryerjen e kësaj përgjegjësie. Në çdo kolektiv duhet të zgjedhët personi më i aftë për të marrë përgjegjësinë e administrimit. Edhe në institucionin e familjes që në fillim formohet nga femra dhe mashkulli, gjithashtu duhet të caktohet ai i cili është më i aftë për çështjen e administrimit. Duke marrë parasysh faktin se në shumicën e rasteve burri ka më shumë aftësi për të marrë përgjegjësinë e administrimit të familjes, në përgjithësi burrat bëhen përgjegjës të familjes. Në suren Nisa, ajeti 34 të Kur’anit të shenjtë thuhet: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.”

Zakonisht burrat nga aspekti i maturisë ekonomike, shoqërore, forcës së mbrojtjes dhe programimit për familje kanë aftësi më të mëdha. Mirëpo ky superioritet nuk është për shkak të virtyteve qenësore, për arsye se qenia e burrit dhe e gruas në aspektin njerëzor është e përbashkët, përveç kësaj edhe pranë Zotit njerëzit dallohen vetë në bazë të devotshmërisë dhe të qenurit rob të Tij dhe në këtë drejtim gjinia nuk ka kurrfarë ndikimi. Nga ana tjetër, burri është i zotuar që të sigurojë nevojat financiare dhe materiale të bashkëshortes së tij, për arsye se nga aspekti i Islamit, burri ka për detyrë të sigurojë shpenzimet e jetës dhe ai është përgjegjës për administrimin e të gjitha çështjeve të familjes. Mendimtari i njohur iranian Morteza Motahari në lidhje me thënë ka thënë: “Martesa është sikur një kompani aksionare në të cilën burri ka investuar më shumë dhe në kompanitë aksionare, ai që investon më shumë ka përgjegjësi më të madhe në administrim. Realiteti është se gruaja dhe burri që të dy në investimin fizik dhe shpirtëror janë aksionar në masë të barabartë, mirëpo burri ka investuar në familje edhe nga aspekti financiar. Përveç kësaj, burri edhe nga aspekti i karakteristikave fizike është më i përshtatshëm për administrim dhe kjo përgjegjësi është në harmoni më të madhe me natyrën e tij qenësore dhe natyrën e tij fizike”. Në Islam, dobia e gruas është kjo që derisa ka mundësi të mos bënë punë të vështira dhe burri të marrë përgjegjësinë për plotësimin e nevojave të jetës së familjes në mënyrë që gruaja në mënyrë sa më të qetë të kryejë rolin e saj si bashkëshorte dhe si nënë në familje. Bindje tjetër e feministëve është ndërrimi i roleve të gruas dhe burrit. Ata besojnë se roli i grave dhe burrave në familje dhe në shoqëri, duhet të përkufizohet rishtazi dhe në mënyrë plotësisht të barabartë dhe të ngjashme. Gjithashtu, duhet të zhduken plotësisht bindjet tradicionale në lidhje me rolin e gruas dhe burrit, sepse nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Feministët mendojnë se duhet të ndryshohen këto bindje që burri duhet të kryejë punë të vështira dhe të rënda, ndërsa gruaja duhet të kryejë punë të lehta dhe role të ndryshëm që deri më tani ishin paraparë vetëm për burrat, duhet të parashikohen edhe për grat. Nga pikëpamja e Islamit, gruaja dhe burri nga shumë aspekte nuk janë të ngjashëm me njëri tjetrin. Bota nuk është e njëjtë për burrin dhe gruan, prandaj edhe natyra dhe krijimi nuk ka kërkuar nga burri dhe gruaja që të kryejnë gjëra të njëjta. Për këtë arsye, nga aspekti i shumë të drejtave dhe detyrave, burri dhe gruaja nuk janë të njëjtë. Ky dallim në karakteristika, krijon dallim edhe në rolet e tyre.

Tags