Prill 13, 2018 10:11 CET

Në emër të Zotit Një, krijuesit të gjithësisë! Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi me edicionin e radhës së programit “Tregimet dhe legjendat iraniane”. Së pari, në vazhdim të edicioneve të kaluara, do të flasim rreth ninullave si një prej kategorive të letërsisë popullore persiane. Më pas së bashku me ju miq të nderuar do të shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe do të dëgjojmë një tregim të ri”.

Në edicionet e kaluara në shqyrtimin e temës së këngëve popullor persiane, folëm rreth ninullave dhe përveçse shqyrtuam lashtësinë e këtij lloji të këngëve popullore, thamë se ninullat pasi që nuk janë krijuar nga poetët zyrtarë, por janë krijuar nga nënat në qaste të veçanta, ato kanë strukturë të dobët. Gjithashtu thamë se temat e ninullave janë të larmishme dhe shumica e tyre pasqyrojnë dëshirat dhe idealet e nënës, dëshirat si rritja e fëmijës dhe arsimimi, leximi i Kur’anit, shkuarja për të vizituar vendet e shenjta dhe zgjedhja e bashkëshortes. Tema e disa ninullave i kushtohet ankesave të nënave. Disa ninulla paraqesin ankesat e nënës nga sjelljet jo të mira dhe vajin e pandalshëm të fëmijës dhe ankesën se përse nuk flenë fëmija. Këto ninulla nganjëherë kanë ton qortues, nganjëherë nervoz dhe nganjëherë satirik.

Nina nëna lulja ime --- ti mu bëfsh kurimi i zemrës time

Të qëndrosh dhe të më shoqërosh mua --- fli dhe hiqu nga koka ime

Nina nëna lulja fëstëkut --- u lodha nga të qarat tua

Nganjëherë në këtë kategori të ninullave nëna fut edhe krijesa të imagjinuara si divi etj., i cili është një krijesë e imagjinuar dhe e frikshme dhe nëna kërkon ndihmë nga krijesa të tilla. Psikologjia e këtij lloji të ninullave është shumë interesante, sepse nëna me talentin e saj që shfrytëzon në këto ninulla, në realitet divin e frikëson nga fëmija dhe jo fëmijën nga divi! Në këtë mënyrë ajo i jep fëmijës edhe një vetëbesim gojor. Për shembull thotë:  

Div ik nga këtu! Fëmija im është fjet. Po flenë. O tij çfarë kërkon nga fëmija im? Ky fëmijë ka baba që ka dy shpata në shokë. Pastaj nëna i numëron aftësitë e fëmijëve:

Nina nëna nina nëna --- ik shporru o div i shkretëtirës

Ik o div ik në ferr --- ik e merrja të ligat fëmijës tim

Ik o div ik mbrapa murit --- se vogëlushi im zgjohet

Ti o div i shkretëtirës --- ti çfarë kërkon nga fëmija im

Sepse fëmija im ka baba --- që ka dy thika në shokë

Ik o div, ik shporru në ferr --- ik e merrja të këqijat fëmijës tim

Në disa prej ninullave të cilat janë me plotë përmbajtje të thellë dhe të bukur, nëna flet dhe qanë hallin me fëmijën e saj në djep në atë mënyrë dhe i tregon pikëllimin dhe mërzinë e saj atij, thuajse është duke biseduar me një njeri të rritur. Babai ka vdekur dhe nëna ka mbetur vetëm me një fëmijë i cili është kujtim nga bashkëshorti dhe bashkërrugëtari i saj. Nëna për këtë arsye në ninullat e saj flet për pikëllimin e shkaktuar nga humbja e bashkëshortit dhe nga vetmia e detyruar dhe shpreh ankesat dhe rënkimet e veta për fëmijën e vet. Kjo ninullë me të gjitha fjalët e bukura me të cilat flet, në realitet paraqet një jetë që ka arritur në bllokadë:

Lulja më humbi nga dora dhe më mbeti vetëm ferra --- më mbeti mua shumë detyrim dhe padrejtësi

Në duart e mia mbeti një foshnjë në gji --- më ka mbetur mua vetëm ky kujtim nga i dashuri

Në fund në lidhje me ninullat duhet thënë se në ninulla ekziston një karakteristikë e veçantë të cilën e percepton vetëm psikologjia e butë femërore. Nëna ninullën e fillon nga vetja dhe në atë çast nuk mendon për asgjë tjetër, përveç për fëmijën, djepin që po lëkund dhe gjendjen e zemrës së saj. Ajo në realitet e lexon transmetimin e zemrës së vet dhe ky tregim mund të jetë tregimi i shoqërisë dhe mund të mos jetë. Edhe nëse nuk është kështu, nuk është nëna ajo që e përgjithëson atë për shoqërinë, por vet ninulla është ajo që bëhet edhe tregimi i të tjerëve. Prandaj, shumë poet të cilët janë munduar të krijojnë ninulla, nuk kanë qenë të suksesshëm, sepse ata ninullën e kanë filluar nga shoqëria ose me fjalë të tjera, ata ninullën e kanë lidhur me thëniet e tyre shoqërore, karakteristikë kjo që është jashtë këtyre këngëve të thjeshta.

Tani po shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe po vazhdojmë tregimin me titull “Xhuzari dhe thesari” i cili është marrë nga vepra e bukur “Njëmijë e një net”

Thamë se një tregtar kishte tre djem me emra Selim, Salem dhe Xhuzar. Tregtari e donte shumë djalin e tij me emrin Xhuzar dhe pikërisht kjo çështje ngjalli xhelozinë e vëllezërve. Tregtari gjatë kohës kur ishte gjallë ndau të gjithë pasurinë e tij në katër pjesë, tre pjesë i ndau djemve dhe një pjesë e ndali për vete dhe bashkëshorten e tij. Pas vdekjes së tregtarit, dy djemtë e mëdhenj shpenzuan pasurinë e tyre dhe pasurinë e nënës ia morën me forcë. Xhuzari e mori nënën në shtëpinë e vet dhe me peshkim kalonte jetën derisa vëllezërit të cilët kishin mbetur pa para, shkuan përsëri te ata dhe Xhuzari me bujari dhe dashuri, i lejoi ata që të jetojnë aty së bashku. Kaloi një kohë dhe Xhuzari nuk mundi të peshkojë. Vendosi të ndërrojë vendin e peshkimit dhe për këtë arsye shkoi në liqenin e Karunit dhe dëshiroi ta hedhë rrjetën në ujë. Papritur një burrë i hipur mbi mushkë, iu shfaqë para syve. Burri kishte veshur rroba të shtrenjta. Mushka kishte shalë prej floriri dhe burri mbi atë kishte vendosur një palë duq të qepur me pe floriri. Burri zbriti nga mushka dhe e përshëndeti Xhuzarin dhe i tha: “Kam një kërkesë nga tij. Nëse më kryen punën që kërkoj nga tij, do të japë një shpërblim shumë të madh ty”. Xhuzari u përgjigj: “Më thuaj çfarë duhet të bëjë”. Burri nxori nga duqit një litar të mëndafsh dhe tha: “Më lidh duart e mia me këtë litar. Pastaj më hedh mua në ujë dhe prit për një kohë. Nëse e shikon që duart e mia dalin nga uji, hidhe rrjetën tënde në ujë dhe më nxirr mua nga uji! Mirëpo nëse e shikon që këmbët e mia kanë dalë jashtë ujit, dije që kam vdekur. Më le ashtu dhe merre mushkën dhe duqit dhe dërgoji në tregun e tregtarëve. Atje kërkoje një tregtar hebre me emrin Shami’e. Kur ta gjen atë, jepja mushkën dhe duqit e mi atij dhe ai do t’i japë ty 100 monedha floriri. Merri ato monedha floriri dhe shko rrugës sate”. Xhuzar pranoi propozimin e tij. Pasi që e hodhi burrin në liqen, e pa që këmbët e burrit dolën mbi ujë. E kuptoi se ai ka vdekur. Xhuzari e mori mushkën dhe duqit e tij dhe shkoi në tregun e tregtarëve. E gjeti tregtarin me emrin Shami’e dhe i dha atij mushkën dhe duqit. Shami’e i dha atij 100 monedha floriri dhe i tha: “Mos i trego askujt në lidhje me këtë ngjarje!”. Xhuzar i mori monedhat e floririt dhe u nis të kthehej në shtëpi. Gjatë rrugës arriti te dyqani i bukëpjekësit. Shkoi pranë bukëpjekësit dhe i pagoi borxhin që i kishte marrë. Bleu disa rrathë bukë dhe një sasi mish dhe u kthye në shtëpi. Nëna përgatiti ushqim me atë mish dhe u ul në sofër për të ngrënë me djemtë e saj dhe e përfunduan darkën. Më pas, Xhuzari i dha nënës pjesën tjetër të monedhave të floririt dhe i tha: “Nënë këto monedha le të mbesin pranë teje në mënyrë që nëse unë nuk do të jem, ti dhe vëllezërit të mos mbesni të uritur. Të nesërmen në mëngjes, Xhuzari mori rrjetën e vet dhe shkoi te liqeni i Karunit. Akoma pa e hedhur rrjetën në ujë, një burrë tjetër i hipur mbi mushkë iu shfaq para syve. Burri e përshëndeti Xhuzarin dhe i tha: “O Xhuzar më thuaj se ditën e kaluar a nuk ishte një burrë i ngjashëm me mua hipur mbi mushkë këtu? Xhuzari dëshiroi që ta ruajë sekretin, prandaj tha: “Jo nuk ishte”. Burri qeshi dhe tha: “Unë e di të gjithë ngjarjen që ka ndodhur”. Pastaj i tregoi atij të gjithë ngjarjen. Xhuzari i tha atij: “Ti që e di të gjithë ngjarjen, pse më pyet mua?” Burri i hipur mbi mushkë tha: “Për arsye se dua që të veprosh në të njëjtën mënyrë edhe me mua”. Pastaj edhe ai i dha një litar prej mëndafshi Xhuzarit. Xhuzari veproi përsëri në të njëjtën mënyrë dhe priti për një kohë. Papritur e pa që këmbët e burrit dolën mbi ujë dhe e kuptoi se ai ka vdekur. Ai mori Mushkën dhe duqit dhe shkoi pranë tregtarit Shami’e. Ia dorëzoi ato atij dhe mori 100 monedha floriri. Pastaj u kthye në shtëpi dhe përsëri monedhat ia dha nënës së vet. Nëna me çudi pyeti: “Xhuzar më thuaj të vërtetën, nga po i merr ti këto monedha floriri?” Xhuzari i tregoi nënës ngjarjen dhe i kërkoi asaj që ta ruajë këtë sekret. Ditën tjetër, Xhuzari përsëri shkoi te liqeni i Karunit. Kësaj radhe erdhi një burrë tjetër dhe përsëri ndodhi e njëjta ngjarje dhe Xhuzari burrin me duar lidhur e hodhi në ujë. Kaloi një kohë dhe papritur mbi ujë i dolën duart e burrit. Xhuzari kërceu nga vendi. Hodhi rrjetën në ujë dhe e nxori burrin nga uji. Burri kishte në dorë dy peshq të kuq. Ai i tha Xhuzarit: “Në duqit e mi janë dy enë të vogla. Merri ato dhe hapi kapakun atyre”. Xhuzari i mori enët dhe ia dha ato burrit. Burri secilin peshk e futi në një enë dhe i mbylli kapakun fortë enëve. Pastaj u kthye drejt Xhuzarit dhe i tha: “Faleminderit Xhuzar që më shpëtove jetën mua, nëse mua nuk do të më shpëtoje nga uji, nuk do t’i liroja këta dy peshq dhe do të mbytesha në ujë!”. Xhuzari i tha: “U burrë, të betohem në Zot, të lutem më trego mua sa çfarë ishte kjo ngjarje? Më trego mua se kush je ti, më trego se kush ishin ata dy burra të tjerë dhe për çfarë arsye ata u mbytën në ujë? Kush është tregtari Shami’e? Dhe më trego sekretin e këtyre dy peshqve?” Burri tha: “Shumë mirë, dëgjo me vëmendje se po të tregoj!”.

Tags