Prill 20, 2018 09:44 CET

Në emër të Zotit Një, krijuesit të gjithësisë! Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi me edicionin e radhës së programit “Tregimet dhe legjendat iraniane”. Së pari, në vazhdim të edicioneve të kaluara, do të flasim rreth një kategorie tjetër të këngëve popullore persiane. Më pas së bashku me ju miq të nderuar do të shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe do të vazhdojmë me tregimin e edicionit të kaluar”.

Në edicionet e kaluara në shqyrtim të temës së këngëve popullore persiane, kemi shqyrtuar ninullat dhe kemi folur rreth zanafillës, karakteristikave dhe tematikave të kësaj kategorie të këngëve popullore. Një kategori tjetër e këngëve popullore persiane i përket përrallave. Kjo kategori e këngëve popullore ose në mënyrë të pavarur paraqesin një tregim të pavarur ose zënë vend në fillim ose në fund të përrallës apo tregimit ose në vazhdim të përrallës këndohet një këngë. Gjithashtu edhe numri i këtyre këngëve është i madh. Zakonisht për fillimin e tregimeve dhe për arsye që publiku të kuptojë fillimin e tregimit, transmetuesi e fillon tregimin me shprehjen “na ishte se ç’na ishte”.

Na ishte se ç’na ishte. Nën qiellin e kaltër. Ishte ulur një plakë. Kali nxirrte vajra në mulli. Gomari punonte në zdrukthëtari. Qeni punonte në kasaphane. Macja punonte në dyqanin ushqimor. Deveja punonte në punishten e ngjyrosjes së basmës. Mushkonja kërcente në valle. Merimanga thurte rrjetën. Miu bënte vrima si gyp. Nëna e miut rënkonte. Elefanti erdhi të shikojë, këmba i rrëshqiti në pishinën e mbretit. U rrëzua dhe i theu dhëmbët. Tha: çfarë të bëj, si të bëj, të shkojë të kthehem drejt portës, të blegërij si dhia: um! um! Be. A ke dhjamë? Jo. Atëherë pse bën bee?

Ashtu siç thamë, ky fillim i cili në vete është një tregim i shkurt dhe hyn në kategorinë e këngëve popullore, tregohet vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut për ta dëgjuar tregimin. Zakonisht përfundimi i pjesës së tregimeve, gjithashtu bëhet me një këngë popullore e cila është e përhapur në forma të ndryshme, por në fund të tregimit kryesit këndohet kjo këngë popullore:

Hipa lartë, kishte ajran, zbrita poshtë, kishte kos, tregimi ynë ishte i vërtetë. Hipa sipër, kishte kos, zbrita poshtë, kishte ajran. Tregimi ynë ishte gënjeshtër. Tregimi ynë përfundoi, por korbi në shpi nuk shkoi.

Tani po përmendim disa kenë popullore të cilat janë tregim ose sikur tregim:

Shkuam në shkretëtirë. E pash një kalorës të vetëm. I thash: kush je ti o kalorës? Tha: kalorësi pehlivan. I thash: çfarë ke nënsqetull? Tha: një libër me plotë lirika. I thash: lexo që t’i dëgjoj! Qielli i zbukurua. Mysafirët të ngritur në këmbë. Dielli po rrezon bukur. Hëna po ndriçon bukur. I biem daulles së lartë, shkojmë pranë Zotit. O Zoti me emër të bukur. Njëmijë e njëqind emra ke! A sikur të isha zog. A sikur të isha një zog si Simorga. Do të kisha fluturuar në qiell, do të kthehesha në tokë. Hape këtë derë, po vije çorba. Hape atë derë, po vjen çorba. Po vjen burri Këzëllbash.

Sipas studiuesve të këngëve popullore, duket se pjesa e fundit e kësaj kënge popullore për shkak të stilit romantik që ka, i është shtuar asaj ose ndoshta është shenjë që tregon se transmetuesi i tregimit nuk dëshiron të vazhdojë vargun e ëndërrimeve të tij. Ky tregim është me plotë tinguj poetik. Tingujt të cilët tregojnë dëshirat njerëzore dhe fushën e kufizuar të tij dhe fatin e përmbysur të tij. Zgjatja e gjysmë vargjeve është në harmoni me natyrën legjendare të këngëve.

Temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani po vazhdojmë tregimin e edicionit të kaluar me titull “Xhuzari dhe thesari” i marrë nga libri “Njëmijë e një net”.

Thamë se Xhuzari në liqenin e Karunit takoi dy burra të cilët u mbytën në ujë dhe si rezultat, ai në dy ditë fitoi nga 100 monedha floriri. Në ditën e tretë kur Xhuzari shkoi në liqenin e Karunit ndodhi e njëjta gjë, por kësaj radhe burri mbeti gjallë dhe i kishte kap dy peshq të kuq nga uji të cilët i vendosi në dy enë. Xhuzari i cili ishte hutuar tërësisht nga ajo çfarë kishte ndodhur në dy ditët e kaluara, e pyeti burrin që t’i tregojë të vërtetën atij. Burri i tha: “E vërteta është kjo që ata dy burra që janë mbytur në ujë, ishin vëllezërit e mi. Ai burri tjetër të cilin ti e njeh me emrin Shami’e, është vëllai tjetër i im i cili nuk është hebre, por është mysliman. Emri i tij është Abdurrahim dhe emri im është Abdulsamed. Ne katër vëllezërit kishim një baba i cili e dinte shumë mirë diturinë e sekreteve dhe parashikimit dhe hapjes së portave të thesarit. Ai këtë dituri na ka mësuar edhe neve. Babai ynë ka vdekur dhe ne e kemi ndarë pasurinë e tij mes vete. Ai kishte shumë libra. Ne kemi ndarë edhe librat e tij mes vete, mirëpo ne u futëm në mosmarrëveshje për një libër. Ai libër ishte shumë i çmuar dhe ishte i veçantë dhe i pashoqë në botë, sepse në atë libër ishin shënuar emrat e të gjithë thesareve dhe rruga dhe metoda e magjisë dhe parashikimit. Babai ynë kishte një mësues plak. Shkuam pranë tij dhe kërkuam nga ai që të gjykojë me drejtësi mes neve dhe të na tregojë se cili prej neve mund të marrë në pronësi atë libër. Mësuesi plak caktoi një kusht për të marrë në pronësi këtë libër. Ai ka thënë: “Secili prej juve që dëshiron të bëhet pronar i këtij libri, duhet të hapë portën e thesarit të Shamardalit dhe të sjell katër gjëra të çmuara që ndodhen në atë thesar”. E pyetëm: çfarë janë atë katër gjëra të çmuara? Tha: “Një unazë vulë, një shpatë, një qelq që shikon botën dhe një kuti me pikatore që secila prej tyre kanë karakteristika të çuditshme. Unaza vulë, ka një shërbëtor i cili quhet Ra’d. Shërbëtori Ra’d është një div i fuqishëm i cili nëse dëshiron, mund ta zotërojë tërë tokën. Karakteristika e shpatit është kjo që nëse një person do ta nxjerrë atë nga kallëpi dhe do ta lëkund drejt armikut, atëherë sa do që të jetë numri i ushtarëve të armikut, ai do të pësojë disfatë. Ndërsa nëse pronari i shpatës do të thotë: “Oj shpatë, vriti të gjithë ushtarët e armikut!” Atëherë nga shpata del zjarr dhe bie mbi ushtrinë e armikut dhe i vret të gjithë. Me qelqin që shikon botën, mund të shikosh të gjithë botën dhe popujt e saj. Nëse atë qelq e drejtojmë drejt diellit dhe të dëshirojmë që të shkatërrohet një qytet i caktuar, ai qytet do të përfshihet nga zjarri. Mirëpo kutia e pikatores me substancë, secili që do ta përdorë këtë substancë, atëherë sytë e tij do të fitojnë një shikim aq të thellë saqë mund t’i shikojë të gjitha thesaret e fshehur nën tokë”. Pastaj e pyetëm mësuesin: “Cila është rruga për të arritur deri te thesari i Shamardal? Ai tregoi çdo gjë në lidhje me këtë thesar dhe tha: “Ky thesar aktualisht ndodhet në pronësi të djemve të mbretit Ahmar dhe portat e tij do të hapen vetëm për një djalosh të ri i cili quhet Xhuzar dhe do të shkojë në liqenin e Karunit për peshkim. Ai i cili kërkon thesarin, duhet të shkojë në këtë liqen dhe të takohet me Xhuzarin dhe të kërkojë nga ai që t’ia lidhë duart dhe ta hedhë atë në liqen. Ai që kërkon thesarin pasi të hidhet në ujë duhet të luftojë me djemtë e mbretit Ahmar. Nëse vritet nga ata, vritet. Por nëse ngadhënjen mbi ata dhe i zë rob ata, duhet t’i nxjerrë duart e tij jashtë ujit dhe të kërkojë ndihmë nga Xhuzari”. Unë dhe dy vëllezërit e mi vendosem të bëjmë këtë veprim, mirëpo Abdurrahimi tha: “Unë nuk e dua as librin dhe as nuk shkoj te liqeni”. Prandaj ne kemi ardhur në këtë qytet dhe ai e prezantoi veten si një tregtar dhe pjesën tjetër të tregimit e din vet”.

Xhuzari e pyeti atë: tani ku janë djemtë e mbretit Ahmar? Abdusamed tha: “Ata janë pikërisht ata dy peshq të cilët i kam mbyllur në ato dy enë. Mirëpo dije se portat e thesarit të Shamardalit hapen vetëm për ty. A je i gatshëm që të vjen me mua të shkojmë në qytetin në të cilin ndodhet thesari dhe të përfundojmë punën?” Xhuzari mendoi pak dhe tha: “Jo nuk mundem të vij. Nëna dhe vëllezërit e mi po më presin mua. Nëse unë vij me ty, nuk ka askush që të sigurojë shpenzimet e tyre për jetë”. Abdulsamedi tha: “Udhëtimi ynë nuk do të zgjasë më tepër se katër muaj. Unë ty t’i japë 1000 monedha floriri që t’i dërgosh për nënën tënde në mënyrë që ata gjatë këtyre katër muajve të mos kenë problem për jetë”. Xhuzari pranoi. Mori 1000 monedha floriri nga Abdulsamedi dhe u kthye në shtëpi. I tregoi ngjarjen nënës se çfarë kishte ndodhur. I dha asaj monedhat e floririt dhe i tha: “Oj nënë e dashur merri këto monedha dhe shpenzoji për nevojat e jetës për vete dhe për vëllezërit dhe lutu për mua. Më pas u nda nga nëna dhe shkoi pran Abdulsamedit dhe të dy së bashku u nisen në rrugë.

Tags