Politika e jashtme në periudhën e qeverisë së përkohshme
Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh do të shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion do të flasim rreth politikës së jashtme të qeverisë së përkohshme të Mahdi Bazargan.
Mospranimi i zotimit, animi kryesor i politikës së jashtme të qeverisë së përkohshme
Qeveria e përkohshme ka qeverisur për një periudhë 9 mujore që nga 4 shkurti i vitit 1979 (Një javë para fitores së Revolucionit Islamik) deri më 5 nëntor të vitit 1979. Mahdi Bazargan ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme i cili ka formuar kabinetin e parë qeveritar pas fitores së Revolucionit Islamik. Në këtë periudhë, politika e jashtme e Iranit ishte nën ndikimin e rrethanave revolucionare të krijuara në atë kohë dhe gjithashtu ishte nën ndikimin e paraqitjes së kërkesave të reja të popullit.
Sejed Xhalal Dehkani Firuzabadi, profesor universiteti, në librin e tij "Politika e Jashtme e Republikës Islamike të Iranit", shkruan: "Animet dhe qëndrimet e politikës së jashtme të qeverisë së përkohshme nga uniteti dhe koalicioni me perëndimin në periudhën e regjimit mbretëror, janë ndryshuar në mos pranimin e zotimit, për arsye se një prej motove kryesore të Revolucionit Islamik ishte "Jo Lindor, Jo Perëndimor".
Megjithëkëtë një çështje e rëndësishme që ka ekzistuar, ishin mendimet e ndryshme në përkufizimin e parimit "Jo Lindor, Jo Perëndimor". Në kohën kur Bazargan këtë term e konsideronte parimin e "mos pranimit të zotimit", në kohën e ish-kryeministrit Muhamed Mosadegh ky parim njihej si "Paralelja Negative" që do të thoshte ruajtja e pavarësisë nëpërmjet dhënies fund të hegjemonisë së Anglisë. Ndërkohë që disa grupe politike këtë parime e interpretonin si mohim i marrëdhënieve dhe afërsisë me Bllokun e Lindjes dhe Bllokun e Perëndimit duke theksuar në aspektet anti-imperialiste dhe kundër arrogancës botërore. Mahdi Bazargan këtë interpretim të ndryshëm në muajt e parë pas fitores së Revolucionit Islamik e shpjegon në këtë mënyrë: "Motoja "Jo Lindor, Jo Perëndimor" në qeverisjen e shtetit në fillim të Revolucionit që u pasua me Republikën Islamike, në mendjen e publikut kishte një koncept tërësisht kombëtar dhe mbrojtës. Qëllimi i saj ishte mbrojtja e pavarësisë tonë të gjithanshme përball faktorëve të huaj dhe superfuqive dhe mosmbështetja te Blloku Lindor dhe as Blloku Perëndimor si nga aspekti politik, ekonomik dhe ushtarak ashtu edhe nga aspekti i marrjes së ideologjive nga shkollat marksiste. Pas fitores së Revolucionit Islamik dhe në fund të periudhës së qeverisë së përkohshme, motoja e lartpërmendur nga aspekti i qëllimit dhe përmbajtjes pësoj një ndryshme duke u devijuar dhe u përgjithësuar. Kjo moto gradualisht përveç aspektit të kundërshtimit politik, mori edhe një karakteristikë për heqjen e ndikimit perëndimor dhe për shtrirjen kulturore dhe universitare në vend".
Në bazë të kësaj, Mahdi Bazargan dhe funksionarët e tjerë të qeverisë së përkohshme në mënyrë të qartë politikën "Jo Lindor, Jo Perëndimor" e interpretonin në harmoni me politikën "Paralelja Negative" në kohën e ish-kryeministrit Muhamed Mosadegh. Në bazë të kësaj, qeveria e përkohshme e Mahdi Bazargan në mars të vitit 1979, do të thotë vetëm një muaj pas fitores së Revolucionit Islamik, e nxori Iranin nga anëtarësimi në Organizatën e Paktit Qendror (CENTO) dhe në këtë periudhë Republika Islamike e Iranit iu bashkua lëvizjes së vendeve të paangazhuara.
Shembujt e mospranimit të zotimit në qeverinë e përkohshme
Strategjia e mospranimit të zotimit ose e mosangazhimit në blloqe, në qeverinë e përkohshme kishte edhe shembuj praktike. Në bazë të kësaj strategjie, në bazë të kësaj strategjie në muajin maj të vitit 1979, tre muaj pas fitores së Revolucionit Islamik, u anulua pakti "Kapitulasion" që ishte nënshkruar mes regjimit të mbretit dhe qeverisë së Amerikës. Qeveria e përkohshme në tetor të vitit 1979, (një ditë pas pushtimit të ambasadës së Amerikës në Teheran), deklaroi të shfuqizuar edhe paktin e mbrojtjes dhe sigurisë që ishte nënshkruar mes Iranit dhe SHBA-ve në mars të vitit 1960.
Në këtë mënyrë, qeveria e Mahdi Bazargan për të krijuar një balancim mes Amerikës dhe ish-Bashkimit Sovjetik në politikën e jashtme të Iranit, i deklaroi të shfuqizuara edhe marrëveshjet ushtarake me këtë vend dhe gjithashtu pikat 5 dhe 6 të traktatit të vitit 1921. Ish-Bashkimi Sovjetik besonte se në bazë të këtyre pikave në traktatin e vitit 1921, çdo herë kur konsideronte se kërcënohet siguria e tij në territorin e Iranit, ka të drejtë të dërgojë forca ushtarake brenda në Iran.
Ibrahim Izedi, ministri i jashtëm në qeverinë e përkohshme të Iranit, këtë strategji të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit e quan "Paanshmëri Pozitive" dhe thotë: "Ne nuk marrim pjesë në konfliktin mes superfuqive dhe do ta ndjekim paanshmërinë pozitive... Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë bllok, mirëpo njëkohësisht me këtë nuk do ta izolojmë veten dhe marrëdhëniet tona me botën e jashtme do t'i ruajmë në mënyrë më të mirë të duhur".
Përpjekja për vendosjen e lidhjeve me SHBA-të
Qeveria e përkohshme e Mahdi Bazargan pavarësisht se anuloi dhe shfuqizoi marrëveshjen "Kapitulasion" dhe paktin e mbrojtjes së Iranit dhe Amerikës, ajo njëkohësisht mori edhe hapa konkret drejt krijimit të mirëbesimit, rindërtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve me perëndimin dhe Amerikën. Në këtë kuadër Abas Amir Entezam, zv/kryeministri i qeverisë së përkohshme, u emërua si ndërlidhës për vendosjen e urës ndërlidhëse mes qeverisë së përkohshme dhe ambasadës së Amerikës. Edhe nëse qeveria e përkohshme e kryesuar nga Mahdi Bazargan ka bërë përpjekje që t'i japë fund ndikimit absolut të Amerikës në Iran, mirëpo Wiliam Sulivan në librin e tij me titull "Misioni në Teheran" duke cituar Mahdi Bazarganiun, shkruan: "Qeveria revolucionare e Iranit është e interesuar për të rifilluar marrëdhëniet e saj me Amerikën".
Ruhullah Ramazani gjithashtu në librin e titulluar "Një kornizë analitike për të analizuar politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit", shkruan: "Mahdi Bazargan, kryeministri i qeverisë së përkohshme të Iranit, synonte që duke prish aleancën praktike të mbretit të Iranit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t'i japë fund ndikimin absolut të Amerikës në Iran". Mirëpo njëkohësisht me këtë, Ramazani shkruan: "Prioritet i kryeministrit të qeverisë së përkohshme të Iranit ishte dhënia fund e aleancës praktike dhe servile të regjimit të mbretit të Iranit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve mbi baza të barabarta". Me fjalë të tjera, qeveria e përkohshme e Iranit nuk synonte t'i japë fund marrëdhënieve të Iranit me Amerikën, por synonte ringjalljen e marrëdhënieve me standarde të reja.
Mahdi Bazargan, kryeministri i qeverisë së përkohshme të Iranit, në mënyrë të qartë ka deklaruar: "Irani në bazë të respektit reciprok, mund të ketë marrëdhënie miqësore me Amerikën. Pse Irani nuk duhet të blejë armatime nga Amerika? Ne një marrëdhënie të tillë e konsiderojmë të drejtë tonë". Ibrahim Jazdi gjithashtu thotë: "E kaluara është e kaluar dhe iranianët janë njerëz të punës dhe ekzistojnë shumë fusha për bashkëpunim. Irani me kalimin e kohës do të ketë nevojë për teknologjinë e Amerikës".
Mospërfillja e kërkesave revolucionare, faktor për rrëzimin e qeverisë së përkohshme
Një prej kritikave të rëndësishme që i bëhet politikës së jashtme të qeverisë së përkohshme të Mahdi Bazargan, ishte kjo se kjo qeveri nuk besonte në luftën kundër arrogancës dhe nuk mbështeste në veprim lëvizjet çlirimtare, ndërsa në mënyrë të qartë ndiqte zgjerimin e marrëdhënieve të jashtme me të gjitha shtetet, përveç me Izraelin dhe me Afrikën Jugore. Kjo është në kohën kur populli dhe grupet revolucionare të Iranit nuk kërkonin ringjalljen e marrëdhënieve me Amerikës, sepse qeverinë e Amerikës e konsideronin mbështetëse kryesore të regjimit despotik mbretëror, prandaj nuk kishin besim te kjo qeveri. Ndërkohë që edhe ngjarjet e vetëve të mëvonshme treguan se qeveria e Amerikës nga aspekti i identitetit ka problem me Republikës Islamike të Iranit dhe nuk pranon identitetin islamik të Iranit.
Në fund edhe Mahdi Bazargan, kryeministri, Ibrahim Jazdi, ministri i punëve të jashtme në qeverinë e përkohshme të Iranit, në tetor të vitit 1979, në Algjeri janë takuar me Zbigniew Brzezinski, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit amerikan Xhimi Karter në atë kohë. Pikërisht ky veprim u bë faktor që shkaktoi pushtimin e ambasadës së Amerikës në Teheran dhe largimin e Mahdi Bazargan nga skena zyrtare e politikës së Iranit si dhe gjithashtu fillimin e një periudhe të re të politikës dhe marrëdhënieve të jashtme në Iran.