Shkurt 05, 2019 06:42 CET
  • 4 dekada të sukseseve në Republikën Islamike të Iranit (1)

Revolucioni islamik, menjëherë pas fitores në Iran, për popullin iranian solli aspiratat kryesore si pavarësia dhe liria, pikërisht ashtu siç ka theksuar edhe imam Khomeini (ra) me një fjali të bukur të tij ku thotë: Fitorja e revolucionit është përhapja e diellit të pavarësisë dhe lirisë.

Njerëzit dhe qeveria në çdo vend luajnë një rol të madh në zhvillimin dhe progresin e atij vendi. Performanca e këtyre dy faktorëve, nëse është e dëshirueshme dhe e koordinuar, mund të japë shpresa për përparimin e vendit në fusha të ndryshme, por nëse qeveria nuk i vlerëson njerëzit, ata nuk do të luajnë rol në të ardhmen e vendit të tyre dhe vendi nuk do të lulëzojë në fusha të ndryshme. Kjo situatë mbizotëronte në Iran përpara fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979. Në atë kohë, autoriteti Pahlavi dhe qeveria vartëse e tij, më shumë se njerëzit, u mbështetën tek qeveritë e huaja dhe njerëzit përmes frikës dhe presionit i penguan që të ndikonin në skenën politike dhe shoqërore të vendit. Kjo qeveri e korruptuar dhe shtypëse nuk i dha asnjë të drejtë popullit që të merrte pjesë në ndërtimin e të ardhmes së vendit dhe shtypte çlirimtarët. Në një situatë të tillë, ishte e natyrshme që vendi të mos kishte progres të vërtetë, pasi vetëm disa masa të vogla dhe të pjesshme, me ndihmën e të huajve, u siguruan dhe kushtet ekonomike dhe të jetesës së popullit u përkeqësuan nga dita në ditë. Nën këto rrethana, njerëzit u rrënuar nga regjimi i varur dhe i shtypur Pahlavi, si dhe nga situata e dobët ekonomike e vendit, nën udhëheqjen e Imam Khomeinit(ra), u ngritën kundër këtij regjimi të korruptuar dhe në një referendum me më shumë se 98 përqind të votave, ata zgjodhën Republikën Islamike të Iranit për të qeverisur vendin e tyre. Tani, 40 vjet kanë kaluar nga ky sistem islamik dhe popullor. Gjatë kësaj periudhe, përkundër sanksioneve ekonomike të imponuara kundër Republikës Islamike të Iranit dhe përkundër imponimit të një lufte tetëvjeçare dhe presioneve politike dhe propagandistike, Republika Islamike ka treguar efikasitetin dhe efektivitetin e saj në fusha të ndryshme. Më tutje le të shohim disa nga arritjet e Republikës Islamike të Iranit.

Lëvizja islame e kombit iranian ndoqi disa objektiva, brenda tre qëllimeve si kërkesat e tyre kryesore. Këto tre kërkesa kryesore ishin pavarësia, liria dhe shteti islam të cilat u realizuan pas fitores së Revolucionit Islamik. Sistemi i Republikës Islamike mund të konsiderohet si arritja më e rëndësishme e revolucionit të madh të popullit iranian, i cili u diskutua gjithmonë në sloganet e këtij populli. Ky sistem ka formuar demokracinë në kuadrin e besimeve islamike të popullit dhe konsiderohet rivale për demokracinë perëndimore. Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, lidhur me demokracinë fetare thotë: "Ne sollëm një eksperiencë të re, ne krijuam demokracinë nga feja, demokracia jonë shoqërohet me spiritualitetin dhe fenë, prandaj demokracia fetare është Republika Islamike". Një tjetër gjë e rëndësishme në Republikën Islamike është  çështja e "velajetit-e faqih", që është lidershipi i sistemit. Por ky lidership ka kritere dhe karakteristika të ndryshme në një kuadër të caktuar. Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit rendit kriteret e udhëheqësit suprem si devotshmëria, drejtësia, kuraja, menaxhimi, udhëzimi, ndërgjegjësimi për çështjet politike të brendshme dhe të jashtme dhe zotërimi i çështjeve islame. Detyra më e rëndësishme e liderit është të përcaktojë politikën e përgjithshme të sistemit dhe të monitorojë performancën e mirë të sistemit. Ndër detyrat e tjera të udhëheqësit suprem është shkarkimi dhe emërimi i disa zyrtarëve politikë dhe ushtarakë si kreu i gjyqësorit, drejtori i përgjithshëm i radiotelevizionit shtetërorë, komandantët e lartë të ushtrisë dhe të forcave të Gardës Revolucionare dhe balancimin e punës mes tre pushteteve dhe shqyrtimin e polemikave të mundshme mes tyre. Udhëheqësi suprem zgjidhet nëpërmjet Kuvendit të Ekspertëve të Udhëheqjes, që zgjidhet me votën e njerëzve dhe mbikëqyr punën e tij dhe mund ta shkarkojë udhëheqësin në rast të shkeljeve dhe humbjes së kushteve të favorshme për këtë post. Përvoja e dyzet viteve të veprimtarisë së Republikës Islamike të Iranit ka treguar se lidershipi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij sistemi dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit dhe zgjidhjen e problemeve në çështjet e brendshme dhe të jashtme.

Një tjetër karakteristikë e Republikës Islamike e Iranit është liria e popullit iranian në fusha të ndryshme. Gjatë viteve të sundimit tiranik të regjimit Pahlavi, kombi iranian u përball me shtypjen e rëndë të lirive civile dhe ata që shprehnin kundërshtim ndaj qeverisë, përballeshin me rreziqe të tilla si burgimi dhe tortura. Për këtë arsye, kërkesat kryesore të popullit gjatë Revolucionit Islamik ishin vendosja e lirisë për të gjithë njerëzit. Në Republikën Islamike të Iranit, njerëzit lirisht përmes mediave, partive ose mbajtjes së tubimeve ligjore shprehin pikëpamjet e tyre për çështje të ndryshme. Ata gjithashtu zgjedhin udhëheqësit e vendit nga lideri dhe presidenti, e deri tek anëtarët e Asamblesë Konsultative Islamike dhe këshillat e qyteteve duke marrë pjesë lirisht në kutitë e votimit. Gjatë katër dekadave të jetës së Republikës Islamike të Iranit janë organizuar 36 votime duke përfshirë 3 referendume, 12 zgjedhje presidenciale, 10 zgjedhje të Asamblesë Konsultative Islamike, 5 zgjedhje për Asamblenë e Ekspertëve mbi Lidershipin, 5 zgjedhje për Këshillin Bashkiak dhe Këshillat e fshatit dhe zgjedhje për këshillin kushtetues. Prania e madhe e njerëzve në zgjedhje tregon se ata do të përfitojnë maksimalisht mundësinë që Republika Islamike u ka dhënë atyre që të marrin pjesë në përcaktimin e fatit të tyre dhe të vendit. Pakicat fetare gjithashtu gëzojnë këtë liri si pjesë e popullit iranian dhe në përputhje me kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit, janë të përfaqësuar në Asamblenë Konsultative Islamike dhe ushtrojnë lirshëm aktivitetet e tyre fetare dhe shoqërore. Nga ana tjetër, mediat gjatë  periudhës pas revolucionit islamik, me liri të plotë kanë arritur të shqyrtojnë dhe analizojnë çështjet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të vendit dhe të kritikojnë veprimet e autoriteteve dhe funksionarëve. Përveç kësaj, mediat, duke përfshirë ato të shkruara, vizuale dhe audio, janë zgjeruar shumë dhe me ardhjen e mediave të reja, njerëzit nëpërmjet hapësirës kibernetike shprehin pikëpamjet dhe kritikat e tyre.

Pavarësia ishte një tjetër karakteristikë e rëndësishme e popullit iranian gjatë revolucionit të vitit 1979. Kjo sepse në kohën e regjimit Pahlavi, qeveria amerikane përcaktonte politikat e autoriteteve më të larta të vendit dhe ajo duke shitur sasi të mëdha armësh dhe mallrash të tjera në Iran, arrinte përfitime të mëdha nga burimet kombëtare të vendit. Gjithashtu, rreth 50,000 këshilltarë amerikanë kanë monitoruar çështjet ushtarake të Iranit, të drejtat e të cilëve tejkaluan të drejtat e të gjitha forcave të armatosura të ushtrisë iraniane dhe kishin më shumë lehtësira. Vende të tjera, si Britania, Franca, Gjermania dhe madje edhe regjimi sionist, po plaçkitnin burimet e Iranit dhe kjo situatë ishte një poshtërim i rëndë për popullin. Revolucioni Islamik i Iranit u dha fund shtrirjes së duarve të Shteteve të Bashkuara dhe të huajve të tjerë në Iran dhe ndërhyrjes së tyre në punët e brendshme të Iranit, duke i dhënë fund sundimit të mbretërisë autokratike dhe duke rifituar pavarësinë, dinjitetin dhe autoritetin e Iranit. Kjo e ktheu Iranin në një model për vende të tjera që kërkonin të çliroheshin nga kontrolli i të huajve. Tani Republika Islamike e Iranit, bazuar në votat e popullit dhe pa ndërhyrjen e të huajve, e drejton vendin mirë dhe kjo ka provokuar zemërimin e kolonizatorëve perëndimorë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara. Përveç kësaj në sektorin e jashtëm, Irani mban qëndrime të pavarura dhe sovrane në mbështetje të interesave kombëtare dhe mbrojtjes së njerëzve të shtypur. Në nenin 152 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, lexojmë: "Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit, bazuar në refuzimin e çdo dominimi dhe dominuesi, thekson ruajtjen e pavarësisë gjithëpërfshirëse dhe integritetit territorial të vendit, duke mbrojtur të drejtat e të gjithë myslimanëve dhe mosdakordimin me fuqitë hegjemoniste, si dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore reciproke me shtetet jo-dashakeqe”. Kundërshtimi ndaj hegjemonizmit dhe militarizmit të Amerikës dhe regjimit sionist dhe mbështetja e kombeve të shtypur të tillë si Palestina, Libani, Siria dhe Jemeni janë në përputhje me këtë politikë të pavarur dhe ani-hegjemoniste të Iranit.

Megjithatë, Revolucioni islamik, menjëherë pas fitores në Iran, për popullin iranian solli aspiratat kryesore si pavarësia dhe liria, pikërisht ashtu siç ka theksuar edhe imam Khomeini (ra) me një fjali të bukur të tij ku thotë: Fitorja e revolucionit është përhapja e diellit të pavarësisë dhe lirisë. Kushtetuta e Iranit në nenin e nëntë të saj thotë:" Në Republikën Islamike të Iranit, liria dhe pavarësia, uniteti dhe integriteti territorial i vendit janë të pandashme nga njëri-tjetri dhe ruajtja e tyre është detyrë e shtetit dhe e popullit. Me fjalë të tjera, ruajtja e rezultateve të revolucionit është në duart e atyre që janë përpjekur t'i fitojnë këto rezultate dhe populli revolucionar i Iranit ka treguar se gjatë katër dekadave të fundit ka ruajtur më së miri këto arritje dhe suksese të mëdha.