Shkurt 05, 2019 06:55 CET
  • 4 dekada të sukseseve në Republikën Islamike të Iranit (3)

Ajetollah Khamenei: "Ne kemi nevojë për shkencë, ne kemi nevojë të hulumtojmë, sa më shumë progres të bëjmë në shkencë, ajo nuk është shumë, unë kam folur për këtë për shumë vite dhe falë Zotit kemi bërë progrese."

Shkenca dhe teknologjia janë ndër faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e një vendi. Irani, pas revolucionit të Revolucionit Islamik, u përpoq të kompensonte prapambetjen shkencore dhe teknologjike të regjimit Pahlavi dhe siguroi një platformë për zhvillimin dhe progresin e ekonomisë dhe promovimin e statusit shkencor të vendit. Në veçanti, sistemi iranian i qeverisjes bazohet në mësimet supreme islame, që i kushtojnë rëndësi të madhe shkencës dhe dijes. Ndonëse sanksionet ekonomike dhe shkencore dhe imponimi i një lufte tetëvjeçare nga Sadami dhe mbështetësit e tij perëndimorë, ngadalësuan progresin në shkencë dhe teknologji në Iran, por pas luftës arritjet shkencore dhe teknologjike të Iranit u zbuluan njëra pas tjetrës dhe me udhëzimin dhe inkurajimin e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, përparimi shkencor i Iranit është përshpejtuar në mënyrë të dukshme. Lideri suprem thotë: "Ne kemi nevojë për shkencë, ne kemi nevojë të hulumtojmë, sa më shumë progres të bëjmë në shkencë, ajo nuk është shumë, unë kam folur për këtë për shumë vite dhe falë Zotit kemi bërë progrese."

Në ditët e sotme, Republika Islamike e Iranit ka një pozicion të privilegjuar në rajon dhe në botë dhe ajo është superiore edhe në disa nga teknologjitë më të sofistikuara dhe ekskluzive të qeverive perëndimore.

Zhvillimi shkencor në Iran

Progresi në fushën e shkencës dhe të teknologjisë, pa forca eksperte dhe efikase, nuk është i mundur. Për këtë arsye, që nga fillimi i fitores së revolucionit në vitin 1979, Republika Islamike e Iranit ka zgjeruar dhe thelluar arsimin për të gjithë në nivel të shkollave dhe universiteteve dhe ka arritur shumë suksese gjatë dyzet viteve të fundit. Hapi i parë i ndërmarrë nga Imam Khomeini(ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit në këtë fushë ishte krijimi i organizatës Lëvizja për Arsim, në vitin e parë të fitores së revolucionit, për të eliminuar analfabetizmin në shoqëri dhe për të siguruar kapacitetin e njerëzve të lexuar dhe shkruar. Si rezultat, shkalla e shkrim-leximit nga 47% që ishte në atë kohë arriti pothuajse në 90%. Gjithashtu, numri i shkollave dhe objekteve arsimore është rritur ndjeshëm dhe numri i shkollave në vend 48 mijë shkolla që ishte gjatë regjimit Pahlavi arriti në më shumë se 107 mijë shkolla pas fitores së revolucionit, duke siguruar më shumë kushte për arsim për më shumë se 14 milionë nxënës iranianë të cilët mund të mësojnë në një hapësirë akoma ​​më të përshtatshme. Sot, mesatarja e viteve të arsimit nga 2.3 vjet që ishte përpara revolucionit gjatë katër dekadave të kaluara ka arritur rreth 10 vjet dhe mesatarisht, çdo fëmijë iranian ka shpresën që të vazhdojë arsimin për të paktën 14 vjet. Në përgjithësi, Republika Islamike e Iranit ka bërë një hap të rëndësishëm në rritjen e cilësisë dhe sasisë së arsimit në shkolla, gjë që ka nxitur përkrahjen e organizatave globale, veçanërisht UNESCO-s. Por në fushën e arsimit të lartë, përparimi i Iranit në krahasim me arsimin fillor dhe të mesëm ka qenë gjithashtu më i mirë dhe këtë e tregon rritja e numrit të universiteteve në 11 herë më shumë në krahasim me numrin e tyre gjatë regjimit autokratik Pahlavi. Sot në Iran regjistrohen 2.570 universitete të cilat u japin mundësi studimi mbi tre milionë e 800 mijë studentëve. Ndërsa përpara fitores së Revolucionit Islamik ishin vetëm 170,000 studentë që studionin në universitete. Rritja e madhe e numrit të iranianëve me arsim të lartë e ka bërë vendin të ketë një forcë pune me përvojë, me eksperiencë dhe profesionalizëm dhe kjo mund të përshpejtojë rritjen dhe zhvillimin në fusha e Iranit në fusha të ndryshme.

Përmirësimi i arsimit

Zhvillimi shkencor i Iranit në epokën pas revolucionit islamik ishte e admirueshme dhe tani Irani për nga kjo rritje renditet i trembëdhjeti në botë. Shkalla e rritjes shkencore të Iranit në këtë periudhë dyzetvjeçare është njëzetë herë më e madhe se mesatarja globale duke bërë që Irani të fitojë rangun e parë të botës. Organizata e Bashkëpunimit Islamik e ISISCO, një organizatë shkencore, kulturore dhe arsimore, ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit është në renditjen e parë midis vendeve islamike në aspektin e shkencës, kërkimeve shkencore dhe patentave për shpikje. Një nga kriteret që mund të tregojë nivelin shkencor të një vendi janë artikujt e botuar nga studiuesit e tij në burimet dhe qendrat shkencore me reputacion të lartë. Sipas Institutit të Informacionit Shkencor (ISI), numri i artikujve të tillë të publikuar nga shkencëtarët iranianë është rritur 69 herë më shumë nga fillimi i Revolucionit Islamik të Iranit deri në vitin 2016. Numri i artikujve iraniane të regjistruara në burimet shkencore të akredituara ka arritur në 47,000 vitin e kaluar. Kështu, për shkak të hapësirës dhe lehtësive të krijuara në Republikën Islamike të Iranit, shkenca dhe teknologjia kanë fituar një pozitë të lartë. Një tjetër fryt i prioritetit që Irani i ka dhënë shkencës dhe hulumtimit, është suksesi i adoleshentëve iranianë në olimpiadat e ndryshme shkencore dhe numri i medaljeve të marra prej tyre. Nxënësit iranianë për shumë vite kanë marrë pjesë në Olimpiada të ndryshme si në matematikë, fizikë, kimi, shkenca kompjuterike, biologji, astronomi etj. Ata kanë treguar inteligjencë të lartë dhe njohuri të shumta në këto olimpiada. Që nga  viti 1987, kur Republika Islamike e Iranit ka marrë pjesë nëpër olimpiadat shkencore, përfaqësuesit e saj kanë fituar gati 700 medalje dhe në këtë mënyrë Irani është renditur një nga 10 vendet më të suksesshme në botë në këto teste të vështira shkencore(olimpiada).

Nxënësit e suksesshëm iranianë në olimpiadën e astronomisë

Shkenca mjekësore është një nga treguesit e përparimit shkencor të një vendi ku shkenca dhe teknologjia shërbejnë për shëndetin e njerëzve. Gjatë katër dekadave të fitores së revolucionit islamik, Republika Islamike e Iranit ka bërë gjithashtu përpjekje të mëdha për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, veçanërisht në zonat e privuara dhe të largëta dhe ka arritur rezultate brilante në këtë drejtim. Kushtet e veprimtarisë në mjekësi deri tani kanë siguruar që prodhimi i shkencës në këtë fushë të rritet me 75 herë më shumë në krahasim me periudhën përpara revolucionit, duke bërë që Irani të renditet i 17-i në botë dhe i pari në Azinë Perëndimore. Në kohën e sundimit të regjimit Pahlavi, vetëm 10,000 mjekë vepronin në Iran dhe qeveria u detyrua të merrte ilaçe nga vendet e tjera për shkak të mungesës së mjekëve dhe farmaceutikës. Por tani numri i mjekëve në vend është pothuajse trefishuar duke shkuar në mbi 117,000, prej të cilëve afërsisht 43,000 janë mjekë të përgjithshëm, 40,000 janë specialistë ose profesionistë, 20,000 janë praktikues dentar dhe pjesa tjetër janë rezidente ose profesionistë asistentë. Pa dyshim, arritja e këtij numri mjekësh nuk është e mundur pa ekzistencën e qendrave të shumta akademike mjekësore. Para revolucionit, Irani kishte vetëm 7 shkolla mjekësore me 700 studentë, ndërsa aktualisht ka rreth 200,000 studentë po mësojnë në 60 universitete dhe fakultete mjekësore gjë që është një hap i madh në mjekësi gjatë 40 viteve të fundit.

Arsimi mjekësor

Një nga treguesit që pasqyron përparimin dhe përmirësimin e kushteve shëndetësore në vend është niveli i jetëgjatësisë. Katër dekada pas fitores së Revolucionit Islamik, jetëgjatësia mes popullatës iraniane ka arritur 77 vjec, e cila është rritur me 23 vjet nga sa ishte përpara revolucionit. Gjithashtu, për shkak të kujdesit mjekësor, më pak se një përqind e të sapolindurve vdesin në Iran. Si rezultat i këtij progresi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar dy herë Iranin si vendin më të suksesshëm në botë në këtë drejtim. Trajtimi pas lindjes është gjithashtu duke u ndjekur me kujdes të madh në Republikën Islamike të Iranit. Mbulimi i vaksinimit në Iran tani ka arritur në 100% dhe disa sëmundje ngjitëse si poliomieliti, fruthi dhe rubeola janë çrrënjosur. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu e ka quajtur Iranin një nga vendet më të mira në botë ë fushën e vaksinimi. Katër dekada pas Revolucionit Islamik, të gjithë njerëzit, duke përfshirë ato urbane dhe rurale, kanë qasje në kujdesin bazë mjekësor me një çmim të lirë, ndërsa shërbimet mjekësore në vendet e tjera ndonjëherë janë dhjetë herë më të larta sesa në Iran. Pothuajse të gjitha qytetet iraniane janë të pajisura me spitale, ndërsa para revolucionit vetëm 37% e qyteteve kishin spitale dhe qendra mjekësore. Nga ana tjetër, në 20,000 fshatra, ekzistojnë 35 mijë qendra mjekësore që shërbejnë për të përmirësuar shëndetin e fshatarëve.

Rritja e nivelit të njohurive dhe dijeve mjekësore në Iran gjatë 40 viteve të fundit ka sjellë arritje të tjera të spikatura në fushën e kirurgjisë së ndërlikuar dhe prodhimin e barnave të reja. Irani ka fituar vendin e pestë në botë dhe i pari në rajon për nga transplantimi i veshkave. Gjithashtu në lidhje me transplantimin e palcës së eshtrave, Irani është pas Italisë dhe në trajtimin e infertilitetit zë vendin e tretë në botë. Por Irani ka bërë përparime të jashtëzakonshme edhe në prodhimin e medikamenteve dhe duke furnizuar jo vetëm 97% të barnave të nevojshme në vend, por gjithashtu eksporton ilaçe në shumë vende në botë. Përveç kësaj, Irani mban pozicionin e katërt në prodhimin e medikamenteve bioteknologjike (rekombinante) në Azi dhe deri më tani 29 lloje të këtyre ilaçeve janë prodhuar në vend. Medikamentet e bioteknologjisë përdoren kryesisht në trajtimin e sëmundjeve të tilla si kanceri, sëmundjet virale, MS dhe hemofilia.

Në përgjithësi, pas Revolucionit Islamik, mjekësia në Iran ka arritur një nivel ku mjekët jo vetëm që ofrojnë shumë shërbime për popullin brenda vendit, por edhe për pacientët nga vende të ndryshme të cilët udhëtojnë për në Iran për trajtime mjekësore, gjë e cila e ka kthyer Iranin në një qendër rajonale për turizmin shëndetësor.

Tags