Shkurt 16, 2019 09:29 CET
  • Kur’ani dhe Revolucioni Islamik (8)

Një prej sferave të pranisë së Kur'anit të shenjtë në boshtin dhe skenën e zhvillimeve të Revolucionit Islamik të Iranit, është periudha tetë vjeçare e Mbrojtjes së Lavdishme. Periudhë kjo e cila sipas Imam Khomejnit (ra), luftëtarët iranianë pozicionet e tyre në frontin e luftës i kishin shndërruar në xhami.   

Një prej sferave të pranisë së Kur'anit të shenjtë në boshtin dhe skenën e zhvillimeve të Revolucionit Islamik të Iranit, është periudha tetë vjeçare e Mbrojtjes së Lavdishme. Periudhë kjo e cila sipas Imam Khomejnit (ra), luftëtarët iranianë pozicionet e tyre në frontin e luftës i kishin shndërruar në xhami dhe ditë e natë lexonin Kur'an, bënin lutje, falnin namaz dhe kryenin adhurim duke i dhënë një aromë shumë të bukur pozicioneve në frontin e luftës.

Mbrojtja e lavdishme e Iranit kundër agresionit ushtarak të Irakut ishte e mbushur plotë me skena dhe çaste të pavdekshme të cilat burojnë nga bindjet e pastra dhe nga vlerat islamike të të rinjve iranianë. Kjo periudhë në historinë e Revolucionit Islamik ka mbetur si një libër i madh i cili tregon trimërinë, adhurimin, spiritualitetin, sinqeritetin, modestinë dhe përgjegjësinë e luftëtarëve iranianë. Mësimet e Librit të shpalljes hyjnore përbënin faktorin më të rëndësishëm për krijimin dhe zhvillimin e një morali të tillë kaq të bukur në mesin e luftëtarëve iranianë.

Kur'ani i shenjtë në frontet e luftës

Lufta imponuese krijoi një rast në të cilin forcat e sinqerta të Revolucionit Islamik përjetuan shijen e ëmbël të mishërimit me Kur'anin e shenjtë dhe me dashurinë ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. në një atmosferë të mbushur me sinqeritet dhe përpjekje të mëdha. Në atë kohë procesi i rëndësishëm për mësimin e Kur'anit të shenjtë ndiqej dhe zhvillohej edhe në zonat luftarake dhe organizimi i klasave për komentimin dhe mësimin e Kur'anit në fronte të luftës. Kjo ishte rezultat i rëndësishëm i kësaj periudhe. Niveli i zhvillimeve të aktiviteteve kur'anore kryesisht deri në vitin 1988, me fjalë të tjera deri në vitet e përfundimit të luftës imponuese, ishte i ngadalshëm por me ndikim shumë të madh dhe praktikues. Për shembull, "Darul-Kur'an" që nga viti 1985, përgjatë një viti do të thotë deri në vitin 1986, përgjatë tre fazave ka dërguar 245 mësues të Kur'anit dhe lexues të Kur'anit të shenjtë në frontet e luftës të cilët kanë organizuar 470 klasë mësimore dhe në këtë kuadër janë arsimuar 11700 persona.   

Në ato ditë kur aroma e bukur e dashurisë, trimërisë dhe guximit kishte kapluar të gjitha rajonet e këtij vendi, 15 mijë predikues nga shkollat e ndryshme fetare të Kumit, Mashhadit dhe Esfahanit ishin të pranishëm në frontet e luftës. Këta 15 mijë predikues janë dërguar 39 mijë herë në fronte të luftës që disa prej tyre kanë qëndruar 110 muaj në zonat e luftës.  

Hoxhallarët të cilët dërgoheshin në fronte të luftës, pozicionet e vijës së parë të luftës i kishin shndërruar në xhami dhe klasë për mësimin e Kur'anit dhe të dispozitave fetare. Ata ishin të veshur me uniforma të ushtrisë, të Gardës Revolucionare ose të forcave vullnetare dhe vetëm Amame-në e vendosnin mbi kokë dhe në rast të përshtatshme predikonin mësimet kur'anore dhe dispozitat islame dhe falnin namazin me xhemat në fronte të luftës. Ky lloj i predikimit, ka ushtruar ndikim shumë të thellë në ruajtjen dhe ngritjen e moralit të luftëtarëve iranianë.

Në atmosferën spirituale të krijuar, leximi dhe komentimi i ajeteve kur'anore që flasin për luftën në rrugën e Zotit krijoi një moral aq të lartë në mesin e të rinjve të vendit sa që ata me dashuri dhe mall të madh mirëprisnin martirizimin. Ata luftën e tyre në fronte luftarake e besonin si një luftë në rrugën e drejt të Zotit, ndërsa martirizimin sipas urdhrave të Zotit, nuk e konsideronin përfundim të jetës, por fillim i një jete pranë Zotit të madhëruar. Kjo nuk ishte gjë tjetër përveç mbjelljes dhe kultivimit të kulturës së Kur'anit të shenjtë në shpirtin e dhe zemrën e këtyre të rinjve.

Hamid Hasam, shkrimtar i letërsisë së Mbrojtjes së Lavdishme, thotë: "Të rinjtë iranianë në frontet e luftës ishin shembull i qartë i veprimit sipas ajeteve të Kur'anit të shenjt, do të thotë e gjithë jeta e luftëtarëve iranianë në atmosferën e bunkerëve dhe frontit të luftës, mbështetej në ajetet e Kur'anit të shenjtë. Edhe në kohen e hedhjes së predhave në drejtim të armikut, personi mbrapa radiolidhjes që kërkonte hedhjen e predhave, lexonte këtë ajet kur'anor:

«...وَمَا رَمَیْتَ إِذْ رَمَیْتَ وَلَکِنَّ اللَّهَ رَمَى...»؛

"... Dhe ti nuk ishe ai që e ke hedhur, por Zoti është Ai që e ka hedhur!..." (Surja Enfal, ajeti 17). Në këtë mënyrë luftëtarët iranianë e konsideronin veten vetëm një mjet që kryen urdhrin e Zotit. Në natën e operacioneve, leximi i Kur'ani dhe konsultimi me këtë libër të shenjtë, ishte një zakon i përhershëm. Në operacionin "Qerbela-4" në rajonin e lumit Arvand ku u krijua një epope dhe heroizëm i madh i njësisë së zhytësve të luftëtarëve, ata para operacioneve në kërkim të konsultimit në Kur'anin e shenjtë, kishin lexuar ajetin 23 të sures Ahzab i cili thotë: "Në mesin e besimtarëve janë disa burra të cilët me sinqeritet i qëndrojnë besnikë besës që i kanë dhënë Zotit. Disa e çojnë besën e tyre deri në fund (dhe pinë sherbetin e martirizimit) dhe disa të tjera janë në pritje dhe ata kurrë nga ndryshuar ose shndërruar në diç tjetër besë dhe premtimin e vet".

Mund të thuhet se në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme, luftëtarët iranianë jetonin me ajetet e Kur'anit të shenjtë dhe Kur'ani i shenjtë ishte mishëruar me jetën e atyre. Të rrallë ishin ata që nuk mbanin me vete një ekzemplar të vogël të Kur'anit të shenjtë. Ata në kohën e pushimit, vazhdimisht përfitonin duke mësuar mësimet e Kur'anit të shenjtë dhe kjo bënte që gjithnjë të shtojë vullneti dhe vendosmëria e tyre për qëndresë dhe rezistencë në luftën kundër armiqve. Disa prej luftëtarëve kryenin adhurime edhe gjatë natës dhe përveç leximit të Kur'anit dhe faljes së namazit gjatë natës, ata kryenin edhe shumë shërbime të tjera për luftëtarët e njësisë së tyre. Në atë periudhë ishin zhdukur dhe çrrënjosur të gjitha dallimet dhe privilegjet e mundshme.

Ajo me të cilët kënaqej zemra e luftëtarëve iranianë, ishte kjo që ata ishin të bindur dhe besonin thellë se të gjitha këto vështirësi ata i përballonin vetëm për hir të Zotit dhe vetëm Zoti do t'u japë atyre shpërblimin e këtyre vështirësive dhe vuajtjeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur'ani i shenjtë u kishte rrënjosur atyre këtë bindje se vetëm të kujtuarit dhe përmendja e Zotit të madhëruar mund ta bëjë njeriun aq të fortë sa që të qëndrojë i palëkundur në rrugën e luftës dhe punës për Zotin. Në ajetin 45 të sures Enfal në Kur'anin e shenjtë thuhet: "O besimtarë kur të përballeni me grupin e armikut, tregoni qëndresë dhe rezistencë dhe kujtojeni Zotin e madhëruar në mënyrë që të jeni të shpëtuar".

Në realitet, Mbrojtja e Lavdishme krijoi rrethanat për luftëtarët e Islamit që të krijojnë skenat më të madhërishme të flijimit dhe sakrificës. Ata garonin mes vete për të pranuar rrezikun më të madh, gjatë vështirësive të betejës ata mundoheshin të dalin para njëri-tjetrit dhe ishin të parët që duronin privimet e ndryshme. Vendosja e vetës në rrezik gjatë zhvillimit të operacioneve dhe shpëtimi i njëri-tjetrit ose rrezikimi i vetës gjatë sulmeve kimike të armikut, shpëtimit dhe transferimi i kufomave të martirëve dhe sidomos sakrificën që kanë treguar forcat e njësive të logjistikës në ndërtimin e bunkerëve, urave dhe pengesave të tjera; janë shembuj më të qarta dhe më të dalluara të sakrificës dhe flijimit në frontet e luftës. Ajetet e Kur'anit të shenjtë, ishin program mësimor i testamenteve të martirëve.

Imam Khomejni (ra) ka thënë: "Ekziston dallim i madh mes të rinjve të cilët me lutje dhe me leximin e Kur'anit i kalojnë ditët e tyre dhe fillojnë sulmin kundër armikut duke përmendur Zotin dhe duke shqiptuar fjalën "All-llahu Akbar" dhe atyre të cilët e kalojnë natën duke bërë mëkat dhe ditën e fillojnë duke luftuar kundër Zotit".

Në këtë mënyrë Kur'ani i shenjtë që nga ajo kohë është bërë faktori më i rëndësishëm për ngushëllimin, qetësimin dhe durimin e baballarëve dhe nënave të cilët kanë sakrifikuar të vetmin djalë të tyre ose dy, tre, katër dhe ndoshta edhe më shumë djem në luftën në rrugën e Zotit. Ata përball martirizimit të më të dashurve të tyre në Rrugën e Zotit kurrë nuk kanë shprehur zemërim dhe as hidhërim, por me krenari dhe nder të lartë martirët e tyre i konsideronin vazhdues të rrugës së martirëve të lartë të Qerbelasë. Aktualisht pikërisht ata janë të cilët i prijnë lëvizjes për mbrojtjen e Revolucionit Islamik të Iranit.

Tags