Mars 23, 2019 11:05 CET
  • Politika e jashtme në periudhën e qeverisë së reformave

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh do të shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion do të flasim rreth politikës së jashtme të Irani në periudhën e qeverisë së shtatë dhe të tetë (qeverisë së reformave).

Politika e jashtme në periudhën e qeverisë së reformaveQeveria e shtatë dhe e tetë e Republikës Islamike të Iranit që njihet me emrin “Qeveria e Reformave”, mënjanimin e tensioneve, paqen dhe dialogun e civilizimeve, i zgjodhi si tre strategji të politikës së jashtme të saj. Mënjanimi i tensioneve me bosht krijimin e besimit, mirëkuptimit dhe respektit reciprok është ndjekur duke theksuar mbi të përbashkëtat në vend të përqendrimit mosmarrëveshje dhe nën hije të tre elementeve dinjitetit, urtësisë dhe dobishmërisë, paraqiti si qëllim rivalitetin konstruktiv në vend të armiqësisë.

Politika paqësore ishte një tjetër strategji e qeverisë së reformave e cila ndjekur në përputhje me moton "Demokraci brenda dhe politikë paqësore jashtë". Termi paqe kishte përdorimin më të madh në fjalimet e presidentit të qeverisë së shtatë dhe të tetë të Iranit. Nga pikëpamja e presidentit të qeverisë së reformave, paqja është në harmoni me natyrën qenësore të njerëzve dhe ekzistenca e diskriminimeve dhe pabarazive është faktori kryesor që prish paqen. Në kuadër të strategjisë politikë paqësore jashtë vendit, është ndjekur qasja për reduktimin e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare, shmangia nga veprimet e dhunshme dhe vendosja e marrëdhënieve miqësore me vendet e tjera sidomos me vendet fqinjë.

Dialogu i qytetërimeve gjithashtu ishte strategjia e tretë e politikës së jashtme të qeverive të shtatë dhe të tetë të Iranit. Dialogu i qytetërimeve ishte një theksim i Iranit mbi politikën paqësore. Asambleja e Përgjithshme e OKB gjithashtu vitin 2001 e ka emëruar vit të dialogut mes qytetërimeve. Megjithëkëtë ideja e dialogut mes qytetërimeve u përballë me një fatkeqësi historike dhe ajo ishte ngjarje e 11 shtatorit e vitit 2001. Kjo ngjarje u bë shkak që ideja e përballjes së qytetërimeve e Samuel Huntington përsëri të tërheqë vëmendjet e njerëzve në mënyrë serioze.

Në përgjithësi, qëllimi kryesor i politikës së jashtme të qeverisë së shtatë dhe të tetë të Iranit ishte ky që të neutralizojë përpjekjet që bëheshin për izolimin e Iranit. Në këtë kuadër, Sejed Xhalal Dehkani Firuzabadi, profesor universiteti, nënvizon: "Në këtë periudhë, Irani ka bërë përpjekje që nëpërmjet krijimit të një imazhi pozitiv dhe real nga vetja, të korrigjojë imazhin e pavërtetë dhe të prodhuar nga propaganda rreth Republikës Islamike të Iranit në arenën ndërkombëtare. Në bazë të kësaj, politika e jashtme e Iranit u ndërtua mbi parimet e integrimit politik dhe kulturor, zhdukjen e tensioneve, krijimit e mirëbesimit dhe zhvillimin e politikës paqësore".

Përmirësimi i marrëdhënieve me vendet fqinjë

Vazhdimi i procesit për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinjë u ndjek edhe në qeverinë e shtatë dhe të tetë të Iranit. Kulmi i këtij procesi gjithashtu ishte organizimi i samitit të krerëve të vendeve islame në Teheran në vitin 1998 që u zhvillua me pjesëmarrjen e gjerë të liderëve dhe krerëve të vendeve islame.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes së samitit të krerëve të vendeve islame, me theksim ka deklaruar: "Asnjë rrezik nga Irani Islamik nuk e kërcënon asnjë vend islamik". Kjo deklaratë është pritur në nivel të gjerë nga krerët e vendeve islame që morën pjesë në atë samit. Amir Abdullah, princi i kurorës së Arabisë Saudite në atë kohë, mori pjesë në samitin e Teheranit dhe atë e ka quajtur "një takim historik". Sa'ud Al-Fejsal, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite në atë kohë, gjithashtu pas përfundimit të samitit të Teheranit, pati deklaruar: "Pjesëmarrja e madhe e përfaqësuesve më të lartë të vendeve islame tregon respektin ndaj popullit të Iranit dhe rolin e tij dhe shpresën në këtë vend".   

Në deklaratën përfundimtare të samitit të Teheranit, pjesëmarrësit dënuar politikën e njëanshme të Amerikës dhe kërkon anulimin e ligjit "DAMATO" të Amerikës kundër Iranit.

Vetëm tre muaj pas zhvillimit të samitit të Teheranit, Hashemi Rafsanxhani nga ana e qeverisë së Iranit zhvilloi një vizitë në Arabinë Saudite ku u takua me mbretin Fahd dhe me Amir Abdullah, princin e kurorës së Arabisë Saudite. Hashemi Rafsanxhani për të krijuar mirëbesim me Bahrejnin në mënyrë të papritur zhvilloi një vizitë edhe në këtë vend dhe të dy vendet vendosen që marrëdhëniet diplomatike mes vete t'i zhvillojnë në nivel të ambasadorëve për herë të parë pas 20 viteve. Presidenti i Iranit në atë kohë në muajin maj të vitit 1999 vizitoi Arabinë Saudite dhe Katarin. Procesi për përmirësimin e marrëdhënieve të Iranit me vendet fqinjë ka vazhduar edhe në mandatin e dytë të qeverisë së reformave. Sheikh Hamad bin Isa Ale Khalifa, mbreti i Bahrejnit, në gusht të vitit 2002, zhvilloi një vizitë në Teheran dhe përveç takimit me presidentin e asaj kohe të Iranit, zhvilloi takim dhe bisedime edhe me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Pas kësaj vizite edhe kreu i qeverisë së reformave zhvilloi një vizitë në Manam, kryeqytetin e Bahrejnit.

Dialogu konstruktiv me Evropën

Marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit me vendet evropiane gjithashtu gjatë kësaj periudhe ndryshuan dhe dialogu kritik u shndërrua në dialogun konstruktiv. Vizitat e përsëritshme të autoriteteve evropiane në Irani dhe të autoriteteve iraniane në Evropës dhe organizimi i 10 raundeve të bisedimeve mes Iranit dhe Evropës, tregojnë më së miri zhvillimin e marrëdhënieve të Teheranit me shtetet evropiane. Lamborto Dini, ministri i jashtëm i Italisë në atë kohë, ishte funksionari i parë evropian i cili në mars të vitit 1997, zhvilloi vizitë në Teheran. Në vazhdim edhe funksionarët e lartë të shteteve të tjera evropiane sidomos të ministrat e punëve të jashtme të vendeve evropiane zhvilluan vizita në Teheran. Kreu i qeverisë së shtatë si presidenti i parë i Iranit pas Revolucionit Islamik, në mars të vitit 1999 zhvilloi një turne në Evropë ku Italia ishte destinacioni i parë i tij. Ai në këtë vizitë, përveçse me kryeministrin italian, u takua dhe bisedoi edhe me Papën Xhon Pali i Dytë të Vatikanit. Presidenti i Iranit më pas vizitoi edhe Francën, Gjermaninë, Austrinë dhe Spanjën.

Pasi ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush vendosi emrin e Iranit në "boshtin e së keqes" përkrah Sirisë dhe Koresë Veriore, shtetet evropiane kundërshtuan këtë veprim të presidentit amerikan. Dialogu konstruktiv mes Iranit dhe shteteve evropiane ka vazhduar, mirëpo pas paraqitjes së çështjes së programit atomik të Iranit në vitin 2002, dialogu konstruktiv u zëvendësua me dialogun e kushtëzuar dhe në këtë mënyrë u ngadalësua ritmi i procesit të zhvillimit të marrëdhënieve të Iranit me shtetet evropiane.

Dosja atomike, një dosja për ushtrimin e presionit mbi Iranin

Në gusht të vitit 2003, për herë të parë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe me anë të një letre të përbashkët, kërkuan miratimin dhe zbatimin e protokollit shtesë 93+2, protokollet shtesë dhe ndërprerjen e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit në Iran. Takimi i parë atomik mes përfaqësuesve evropianë dhe përfaqësuesve të Iranit u zhvillua në tetor të vitit 2003 në Teheran dhe përfaqësuesit e tre vendeve evropiane insistonin që Irani në mënyrë të njëanshme të ndërpresë procesin e pasurimit të uraniumit dhe pa pasur kurrfarë pritje nga sjellja e Evropës. Përfaqësuesit e tre shteteve evropiane dhe të Iranit në mars të vitit 2004 në Bruksel dhe në tetor të vitit 2004 në Paris kanë zhvilluar takime dhe negociata në lidhje me këtë çështje. Rezultati i këtyre negociatave ishte pezullimi vullnetar i procesit të pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit.

Megjithëkëtë, kërcënimet e Evropës dhe të Amerikës kundër Iranit nuk përfunduan, por ata edhe kërcënuan që dosjen e Iranit ta dërgojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Evropianët nuk zbatuan zotimet e tyre që bënë në shkëmbim të pezullimit të pasurimit të uraniumit të Iranit dhe në fund Irani edhe në tre muajt e fundit të mandatit të qeverisë së tetë vazhdoi pezullimin e aktiviteteve atomike të tij, ndërsa në qeverinë e nëntë programi atomik paqësor i Iranit u zhvillua edhe më shumë dhe dosja atomike e Iranit u dërgua në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Marrëdhëniet me Amerikën

Një prej çështjeve më të rëndësishme në politikën e jashtme të qeverisë së shtatë dhe të tetë të Iranit, ishte mënyra e marrëdhënieve me qeverinë e Amerikës. Qeveria e reformave e cila ndiqte politikën për mënjanimin e tensioneve në politikën e jashtme, deri në një masë të madhe shpresonte në mënjanimin e tensioneve me Amerikën. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë së reformave më 7 janar të vitit 1998 për herë të parë pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, gjatë një deklarate që transmetohej nga kanali televiziv amerikan CNN, i drejtua popullit amerikan dhe deklaroi se respekton popullin e Amerikës. Bill Clinton, ish-presidenti i Amerikës, gjithashtu në janar të vitit 1998, me anë të një mesazhi dërguar me rastin e festës së Bajramit të Madh, deklaroi: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin keqardhje për faktin se të dy popujt janë larg".

Madeleine Albright, ish-sekretarja amerikane e shtetit, në mënyrë të qartë pohoi: "Në vitin 1953 Amerika ka luajtur rol të qartë në rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit të Iranit, do të thotë Dr. Mohamed Mosadegh". Madeleine Albright gjithashtu pohoi: "Në çerekshekullin e mëpasshëm, perëndimi dhe Amerika kanë vazhduar mbështetjen e tyre ndaj regjimit mbretëror Pahlavi". Pavarësisht kësaj, sanksionet dhe politika armiqësore e Amerikës kundër Iranit vazhdoi përsëri dhe u bë e qartë se politika e deklaruar dhe e zbatuar nga Amerika ndaj Iranit ka dallim të madh.  

Amerika ndjek politikë të dyanshme ndaj Iranit. Nga njëra, ajo kërkon pajtim të vërtetë me Iranin, mirëpo nga ana tjetër, Iranin e vendos në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit. Kjo politikë e dyanshme është bërë shkak që Kamal Kharazi, ish-ministri i jashtëm i Iranit në atë kohë, të deklaroi: "Të gjithë funksionarët tanë kanë dyshim ndaj sinqeritetit të amerikanëve dhe sjelljeve që tregojnë ata. Nëse duam që të shembët ky mur i lartë i mosbesimit, Amerika duhet të veprojë në atë mënyrë që të krijohet besim te ne dhe në radhë të parë të tregojë sinqeritetin e saj".

Me përfundimin e qeverisë së Clinton dhe me ardhjen e Xhorxh W. Bush në krye të qeverisë konservatore në Amerikë, u zhduk edhe shpresa më e vogël që kishin disa faktorë ndërkombëtarë dhe qeveria e reformave në Iran për reduktimin e tensioneve me Amerikën. Xhorxh W. Bush në një prej veprimeve të para të tij, Iranin së bashku me Sirinë dhe Korenë Veriore, e deklaroi si "bosht të së keqes" dhe në këtë mënyrë u bë e qartë se me politikën armiqësore të Amerikës praktikisht reduktimi i tensioneve në nivel global është i pamundur. Ky veprim i qeverisë së Xhorxh Bush u shoqërua me reagim të ashpër edhe të evropianëve, mirëpo Uashingtoni nuk i kushtoi vëmendje kundërshtimeve në lidhje me këtë çështje.