Tetor 11, 2019 16:44 CET
  • Bota Islame

Në këtë edicion do të flasim rreth pozitës së botës islame në sistemin e të menduarit të Imam Khomejnit (ra).

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar folëm rreth pozitës së idealit të Palestinës në mendimin e Imam Khomejnit (ra) dhe thamë se ai njëzëri me shumë mendimtarë dhe intelektual të vendeve të ndryshme të botës, ka mbështetur popullin e shtypur dhe të shpërngulur me dhunë të Palestinës dhe besonte se të gjitha vende islame duhet t’i lënë anash mosmarrëveshjet etnike, fetare dhe shkollore dhe të bashkohen në një flamur për t’u përballur me politikat pushtuese të regjimit sionist, për arsye se qëllimi final i regjimin sionist është realizimin e motos “Nga Nili në Eufrat” dhe krijimi i “Izraelit të Madh” dhe shkatërrimin e Islamit dhe të myslimanëve, prandaj vetëm duke u mbështetu në mësimet e fesë së pastër Islame dhe duke shfrytëzuar ceremonitë e ndryshme fetare si ceremonia madhështore e Haxhit ose organizimi i marshit protestues në anë e mbanë botës në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si “Dita e Kodsit”, mund të ngadhënjejmë mbi këto plane djallëzore të armiqve. Imam Khomejni e konsideronte Palestinën pjesë të trupit të Islamit dhe kërkonte unitetin e vendeve islame rreth boshtit të idealit të Palestinës dhe përballjes me Izraelin. Duke marrë parasysh pozitën e rëndësishme dhe themelore të botës islame në të menduarin e Imam Khomejnit, në këtë edicion do të mundohemi të shqyrtojmë më gjerë këtë çështje dhe të njihemi me pikëpamjet e Imam Khomejnit në këtë drejtim.

Imam Khomejni si një prej reformatorëve më të mëdhenj fetar dhe politik në botën islame, gjithnjë ka patur brengën e ripërtëritjes së madhërisë dhe dinjitetit historik të myslimanëve dhe kishte këtë bindje se zgjimi i myslimanëve dhe uniteti i tyre nën flamurin e Islamit mund ta kthejë Umetin Islam në shkëlqimin e asaj periudhe të historisë. Ai thotë: “Myslimanët duhet të zgjohen. Sot nuk ka asnjë ditë që myslimanët secili të jetojë vetëm në një qoshe të botës. Në kohën kur politika e superfuqive është të gëlltisin çdo vend, myslimanët duhet të zgjohen. Popujt myslimanë duhet të zgjohen. Unë jam i zhgënjyer me shumicën e shteteve islame, mirëpo popujt myslimanë duhet të zgjohen dhe të gjithë të bashkohen rreth flamurit të Islamit dhe nën sundimin e Kur’anit. E falënderojmë Zotin se numri i myslimanëve është mbi një miliardë njerëz, ndërsa edhe vendet e tyre janë të pasura me resurse të ndryshme, por edhe qytetarët myslimanë kanë merita të mëdha. Mirëpo ata janë të zhgënjyer me veten. Myslimanët duhet t’i kthehen seriozitetit dhe ta gjejnë përsëri veten”. Ose në një rast tjetër Imam Khomejni ka thënë: “Unë e lus Zotin e madhëruar që të gjithë popujt dhe shtetet të zgjohen dhe të gjithë popujt dhe shtetet islame të bëjnë besëlidhje mes vete në mënyrë që superfuqitë të mos sundojnë mbi ata të mos plaçkitin resurset e tyre”.

Imam Khomejni formimin e shtetit të madh islam nën flamurin “La ilahe il-la Allah” e konsideron kusht për ripërtëritjen e madhërisë së kaluar të botës islame dhe thotë: “Unë shpresoj që të gjithë popujt myslimanë të cilët janë përçarë nëpërmjet propagandës që bëhet nga ana e armiqve dhe janë vendosur përball njëri-tjetrit, të zgjohen dhe të gjithë të bashkohen. Të formojnë një shtete të madh islamik nën flamurin “La ilahe il-la Allah” dhe ky shtet të rregullojë rendi e ri në botë”. Imam Khomejni duke shprehur shqetësim nga neglizhenca e myslimanëve ndaj rrënjëve të dekadencës së pozitës së myslimanëve, u bënë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve islame që t’i lënë anash interesat e tyre personale dhe ambiciet personale dhe duke u bashkuar me njëri-tjetrin, të parandalojnë plaçkitjen e resurseve dhe pasurive të tyre nga fuqitë e huaja, thotë: “Kur do të vije ajo kohë që qeveritë tona, popujt tanë islam t’i hapin sytë, a nuk kuptojnë ata? Apo kuptojnë, por nuk veprojnë? Nëse nuk kuptojnë, duhet të përqendrojnë vëmendjen në çështje dhe të shikojnë se nga ku ka filluar fatkeqësia e myslimanëve dhe çfarë është ajo dhimbje që i ka sjell myslimanët në këtë situatë në të cilën të tjerët ua plaçkitin pasuritë dhe resurset e tyre dhe vet ata flenë mbi pasurinë e vet, ndërkohë që janë të uritur? Myslimanët dhe sidomos shtete islame kur do të zgjohen, kur do t’i lënë anash interesat dhe ambiciet e tyre personale dhe t’u shërbejnë popujve?”.

Imam Khomejni përçarjen e konsideron burim kryesore të poshtërimit të myslimanëve dhe formimin e një shteti siç ishte në fillim të Islamit i cili i fali unitetin Umetit Islamik, e propozon si rrugëzgjidhje për t’u përballur me këtë poshtërim dhe thotë: “Të gjithë popujt myslimanë të bëhen një. Nëse popujt mysliman dhe shtetet islame nuk do të ishin të përçarë, nëse myslimanët do të ishin të bashkuar, nuk do të ishin poshtëruar në këtë mënyrë nën thundrën e të huajve. Myslimanët janë mbi një miliardë njerëz, mirëpo një miliardë njerëz të përçarë dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Nëse do të ishte një shtet siç ishte në fillim të Islamit, ne nuk do të ishim në këtë gjendje. Faktorët e huaj kanë punuar që t’i përçajnë shtetet sipas interesit të tyre dhe kështu i kanë bërë copë-copë”. Imam Khomejni (ra) kthimin në Islamin profetik e konsideron rrugëzgjidhje për ripërtëritjen e madhërisë së myslimanëve dhe për mënjanimin e problemeve të botës islame dhe u bënë thirrje të gjithë popujve myslimanë që ta ndajnë vetën nga qeveritë të cilat në asnjë mënyrë nuk mendojnë për këtë çështje, ndërsa thotë: “Ne derisa nuk të kthehemi në Islamin e Hazretit Muhamed s.a.v.s., problemet tona do të mbesin në vendin që janë, nuk do të mund ta zgjidhim as çështjen e Palestinës dhe as çështjen e Afganistanit dhe as çështjet e tjera. Popujt duhet të kthehen në fillim të Islamit. Nëse qeveritë do të kthehen, do të jetë e mirëseardhur, por nëse nuk do të kthehen, popujt duhet t’i ndajnë qëndrimet e tyre nga shtetet dhe qeveritë”.

Imam Khomejni paralajmëron në lidhje me pasojat e krijuara si rezultat i moszgjimit të myslimanëve dhe mos ndjenjës së përgjegjësisë nga ana e dijetarëve fetar dhe mosbashkimit islamik dhe thotë: “Ashtu siç kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, nëse popujt myslimanë nuk zgjohen dhe nuk vetëdijesohen për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, nëse dijetarët islam nuk ndjejnë përgjegjësi dhe nuk ngritën në këmbë, nëse islami i vërtetë i cili është faktor për unitetin dhe motivimin e të gjitha grupeve dhe shkollave islame përball të huajve dhe që është garantues i pavarësisë së popujve dhe shteteve islame, do të mbahet i mbuluar nga faktorët e huaj dhe duart e tyre nën perden e zezë të kolonializmit dhe në mesin e myslimanëve të ndizet zjarri i përçarjeve, atëherë shoqëria islame do të përballet me ditë edhe më të këqija dhe një rrezik më i madh po kërcënon Islamin dhe dispozitat e Kur’anit. Sulmet e hapura dhe të fshehura po kryhen nga armiqtë e Islamit dhe nga agresorët ndërkombëtarë kundër Kur’anit të shenjtë dhe po vazhdojnë me intensitet të madh nga çdo anë ndërkohë që shumë prej shteteve islame siç duket vetëm kanë mision për zbatimin e planeve të tyre djallëzore dhe tradhtare”.

Imam Khomejni duke i bërë thirrje të gjithë myslimanëve dhe shteteve islame për unitet përball shteteve kolonialiste, ruajtjen e pavarësisë së të gjitha vendeve islame dhe respektimin e integritetit territorial të tyre dhe garantimin e moskryerjes së agresionit ndaj atyre vendeve e konsideron prioritet të veprimeve të Republikës Islamike të Iranit dhe i siguron popujt dhe qeveritarët e vendeve islame se thirrja e Republikës Islamike të Iranit për ndjekjen e unitetit të botës islame nuk është me kuptimin e pushtimit të vendeve të tjera, por qëllimi nga uniteti i myslimanëve është ruajtja e unitetit duke respektuar të gjitha dallimet fetare, gjuhësore, etnike në bazë të interesave të botës islame dhe për t’u përballur me armiqtë e përbashkët. Imam Khomejni në lidhe me këtë çështje thotë: “Ne bazë të urdhrit të Zotit të madhëruar, deklarojmë vëllazërinë tonë me të gjithë myslimanët e botës, me të gjitha shtetet islame, me të gjithë popujt mysliman në çfarëdo shkolle fetare që të jenë dhe në secilin vend që të jenë dhe nuk synojmë kurrfarë lloj agresioni ndaj asnjë vendi islam apo joislam”. Ose në një rast tjetër Imam Khomejni ka thënë: “Populli dhe qeveria e Republikës Islamike të Iranit është e dorëzuar para dispozitave të shenjta të Kur’anit dhe të Islamit dhe sipas urdhrit të Kur’anit të shenjtë, e konsideron vetën vëlla prej besimi me të gjithë popujt myslimanë dhe me vendet e tjera nga aspekti i kulturës dhe gjeografisë dhe kërkon paqe dhe bashkëjetesë paqësore me të gjithë popujt dhe shtetet dhe derisa një shtet nuk kalon kufijtë dhe është i zotuar për respektimin e dispozitave të Islamit, atë e konsideron vëlla”.