Dhjetor 14, 2019 14:18 CET

Programi serik “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ka për synim në çdo edicion të prezantojë të rejat nga bota shkencore, teknologjike dhe mjekësore në Iran dhe në botë.

Më 25 tetor të vitit 2016, në Iran u prodhua edhe medikamenti më i shitur në botë që teknologjinë për prodhimin e këtij medikamenti e kishte në dispozicion vetëm Amerika. Me këtë rast kemi përgatitur një program special që po e prezantojmë në vazhdim.

Në botën e sotshme progresi dhe zhvillimi i vendeve ndërtohet në bazë të shkencës dhe diturisë. Hulumtimi dhe prodhimi i shkencës dhe teknologjisë konsiderohet prej elementëve më të rëndësishëm të zhvillimit dhe progresit ekonomik, shoqëror, kulturor, industrial dhe politik të vendeve. Deri më tani nuk është parë asnjë vend në botë i cili pas zhvillimin e gjithanshëm shkencor të ketë arritur në zhvillimin ekonomik dhe industrial. Prandaj është e domosdoshme që hulumtimi shkencor dhe teknologjik të vendoset në qendër të prioriteteve si një çështje jetike dhe si një forcë shtytëse dhe gjenerator i progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjes në mirëqenie dhe pavarësinë e vërtetë të çdo shoqërie.

Vendi i Iranit që nga kohërat e lashta ka qenë djep i rëndësishëm i shkencës dhe diturisë. Me studimin e historisë së Iranit, e kuptojmë se ky vend në disa periudha të historisë ka qenë pionier në fushën e shkencave natyrore, matematikore, mjekësore etj., dhe ka edukuar shumë mendimtarë dhe shkencëtar të mëdhenj të fushave të ndryshme. Aktualisht gjithashtu po vërejmë suksese shumë të rëndësishme të shkencëtarëve dhe hulumtuesve iranianë në fusha të ndryshme shkencore. Në mënyrë që niveli i prodhimit të shkencës në Iran tregon se Irani në vitin 2015, ka arritur të prodhojë 1.53% të të gjithë prodhimit të shkencës në botë. Grupi teknik-inxhinierik dhe grupi i shkencave mjekësore dhe shëndetësore dhe pas tyre grupi i shkencave bujqësore sipas radhës kanë shënuar sasinë më të madhe të prodhimit të shkencës në Iran.

Programi serik “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ka për synim të vëzhgojë këto ngjarje shkencore të frytshme dhe në këtë mes theks të veçantë gjatë këtij programi do të vendoset mbi rezultatet e hulumtimeve shkencore në Iran.

Më 25 tetor të vitit 2016, medikamenti më i shitur në botë që teknologjia e prodhimit të tij ndodhej vetë në monopolizim të Amerikës, u prodhua edhe në Iran. Prodhimi i medikamentit të ri "Cinnora" që konsiderohet gjenerata më e sofistikuar e medikamenteve të prodhuara me teknologji të lartë në botë, është realizuar nga një grupi farmaceutik "Cianogen" dhe është përuruar gjatë një ceremonie zyrtare me pjesëmarrjen e ministrit të shëndetësisë dhe arsimit mjekësor të Iranit në provincën Alborz. Medikamenti "Cinnora" është prej kategorisë së medikamenteve "Monoclonal antibody" dhe përdorët për kurimin e llojeve të sëmundjeve të vetësigurisë së nyjave, lëkurës dhe sistemit të tretjes.

Përurimi i medikamentit "Cinnora"

Sëmundjet e vetësigurisë shkaktohen në kohën kur sistemi i sigurisë së trupit në vend të faktorëve të huaj, shkatërron strukturat e shëndosha të tij. Aparati i sigurisë në mënyrë të zakonshme e mbron trupin përball mikrobeve dhe helmeve të ndryshme. Diabeti i llojit të parë, Artrit Reumatoid, Lupus, Skleroza të shumta ose MS, sëmundja Griv dhe sëmundja Coeliac, Psoriasis etj., konsiderohen prej sëmundjeve të vetësigurisë.

Shumica e këtyre sëmundjeve janë kronike, mirëpo duke marrë parasysh llojin e pasojës së shfaqjes, mund të jenë të kontrolluara. Ekzistojnë rreth 80 lloje të këtyre sëmundjeve që shumë prej tyre kanë shenja të ngjashme dhe pikërisht kjo çështje e bënë shumë problematik diagnostikimin e këtyre sëmundjeve. Gjithashtu ekziston mundësia që në të njëjtën kohë në trupin e njeriut të shfaqen disa lloje të këtyre sëmundjeve. Sëmundjet e vetësigurisë zakonisht ndodhen në shfaqje dhe zhdukje gjatë periudhave të përmirësimit (pa shenjë ose me shenja) dhe ndezjes së shenjave  (UPS). Kjo sëmundje vërehet në shumicën e familjeve dhe 75% e personave që vendosen nën ndikimin e kësaj sëmundje, janë gra. Gjithashtu në mesin e amerikanëve afrikanë dhe amerikanëve autoktonë vërehet rreziku më i madh për infektim me këto sëmundje.

Përurimi i medikamentit "Cinnora" gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e ministrit të shëndetësisë së Iranit

Shkaku i kësaj sëmundje është i panjohur dhe vetëm në nivel të teorisë faktorët bakterial ose virusi, medikamentet, lëndët provokuese kimike dhe provokuese ambientale janë paraqitur si shkaktar të kësaj sëmundje. Në rast të infektimit të njërit prej anëtarëve të familjes me këtë sëmundje, ekziston mundësia për paraqitjen e kësaj sëmundje edhe te anëtarët e tjerë të familjes. Duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë shumë lloje të sëmundjeve të ndryshme të vetësigurisë, edhe shenjat e tyre janë të ndryshme. Megjithëkëtë, shenjat më të përhapura të kësaj sëmundje janë lodhja, temperatura dhe dobësimi i përgjithshëm. Sëmundjet e vetësigurisë ushtrojnë ndikim mbi shumicën e pjesëve të trupit. Lëkura, nyjat, rruazat e kuqe të gjakut, muskujt, damarët e gjakut, strukturat e ndërlidhura brenda trupit janë pjesët dhe gjymtyrët më të zakonshme të trupit dhe strukturat të cilat ndikohen në këto sëmundje.

Ashtu siç thamë edhe më sipër, medikamenti "Cinnora" bënë pjesë në kategorinë e medikamenteve "Monoclonal antibody" dhe përdoret për kurimin e sëmundjeve të vetësigurisë, nyjave, lëkurës dhe sistemit të tretjes. Sipas  Dr. Hashemi, ministrit të shëndetësisë së Iranit në atë kohë, Republika Islamike e Iranit është vendi i dytë në botë prodhon medikamentin "Cinnora". Linja e re e prodhimit të këtij medikamenti është hapur për krijimin e lehtësimeve në përdorimin e medikamenteve dhe për vendosjen e mjeteve të duhura në dispozicion të personave që kanë nevojë në mënyrë njerëzit të cilët kanë nevojë për përdorimin e këtij medikamenti në mënyrë të vazhdueshëm, të mos ndjejnë mungesën e tij ose të mos pësojnë dëme për shkak të mungesës ose çmimit të lartë të këtij medikamenti.

Image Caption

Vendi i Irani ashtu si shumë vende të tjera të botës, deri më tani nuk kishte qasje dhe kushte për prodhimin e këtij medikamenti dhe atë e importonte nga jashtë. Aktualisht me posedimin e linjës për prodhimin e këtij medikamenti, ky medikament me një çmim shumë të përshtatshëm do të vendoset në dispozicion të pacientëve. Sipas shefit të Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit, shumë shpejtë janë krijuar kushtet për transferimin e kësaj teknologjie edhe në Turqi dhe Malajzi ndërsa edhe ministri i shëndetësisë së Rusisë ka zhvilluar një vizitë në kompaninë "Cianogen", prodhuese të këtij medikamenti dhe në të ardhmen do të krijohen kushtet për eksportimin e këtij medikamenti.

Kompania "Cianogen" dhe medikamenti i ri "Ciinnora"

 

Tags