Dhjetor 14, 2019 15:20 CET
  • Pozita botërore në artikujt e teknologjisë nano, aparati për shtimin e niveli të bimëve, projektimi i syzeve për matjen e shikimit, prodhimi i aparati për skanimin e zemrës

Jemi me një edicion tjetër për ju nga programi “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ku do t’iu njohim me disa të reja nga fusha shkencore, teknologjike dhe mjekësore e Iranit dhe botës.

Në dhjetor të vitit 2016, janë publikuar statistikat e fundit në lidhje me progresin a arritur në nanoshkencën dhe nanoteknologjinë për të rishikuar rregullisht aktivitetet bazuar në treguesit kryesorë të nanoshkencës dhe nanoshkencës dhe për të siguruar renditjen globale dhe rajonale. Në këto statistika numri i artikujve rreth nanoshkencës dhe nanoshkencës të publikuar në revistat e ekspozuar në “Tomson Reuters”, thuhet se numri i atyre artikujve rreth nano-s në Iran që janë publikuar gjatë vitit 2015, ka qenë 6697 artikuj, ndërsa deri në nëntor të vitit 2016 kjo shifër ka shkuar deri në 7045 artikuj.

Statistikat përkatëse me shkencën dhe teknologjinë nano

Xhafer Mehrdad, themeluesi i faqes për statistika shkencore të botës islame, thotë: “Mesatarja e referencave në çdo artikull të Iranit në fushën e nano-s në vitin 2011, ka qenë 13.4 dhe në vitin 2012 kjo mesatare ka qenë 74.9, në vitin 2013 kjo shifër ka qenë 97.6, në vitin 2014 shifra e kësaj reference ka qenë 71.4. Gjithashtu treguesi “H” i artikujve të Iranit në këtë fushë në vitet 2011-2015, ka qenë sipas radhës 58, 50, 43, 39 dhe 20”.

Proporcioni lokal i Iranit në prodhimin e shkencës nano ka qenë i ndryshëm gjatë viteve të ndryshme. Për shembull në vitin 2011, pjesa proporcionale e Iranit ka qenë 14.4, në vitin 2012 ka qenë në vlerën 28.15 dhe në vitet nga 2013 e deri në nëntor të vitit 2016, ka qenë sipas radhës 74.17, 36.20, 26.21 dhe 50.24  që tregon një rritje të vazhdueshme të artikujve shkencore nano në Iran.

Prodhimi i patentës (të drejtës për shpikje), gjithashtu ka rëndësi të madhe dhe ky rast jo vetëm në lidhje me shkencën dhe teknologjinë nano, por duhet të theksohet edhe për degët e tjera universitare. Numri i patenteve të Iranit në zyrën evropiane për regjistrimin e shpikjeve në fushën e nano-s në vitin 2011 dhe në vitin 2012, sipas radhës është 2 dhe 1 ndërsa për vitet nga 2013 deri në 2016 në këtë zyrë nuk është regjistruar asnjë shifër për Iranin në fushën e nano-s. 

Këto statistika në fushën e patenteve të regjistruara në zyrën e regjistrimeve të shpikjeve dhe emblemave tregtare të Amerikës është e ndryshme dhe e rëndësishme ku në vitin 2011 janë regjistruar 3 shpikje, në vitin 2012 janë regjistruar 7 shpikje, në vitin 2013 janë regjistruar 11 shpikje, në vitin 2014 janë regjistruar 8 shpikje, në vitin 2015 janë regjistruar 12 shpikje dhe deri në dhjetor të vitit 2016 janë regjistruar 9 shpikje që konsiderohen shifra shumë të larta.

Hulumtuesit e njësisë së shkencave dhe hulumtimeve pranë Universitetit Azad Islamik kanë projektuar dhe kanë ndërtuar me sukses një pajisje për shtimin e nivelit të bimëve nëpërmjet FSG-plasma. Shohre Khatami, studente e degës fizike në këtë njësi dhe një prej zbatuezve të këtij projekti, duke thënë se sistemet Plasma të ftohtë kanë potenciale të mëdha për degët e ndryshme të shkencës dhe industrisë siç është bujqësia, deklaroi: "Shfrytëzimi i sistemeve Plasma të ftohtë në sektorin e bujqësisë, përshpejton shpejtësinë zgjatjes së kërcellit dhe rrënjës dhe në fund shton edhe sasinë e produktit final të bimëve".

Aparati për shtimin e nivelit të zhvillimit të bimëve me anë të sistemit Plasma

Shohre Khatami në vazhdim gjithashtu tha: "Në këtë metodë radikalet e lira të prodhuara gjatë procesit të prodhimit, shkaktojnë nxitjen e hormoneve të zhvillimit pa kurrfarë ndryshimi gjenetik. Kjo nxitje përshpejton procesin e mbirjes së bimës dhe shton sasinë e zhvillimit të bimës dhe në fund rezulton me shtimin e produktit final".

Arash Ahmedinija, student i degës Mekatronik në departamentin e shkencave dhe hulumtimeve të Universitetit Azad Islamik dhe bashkëpunëtor tjetër i këtij projekti, thotë: "Funksionimi i aparatit FSG-Plasma është në atë mënyrë që pas hedhjes së farës në sitëm nëpërmjet një krahu mekatronik, në mënyrë mekanike fara transferohet në sistemin Plasma. Pas një periudhe kohore të caktuar, farërat të reformuara në mënyrë mekanike transferohen në hapësirën e deponimit dhe në fund kryhet procesi i paketimit".

Aparati për shtimin e nivelit të zhvillimit të bimëve nëpërmjet sistemit Plasma mund të përdoret në qendrat e sektorit të bujqësisë, farmaceutikës dhe në qendrat për përmirësimin e cilësisë së farërave. Një prej potencialeve të dobishme të këtij sistemi, është mosprodhimi i produkteve shtesë dhe mund të konsiderohet një alternativë e përshtatshme për zëvendësimin e metodave të tjera kimike dhe fizike.

Në kuadër të sukseseve të tjera, hulumtuesit e Parkut të Shkencës dhe Teknologjisë "Eghbal" në qytetin Jazd, kanë prodhuar një monitor Braill për individët e verbër i cili mund t'i shndërrojë të dhënat digjitale në shkrimin Braill. Ky aparat ka mjete elektronike për shndërrimin e informacioneve digjitale  në shkrimin Braill. Duke marrë parasysh faktin se individët e verbër më pak mund të kenë qasje në informacionet digjitale, për këtë arsye hulumtuesit kanë ofruar një aparat monitori me prekje për leximin e shkrimit Braill në mënyrë që edhe personat e verbër të kenë mundësi të sigurojnë qasje në të dhënat digjitale.

Monitori me shkrim Braill për personat e verbër

Moslem A'zampur, drejtues i këtij projekti, duk vë në dukje modelet e ngjashme që janë prodhuar në botë, ka thënë: "Stili i leximit të monitorëve me shkrim Braill që ekziston në botë, është rresht për rresht, mirëpo në monitorin për shfaqjen e shkrimit Braill që është prodhuar nga ne, paraqitja e shkrimit është në mënyrë të vazhdueshëm dhe përveç kësaj çmimi i modelit vendor të prodhuar në Iran, është një e dhjeta e çmimit të modeleve të huaja".

Ky aparat paraqet një strukturë për leximin e teksteve digjitale dhe metodat për sistemimin e karaktereve të shkrimit Braill i paraqet në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që karakteret e shkrimit Braill vendosen në një rrugë në formë të rrethi dhe me radhë kalojnë nën dorën e përdoruesit dhe karakteret mund të lexohen nëpërmjet shqisës së të prekurit të personit që e shfrytëzon këtë aparat. Përdorimi i këtij aparati me këtë metodë të leximit, do të shtojë shpejtësinë e leximit për personat e verbër.

Hulumtuesit e qendrës hulumtuese për ametropinë e syrit në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Mashhadit në Iran së fundi kanë projektuar dhe prodhuar me sukses syze për matjen e shikimit duke përdorur lente e përqendrimit të ndryshueshëm. Syzet për matjen e shikimit duke përdorur lente e përqendrimit të ndryshueshëm janë shpikur dhe konsiderohen mjet për të përcaktuar në mënyrë më precize numrin syrit. Ky mjet ka vetën tre lente.

Projektimi i syzeve për matjen e shikimit duke përdorur lente e përqendrimit të ndryshueshëm

Në këtë mjet, zhvendosja relative e dy lenteve me dy lloje gdhendje të ndryshëm, ka zëvendësuar funksionin e 60 lenteve ekzistuese në kutinë e lenteve. Gjithashtu zhvendosja e lentës së tretë me llojin e gdhendjes së ndryshme, ka zëvendësuar punën e 40 lenteve të tjera që ekzistojnë në kutinë e lenteve. Në këtë mënyrë, nëpërmjet zhvendosjes së këtyre tre lenteve, do të përcaktohet numri i syrit të personave që kanë probleme me largpamësinë, shkurtpamësinë dhe astigmatizmin. Funksioni i këtij mjeti është i ngjashëm me funksionimin e aparateve të tilla si Farapter, Retinoskop dhe Kornizave Provuese që aktualisht së bashku me kutinë e lenteve ndodhen në dispozicion të mjekëve të syve. Dallimi qëndron në këtë se kjo pajisje është më e vogël dhe të gjitha kapacitetet e pajisjeve të mëparshme regjistrohen në një kornizë provuese e cila është projektuar me tre lente. Prandaj, zhvendosja e saj është bërë më e lehtë dhe nga aspekti ekonomik është shumë më e përshtatshme.

Gjithashtu në një sukses tjetër, hulumtuesit iranianë kanë ndërtuar me sukses një aparat për skanimin e zemrës i cili aktualisht është instaluar në dy spitale të Iranit. Ky aparat ka funksion të veçantë për përcaktimin e sëmundjeve të zemrës. Ky aparat përdoret në mjekësinë atomike dhe mund të thuhet se me shfrytëzimin e aparatit të spektrit kardiak, bëhet dërgimi i gjakut në muskujt e zemrës.

Sa'id Sarkar në lidhje me këtë aparat, thotë: "Ekzistojnë modele të huaja të aparatit për skanimin e zemrës, mirëpo ne kemi përdorur novacione të rëndësishme në këtë sistem i cili në mënyrë inteligjente dhe automatike mund, mund të sistemojë pozitën më të mirë për pacientin për arsye se aparatet e huaja me anë të operatorit apo teknicienit mund të përcaktojnë pozitën më të mirë për pacientin. Pikërisht për këtë arsye ky sistem quhet edhe "Robospektr Kardiak". Aparati i spektrit kardiak nga aspekti i cilësisë dhe çmimit, është shumë i volitshëm. Funksioni i këtij aparati është në atë mënyrë që mund të injektojë lëndën radioaktive në pacientin dhe pastaj, lënda radioaktive thithet nëpërmjet pikës së dëshiruar që është zemra. Pastaj gjatë një operacioni që ndodh në trupin e pacientin, mund të analizohet problemi i zemrës me të cilin përballet pacienti. Ky aparat ka përdorim shumë të madh në përcaktimin e sëmundjeve të zemrës.

Tags