Prill 25, 2024 18:38 Europe/Tirane
  • Reagimi i Britanisë ndaj zbulimit të varrezave masive në Rripin e Gazës

Zëvendëskryeministri britanik injoroi raportet e publikuara për zbulimin e varrezave masive në Rripin e Gazës dhe pohoi se Londra është e kënaqur me rezultatet e hetimit të regjimit sionist si shkaktar i këtij krimi të tmerrshëm lufte.

Zëvendëskryeministri britanik Oliver Dowden e bëri këtë pohim në përgjigje të deputetes së Partisë Kombëtare Skoceze, Mary Black, e cila tha se dy vjet më parë, kur u zbuluan varreza masive në Ukrainë, ky parlament u bashkua në dënimin e ngjarjeve që konsiderohen krime të luftës. Black deklaroi se autoritetet palestineze zbuluan dy varre masive jashtë spitaleve të bombarduara në Gaza, duke shtuar se zbulimi i varreve masive në Rripin e Gazës konsiderohet gjithashtu një krim lufte. Sipas IRNA, zëvendëskryeministri britanik Oliver Dowden, në mbështetje të plotë të Londrës për regjimin sionist në gjenocidin ndaj popullit të shtypur palestinez, shtoi se Londra pret që regjimi izraelit të hetojë çdo akuzë për sjellje të keqe dhe kjo është pikërisht ajo që ata janë duke bërë. Qeveria e Londrës këmbëngul se çdo krahasim me trendin negativ kundër regjimit izraelit është i papranueshëm. Hussam Zamlat, ambasadori i Autoritetit Palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar një mesazh në rrjetin social “X” ku kritikon qëndrimin e Londrës në lidhje me zbulimin e varrezave masive në Rripin e Gazës duke thënë:  A keni besim në rastin e krimeve të luftës? Hussam Zamlat sqaroi se zbulimi i varrezave masive konsiderohet krim lufte dhe autorët e këtij krimi duhet të dënohen. Më herët, burime mediatike palestineze raportuan për zbulimin e një tjetër varri masiv në spitalin “Nasser” në qytetin Khan Yunis pas tërheqjes së ushtrisë sioniste. Sipas këtij raporti, në këtë varr masiv janë zbuluar trupat e 73 martirëve palestinezë. Lidhur me këtë, kanali televiziv palestinez "Al-Kuds" njoftoi se trupat e 283 martirëve janë zbuluar në varrezat masive në Khan Yunis. Që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa më 7 tetor 2023, ushtria sioniste ka kryer sulme brutale për të vrarë gratë dhe fëmijët e Gazës, por deri më tani nuk ka mundur të arrijë qëllimet që i ka vënë vetes, dhe pas më shumë se 6 muajsh agresion pa rezultat, ky regjim zhytet çdo ditë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme. Ushtria sioniste ka shpallur kthimin e robërve sionistë nga Gaza dhe shkatërrimin e Lëvizjes së Rezistencës Islame Palestineze (Hamas) si synime të kësaj lufte. Sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga koha kur regjimi sionist filloi sulmet në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023 janë martirizuar më shumë se 34.183 palestinezë.

 

Tags