Prill 27, 2024 12:54 Europe/Tirane
  • Izreli bombardon rajonet qendrore dhe jugore të Gazës

Të paktën 9 palestinezë ranë dëshmorë dhe 30 civilë të tjerë u plagosën pas bombardimeve të zonave qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës nga avionët armiq të regjimit sionist.

Faqja e lajmeve Palestine Today raportoi se regjimi sionist ka bombarduar një shtëpi banimi në Nusirat, si pasojë e së cilës 5 persona kanë rënë dëshmorë dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur. Sipas raportit të forcave të ndihmës së shpejtë disa persona kanë mbetur nën rrënoja, ndërkohë që po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e tyre. Gjithashtu, në bombardimin e një shtëpie banimi nga regjimi sionist në perëndim të qytetit Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, të paktën 4 persona kanë rënë dëshmorë mes të cilëve ishte një fëmijë. Një lajm tjetër është se një foshnjë, nëna e së cilës u martirizua nga sionistët në Gaza para lindjes së saj, gjithashtu ra dëshmor. Zyrtarë të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë njoftuan se mungesa e barnave dhe objekteve mjekësore shkaktoi vdekjen e kësaj foshnje.

Tags