Prodhimi i robotit shoqëror mësues së gjuhës së sinjaleve dhe ...
Prodhimi i robotit shoqëror mësues së gjuhës së sinjaleve, prodhimi i aparatit dezinfektues të kashtës në sallonin e kultivimit të zogjve, prodhimi i çimentos së gjelbër, dezinfektimi i ujit.
Jemi me një edicion tjetër për ju nga programi “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ku do t’iu njohim me disa të reja nga fusha shkencore, teknologjike dhe mjekësore e Iranit dhe botës.
Hulumtuesit e Universitetit Industrial Sharif pas projektimit dhe ndërtimit të një roboti për mësimin e gjuhës së sinjaleve të persishtes për fëmijët shurdhmemec, tani po bëjnë përpjekje që duke plotësuar sektorin e përpunimit të fotografisë, të prezantojnë një robot bashkëpunëtor për këtë kategori të fëmijëve.
Sot po bëhen përpjekje të mëdha në lidhje ngritjen e rolit të robotëve në procesin e kurimeve të sjelljeve të fëmijëve me sëmundjen e Autizmit. Fëmijët që vuajnë nga sëmundja e Autizmit, kanë shumë probleme për të vendosur lidhje dhe për t'u komunikuar me ambientin që i rrethojnë ata. Robotët bashkëpunëtor kanë kapacitetin e duhur për të shtuar në mënyrë të dukshme bashkëpunimin e fëmijëve të kësaj kategorie me ambientin e që i rrethojnë. Reduktimi i stresit te fëmijët që vuajnë nga sëmundjet kancerioze, është prej funksioneve të tjera të dobishme që mund të kryejnë robotët bashkëpunëtor. Këta robotë mund të veprojnë edhe nëpër spitale për reduktimin e stresit dhe frikës së këtyre fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e tilla të rënda. Projekti i robotëve "Resa" gjithashtu është zbatuar edhe në Universitetin Industrial Sharif të Iranit në kuadër të veprimeve të robotëve të projektuar bashkëpunues me qëllim të mësimit të gjuhës së sinjaleve te fëmijët me sëmundjen e Autizmit.
Muhamed Zaki Pur, zbatues i këtij projekti dhe student i shkallë së magjistraturës në degën e mekanikës në Universitetin Industrial Sharif, duke folur për kapacitetet e robotit të prodhuar në krahasim me robotët e ngjashme të prodhuar deri më tani në Iran dhe jashtë Iranit në këtë fushë, thotë: "Shkalla e lirisë së këtij roboti është paraparë në atë mënyrë që ai të ketë mundësi të përdorë gjuhën e sinjaleve persishte dhe përveç kësaj, të gjithë gishtërinjtë e këtij roboti lëvizin në mënyrë të pavarur. Posedimi i lirisë 29 shkallë në pjesën e sipërm të turpit dhe i lirisë 3 shkallë në pjesën e poshtme të trupit, konsiderohen prej avancimeve të tjera të këtij roboti. Kjo karakteristikë ekziston në nivel më të vogël te modelet e ngjashme të këtyre robotëve. Përpunimi i fotografisë dhe i zërit, janë avancimet e tjera të këtij roboti. Ky robot posedon kapacitetin e përpunimit të fotografisë dhe fjalëve që fliten dhe nëpërmjet kësaj, ky robot mund t'u mësojë fëmijëve shurdhmemec gjuhën e sinjaleve".
Ai duke thënë se pjesa e përpunimit të fjalëve të këtij roboti, tani është plotësuar ndërsa mekanizmi për përpunimin e fotografisë është në plotësim e sipër, shtoi: "Duke shfrytëzuar kapacitetin për përpunimin e fotografisë, ky robot do të ketë mundësi për të vendosur komunikim dhe bashkëpunim me fëmijën shurdhmemec, në këtë mënyrë që nëse fëmija e bënë një lëvizje në gjuhën e sinjaleve, atëherë roboti do të fillojë komunikimin me fëmijën".
Në një tjetër sukses në sferën e teknologjisë, një prej hulumtuesve iranianë ka arritur me sukses të prodhojë aparatin për dezinfektimin kashtës së përdorur në sallonin e kultivimit të shpezëve. Një aparat ky i cili ka kapacitet për grimcuar, për të tharë dhe dezinfektuar kashtën në kohën e pranisë së shpezëve në sallon. Ky aparat me grimcimit, tharjen dhe dezinfektimin e shtratit të zogjve, bëhet shkak që vendi i kultivimit të shpendit nënë të qëndrojë i pastër dhe të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve.
Muhamed Khosrovi, ekspert dhe magjistër i fushës së ushqyerjes së bagëtisë dhe shpezëve nga Universiteti i Shkencave Bujqësore të Goranit në Iran, në lidhje me këtë thotë: "Një model i ngjashëm i këtij aparati kohë më parë është prodhuar në Spanjë, por në Iran dhe në vendet e tjera, përdoren aparate jo profesionale për të kryer një proces të tillë në kuadër të kultivimit të shpezëve ose duke përdorur metodat e dorës me anë të punëtorëve dhe duke përdorur vegla të tilla si lopatë dhe tërfurk rregullojnë shtratin e shpezëve. Pas regjistrimit të kësaj shpikje, deri më tani disa lloje të aparateve për grimcimin, tharjen dhe dezinfektimin e kashtës së shpezëve janë futur në tregun e Iranit".
Në një rast tjetër, hulumtuesit iranianë për herë të parë kanë arritur me sukses të prodhojnë çimenton e gjelbër duke përdorur mbetjet Slagën (baltën xeherore). Muhamed As'adi, drejtori ekzekutiv i fabrikës së çimentos në Sepahan të Esfahanit, në lidhje me këtë tha: "30 hulumtues kanë punuar në këtë projekt për tre vite dhe kanë natyralizuar shkencën teknologjike për prodhimin e këtij lloji të çimentos dhe punonjësit e kësaj fabrike duke blerë pajisjet e duhura nga kompanitë e huaja dhe duke ndërtuar objektet e nevojshëm, kanë arritur të prodhojnë këtë lloj të çimentos duke e futur këtë produkt në fazën industriale".
Qëndrueshmëria e çimentos së gjelbër në krahasim me çimenton e zakonshëm të baltës xeherore, nga 25 vjet shkon në 100 vjet dhe rezistenca e tij shtohet deri me 20% ndërsa pranimi i depërtimit të elementeve të tjerë në këtë çimento reduktohet me 30%. Fabrika e çimentos në Sepahan të Esfahanit do të prodhojë 1.5 milionë tonë çimento të gjelbër. Duke shfrytëzuar këtë shkencë teknologjike, mund të prodhohen edhe çimento të veçanta dhe speciale që përdoren në ndërtimin e objekteve strategjike si në diga, ura, skele të porteve detare dhe për ndërtimin e infrastrukturës së sofistikuar.
Karakteristika më e rëndësishme e prodhimit të çimentos së gjelbër, është reduktimi i ndotjes së ambientit jetësor. Për çdo vit në Iran prodhohen 70 milionë tonë klinker, ndërkohë që nëse të gjitha fabrikat prodhuese të çimentos në Iran do të përdorin këtë shkencë teknologjike të natyralizuar, atëherë konsumimi i këtij produkti do të reduktohet me 25 milionë tonë në vit.
Gjithashtu, kohëve të fundit hulumtuesit iranianë kanë arritur të përvetësojnë me sukses shkencën teknologjike për dezinfektimin e ujit me metodën e elektrizimit të kripës membronore ose kripën e plumbit dhe në këtë mënyrë, Republika Islamike e Iranit futet në grupin e tre vendeve që posedojnë këtë teknologji të sofistikuar.
Hulumtuesit e Universitetit Industrial Amir Kabir me anë të një iniciative tërësisht novatore, me sukses kanë zëvendësuar gazin e rrezikshëm klor me kripën "Sodium chloride" në procesin e dezinfektimit të ujit që përveçse kanë reduktuar rreziqet që mund të shfaqen nga klori, kanë ofruar një mënyrë të lehtë dhe me shpenzime të ulëta për të siguruar ujin e pijshëm të shëndosh për konsumimin e njerëzve për pije, për nevoja bujqësore dhe për nevoja industriale. Funksioni kryesor i kësaj teknologjie, është dezinfektimi i ujit që me metodën "Multi Oxsidant", prodhohet një produkt i veçantë i cili mund të përdoret për pastrimin e mikrobeve të ujit të pijshëm, ujit të pishinës dhe në përgjithësi ujin që përdoret për nevoja të ndryshme.
Në metodat tradicionale për pastrimin dhe dezinfektimin e ujit përdoret gazi klor, pluhuri i klorit dhe uji zbardhues për dezinfektimin e ujit të pishinave dhe rezervuarve të ujit të pijshëm që gjithnjë njerëzit mund të përballen me kërcënime serioze dhe ekziston mundësia që gazi helmues klor të rrjedhë në këto ambiente.
Hamed Reza Fakihi, zbatues i projektit për elektrizimit e kripës "Sodium chloride", thotë: "Në botë kanë filluar shumë veprimtari të ndryshme për të ofruar metoda të reja për zëvendësimin e metodave tradicionale me plotë rrezik në procesin e dezinfektimit të ujit dhe ne (Irani) pas Amerikës dhe Gjermanisë, jemi vendi i tretë që kemi arritur t'a zhvillojmë me sukses shkencën teknologjike me kripën "Sodium chloride" për dezinfektimin e ujit. Transferimi i teknologjisë, natyralizimi i shkencës teknologjike dhe ndërtimi i aparatit për dezinfektimin e ujit me metodën e elektrizimit të kripës "Sodium chloride", është rezultat i bashkëpunimit dhe përpjekjeve shtatë vjeçare të hulumtuesve dhe ekspertëve të teknologjisë në Universitetin Industrial Amir Kabir dhe si rezultat i kësaj pune, kemi arritur që një proces të cilin kompanitë evropiane e zbatojnë në dimensione gjysmëindustriale, ne t'a zbatojmë atë proces në dimensionin e plotë industrial dhe të natyralizuar.
Zbatimi i pilotit të këtij projektit ka filluar katër vite më parë duke instaluar aparatin në rajonet e rurale në jug të Iranit dhe në ishullin Minu dhe në zonën e lirë Arvand ndërsa tani këto aparate sigurojnë ujin e pijshëm për 16 mijë banorë të këtyre rajoneve. Aparatet për dezinfektimin e ujit me metodën e elektrizimit të kripës "Sodium chloride" aktualisht janë instaluar edhe në një të tretën e qytetit Abadan në jug të Iranit dhe në mënyrë zyrtare ky projekt është përuruar në dhjetor të vitit 2016.