May 12, 2020 10:08 CET

Qelizat kuruese për personat që sëmundja kronike e veshkave, prodhimi i protezës forcuese të dorës për riaftësimin e pacientëve me infarkt në tru, ndërtimi i fabrikës më të madhe për përpunimin e drithërave në Lindjen e Mesme.

Jemi me një edicion tjetër për ju nga programi “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore” ku do t’iu njohim me disa të reja nga fusha shkencore, teknologjike dhe mjekësore e Iranit dhe botës.

Hulumtuesit iranianë në qendrën hulumtuese “Rojan” synojnë që duke shfrytëzuar rezultatet e hulumtimeve mbi qelizat fondamentale dhe qelizat kuruese, të parandalojnë avancimin e sëmundjes kronike të veshkave drejtë sëmundjes së dështimit përfundimtar të veshkave.

Sëmundja e dështimit kronik të veshkave quhet dëmtimi i veshkave ose reduktimi i funksionit të veshkës për një periudhë mbi 3 mujore që të jetë e pakthyeshme dhe avancuese. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme që shkaktojnë këtë sëmundje dhe nuk ekziston metodë kuruese e përcaktuar për përmirësimin e veshkave në këtë gjendje. Gjithashtu shumica e metodave kuruese dhe veprimeve që bëhen për ndaljen e kësaj sëmundje, në fund rezultojnë dështimin final të funksionit të veshkës dhe paraqitjen e nevojës për kurimin duke zëvendësuar veshkën.

Qelizat për kurimin e personave që vuajnë nga sëmundja dështimit kronik të veshkave

Dr. Reza Moghades Ali, profesor i departamentit hulumtues në fushën e qelizave fondamentale në qendrën hulumtuese “Rojan” në lidhje me projektin “Shfrytëzimi i qelizave fondamentale  mezenkimale (MSCs) të palcës së kockës për kurimin e dështimit kronik të veshkës”, thotë: “Studimet e kryera gjatë viteve të fundit, tregojnë se shfrytëzimi i qelizave fondamentale dhe sidomos i qelizave fondamentale mezenkimale, deri në një masë të madhe mund të ndalin avancimin e sëmundjes dhe ndihmojnë përmirësimin e shenjave te pacienti. Prandaj, ne synojmë që me anë të qelizave fondamentale mezenkimale të ndalim avancimin e kësaj sëmundje”.

Dr. Reza Moghades Ali  shtoi: “Aktualisht ka përfunduar faza e parë e këtij projekti dhe hulumtuesit rezultatet e hulumtimeve të veta i kanë marrë në bazë të studimeve mbi 7 pacientë. Në fazën tjetër një numër më i madh i pacientëve do të merren për studime në mënyrë që çështja e efektit të këtyre qelizave të analizohet në mënyrë më të gjerë. Qëllimi i këtij hulumtimi është ky që pacientët që vuajnë nga dështimi kronik i veshkave dhe që akoma nuk e kanë humbur funksionin e veshkave të veta dhe akoma nuk kanë arritur në fazën e dështimit final të veshkave, t’i vendosim në procesin e kurimit në mënyrë që t’a ngadalësojmë avancimin e sëmundjes”.

Hulumtimet kanë treguar se qelizat fondamentale mezenkimale mund të luajnë rolë efikas në përmirësimin e funksionimit të veshkave, mirëpo mekanizmi i këtij efekti të dobishëm akoma nuk është përcaktuar në mënyrë të plotë. Prandaj, hulumtuesit po vazhdojnë hulumtimet e veta për të identifikuara mekanizma të tillë. Në këtë kuadër, edhe hulumtuesit iranianë synojnë që duke studiuar imunitetin dhe efektin e qelizave fondamentale mezenkimale në përmirësimin e funksionit të veshkave, të kurojnë pacientët që vuajnë nga sëmundja e dështimit kronik të veshkave me anë të kurimit qelizor.

Në një sukses tjetër, shkencëtarët iranianë në Universitetin e Mirëqenies Sociale dhe Rehabilitimit kanë arritur të kryejnë me sukses një hulumtim për prodhimin e ortozës së fuqisë së dorës “power hand orthosis” për kurimin e pacienteve të paralizuar nga infarkti në tru.

Janë kryer shumë hulumtime në fushën e projektimit dhe prodhimit të ortozës apo protezës fuqidhënëse për të ndihmuar riaftësimin e dorës së dëmtuar te pacientët të cilëve u është dëmtuar sistemi nervor qendror. Në shumicën e këtij projekteve pavarësisht avancimeve në projektim, prodhimi dhe funksion, përsëri vërehen mangësi dhe probleme të konsiderueshme të cilat e kufizojnë në masë të dukshme efikasitetin e tyre për plotësimin e nevojave të njerëzve që vuajnë nga sëmundje të tilla.

Prodhimi ortozës së fuqisë së dorës

Mirëpo prej karakteristikave të pashembullta të këtij modeli të prodhuar në Universitetin e Mirëqenies Sociale dhe Rehabilitimit të Iranit, është pesha e lehtë, lehtësia në përdorim dhe kapaciteti për t’u përshtatur me karakteristikat muskulore dhe antropometrike të individit dhe kapaciteti për t’i përdorur në klinikë dhe në shtëpi. Ky projekt teknologjik është realizuar në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin dhe projekteve ekzistuese si dhe natyralizimin e teknologjisë për projektimin dhe prodhimin e ortozave të fuqisë, aktualisht ka përfunduar fazat përfundimtare të tij.  

Gjithashtu hulumtuesit iranianë me projektimin dhe ndërtimin e fabrikës më të madhe për pastrimin dhe përpunimin e drithërave në Iran, përveç prodhimit të lëndëve ëmbëltuese natyrale, kanë arritur të prodhojnë edhe artikuj plotësues ushqimor për bagëtinë dhe njeriun.  

Kjo fabrikë është fabrika më e madhe për pastrimin dhe përpunimin e drithërave në Lindjen e Mesme dhe në fitin 2015, ka filluar veprimtarinë e vetë. Produkti kryesor i kësaj fabrike është prodhimi i sheqerit të lëngshëm në bazë të glukozës dhe fruktozës që nxirren nga nishesteja e misrit. Nishesteja e misrit pas ndarjes gjatë një procesi të mullirit me lagështi, me metoda enzimatike, shndërrohet në sherbet të glukozës dhe fruktozës dhe si lëndë ëmbëltuese sakarozë vendoset në dispozicion të industrive të ndryshme farmaceutike dhe ushqimore. Sherbeti i glukozës i prodhuar në këtë fabrikë është një tretje sheqeri i trashë e cili konsiderohet një prej zëvendësuesve më të mirë të sheqerit, sepse sasia e ëmbëlsisë së kësaj lënde është e barabartë me 7% sheqer.Gjithashtu në procesin e bluarjes me lagështi ku qëllimi i këtij procesi është nxjerrja e nishestesë, nishesteja e nxjerr nga drithërat me këtë proces përdoret për prodhimin e lëngut të shpimit, për përdorim në industrinë e prodhimit të gomave, industrinë e tekstilit, prodhimit të kartonit, lëndëve pastruese dhe në industrinë e ngjitësit.

Përveç nishestesë, edhe elementët e tjera të drithit të misrit gjithashtu ndahen dhe klasifikohen në disa lloje si për shembull lëvorja e misrit përdoret për prodhimin e ushqimit të bagëtive dhe disa artikujve ushqimore për njeriun. Proteina gluten për bagëti është një artikull tjetër që prodhohet nga misri në këtë fabrikë. Pas ndarjes së nishestesë dhe elementëve të tjerë të misrit, fitohet një proteinë e shtrydhur me emrin Gluten në formë të pluhurit dhe ky pluhur përmban 60% proteinë dhe përdoret si ushqim kryesor i për lopët qumështore.

Grema e misrit gjithashtu është prej produkteve të tjera që prodhohet në këtë fabrikë. Misri përmban 4-5 % vaj që gati 90% e tij ndodhet në pjesën e gremës së misrit. Grema e misrit përbënë rrethe 12% të kokrrës së misrit dhe grema e misrit përdoret për nxjerrjen e vajit (në masë 49% të gremës së thatë). 70% e gremës së misrit përmban vaj, prandaj grema e misrit është burim i pasur për nxjerrjen e vajit që pas nxjerrjes, ai vendoset në dispozicion të industrisë për nxjerrjen e vajit.    

Grema shtrydhur e misrit gjithashtu një lëndë shumë e përshtatshme për prodhimin e miellit të misrit dhe mielli i misrit mund përdoret si plotësues ushqimor, për arsye se mielli i misrit përmban sasi të madhe të proteinave dhe elementeve minerale të dobishme si fosfor, potasium, magnez, sodium, kalcium, hekur, zink dhe bakër.

Krundet e misrit janë produkt tjetër i prodhuar në këtë fabrikë. Krundet e misrit janë në realitet shtresa e jashtme e gremës së misrit dhe përmbajnë 20 deri në 22% nisheste, 4 deri në 5% vaj dhe 10 deri 12% proteinë dhe përveç që përdoren si ushqim për kafshë, krundet mund të përdoren të bluara për të shtuar fibrën në disa produkte ushqimore siç janë produktet e drithërave për ushqimin e mëngjesit dhe ushqimeve me dietë.

Potenciali i prodhimit ditor të fabrikës për pastrimin dhe përpunimin e drithërave në prodhimin sheqerit të lëngët është 400 tonë dhe me këtë sukses deri më tani janë plotësuar nevojat e brendshme të Iranit. Megjithatë objektivat e caktuar të këtij projekti është gjetja e tregjeve ndërkombëtare.

Tags