Prill 26, 2024 09:50 Europe/Tirane
  • Pretendimi i zyrtarit amerikan: Ka nisur ndërtimi i portit të ndihmës për Gazën

Pentagoni ka thënë se forcat amerikane kanë filluar ndërtimin e një porti detar në bregdetin e Gazës nën urdhrat e presidentit Joe Biden.

Ky port synon të përshpejtojë rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza. Ai u tha gazetarëve: Unë mund të konfirmoj se anijet luftarake amerikane, duke përfshirë USNS Benavidez, kanë filluar ndërtimin e fazave të para të një skele dhe bankine të përkohshme në bregun jugperëndimor të qytetit të Gazës. Shtetet e Bashkuara planifikojnë të nisin dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza nga fillimi i majit, tha ai. Zyrtari i lartë i administratës së Bidenit tha se ndihmat që largohen nga portet duhet të kalojnë nëpër pikat e kontrollit izraelit në terren. Kjo përkundër faktit se këto ndihma ishin inspektuar tashmë nga Izraeli në Qipro përpara se të dërgoheshin në Gaza. Izraeli dëshiron të parandalojë çdo ndihmë që të arrijë forcat e Hamasit e cila do të forconte përpjekjet e tyre të luftës. Megjithatë qeveria Biden ka qenë mbështetësja kryesore e këtij regjimi në kryerjen e krimeve në këtë rajon që nga fillimi i sulmit brutal të ushtrisë sioniste në Gaza.

Tags