Prill 25, 2024 18:50 Europe/Tirane
  • Dhjetëra njerëz u varrosën për së gjalli nga sionistët në spitalin

Ushtarët e regjimit gjenocidal izraelit varrosën për së gjalli një numër civilësh palestinezë në spitalin “Nasser” në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB,  institucionet qeveritare të Gazës, duke iu referuar krimeve të tmerrshme të kryera nga sionistët në spitalin Nasser, duke përfshirë copëtimin e trupave të palestinezëve dhe vjedhjen e organeve të tyre, njoftuan se kriminelët izraelitë kanë varrosur një numër civilësh palestinezë për së gjalli. Kanë kaluar pak ditë nga zbulimi i varrezave masive në kompleksin mjekësor “Nasser”, dhe ende po vijojnë përpjekjet për zbulimin e trupave të tjerë. Departamenti i Mbrojtjes Civile i Rripit të Gazës kërkoi formimin e një komiteti ndërkombëtar hetimor për krimin e tmerrshëm të ushtrisë sioniste e cila ka gërmuar varre masive dhe ka fshehur trupat e copëtuar të martirëve palestinezë në to. Departamenti i Mbrojtjes Civile të Rripit të Gazës theksoi se pas ekzaminimit të kufomave, mbi to janë gjetur shumë raste të torturës dhe dëshmitë tregojnë se dëshmorët palestinezë janë ekzekutuar brutalisht në terren nga ushtarët e regjimit pushtues. Në deklaratën e Mbrojtjes Civile të Rripit të Gazës thuhet gjithashtu se disa prej trupave në varrezat masive janë të fëmijëve. Sipas këtij raporti, deri më tani në varrezat masive në kompleksin mjekësor Nasser janë zbuluar rreth 392 trupa, prej të cilëve 58% nuk ​​mund të identifikohen. Më herët, Organizata Euro-Mesdhetare Human Rights Watch ka njoftuar se ekipet e organizatës kanë konstatuar se shumë prej tyre janë vënë në pranga kur kanë vdekur. Që nga 7 tetori i kaluar, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, regjimi sionist ka nisur një gjenocid masiv në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës, dhe deri më tani, duke kryer krime të ndryshme lufte, 34.305 persona kanë rënë dëshmorë dhe 77.293 persona janë plagosur, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

 

Tags