May 05, 2024 09:36 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian:  Roli i qeverive myslimane në krizën e Gazës është i regjistruar në histori

Ministri i Jashtëm i Iranit, duke deklaruar se mënyra dhe cilësia e rolit të luajtur nga qeveritë myslimane në përballjen me luftën e Gazës do të shënohet në histori, tha se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike dhe embargoja praktike e armëve dhe tregtare, janë mjete të rëndësishme për ndalimin e gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe krimet e tij në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e shenjtë.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian të shtunën në takimin e 15-të të ministrave të jashtëm të vendeve islamike nën titullin "Promovimi i unitetit dhe solidaritetit përmes dialogut për zhvillim të qëndrueshëm" në Banjul, kryeqyteti i Gambias, dënoi fuqishëm vazhdimin e krimeve brutale të kryera nga regjimi sionist kundër popullit rezistent dhe të shtypur të Gazës dhe theksoi nevojën për të forcuar unitetin dhe solidaritetin e vendeve islamike më shumë se kurrë për të ndaluar menjëherë gjenocidin, krimet e luftës të regjimit sionist dhe për të dërguar menjëherë, ndihma të mjaftueshme dhe të papenguara humanitare për të gjithë Gazën. Amir Abdollahian, duke theksuar se zhvillimet e fundit në Palestinë dhe në rezistencën e Gazës dëshmuan edhe një herë se shkatërrimi i rezistencës palestineze dhe Hamasit, si një lëvizje çlirimtare kundër pushtimit, nuk ishte gjë tjetër veçse një iluzion,  shtoi ai, arritja e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme dhe të drejtë në rajon është e mundur vetëm përmes përfundimit të pushtimit të Palestinës, Sirisë dhe Libanit, kthimit të refugjatëve palestinezë në atdheun e tyre dhe garantimin e zbatimit të së drejtës për vetëvendosje.

Tags