May 05, 2024 09:36 Europe/Tirane
  • Misioni i parë oqeanik i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në hemisferën jugore

Anija oqeanike "Shahid Mahdavi" e Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike hyri në hemisferën jugore të Tokës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ky është misioni i parë detar në një distancë të largët i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili është regjistruar me emrin “Nader Mahdavi”. Anija Shahid Mahdavi, e cila iu shtua Marinës së IRGC-së në mars 1401 hixhri, peshon më shumë se 2100 tonë, gjatësia e saj është 240 metra dhe gjerësia e saj është 27 metra. Kjo anije ka një sërë radarësh të avancuar, si radarë tredimensionale, sisteme raketore sipërfaqe-tokë, tokë-ajër, sistemin e tretë raketor Khordad dhe sisteme të tjera të avancuara telekomunikacioni dhe konsiderohet si një nga anijet speciale të Iranit. Përveç kësaj, Shahid Mahdavi është anija e parë iraniane e pajisur me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi. Vitin e kaluar u publikua lajmi zyrtar për lëshimin e një rakete balistike nga kjo anije dhe sipas pamjeve të publikuara nga Marina e IRGC, 2 raketa balistike me rreze veprimi prej afërsisht 1700 km, janë gjuajtur në objektivat e tyre nga brenda 2 kontejnerëve.

Tags