Gusht 29, 2020 17:09 CET

Morali i martirizimit dhe nevoja e gatishmërisë së myslimanëve për t’u përballur me armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.

Miq të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq”. Në këtë edicion do të flasim në lidhje me porosinë e Islamit për të mbajtur moralin e martirizimit dhe nevojën e gatishmërisë së myslimanëve për t’u përballur me armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.

Duke marrë parasysh faktin se rreziku i armikut për Islamin dhe myslimanët ekziston gjithmonë, ruajtja e moralit për martirizim në mesin e myslimanëve dhe përhapja dhe zhvillimi i kulturës së martirizimit në shoqërinë fetare, është prej porosive më të rëndësishme kur’anore për të fituar gatishmërinë dhe vigjilencën e myslimanëve dhe Kur’ani i obligon myslimanët për ta mbajtur lartë këtë moral për të krijuar frikë në mesin e armiqve. Në bazë të kësaj, Zoti i madhëruar në ajetin 60 të sures Enfal në Kur’anin e shenjtë, i urdhëron myslimanët duke thënë: “

وَ أَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَ مِنْ رِباطِ الْخَیْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللّهِ وَ عَدُوَّکُمْ

“Mobilizojuni me çfarëdo lloj force që keni në dispozicion për t’u përballur me armiqtë dhe përgatitni kuaj të aftë për luftë në mënyrë që ta frikësoni armikun e Zotit dhe armikun tuaj”.

Me këtë urdhër, besimtarët obligohen të mbajnë gjithmonë në nivel të lartë gatishmërinë për t’u mbrojtur përball agresionit të armiqve, për arsye se kjo gatishmëri e besimtarëve duke krijuar frikë në zemrën e armiqve të Islamit, parandalon agresionin e atyre. Është e qartë se një prej rrugëve për të fituar gatishmërinë e gjithanshme, është ekzistenca e moralit për martirizim në mesin e besimtarëve dhe ky ajet në të vërtetë duke inkurajuar besimtarët për luftë në rrugën e Zotit, i drejton ata për të pasur moralin e martirizimit.

Zoti i madhëruar në ajetin 38 të sures Teobe në Kur’anin e shenjtë, nuk e pëlqen dobësinë dhe përtacinë në luftë dhe i qorton myslimanët të cilët nuk kanë interesim për luftë në rrugën e Zotit dhe nuk kanë moralin për martirizim dhe për ta mbrojtur dinjitetin fetar. Zoti i madhëruar në këtë ajet thotë:

«یا أَیُّهَا الَّذینَ آمَنُوا ما لَکُمْ إِذا قیلَ لَکُمُ انْفِرُوا فی سَبیلِ اللّهِ اثّاقَلْتُمْ إِلَی اْلأَرْضِ أَ رَضیتُمْ بِالْحَیاةِ الدُّنْیا مِنَ اْلآخِرَةِ فَما مَتاعُ الْحَیاةِ الدُّنْیا فِی اْلآخِرَةِ إِلاّ قَلیلٌ

“O ju që keni besuar! Në kohën kur iu thuhet juve të shkoni drejt luftës në rrugën e Zotit, pse po rëndoni mbi tokë (dhe po tregoni dobësi)? A jeni të kënaqur më jetën në këtë botë në vend të botës tjetër, edhe pse të mirat materiale të kësaj bote në krahasim me botën tjetër, janë shumë të vogle?”

Në bazë të këtij ajeti, Zoti i madhëruar thotë se ilaçi për ta kuruar këtë moral të dobët është heqja dorë nga ambiciet materiale të kësaj bote dhe moslidhja e zemrës për jetën e kësaj bote. Inkurajimi për jetën e amshueshme dhe për lumturinë e vërtetë i bënë besimtarët të kenë moral dhe gatishmëri për martirizim deri në atë nivel sa që ata e botën me të gjithë gjerësinë e vet e shikojnë si burg dhe bëjnë përpjekje për t’u liruar nga ky burg dhe për të shkuar drejt jetës së amshueshme.

Një çështjeje të cilës duhet kushtuar vëmendje është kjo që lëshimi i detyrës së luftës nga ana e një grupi të myslimanëve nuk bëhet shkak që të mos ndihmohet feja e Zotit, për arsye se Zoti i madhëruar në vend të personave sabotator, zgjedh persona të merituar për mbrojtjen e fesë së Tij. Prandaj, lufta në rrugën e Zotit është një mundësi dhe sukses që nuk i jepet çdo personi, sepse lufta në rrugën e Zotit sipas fjalës së Imam Aliut (a.s.), një portë prej portave të parajsës së mëshirës së Zotit hapet për të dashurit e afërt të Zotit. Prandaj, suksesi për të marrë pjesë në luftën në rrugën e Zotit, është një mirësi dhe udhëzim i veçantë i cili për besimtarin është më i lartë dhe më i mirë se sa begatitë dhe mirësitë e tjera hyjnore.

Kur’ani i shenjtë përkrah inkurajimit të myslimanëve për të marrë pjesë në luftën në rrugën e Zotit dhe shpjegimit të shpërblimeve të kësaj bote materiale dhe të botës së amshueshme për kryerjen e kësaj detyre hyjnore, kërcënon dhe poshtëron personat të cilët ikin ose largohen nga lufta në rrugën e Zotit dhe njëkohësisht me këtë ua tërheq vërejtjen myslimanëve që me të gjitha forcat fizike dhe me numrin më të madhe të forcave njerëzore të jenë në gjendje gatishmërie dhe vigjilence në të gjitha situatat, për arsye se armiku nuk tërhiqet dhe e shfrytëzon çdo rast për ta goditur fenë e Zotit. Me këtë përshkrim, myslimanët nuk duhet të neglizhojnë armikun e jashtëm dhe armikun e brendshëm që përbëhet nga hipokritët me dy fytyra! Kur’ani i shenjtë në shumë flet për hipokritet dhe sabotimet e tyre përgjatë gjithë historisë së jetës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe duke identifikuar karakteristikat e tyre për myslimanët, mundohet të informojë dhe zgjojë zemrat e tyre dhe t’i vetëdijesojë ata.

Në këtë mënyrë, Zoti i madhëruar në ajetin 20 të sures Muhamed s.a.v.s. në Kur’anin e shenjtë i qorton disa myslimanë të cilët për shkak të frikës nga lufta dhe nga vrasja në rrugën e Zotit, gjejnë dhe sjellin pretekste të kota. Zoti i madhëruar gjithashtu pikërisht për këtë arsye vdekjen për ata e konsideron më të mirë se sa poshtërimi i frikës nga lufta në rrugën e Zotit dhe ky është kulmi i poshtërimit të tyre nga ana e Zotit të madhëruar.

Në këtë ajet të Kur’anit të shenjtë thuhet:

وَ یَقُولُ الَّذینَ آمَنُوا لَوْ لا نُزِّلَتْ سُورَةٌ فَإِذا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ مُحْکَمَةٌ وَ ذُکِرَ فیهَا الْقِتالُ رَأَیْتَ الَّذینَ فی‏ قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ یَنْظُرُونَ إِلَیْکَ نَظَرَ الْمَغْشِیِّ عَلَیْهِ مِنَ الْمَوْتِ فَأَوْلی‏ لَهُمْ

“Ata të cilët kanë besuar thonë: pse nuk zbret një sure (në të cilën jepet urdhri për luftë në rrugën e Zotit), mirëpo kur të zbret surja në mënyrë të qartë dhe të hapur në të cilën flitet për luftë në rrugën e Zotit, hipokritët me zemër të sëmurë i shikon që të shikojnë ty sikur njeriu i cili është në prag të vdekjes. Prandaj, vdekja për ata është më e merituar”.

Prej karakteristikave të personave të dobët dhe hipokrit është kjo që ata me gjuhë deklarohen të gatshëm dhe të pasionuar pas luftës në rrugën e Zotit, por sapo të jepet urdhri për luftë, atyre u ndryshohet fytyra menjëherë nga frika e luftës thuajse ata ndodhen në prag të dorëzimit të shpirtit dhe veç sa nuk vdesin nga frika. Frika nga lufta në rrugën e Zotit ka rrënjë në mosbesim dhe hipokrizinë e njeriut. Prandaj hipokriti kurrë nuk e dëshiron martirizimin, sepse nuk është i nënshtruar para urdhrit të Zotit dhe nuk është i sinqertë në besimin në Zot.

Dashuria për luftën dhe martirizimin në rrugën e Zotit është e pëlqyer dhe ka vlerë të madhe ndërsa hipokritët dhe personat me besim të dobët pretendojnë se kanë këtë dashuri, mirëpo në veprim largohen nga zbatimi i këtij urdhri. Nënshtrimi para urdhrit për luftë në rrugën e Zotit dhe pranimi i tij me sinqeritet, tregon shëndetin e brendshëm dhe besimin e pastër dhe të sinqertë në besëlidhjen me Zotin dhe të gjitha këto karakteristika manifestohen nëpërmjet moralit për martirizim.

Zoti i madhëruar në shumë ajete të Kur’anit të shenjtë ua tërheq vërejtjen besimtarëve që me vetëdije dhe informim më të madh të trajtojnë hipokritët dhe lëvizjen e hipokrizisë dhe të ruajnë dhe mbrojnë veten dhe shoqërinë besimtare nga dëmet serioze dhe të rrezikshme të tyre. Ajeti 167 i sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë në mënyrë të qartë vë në dukje këtë të vërtetë që hipokritët të cilët nuk e kanë të njëjtë fjalën dhe veprimin, nuk llogariten myslimanë dhe nëse ata quhen jobesimtarë është më mirë se sa besimtarë! Kjo është për arsye se ata janë më afër mosbesimit se sa besimit! Në këtë ajeti kur’anor Zoti i madhëruar thotë:

«وَ لِیَعْلَمَ الَّذینَ نافَقُوا وَ قیلَ لَهُمْ تَعالَوْا قاتِلُوا فی‏ سَبیلِ اللَّهِ أَوِ ادْفَعُوا قالُوا لَوْ نَعْلَمُ قِتالاً لاَتَّبَعْناکُمْ هُمْ لِلْکُفْرِ یَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإیمانِ یَقُولُونَ بِأَفْواهِهِمْ ما لَیْسَ فی‏ قُلُوبِهِمْ وَ اللَّهُ أَعْلَمُ بِما یَکْتُمُونَ

“Dhe gjithashtu ajo ka qenë për këtë arsye që njihen hipokritët, ata të cilëve u është thënë: “Ejani dhe luftoni në rrugën e Zotit! Ose (të paktën) ejani dhe mbrojeni vendin tuaj!” Ata u përgjigjën: “Nëse do ta dinim se do të ndodhte një luftë, ne do të ndiqnim ty”. Ata në atë çast kanë qenë më afër mosbesimit se sa besimit. Me gjuhën e tyre thonë diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre! Zoti është i informuar për atë çfarë e fshihni”.

Lëvizja e hipokrizisë për shkak të dyanshmërisë dhe dyfytyrësisë është më e keqe se sa jobesimtarët dhe idhujtarët dhe dëmet që i shkakton shoqërisë dhe besimit të njerëzve janë shumë më të rënda dhe më vdekjeprurëse. Pikërisht për këtë arsye, Zoti i madhëruar hipokrizinë e vlerëson si një mosbesim të rrezikshëm i cili e godet me thikë shoqërinë nga brenda dhe pikërisht për këtë arsye kërcënimi i Zotit të madhëruar ndaj tyre është më i madh se sa kërcënimi ndaj jobesimtarëve. Zoti i madhëruar në ajetin 145 të sures Nisa në Kur’anin e shenjtë thotë:

إِنَّ الْمُنَافِقِینَ فِی الدَّرْکِ الْأَسْفَلِ مِنَ النَّارِ وَلَنْ تَجِدَ لَهُمْ نَصِیرًا

“Hipokritët ndodhen në shkallët më të ulëta të ferrit; dhe kurrë nuk do të gjen ndonjë ndihmues për ata”. Në bazë të këtij ajeti, hipokritët për shkak të mosbesimit dhe hipokrizisë së vet, në botën tjetër vendosen në “Darakul-Asfal” që janë shkallët më të ulëta të ferrit.

Lëvizja e hipokritëve ka rëndësi aq të madhe se që Zoti i madhëruar ka zbritur edhe një sure të plotë me këtë emër dhe me qëllim që besimtarët të kenë një perceptim më të mirë nga hipokritët, kjo sure flet për karakteristikat, sjelljet, personalitetet dhe gjithashtu për bindjet e hipokritëve. Zoti i madhëruar në suren Munafikun ka dëshmuar se hipokritët gënjejnë dhe besimin në Zot e kanë zgjedhur vetëm si mjet për të mbetur të sigurt dhe myslimanët nuk duhet t’u besojnë fjalëve të tyre dhe nuk duhet të mbështetën në thëniet e tyre:

اتَّخَذُوا أَیْمَانَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا عَنْ سَبِیلِ اللَّهِ إِنَّهُمْ سَاءَ مَا کَانُوا یَعْمَلُونَ

“Ata betimet e veta i kanë bërë mburojë me qëllim që t’i devijojnë njerëzit nga rruga e Zotit dhe ata bëjnë vepra shumë të këqija”.

Hipokrizia formohet në shoqëri në kohën kur Islami dhe besimi të jenë në pushtet dhe jobesimtarët për t’u liruar nga presionet e Shtetit Islam dhe njëkohësisht me qëllim që ta godasin fenë, e paraqesin veten si fetarë ndërsa në realitet, ata ndodhen në kategorinë e hipokritëve. Në bazë të kësaj, hipokritët besimin dhe fenë e shfrytëzojnë vetëm si mjet që nën petkun e fesë, ta ruajnë veten si besimtarë dhe pjesë e shoqërisë besimtare.

Tags