Gusht 30, 2020 10:46 CET

Në këtë edicion do të flasim në lidhje me lidhjen e martirizimit me ndjenjën e fetarisë. Në mësimet islame, është folur mjaft shumë në lidhje me ndjenjën e fetarisë dhe rrënjën e kësaj ndjenje në natyrën qenësore të njeriut.

Lidhja e martirizimit me ndjenjën fetarisë  

Mësimet islame ndjenjën e fetarisë e ka konsideruar vlerë në një rast kur ajo është në përputhje me kënaqësinë e Zotit të madhëruar, mirëpo në një vend tjetër kur ajo është në kundërshtim me kënaqësinë e Zotit dhe përdorimi i saj bëhet për qëllim të prishura dhe djallëzore, ajo është e gabuar dhe është konsideruar e palejuar.

Në emër të Zotit

Miq të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq”. Struktura e trupit dhe shpirti i njeriut është në atë formë që kur ai të ndjejë se disa persona sulmojnë simbolet e tij të shenjta si jetën, pasurinë, nderin dhe fëmijët; ai mundohet t’i mbrojë ato deri në flijimin e jetës. Kjo formë mbrojtëse është pjesë e ligjeve të natyrës qenësore të njeriut të cilat Zoti i madhëruar i ka vendosur në qenien e njeriut. Natyrisht duhet pasur parasysh se gjithnjë duhet mbrojtur e vërteta dhe ajo çfarë është e mirë dhe e pëlqyer pranë Fronit Hyjnore ndërsa në kurrfarë rrethana nuk duhet ndiqet rruga e gabuar.

Në mësimet islame, është folur mjaft shumë në lidhje me ndjenjën e fetarisë dhe rrënjën e kësaj ndjenje në natyrën qenësore të njeriut. Duke marrë parasysh faktin se Islami është fe e natyrës qenësore të njeriut, e ruan parimin e ndjenjës së fetarisë dhe e konsideron atë të shenjtë dhe të çmuar. Mësimet islame ndjenjën e fetarisë e ka konsideruar vlerë në një rast kur ajo është në përputhje me kënaqësinë e Zotit të madhëruar, mirëpo në një vend tjetër kur ajo është në kundërshtim me kënaqësinë e Zotit dhe përdorimi i saj bëhet për qëllim të prishura dhe djallëzore, ajo është e gabuar dhe është konsideruar e palejuar.

Ndjenja e fetarisë është burim i moralit të martirizimit në mesin e besimtarëve dhe e flijimit me dashuri të atyre në rrugën e Zotit, për arsye se pasi që feja është mirësia më e çmuar hyjnore për njerëzimin dhe karakteristikat e saj kanë përputhje të plotë me natyrën qenësore të njeriut, edhe manifestimi i ndjenjës së fetarisë është një prej ligjeve të natyrës qenësore të njeriut dhe koha ose rrethanat më të merituara për manifestimin e ndjenjës së fetarisë janë atëherë kur njeriu mbron fenë dhe vlerat e saj në kohën kur ato janë në rrezik.

Ndjenja e fetarisë e cila është rezultat i trimërisë dhe forcës së vetë besimtarit dhe i përballjes së tij me armikun e fesë, bëhet shkak për kultivimin dhe zhvillimin e moralit të martirizimit te njeriu dhe në fund ndihmon për ta forcuar dhe zhvilluar fenë. Ashtu sikur që kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) kundër aparatit shtetëror të korruptuar të Jezidit ishte bërë për ripërtëritjen e fesë Islame dhe vlerave për të cilat Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. shumë herë dhe shumë herë ua ka tërhequr vërejtjen besimtarëve myslimanë. Prandaj, pikërisht nga ky këndvështrim, Imam Husejni (a.s.) qëllimin e kryengritjes së tij e ka prezantuar ripërtëritjen e fesë së të Dërguarit të Zotit dhe ka thënë: “Unë kamë bërë kryengritje vetëm për zbatimin e reformave dhe korrigjimin e çështjeve në Umetin e gjyshit tim, të Dërguarit të Zotit s.a.v.s., dhe dëshiroj të urdhëroj kryerjen e veprave të mira dhe të urdhëroj ndalimin e veprave të këqija dhe të veproj sipas jetës dhe veprës së gjyshit tim Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe babait tim Imam Aliut (a.s.)”.

Zoti i madhëruar gjithashtu në shumë ajete të Kur’anit të shenjtë duke shfrytëzuar ngjalljen e ndjenjës së fetarisë, ka inkurajuar besimtarët myslimanë që të kenë dhe ruajnë moralin e martirizimit, luftës dhe sakrificës e flijimit në rrugën e Zotit. Për shembull, në ajetin 75 të sures Nisa në Kur’anin e shenjtë thuhet:

وَ ما لَکُمْ لا تُقاتِلُونَ فی سَبیلِ اللّهِ وَ الْمُسْتَضْعَفینَ مِنَ الرِّجالِ وَ النِّساءِ وَ الْوِلْدانِ الَّذینَ یَقُولُونَ رَبَّنا أَخْرِجْنا مِنْ هذِهِ الْقَرْیَةِ الظّالِمِ أَهْلُها وَ اجْعَلْ لَنا مِنْ لَدُنْکَ وَلِیًّا وَ اجْعَلْ لَنا مِنْ لَدُنْکَ نَصیرًا

“Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) ata që janë të shtypur: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! Nxirrna nga ky vendbanim (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë dhe nga ana jote caktoje një përgjegjës dhe mbrojtës për ne!”

Zoti i madhëruar me shtrimin e kësaj pyetje, i qorton besimtarët se për çfarë arsye nuk luftoni në rrugën e Zotit dhe në këtë mënyrë nxit ndjenjën e fetarisë. Në këtë ajet kur’anor, Zoti i madhëruar në fillim u kujton besimtarëve se kjo luftë është në rrugën e Zotit dhe në rrugën e fitores së fesë së Tij në mënyrë që ata të mos harrojnë se një luftë e tillë në realitet konsiderohet pikërisht ai qëllimi i jetës dhe krijimit të tyre, për arsye se me këtë luftë ata e ruajnë dhe mbrojnë fenë e Zotit e cila është programi më i plotë hyjnor për përkryerjen dhe lumturinë e njeriut. Prandaj, edhe vetitë njerëzore të njerëzve janë të lidhura me ruajtjen, forcimin dhe zhvillimin e kësaj feje. Kështu që nënshtrimi pranë urdhrave hyjnor dhe fitimi i kënaqësisë së Zotit realizohet me kryerjen e kësaj detyre dhe kjo është një lumturi e cila besimtarët i çon drejt afrimit pranë Fronit Hyjnor.

Zoti i madhëruar pasi ua kujton këtë çështjeje besimtarëve të sinqertë se kjo lutë është në rrugën e Zotit dhe për ta ndihmuar fenë e Tij, vë në dukje faktin për besimtarët të cilët nuk kanë besim të pastër dhe të sinqertë dhe kanë besim të dobët dhe për të krijuar te ata moralin e martirizimit dhe luftës në rrugën e Zotit nuk mjafton vetëm përmendja e Zotit dhe kënaqësia e tij. Në vazhdim Zoti i madhëruar gjithashtu ua tërheq vërejtjen besimtarëve për këtë çështjeje se kjo luftë është në rrugën e mbrojtjes dhe shpëtimit të burrave dhe grave dhe fëmijëve të dobët që jobesimtarët i kanë vendosur ata nën thundrën e shtypjes dhe po ushtrojnë dhunë ndaj atyre. Zoti i madhëruar ua kujton atyre gjithashtu këtë çështjeje se nëse ndjenja e fetarisë tuaj dhe besimi ju te Zoti është i dobët, të paktën ndjenja njerëzore e juaj kërkon që të ngrehuni në këmbë dhe të mënjanoni të keqen e armikun nga koka e burrave, grave dhe fëmijëve të dobët, edhe nëse në këtë rrugë duhet ta sakrifikoni jetën tuaj.

Islami është një fe e gjallë dhe universale e cila pretendon se mund ta udhëheqë, udhëzojë dhe shpëtojë të gjithë njerëzimin anë e mbanë botës dhe në të gjitha periudhat kohore. Pikërisht për këtë arsye, që nga dita e parë kanë ekzistuar shumë armiq që kanë treguar armiqësi dhe urrejtje ndaj kësaj feje. Prandaj, përball armiqve të vet, duhet pasur programe të veçanta në mënyrë që besimtarët myslimanë të jenë të sigurt nga e keqja e tyre dhe t’i realizojnë qëllimet veta të larta. Islami është feja e udhëzimit, prandaj udhëzimin dhe edukimin e të gjithë njerëzve duke përfshirë edhe idhujtarët dhe jobesimtarët, e konsideron detyrë të saj dhe në përballje me të gjithë armiqtë e çfarëdo lloj natyre që të jenë, së pari e ndjek rrugën e udhëzimit dhe këshillimit duke i thirrur ata drejt drejtësisë dhe besimit në një Zot. Në realitet, lufta e Islamit është me armiqtë të cilët në mënyrë të hapur dhe të fshehur i kanë shpallur luftë fesë islame dhe edhe nëse në një periudhë të caktuar kanë bërë marrëveshjes që të mos bëjnë armiqësi dhe luftë, kanë shkelur marrëveshjen dhe me këtë veprim kanë shpallur fillimin e luftës dhe armiqësisë.  

Pikërisht për këtë arsye Zoti i madhëruar në ajetet 12 dhe 13 të sures Teobe në Kur’anin e shenjtë thotë:

وَ إِنْ نَکَثُوا أَیْمانَهُمْ مِنْ بَعْدِ عَهْدِهِمْ وَ طَعَنُوا فی دینِکُمْ فَقاتِلُوا أَئِمَّةَ الْکُفْرِ إِنَّهُمْ لا أَیْمانَ لَهُمْ لَعَلَّهُمْ یَنْتَهُونَ أَ لا تُقاتِلُونَ قَوْمًا نَکَثُوا أَیْمانَهُمْ وَ هَمُّوا بِإِخْراجِ الرَّسُولِ وَ هُمْ بَدَؤکُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ أَ تَخْشَوْنَهُمْ فَاللّهُ أَحَقُّ أَنْ تَخْشَوْهُ إِنْ کُنْتُمْ مُؤمِنینَ

“E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata me të vërtetë nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja). A nuk luftoni me një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të Dërguarin e Zotit? Ndërkohë që ata filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë”.

Islami në rrethana kur një grup i njerëzve ndodhet nën dhunën dhe padrejtësi dhe nuk ka aftësi për të luftuar, i obligon besimtarët që kanë ndjenjë të fetarisë që të luftojnë me armikun dhe të mbështesin e mbrojnë fenë e Zotit dhe Profetin e Tij dhe nderin dhe dinjitetin e vet dhe të njerëzve të tjerë të pambrojtur, për arsye se nëse veprojnë ndryshe nga kjo, atëherë pranë Zotit të madhëruar nuk konsiderohen besimtar. Nëse dikush në rrethana të tilla përsëri nuk pranon të luftojë në rrugën e Zotit dhe largohet nga lufta, ai konsiderohet frikacak. Kjo është në kohën besimtari nuk duhet të frikësohet nga dikush tjetër, përveçse nga Zoti i madhëruar, sepse Zoti i madhëruar i madhëruar thotë se besimtari duhet të frikësohet vetëm nga Zoti dhe thotë: “Zoti është më i merituari që të keni frikë nga Ai, nëse jeni besimtar”. Prandaj, Zoti i madhëruar në fund të këtij ajeti duke i quajtur frikacakë ata të cilët largohen nga lufta në rrugën e Zotit, nxit dhe inkurajon besimtarët me besim të dobët që të sakrifikojnë dhe të luftojnë në rrugën e Zotit në mënyrë që të mos kenë frikë nga vrasja dhe të hakmerren për besimtarët e shtypur nga jobesimtarët dhe idhujtarët.  

Në bazë të këtij ajeti, jobesimtarët kanë shkelur paktin që kanë bërë me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe ky veprim në vete është intrigë dhe në kundërshtim me burrërinë dhe ata me këtë veprim kanë qenë fillues të armiqësisë dhe luftës. Jobesimtarët përveçse kanë shkelur besën dhe marrëveshjen, kanë ofenduar e përqeshur fenë e përkryer të besimtarëve myslimanë dhe paturpësinë e vet e kanë çuar deri në atë masë sa që kanë vendosur ta dëbojnë edhe Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. nga vendlindja e vetë dhe nga vendi i shenjtë dhe i sigurt hyjnor. Prandaj është e qartë se feja Islame nuk pranon një sjellje të tillë dhe asnjë besimtar me ndjenjë të fetarisë nuk mund të durojë këtë paburrëri dhe ndjenja e tij e fetarisë nuk e lejon atë që të qëndrojë i heshtur përball padrejtësisë dhe dhunës.

Në përgjithësi, motivi dhe qëllimi i luftës me armiqtë e Islamit është neutralizimi dhe mënjanimi i komploteve dhe pengesave të cilat i krijojnë ata në rrugën para progresit të Islamit. Nëse jomyslimanët nuk bëjnë sabotime dhe shkelje të zotimeve dhe nuk bëjnë armiqësi, komplote dhe intriga ndaj myslimanëve, feja Islame nuk bënë kurrfarë porosie dhe urdhri për të luftuar kundër atyre. Kjo e vërtetë është vë në dukje në shumë kronika dhe raporte historike në të cilat paraqitet në mënyrë të qartë se jomyslimanët të cilët respektojnë kushtet e Islamit, mund të jetojnë me po atë bindje dhe besim të tyre që kanë në mënyrë të lirë dhe nën mbrojtjen e Shtetit Islam dhe përkrah myslimanëve dhe në mënyrë tërësisht paqësore dhe në shumë raste ata kanë zhvilluar debate me pyetje e përgjigje me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe me imamët ma’sum pa kurrfarë problemi dhe kanë diskutuar në lidhje me çështje të ndryshme të fesë së tyre.

Tags