Dhjetor 09, 2023 13:59 Europe/Tirane

Forcat detare strategjike të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve të fundit duke u pajisur me mjete dhe lloje të ndryshme të lundrueseve të reja të prodhimit vendor duke përfshirë mjetet lundruese mbi sipërfaqen e detit dhe nëndetëset e ndryshme, janë shndërruar në një forcë detare e madhe në rajonin e Gjirit Persik dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.

Megjithëkëtë për realizimin e këtij elementi strategjik, është rëndësi jetike që këto forca të posedojnë aftësinë e “Power Porjecktion”, do të thotë aftësinë për shfrytëzimin e kapaciteteve ushtarake dhe kryerjen e operacioneve detare edhe në rajone të largëta, sidomos në ujërat e hapura ndërkombëtar. Për realizimin e këtij qëllimi është më se e domosdoshme posedimi i lundrueseve të mëdha luftarake të tilla si anija-port “Makran” e cila ka kapacitet për kryerjen e operacioneve në rajone të largëta si në aspektin logjistik dhe si në aspektin e pajisjeve dhe mjeteve luftarake që krijon mundësi të mëdha. Lloji i anijeve-porte në vete veprojnë si një bazë detare lëvizëse dhe janë pjesë e infrastrukturës kyçe e cila ofron mbështetje për forcat dhe pajisjet e zgjeruara në det.

Ideja e ndërtimit të anijeve-porte

Anijet-porte janë anije me një sferë të gjerë misionesh dhe domosdoshmërisht nuk kanë misione standarde, por përcaktohen dhe përkufizohen plotësisht në varësi të nivelit të pritjeve të forcës e cila shfrytëzon shërbimet e saj. Në fakt, anija-port shërben si një port i vogël për t’i ofruar shërbime anijeve luftarake në ujërat e lira dhe në vend që anijet e vogla luftarake të marrin shërbimet e nevojshme nga portet e vende të ndryshme, anija-port siguron shërbimet e nevojshme për forcat detare të ushtrisë në mënyrë të pavarur dhe kudo në oqeanet e botës. Forcat detare strategjike të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit për të zhvilluar kapacitetin e mbështetje strategjike për anijet në ujërat e lira dhe për misione afatgjate, morën një anije cisternë nafte dhe pasi e ndryshoi atë, e shndërroi atë në një bazë të lëvizshme detare të cilën e quajnë “Anije-Port”. Në këtë mënyrë, periudha kohore e aktivitetit të anijeve të forcave detare për të mbrojtur anijet tregtare dhe anijet e naftës të Iranit, veçanërisht përball sulmeve të piratëve, e cila ishte rreth 2 muajve, tani mund të përmirësohet dhe të rritet në bazë të kapacitetit dhe aftësive të forcës së personelit dhe ekuipazhit dhe përgjithësisht të rritet disa fish më shumë.

Projekti i anijes-port Makran

Ngritja e kapaciteteve detare

Forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit duke marrë në dispozicion anijen-port “Makran”, tani kanë në dispozicion një lundruese shumë funksionale dhe natyrisht lundruesen më të madhe ushtarake në mesin e shteteve të Azisë Perëndimore, gjë që rrit aftësinë ushtarake të forcave detare të Iranit për të thelluar kapacitetet strategjike të veta. Anija-port “Makran” është anija e parë e Iranit me kapacitet të bartjes së helikopterëve dhe një prej anijeve më të reja të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit e cila i është bashkuar forcave detare të Iranit gjatë një ceremonie të zhvilluar kohë më parë në fillim të manovrës ushtarake të forcave detare të ushtrisë së Iranit në Detin e Omanit. Kjo anije-port është ndërtuar dhe pajisur nga ndryshimi i një anije transportuese të naftës. Sipas admiral Khanzadi, komandantit të forcave detare të ushtrisë së Iranit, anije-port është elementi kryesor i një grupi të anijeve luftarake që kryesisht së bashku me disa lundruese të tjera lëviz në det dhe këto anije shoqëruese, garantojnë një pjesë të sigurisë së saj.  Sipas admiral Khanzadi, anija-port “Makran” ndryshon ekuacionet në fushën e mbrojtjes në rajon dhe duke marrë parasysh këtë çështje de një gjë e tillë është arritur duke u mbështetur në kapacitetin vendor dhe sipas një strategjie të vërtetuar në botë, edhe në të ardhmen mund të vërejmë përsëritjen e projekteve të tilla ndërsa edhe anija-port “Makran” mund të pranojë ndryshime dhe ngritje të kapaciteteve të ndryshme. Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Iranit ka thënë: “Ndërtimi i anijes-port “Makran” është ndërtuar për të mbështetur dhe për të mos u kthyer për 5000-6000 kilometra të flotës detare në porte për të siguruar artikujt e nevojshëm. Anija-port “Makran” ka për detyrë mbështetjen logjistike ndaj grupit të anijeve luftarake të forcave detare të ushtrisë në ujërat ndërkombëtare dhe në rajonet e largëta sidomos në pjesën veriore të Oqeanit Indian, në ngushticën Bab Mandab dhe në Detin e Kuq”. Admiral Khanzadi në një intervistë kohë më parë, ka deklaruar se dy muaj më parë ka filluar projekti për ndërtimin e anijes-port “Makran” dhe janë siguruar dhe ndërruar të gjitha pajisjet e nevojshme të saj siç është motori e pajisjet e tjera dhe në përgjithësi ka një projektim shumë profesional dhe me precizitet të lartë dhe në këtë anije, helikopterët me anë të vinçit transferohen në pjesën e poshtme të anijes dhe vendosen në dy platforma janë paraparë dy hapësira për spitale me sipërfaqe 400 metra katror dhe gjithashtu janë paraparë kushte shumë të mira për ekipet e operacioneve speciale.

Kapacitetet e anijes-port “Makran”

Duke marrë parasysh kapacitetet e larta të ndërtimit të strukturës dhe trupit të anijeve në industrinë detare të Iranit, ekzistojnë edhe pengesa ose vështirësi të tjera të cilat bëhet shkak për zgjatjen e kohës së ndërtimit të anijeve të mëdha siç është anija-port “Makran” në Iran. Pikërisht për këtë arsye, strategjia për shfrytëzimi e një anije të gatshme në kategorinë super të rëndë, është një qasje e arsyeshme për plotësimin e një nevoje urgjente, do të thotë ndërtimin e një anije-port. Forcat detare të ushtrisë së Iranit duke marrë parasysh nevojat e veçanta të tyre, kanë bërë ndryshimet e duhura mbi një anije transportuese të naftës të prodhimit të vitit 2009, për ta shndërruar atë në një anije të përshtatshme me nevojat e tyre. Kjo anije transportuese e naftës për një periudhë ka qëndruar në portin Bandar Abas pranë skelës dhe në fund të verës së vitit të kaluar, është transferuar në kompleksin e industrisë detare “Martir Darvishi” të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në Bandar Abas për të vazhduar ndryshimet dhe rindërtimin dhe u vendos në punishten e këtij kompleksi. Pas tre muaj e gjysmë, kjo anije u lëshua në ujë për të vazhduar fazat përfundimtare të punës. Përveç rikonstruktimit, rindërtimit të urës komanduese, strukturës dhe fronit, kjo anije transportuese e naftës është shndërruar në anije-port me bashkëpunimin e sektorit të vetëmjaftueshmërisë dhe hulumtimeve industriale të forcave detare të ushtrisë së Iranit. Anija-port “Makran” më 13 janar 2021, në mënyrë zyrtare me numrin 441, u vendos në shërbim të forcave detare strategjike të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Specialistët e industrisë detare të Iranit përgjatë vetëm disa muajve dhe për 72000 orë punë njeriu të vazhdueshme dhe duke krijuar një fron për helikopter 950 trupa me sipërfaqe 3200 metra katror mbi të, këtë anije transportuese të naftës e kanë shndërruar në një anije të madhe për mbështetje të gjithanshme për forcat detare. Anija-port “Makran” nga aspekti i gjatësisë, për 26 metra është më e madhe se sa anija kryekomanduese dhe logjistike “Kharek” e cila aktualisht si anija luftarake më e madhe në Azinë Perëndimore ndodhet në dispozicion të forcave detare të ushtrisë së Iranit. Gjerësia e trupit të anijes në pjesën e fronit gjithashtu gati 60% në anijen-port “Makran” është më e madhe se sa ajo e luftanijes “Kharek” dhe froni i kësaj anije-port në pjesën e përparme të strukturës së rindërtuar për 15 herë është më e madhe se sa froni i uljes dhe ngritjes së helikopterëve në luftanijen “Kharek”. Anija-port “Makron” duke shfrytëzuar një rezervuar të madh me kapacitet të përgjithshëm 100 mijë tonelata, ka kapacitet për t’i mbështetur me karburante 5 destrojerë për 3 muaj lundrim në det. Kjo anije-port me kapacitet për bartjen njëkohësisht të 5 helikopterëve, 4 skafeve të shpejta dhe shumë lloje të ndryshme të dronëve luftarak dhe zbulues dhe një skuadër të forcave speciale me të gjitha pajisjet dhe kushtet mirëqenies dhe mbështetjes logjistike si një spital të pajisur; do t’i sigurojë Iranit një pozitë të lartë për praninë e shtuar për çdo ditë e më tepër në ujërat ndërkombëtar. Nevoja për mënjanimin e problemit të ofrimit të shërbimeve për lundrueset dhe anijet luftarake të forcave detare të ushtrisë së Iranit në Gjirin e Adenit është bërë shkak që procesi i rindërtimit dhe zhvillimit të anijes-port “Makran” është ndarë në dy faza dhe në fazën e parë me më pak se 3 muaj punë ekzekutive, anija “Makran” është bërë gati për t’u nisur në kryerjen e misioneve. Faza e dytë përfshin disa ndryshime të tjera të cilat do të kryen gjatë këtij viti ekzekutiv.

Kushtet dhe mundësitë

Në anijen-port “Makran” duke marrë parasysh se llojin e nevojave të forcave detare, kapaciteti i rezervuarit të ish-anijes transportuese të naftës është ruajtur dhe ka pësuar ndryshimet më të pakta të mundshme për të mundësuar transportin e karburanteve dhe ujit dhe artikujve ushqimore të nevojshme për personelin dhe anijet e tjera luftarake. Kapaciteti për bartjen e mbi 80 mijë tonelatave karburante dhe mbi 20 mijë tonelatave ujë, bëhet shkak që anija-port “Makran” të ketë mundësi që përgjatë 93 ditëve të udhëtojë një herë rreth e rrotull rruzullit tokësor dhe të ketë kapacitet për kryerjen e këtij misioni deri në dhjetë herë pa u kthyer në portet detare. Kjo aftësi është përveç kapacitetit për mbështetje logjistike ndaj anijeve luftarake në kuadër të këtij misioni të supozuar. Për të krahasuar, duhet thënë se anija luftarake “Kharek” mund të bartë 18 mijë tonelata karburante dhe në rast të mbështetjes logjistike ndaj anijeve luftarake, qëndrueshmëria e saj në det reduktohet në masë të dukshme. Nga aspekti sipërfaqësore, ndryshimi kryesor në anijen-port “Makran” në krahasim me anijen e zakonshme të transportit të naftës, është shtimi i një strukture të rindërtuar për uljen dhe ngritjen e helikopterëve në gjysmën e përparme të fronit e cila përfshinë gati një të tretën e gjatësisë së kësaj anije dhe është e gjatë rreth 90 metra dhe gjerësia e kësaj strukture është e barabartë me gjerësinë e trupit kryesor të anijes. Ky fron i gjerë siguron mundësinë për vendosjen njëkohësisht të 5 helikopterëve dhe ndezjen e motorëve njëkohësisht dhe përgatitjes së helikopterëve për ngritje. Përbërja e helikopterëve të vendosur në këtë anije-port mund të përfshijë 2 helikopterë “Bol 212”, dy helikopterë “C King” dhe një helikopter “RH 53 DC Stalion”. Anija-port “Makran” me kapacitet për bartjen njëkohësisht të 5 helikopterëve në realitet mund të funksionojë dhe veprojë në formën e një baze të lëvizshme ajrore-detare dhe duke përdorur helikopterëve për rrëmbimin e minave, kundër nëndetëseve dhe luftës mbi sipërfaqen detare, të ofrojë mbështetje të gjerë për operacionet e forcave speciale si dhe për operacionet raketore. Nën fronin e gjerë për uljen dhe ngritjen e helikopterëve gjithashtu i janë shtuar edhe shumë dhoma që shërbejnë për çështje të ndryshme që duke marrë parasysh gjerësinë e fronit, përfshinë një hapësirë të madhe për punë dhe veprime të ndryshme. Anija-port “Makran” aktualisht nuk ka strofullin e mbajtjes së helikopterit, mirëpo duke marrë parasysh lajmet për krijimin e një strukture të re në pjesën e gjoksit të anijes dhe përpara pistës së helikopterëve, ekziston mundësia që strofulli i helikopterëve në këtë pjesë gjatë punimeve në fazën e dytë e zhvillimit të kësaj anije. Një vinç i peshës së rëndë është instaluar në anijen-port “Makron” për kryerjen e operacioneve nëpërmjet fronit të anijes, por larg nga froni i uljes dhe ngritjes së helikopterëve.

Përveç dy platformave për lëshimin e raketave, në pjesën e sipërme janë instaluar edhe dy platforma për vendosjen e artilerisë kundërajrore dhe llojeve të ndryshme të sistemeve të luftës elektronike të cilat kanë vlerë shumë të lartë në atmosferën e betejave moderne të sotshme. Përveç sistemeve të zbulimit dhe mbështetjes elektronike të prodhuar nga industria e mbrojtjes së Iranit, janë vendosur edhe sisteme të radarëve detare të pistës X dhe sistemet e radiolidhjeve detare mund të cilat mund të dallohen në anijen-port “Makron”. Kjo anije-port gjithashtu është e pajisur me lloje të ndryshme të sistemeve moderne për mbledhjen e informacioneve dhe nga ky aspekt kjo anije mund të luajë edhe rolin e një anije luftarake inteligjente dhe të kryejë misione dhe të mbledhë çfarëdo lloj informacionesh, t’i përpunojë dhe t’i analizojë ato dhe nga shumë kilometra larg t’i vendosë ato në dispozicion të qendrave komanduese dhe kontrolluese në brigjet e Iranit. Lloji dhe numri i raketave të vendosura në anijen-port “Makron” akoma nuk është përcaktuar, mirëpo metoda e vendosjes së raketave në mënyrë kontejner është zbatuar për herë të parë në anijet ushtarake të Iranit. Raketat me rreze të larta veprimi “Ghadir” me rreze veprimi 300 kilometra dhe “Abu Mahdi” me rreze veprimi mbi 1000 kilometra, janë prej opsioneve kryesore të mundshme për raketat kundër anijeve në anijen-port “Makron” të vendosura në kontejner. Duke marrë parasysh këto kushte, siç duket kontejnerët në fjalë janë sipas standardeve me 40 foot, gjatësia e tyre është 12 metra, gjerësia e tyre është 2.34 metra dhe lartësia e tyre është 2.28 metra. Secili prej atyre kontejnerëve ka mundësi të pranojë 4 raketa të llojit “Abu Mahdi”. Bartja e katër varkave të shpejta me potencial të bartjes së 12 personave dhe të pajisura me raketahedhës me 11 gypa 107 milimetër dhe katër nëndetëse të operacioneve speciale “Al-Sabihat 15” së bashku me 150 forca të operacioneve speciale; janë prej kapaciteteve të tjera të anijes-port “Makran”. Gjithashtu dronë të ndryshëm me kapacitet të kryerjes së operacioneve mund të fluturojnë nga anija-port “Makran” siç është droni me ngritje vertikale i llojit “Pelikan” me rreze veprimi 1200 kilometra i cili është i pajisur me sisteme elektronike dhe kanë aftësi për kryerjen e operacioneve zbuluese, për zbulimin e objekteve dhe për vëzhgimin ajror mbi ambientin rreth e rrotull anijes në distanca të ndryshme. Një prej çështjeve të rëndësishme rreth e rrotull anijes-port “Makron” është mbështetja e gjerë ndaj operacioneve sulmuese në brigjet e armikut me shtimin e kapaciteteve të ardhshme në fazën tjetër të zhvillimit të kësaj anije që nga ky aspekt do të plotësohet një pjesë e nevojës për zhvillimin e kapaciteteve për operacione det-tokë për ushtrinë e Republikës Islamike të Iranit. Gjithashtu po parashikohet që në fazën tjetër të zhvillimit, kjo anije të pajiset me raketa kundërajrore me lëshim vertikal dhe me rreze të shkurta veprimi.

Karakteristikat e anijes-port “Makran”:

- Gjatësia: rreth 228 metra dhe gjerësia 42 metra tonazhi i zhvendosjes përfundimtare 121 mijë tonelata, shpejtësia e lundrimit 27.5 kilometra, lartësia e zhytjes në ujë 21.5 metra

- kapaciteti për bartjen e 5-7 llojeve të helikopterëve, madje edhe të rëndë sidomos tre lloje të helikopterëve të njësisë ajrore-detare të forcave detare

- pajisja me lloje të ndryshme të armatimeve mbrojtëse dhe pajisjeve të luftës elektronike

- pajisja me sistemet raketore Cruisew kundër anijeve

- kapaciteti i bartjes dhe përdorimit të llojeve të ndryshme të dronëve

- posedimi i strukturës dyshtresore të trupit për shkak të shfrytëzimit të një anije transportuese të naftës si bazë

- kapaciteti shumë i lartë për bartjen dhe transportimin e dhjetëra tonelatave të artikujve të nevojshme si karburante, ujë dhe artikuj të logjistikës

- kapaciteti për lundrim në oqeane për periudhë të gjatë, kapaciteti për qëndrueshmëri dhe veprim shumë të lartë deri në 7 deri në 10 herë rreth e rrotull rruzullit tokësor njëkohësisht me mbështetje ndaj dy ose disa anijeve luftarake

- dislokimi i ekipeve të forcave të operacioneve speciale dhe varkave të shpejta dhe mbështetja ndaj operacioneve speciale

- kapaciteti për ofrimin e shërbimeve teknike dhe riparuese për njësitë lundruese në misionet në ujërat ndërkombëtare.

Image Caption

 

Tags