Karta Qiellore: Kuranin nga pikëpamja kuranore 4
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:25:08 GMT )
Qershor 25, 2017 10:25 Europe/Tirane
  • Karta Qiellore: Kuranin nga pikëpamja kuranore 4

Në këtë emision do të njihemi me kuptimin e Kuranit nga pikëpamja e njerëzve të ndryshëm.

Në pjesën e fundit të emisionit të kaluar iu rikujtuam se të vërtetat dhe sekretet e Kuranit mund t’i kuptojnë ata që kanë shpirt të pastër dhe janë të larë nga çdo lloj gabimi dhe mëkati, d.m.th. familja e Profetit (s.a.v.s), Ehli Bejti. Për ju mund të lind pyetja se në kohën kur Kurani ka një pozitë kaq të lartë, atëherë njerëzit e thjeshtë si mund të njihen me Kuranin? Në plan të parë kjo nuk do të thotë që rruga e njohjes së Kuranit për ne është e mbyllur, sepse ne e dimë që Kurani është libri i jetës, por ajo ç’ka thamë më sipër është se përveç pamjes së jashtme së Kuranit e cila është e qartë për të gjithë, Kurani ka edhe brendësinë e tij dhe disa realitete të cilat nuk mund të njihen pa ndihmën e të parëve dhe evliave të fesë. Në këtë mënyrë Kurani duke iu drejtuar Profetit (s.a.v.s) thotë:

5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).  (Suretu El Muzemmil)

Suretu El Muzemmil

Nga ana tjetër, që kjo fjalë e rëndë të jetë e kuptueshme për popullin, Zoti ka thënë:

97. Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit dhe me të t’i të heqësh vërejtjen një populli që është kryeneç.  (Suretu Merjem)

 

Përveç kësaj vetë Kurani ka paraqitur rrugët dhe fazat e njohjes me librin e shenjtë.

Së pari është leximi dhe këndimi i Kuranit. Është për tu habitur se në këtë çështje Kurani nuk insiston tek sasia dhe thotë:

20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryeje me rregull faljen, jepe zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!  (Suretu El Muzemmil)

 

Mirëpo që leximi të mos jetë kalimtar dhe sipërfaqësor, Zoti urdhëron që Kurani të lexohet me kujdes dhe me vëmendje.

Hapi tjetër është njohja me fjalët dhe kuptimet e thella të Kuranit. Në këtë rrugë ne mund të shfrytëzojmë përkthimet më të mira dhe më të sakta që i janë bërë librit të shenjtë.

Pas kësaj i vjen radha fazës tjetër që është dëgjimi i ajeteve kuranore. Për këtë Kurani thotë:

204. Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.   (Suretu El-A'raf)

Padyshim se njohja me mësimet dhe udhëzimet jetësore të Kuranit, nuk përfundon me këto faza, sepse leximi i ajeteve, kuptimi i tyre, dëgjimi i ajeteve, janë vetëm hapat e para për tu njohur me Kuranin, mirëpo për të kuptuar thellësinë dhe bazën e tij duhet më shumë përkushtim. Lidhur me këtë, Kurani rreth njërës prej objektivave të zbritjes së Kuranit thotë:

2. Ne e zbritëm atë Kur’an arabisht, ashtu që ta kuptoni.  (Suretu Jusuf)

Suretu Jusuf

Me padyshim në kulturën civilizuese islame, logjika zë një pozitë të veçantë. Vetëm duke përdorur logjikën dhe arsyen mund të arrihet të kuptohet sekrete i gjithësisë, qëllimi i krijimit ë njeriut dhe botës. Logjika është kufiri i ndarjes së njeriut nga kampi i injorancës. Pikërisht për këtë arsye, Kurani kërkon prej nesh që të mendojmë rreth ajeteve krijuese të botës dhe të përfitojmë sa më shumë prej tyre dhe prej ajeteve jetësore të Kuranit.

Faza tjetër është mendimi mbi ajetet hyjnore. Në realitet forca e logjikës dhe e arsyes krijon mundësinë e të menduarit mbi ajetet kuranore dhe të kuptimit të tyre. Zoti duke iu drejtuar Profetit (s.a.v.s) thotë;

44. (i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).  
45. A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nk do t’i trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi kah nuk mendojnë?   (Suretu En-Nahl)

 

Ajo që është më lartë sesa të menduarit, është argumentimi. Argumenti nënkupton arsyetimin dhe mendimin përtej aktuales dhe zbulimin e së vërtetës e cila nuk shikohet me sy. Fjala “tadbor” apo argumentimi është përmendur në kuran 4 herë. Në një prej ajeteve e cila flet për filozofinë e zbritjes së Kuranit thuhet:

29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.  (Suretu Sad)

Suretu Sad

Kurani për të treguar se të gjitha ajetet dhe suret e Kuranit janë të një lloji dhe në përputhje me njëri tjetrin dhe për të treguar se mes tyre nuk ka asnjë kundërthënie, edhe një herë fton për argumentim dhe mendim dhe thotë:

82. A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.   (Suretu Nisa)

Megjithëse Kurani ka theksuar në rëndësinë e argumentimit, shumë grupe janë mjaftuar me këndvështrimin sipërfaqësor dhe në jetën e tyre nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të kuptuar thellësisht Kuranin. Kurani, i kritikon këta grupe dhe atyre u drejtohet duke thënë:

24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!  (Suretu Muhammed)

 

Faza e fundit që është faza më e rëndësishme dhe themelore për njohjen e Kuranit, është zbatimi i Kuranit. Ajo çka sot ndihet shumë në botën islame, është zbatimi i Kuranit. Kurani publikohet në formën më të bukur dhe shkrimin më të bukur dhe ai respektohet. Mirëpo zbatimi i udhëzimeve dhe mësimeve të Kuranit lë shumë për të dëshiruar. Ndërkohë Kurani thotë:

155. Dhe ky libër, dobi prurës, Ne e zbritëm, përmbaju këtij, ruajuni kështu që të mëshiroheni. (Suretu El-En'ame)  

Ajo që nënkupton ky ajet është se për të pasur mëshirën hyjnore është e nevojshme të veprosh dhe të ndjekësh Kuranin dhe udhëzimet për atë që duhet dhe nuk duhet bërë. Në një ajet tjetër Kurani paralajmëron që nëse nuk e shfrytëzon këtë mundësi, ajo kthehet në rrezik dhe thotë:

55. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.  (Suretu Ez Zumer)

Duke shpresuar që Kurani të jetë burim i mendimit të përbashkët dhe i veprimit unik të botës islame dhe në këtë mënyrë tu jepet fund krizave dhe bllokadave, ju lëmë nën përkujdesin e Zotit të Madhërishëm.

 

Tags