Lajmërimet kur’anore (3) (speciale për Ramazanin)
(last modified Mon, 27 Apr 2020 10:16:30 GMT )
Prill 27, 2020 12:16 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (3) (speciale për Ramazanin)

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Në këtë edicion do të flasim për durimin dhe durueshmërinë e besimtarëve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Miq të nderuar dhe besimtarë agjërues lutemi që të pranohen adhurimet dhe veprat tuaja të mira pranë Fronit Hyjnor. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Sot po ua tërheqim vëmendjen juve në ajetet 155 dhe 156 të sures Bekare të Kur’anin e shenjtë. Ajete këto në të cilat Zoti i madhëruar i lajmëron besimtarët e durueshëm dhe thotë:

«وَلَنَبْلُوَنَّکُمْ بِشَیْءٍ مِنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنْفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِینَ»، « الَّذِینَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِیبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَیْهِ رَاجِعُونَ

“Me padyshim se të gjithë juve iu sprovojmë me diçka nga frika, uria, dëmtimi i pasurisë dhe jetës dhe me mungesën e frutave, ndërkohë që jepu lajme të mira atyre që qëndrojnë dhe rezistojnë”. “Ata të cilët çdo herë kur përballen me ndonjë të keqe ose dëmtim, thonë: ne jemi nga ana e Zotit dhe kthehemi drejt Tij”.

Bota në të cilën ne jetojmë, shoqërohet me vështirësi dhe vuajtje të ndryshme dhe siç thonë filozofët, pasi që bota është materiale, këto vuajtje dhe mundime e vështirësi i përkasin kësaj jete në këtë botë. Nganjëherë shpirti i njeriut është i përvuajtur nga problemet e jetës dhe ngjarjet e hidhura e zbrazin shpirtin nga të gjitha ngjarjet e tjera të bukura dhe të ëmbla. Në këto çaste njeriu kërkojnë një rrugë të përshtatshme në mënyrë që t’i qetësohet shpirti i tij i trazuar. Sidomos gjatë muajve të fundit kur njerëzit e botës në përballje me virusin Korona, kanë kaluar ditë shumë të vështira, me plotë vuajtje dhe shumë të tensionuara. Problemet e shfaqura si pasojë e epidemisë Korona dhe përkrah atyre, njerëzit e dashur që kanë humbur jetën, vështirësitë të cilat po përjeton personeli mjekësor dhe infermierët nëpër spitale, të gjitha dhe të gjitha këto, mund të duroheshin dhe të tejkaloheshin vetëm me durim dhe qëndresë përball kësaj sprove hyjnore dhe të gjithë njerëzit ishin në kërkim të një vendstrehimi të sigurt për t’u strehuar te ai. Mirëpo, në të vërtetë si duhet të tejkalohen çastet e vështira në mënyrë që të krijohet një rast i përshtatshëm për njeriun për të perceptuar ngjarjet e bukura dhe të ëmbla pas këtyre ngjarjeve të hidhura? Ndërkohë, nga ana tjetër, çfarë duhet bërë dhe si duhet të vepruar në kohën kur të përballemi me të këqija në mënyrë presionet psikologjike të reduktohen deri në nivelin më të ulët.

Termi “sabr” në mësimet fetare është me kuptimin e qëndresës dhe të durimit dhe ky term është përdorur më shumë se 100 herë në ajetet e ndryshme të Kur’anit të shenjtë. Durimi për njerëzit besimtarë ka rëndësi aq të madhe sa që ata edhe për shkak të masës së ulët të durimit dhe mungesës së tij, kërkojnë strehim te Zoti i madhëruar. Në bazë të asaj që thuhet në ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe në hadithet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. thuhet se durimi për besimin është sikur koka për trupin. Kjo do të thotë se nëse dora ose këmba e një personi këputet nga trupi, pavarësisht këputjes së një gjymtyre, ai person mbetet gjallë dhe mund të jetojë, mirëpo nëse dikujt i këpusin kokën nga trupi, në mënyrë të prerë përfundon edhe jeta e tij. Njeriu pa durim, do të thotë nuk ka besim, prandaj nuk ka as rrugë që e çon atë në parajsë. Në realitet, nganjëherë vetë besimi i njeriut mund të ndotet me gjëra të ndryshme dhe si rezultat i sprovave dhe vështirësive të tilla edhe mund të shkatërrohet. Është interesant ta dimë se në ajetin 24 të sures Ra’d të Kur’anit të shenjtë thuhet se në ditën e Kiametit kur njerëzit besimtarë hyjnë në parajsë, engjëjt i përshëndesin ata dhe thonë: “Përshëndetja e Zotit qoftë mbi ju për shkak të durimit dhe qëndrueshmërisë që keni treguar! Përfundimi në këtë botë për ata të cilët u kanë qëndruar besnikë veprave të mira, është një përfundim i mirë”. Do të thotë se engjëjt nga të gjitha veprat e mira, adhurimet dhe çdo punë tjetër të mirë që kanë kryer besimtarët, theksojnë dhe vënë gishtin tregues te durimi dhe qëndrueshmëria dhe atë e konsiderojnë shkak për hyrjen e njerëzve besimtarë në parajsë.  

Në realitet, durimi është një lloj qëndrueshmërie që e forcon njeriun në përballje me atë çfarë është e padëshirueshme dhe e vështirë për atë. Çdo problem dhe vështirësi në jetë, në bazë të sasisë së vështirësisë dhe padëshirueshmërisë, ushtron presion mbi aspektin psikologjik dhe shpirtëror të njeriut. Mirëpo ai i cili ka besim te Zoti dhe e ka besuar dhe është i bindur në dashamirësinë e Tij, duke përballur problemet dhe duke u dorëzuar përpara përcaktimit dhe vullnetit hyjnor, këto vështirësi i shndërron në një shkallë për ngritje shpirtëror dhe për të arritur në përkryerje.

Edhe një herë duhet t’i referohemi Shpalljes Hyjnore në mënyrë që ta dimë se Zoti i madhëruar çfarë medikamenti dhe ilaçi ka porositur dhe urdhëruar për t’u përballur me vështirësitë dhe vuajtjet e jetës së kësaj bote. Allahu xh.sh. thotë:

یا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُواْ اسْتَعِینُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِین....

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë nga durimi dhe namazi sepse Zoti është atë që kanë durim...”. (Bekare, ajeti 153). Pra një term që quhet “sabr” dhe që do të thotë durim, është medikamenti i farmacisë shpirtërore për të kuruar plagët e shpirtit që shkaktohen nga vështirësitë dhe problemet e jetës së kësaj bote.

Komentuesit e Kur’anit të shenjtë fjalën “sabr” në këtë ajet e kanë shpjeguar me kuptimin e “agjërimit” dhe atë e kanë quajtur shembull i plotë i durimit dhe vetëpërmbajtjes. Kjo është për arsye se ai i jep njeriut një rast që në përballje me probleme dhe vështirësi, të mos e humbë shpresën dhe të mos e devijojë rrugën, por t’i drejtohet vetëm Zotit të madhëruar dhe vetëm nga Ai të kërkojë ndihmë. Me fjalë të tjera, durimi ka lidhje të pandashme me agjërimin. Durimi përball urisë dhe etjes, rezistenca përball mëkateve dhe durimi përball dhimbjeve dhe vështirësive, të gjitha ekzistojnë në agjërim dhe rezultat i kësaj qëndrueshmërie është ngritja e shpirtit, është bukuria dhe ëmbëlsira e duasë dhe lutjes pranë Zotit të madhëruar dhe afrimi sa më shumë pranë Fronit Hyjnor. Parimisht, jeta e kësaj bote është e përzier me probleme dhe vështirësi të ndryshme dhe nëse njeriu tregon qëndrueshmëri përball tyre duke treguar durim dhe rezistencë, në mënyrë të sigurt do të ngadhënjejë. Mirëpo nëse tregohet i padurueshëm dhe gjunjëzohet përball ngjarjeve të vështira, atëherë kurrë nuk do të arrijë në qëllimin dhe destinacionin final. Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjithashtu muajin e bekuar të Ramazanit e ka quajtur muaj të durimit dhe ka thënë: “O njerëz! Me të vërtetë ka ardhur një muaj para jush në të cilin ndodhet një natë më e mirë se njëmijë net dhe ai është muaji Ramazan. Zoti i madhëruar e ka bërë obligim agjërimin gjatë këtij muaji... dhe ai është muaji i durimit”.

Namazi gjithashtu është konsideruar një prej shembujve të durimit. Njeriu në përballje me stuhinë e problemeve dhe ngjarjeve të vështira, nëse nuk është i lidhur me forcën e pakufizuar hyjnore, bëhet pesimist dhe humb rrugën e drejtë. Njeriu i cili në namaz e lidh vetën me Zotin e madhëruar, në kurrfarë rrethanash nuk e humbë rrugën e vet dhe nuk ndjehet i vetmuar. Në transmetimet fetare thuhet se Imam Aliu (a.s.) çdo herë kur përballej me ndonjë problem dhe vështirësi, së pari falte dy rekat namaz dhe kërkonte ndihmë nga Zoti i madhëruar. Besimtari kur ta fillojë namazin me fjalën “All-llahu Akbar”, deklaron se Zoti është i madh pranë tij dhe me këtë vështrim, çdo gjë e konsideron të vogël. Merreni shembull një avion, sa më shumë që ta rrisë shpejtësinë dhe të shkojë sa më lartë, shtëpitë dhe objektet e mëdha të qytetit duken gjithnjë e më të vogla në sytë e pasagjerëve që janë në avion. Po në këtë mënyrë, ata të cilët fillojnë rrugëtimin e vet drejt Zotit dhe sa më të madhe që e shikojnë qendrën e dashurisë dhe mëshirës hyjnore, pasuria dhe çështjet e kësaj bote materiale duken më të vogla dhe pa vlerë në sytë e tyre ndërsa edhe pushtetarët e fuqishëm dhe pronarët e pasurisë dhe forcës, në vështrimin e tyre duken të vegjël dhe të pavlefshëm.

Një çështjeje e rëndësishëm që mund të përmendet këtu është kjo që vështirësitë dhe fatkeqësitë e ndryshme janë mjet për ngritjen shpirtërore të shoqërisë dhe për shembjen e idhujtarisë dhe mosbesimit në shoqëri në mënyrë që shoqëria ta përqendrojë vëmendjen te Zoti. Në bazë të kësaj, problemet dhe vështirësitë shtojnë shkallën e përkryerjes tonë shpirtërore dhe e vetëndrëtojnë njeriun. Disa prej këtyre problemeve e forcojnë njeriun nga aspekti fizik dhe trupor ndërsa disa të tjera e forcojnë njeriun nga aspekti shpirtëror. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë çështjeje thotë: “Zoti i madhëruar gjithnjë i përball robërit e Tij me lloje të ndryshme të vështirësive dhe problemeve dhe para tyre vendos lloj-lloj përpjekje dhe luftëra, cakton detyra të ndryshme dhe të vështira përkundër natyrës së tyre që gjithnjë kërkon lehtësi e qetësi, në mënyrë që ata ta largojnë arrogancën dhe krenarinë nga zemra e vet, egoja e tyre të edukohet dhe të zbutet me adhurimin e Zotit dhe të gjitha këto elemente përbëjnë një mjet me anë të të cilit hapen portat e mirësisë dhe mëshirës së Zotit para atyre”.

Durimi është mjet për edukimin e shoqërisë dhe ka lloje të ndryshme. Për shembull, në luftë durimi është bazë e trimërisë kurse përball mëkatit, durimi është mjet i vetëpërmbajtjes. Gjithashtu, durimi në adhurim bëhet shkak për nënshtrim dhe manifestimin e robërisë së njeriut para Zotit. Në kulturën islame, durimi është me kuptimin e qëndrueshmërisë dhe rezistencës në kohën e përballjes me probleme dhe vështirësi, por kurrë nuk është me kuptimin e durimit të mjerimit dhe pranimit të poshtërimit dhe dorëzimit përpara faktorëve të dështimit. Besimi nëse shoqërohet me dituri dhe veprim dhe qëndrueshmëri, atëherë është edhe më i vlefshëm. Prandaj në shumë ajete të Kur’anit të shenjtë, Zoti i madhëruar e prezanton veten dashamirës dhe mbështetës të besimtarëve që kanë durim.

Tags