Vrasja e fëmijëve të Gazës me bomba amerikane
Regjimi pushtues sionist përgjatë 75 viteve të kaluara në kuadër të politikës së vet raciste, ka sulmuar dhe ka vrarë në mënyrë masive jo vetëm palestinezët e gjallë dhe sidomos fëmijët, por për disa dekada edhe trupat e pajetë të palestinezëve nuk po mbesin të sigurt nga veprimet barbare dhe të egra të regjimit pushtues sionist.
Pasi kanë kaluar tre muaj nga sulmet shkatërruese të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, ky rajon është shndërruar në thertoren më të madhe të fëmijëve në botë. Çdo ditë, qindra fëmijë palestinez vriten dhe masakrohet nga avionët luftarakë dhe nga bombat amerikane.
Më shumë se 20.000 civilë palestinezë janë vrarë dhe masakruar nga avionët luftarakë dhe nga bombat amerikane, gjysma e tyre ishin fëmijë. Sipas autoriteteve shëndetësore të Rripit të Gazës, me mijëra njerëz gjithashtu kanë mbetur të varrosur nën rrënojat e ndërtesave. Në një krim të madh në prag të përvjetorit të lindjes së Hazreti Isait a.s. (Krishtlindjeve), forcat pushtuese sioniste kanë vrarë njëqind fëmijë palestinezë. Kanë kaluar disa dekada që nga miratimi i Deklaratës Botërore për të Drejta të Fëmijëve dhe të gjitha vendet nënshkruese të kësaj deklarate, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ende refuzojnë ta nënshkruajnë atë, të gjitha kanë pranuar përgjegjësinë dhe janë zotuar të bëjnë çmos për të mbrojtur të drejtat dhe jetët e fëmijëve, veçanërisht në luftëra dhe konflikte të armatosura. Sipas kësaj deklarate, fëmijët, kudo që janë në botë, me çfarëdo race, gjinie, feje dhe gjuhe, duhet të jenë plotësisht të sigurt dhe të mbrojtur në konflikte të armatosura dhe luftëra dhe autoritetet përkatëse duhet të kujdesen për ta në strehimore nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të saj vartëse. Por në sytë e atyre që pretendojnë të mbrojnë të drejtat e fëmijëve, fëmijët palestinezë konsiderohen "qenie njerëzore të ngjashme me kafshët", siç thonë liderët e regjimit pushtues sionist.
Ushtarët izraelitë nuk janë në gjendje të luftojnë ballë për ballë me luftëtarët palestinezë, prandaj përpiqen të thyejnë rezistencën palestineze duke vrarë fëmijë dhe gra. Kanë kaluar tre muaj nga sulmet shkatërruese të regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës, ndërkohë që Netanyahu nuk ka mundur të arrijë qëllimet e tij fillestare. Për këtë arsye, ushtria pushtuese izraelite vazhdon të vrasë me intensitet më të madh gra dhe fëmijë palestinezë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që pretendojnë se "mbrojnë të drejtat e njeriut", mbështesin gjenocidin izraelit ndaj palestinezëve duke heshtur përball krimeve barbare sioniste dhe duke vazhduar ndihmën financiare dhe ushtarake për regjimin pushtues sionist, si dhe duke i bërë të dështojnë mbledhjet e Këshillit të Sigurimit dhe duke vënë veton ndaj projekt-rezolutave që kërkojnë ndalimin e luftës ose edhe vendosjen e një armëpushimi humanitar.
Forcat pushtuese izraelite nuk kursejnë as trupat e pajetë të palestinezëve. Krimet e Izraelit kundër palestinezëve janë të llojeve të ndryshme dhe secili prej tyre kërkon vëmendje dhe hetim serioz në mënyrë të pavarur. Regjimi pushtues sionist përgjatë 75 viteve të kaluara në kuadër të politikës së vet raciste, ka sulmuar dhe ka vrarë në mënyrë masive jo vetëm palestinezët e gjallë dhe sidomos fëmijët, por për disa dekada edhe trupat e pajetë të palestinezëve nuk po mbesin të sigurt nga veprimet barbare dhe të egra të regjimit pushtues sionist.
Vjedhja dhe rrëmbimi i kufomave të palestinezëve të vrarë ose vrasja e palestinezëve për të përdorur organet e trupit të tyre, është bërë një praktikë e zakonshme e ushtruar nga forcat pushtuese sioniste. Me fjalë të tjera, së bashku me masakrën dhe gjenocidin e vazhdueshëm të regjimit pushtues izraelit ndaj palestinezëve dhe detyrimin e tyre për t'u shpërngulur nga vendbanimet e tyre, konfiskimi i trupave të pajetë dhe vjedhja e organeve të trupit të palestinezëve është gjithashtu një nga praktikat aktuale të Izraelit ndaj popullatës palestineze të Rripit të Gazës. Xhamal Nazzal, zëdhënësi i lëvizjes Fatah të Palestinës, në reagim të hetimeve të Egjiptit për vjedhjen e organeve të trupave të palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës nga regjimi pushtues sionist, tha: "10.000 palestinezë janë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave në Rripin e Gazës, fati i të cilëve është ende i panjohur. Ka shumë dyshime për krime lufte të kryera nga regjimi pushtues sionist".
Të premten, më 29 dhjetor, gazeta egjiptiane “El-Yeum al-Sabe'a” botoi një investigim të kryer dhe në lidhje me këtë ka shkruar: “Regjimi pushtues sionist vjedh organet e trupit dhe lëkurën e trupave të palestinezëve të vrarë, të cilët i ka mbajtur në dispozicion për një kohë të gjatë”. Dr. Marwan al-Hams, drejtor i Spitalit Martir Muhamed Jusuf al-Naxhar në Rafah, zbuloi këtë të vërtetë duke thënë: "Ushtria pushtuese izraelite ka vjedhur organet e trupit të palestinezëve të vrarë , kufomat e të cilëve i dorëzoi më 26 dhjetor". Ai theksoi: “Ushtria pushtuese sioniste dërgoi një kamion me trupa të palestinezëve të vrarë të cilat ishin arrestuar më parë nga forcat sioniste. Organet e trupit të kufomave të futura në qese blu janë vjedhur, dhe të gjitha kufomat e palestinezëve janë pa gjymtyrë dhe të mbushur plot rërë".
Një nga raportimet e para për vjedhjen e organeve të trupit të palestinezëve të vrarë nga pushtuesit sionistë ishte bërë nga Donald Bostrom, një gazetar i pavarur suedez, dhe ishte publikuar më 26 gusht të vitit 2009 në gazetën "Aftonbladet" me titullin "Ata vjedhin organet e trupit të djemve tanë". Në raportin e tij, ai përmend nisjen e një fushate të madhe që synonte regjistrimin publik për dhurimin e organeve pas vdekjes në verën e vitit 1992 nga Ehud Olmert, ministri i atëhershëm i shëndetësisë së regjimit pushtues sionist, në lidhje me mungesën e organeve të dhuruara dhe hendekun midis ofertës dhe kërkesës, dhe shkruan: "Në kohën kur fushata po zhvillohej, shumë të rinj palestinezë u zhdukën nga fshatrat e Palestinës në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, dhe pas pesë ditësh, ushtarët izraelitë i kthenin trupat e palestinezëve të pajetë te familjet e tyre dhe ekzistonin plagë të thella të qepura në trupat e tyre". Për të hetuar pretendimet e stafit të OKB-së për vjedhjen e organeve të trupit të palestinezëve të vrarë nga forcat pushtuese izraelite, ai zbulon në intervista me familjet palestineze se organet e trupit të të rinjve palestinezë u hoqën nga trupi i tyre para se ata të vriteshin”.
Munir Albursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në një intervistë me kanalin Al Jazeera Arabic më 18 nëntor, deklaroi: "Forcat pushtuese izraelite kanë rrëmbyer 130 trupa të palestinezëve të vrarë nga spitali al-Shifa në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe 15 trupa të palestinezëve të vrarë gjithashtu i kanë nxjerr nga një varr masiv. Këta trupa ishin zhdukur për disa kohë dhe më pas disa prej tyre janë kthyer".
Në rastin më të fundit, zyra për media e qeverisë palestineze në Rripin e Gazës më 27 dhjetor njoftoi se forcat pushtuese sioniste dorëzuan trupat e gjymtuar të 80 palestinezëve të vrarë, pa përmendur emrat apo emrat e vendeve ku u vodhën këta trupa të palestinezëve të vrarë, pasi u kishin vjedhur organet e trupit të tyre. Kjo ndodh ndërkohë që mjekët në Rripin e Gazës kanë gjetur dhe raportuar prova të mungesës së koklës së veshit, kornesë dhe organeve vitale si mëlçia, veshkat dhe zemra në kufomat e palestinezëve të vrarë.
Regjimi pushtues sionist nuk kursen asnjë krim ndaj palestinezëve për të thyer rezistencën e tyre heroike, vrasja e fëmijëve dhe grave, përdhunimi dhe masakrimi i trupave të palestinezëve të vrarë dhe vjedhja e organeve të trupave të tyre, shkatërrimi i të gjitha infrastrukturave të Rripit të Gazës, janë ndër krimet e këtij regjimi të kryera në tre muajt e kaluar në Rripin e Gazës. Gazeta amerikane "Wall Street Journal" në një raport të saj duke theksuar se "lufta në Rripin e Gazës ka shkaktuar aq shumë shkatërrime saqë është e krahasueshme në shkallë të gjerë me luftën më shkatërruese urbane në historinë moderne", shkroi: "Izraeli deri në mes të dhjetorit të vitit 2023, kishte hedhur më shumë se 29,000 bomba, municione dhe predha të ndryshme mbi Rripin e Gazës. Gati 70 për qind e 439,000 shtëpive të Rripin e Gazës dhe rreth gjysma e ndërtesave në zonë janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Këto bombardime kanë dëmtuar dhe shkatërruar edhe kishat e periudhës bizantine dhe xhamitë e vjetra, fabrikat, ndërtesat e banimit, qendrat tregtare dhe hotelet luksoze, teatrot dhe shkollat. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, energjisë elektrike, komunikimit dhe shërbimeve shëndetësore që e ka mbajtur Rripin e Gazës në funksion është e pa riparuar". Francesca Albanese, raportuese e OKB-së për të drejtat e njeriut për çështjet e Palestinës, tha: "Ajo që Izraeli po u bën palestinezëve, veçanërisht popullatës civile të Rripit të Gazës, është barbaria e këtij shekulli".
Mes heshtjes së shteteve që pretendojnë humanitarizëm dhe institucioneve fetare të botës, veçanërisht Kishës së Vatikanit, ka njerëz të lirë që sfidojnë këtë heshtje dhe dënojnë këtë mosveprim ndaj krimeve të regjimit pushtues sionist. Pastori Munther Isaac, kreu i Kishës Presbiteriane në qytetin historik të Bejt Lahm në Bregun Perëndimor të pushtuar, kritikoi hipokrizinë dhe racizmin e botës perëndimore gjatë ceremonisë së përvjetorit të lindjes së Hazreti Isait a.s., duke thënë se "Rripi i Gazës është shndërruar në busull morale të botës". Ai tha: “Hipokrizia dhe racizmi i botës perëndimore është i tmerrshëm". Munther Isaac e filloi fjalimin e tij me fjalinë "Jezusi është nën rrënoja", duke thënë: "Ne jemi të zemëruar dhe të lënduar, dhe në vend që të festojmë Krishtlindjet, ne jemi duke mbajtur zi". Ky prift palestinez vuri në dukje se "më shumë se 20,000 civilë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, me mijëra prej tyre janë ende nën rrënoja dhe pothuajse 9,000 fëmijë janë vrarë në mënyrën më brutale të mundshme". Ai përmendi gjithashtu se 1.9 milionë njerëz u zhvendosën nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre dhe qindra mijëra shtëpi u shkatërruan.
Duke iu drejtuar heshtjes së Kishës së Vatikanit përball këtyre krimeve, prifti Munther Isaac tha: "Jemi të indinjuar dhe të irrituar nga bashkëfajësia e Kishës. Ata zotëri atje duhet ta kenë të qartë se heshtja është bashkëpunim dhe bashkëfajësi në krim. Dhe thirrjet boshe për paqe pa armëpushim dhe pa i dhënë fund pushtimit, dhe fjalët sipërfaqësore për solidaritet pa veprim të drejtpërdrejtë, vlerësohen të gjitha nën flamurin e bashkëpunimit në krim”. Prifti palestinez vazhdoi: “Pra mesazhi im është ky: Gaza sot është bërë busull morale e botës. Para 7 tetorit, Gaza ishte një ferr dhe bota qëndronte e heshtur. A nuk duhet të habitemi nga ajo heshtje tani? Nëse nuk jeni të tmerruar nga ajo që po ndodh në Rripin e Gazës. Nëse trupi juaj nuk dridhet nga këto krime, atëherë ka diçka që nuk shkon me njerëzimin tuaj. Pavarësisht goditjes së madhe që kanë pësuar palestinezët, ne do të shërohemi, do të ngrihemi, do të ngrihemi përsëri nga shkatërrimi siç kemi bërë gjithmonë si palestinezë”, - tha Munther Isaac në fund të fjalimit të tij të vrullshëm. Duke falënderuar delegacionin ndërkombëtar të liderëve të krishterë të pranishëm në këtë ceremoni, ai tha: “Zoti na ka thënë nëpërmjet pranisë së juve se ne nuk jemi të braktisur". Ai tha: “Nëse Jezusi do të kishte lindur sot, ai do të kishte lindur në Rripin e Gazës nën rrënoja”.
Duke pranuar se Hazreti Isai a.s. lindi në kishë, ai tregoi kukullën e vogël që u gjet në rrënojat e bombardimeve të mbështjell me një shami palestineze. Në Bejt Lahm, festimet publike me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazreti Isait a.s. janë anuluar për shkak të mizorive dhe krimeve të vazhdueshme në Rripin e Gazës.